Home Blog Page 5931

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit janë dërguar në burgje.

Njoftimi i plotë i policisë

• Rr. Ëilliam Ëoker, Prizren 09.06.2017-12:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një femër K/Shqiptare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

• Fsh. Grazhdanik, Prizren 09.06.2017-12:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

• Fsh. Sopij, Suharekë 09.06.2017-17:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Librat që duhet t’i lexoni, filloni tani

0

Rrëfimi i politikës, historisë dhe gjendjes njerëzore në këto libra është shumë i mprehtë.

Ato i kanë mbijetuar edhe kohës.

Librat e mirë kanë potencial që të qëndrojnë në mendjen tuaj gjatë, edhe pasi ju ti keni përfunduar ato.

Disa mund të ndikojnë edhe se si ju do të ecni në botën tuaj.

Më poshtë mund të gjeni një listë të librave që duhet lexuar – duke u frymëzuar nga lista e 100 librave më të lexuar në Amazon si dhe rekomandimet nga përdoruesit e Goodreads, transmeton Klan Kosova.

“1984”, George Orwell

Është botuar në vitin 1949, llogaria triushtuese për të ardhmen e George Orwell është lexuar përjetshëm.

Romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston…

George Orwell at a typewriter
George Orwell

“Frankenshtajn”, Mary Shelley

Kjo është një histori e vjetër dhe e re. E vjetër, sepse është shkruar 180 vjet më parë; e re ngase problemi i Frankenshtajnit është i njëllojtë me atë të shkencëtarëve të sotëm.

Shkenca na ka dhuruar shumë zbulime të mrekullueshme: makina, kompjutera, armë, por si t’i përdorim këto zbulime?…

Mary Shelley
Mary Shelley

Thertorja pesë”, Kurt Vonnegut

Romani “Thertorja Pesë”, i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë  varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit.

Historia nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku midis Luksemburgut dhe Gjermanisë…

vonnegut2
Kurt Vonnegut

“Harpa e barit”, Truman Capote

Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX.

Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi “gotiku tradicional i Jugut amerikan”…

4d55b-trumancapote
Truman Capote

Perëndia e mizave”, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani “Perëndia e mizave” u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë.

“Perëndia e mizave” përcillet nga format e utopisë negative.

Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull…

William.Golding
William Golding

“Alkimisti”, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës…

Paulo-Coelho-01
Paulo Coelho

“Të martat me Morin”, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë…

1
Mitch Albom

“Portreti i Dorian Greit”, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli…

Oscar
Oscar Wilde

“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”, Daniel Kahneman

Botimi i këtij libri përbën një ngjarje historike, njëlloj siç ka qenë botimi i veprave të tilla si “Pasuria e kombeve” e Adam Smithit apo “Interpretimi i ëndrrave” i Sigmund Frojdit…

ac405249-b5ea-4211-9e14-fc2cff904089
Daniel Kahneman

“Emri i trëndafilit”, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori.

“Ky nuk është një rishkrim”, – thotë Eco në një intervistë. “Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet”…

SPETT.UMBERTO ECO A NAPOLI (SUD FOTO SERGIO SIANO)
Umberto Ecos

“I huaji”,  Albert Camus

Në romanin ” i Huaji ” shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu i cili behet vrasës.

Në pjesën e pare personazhi një beqar i moshës se mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhe një vrasje. Ai vret një arab.

Në pjesën e dyte Merso (personazhi i romanit) rikujton kohen e kaluar në burg procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në 3 vdekje.

Fillon me vdekjen e nenës se personazhit në azilin e pleqve në Marengo. Në mes te tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos…

albert-camus
Albert Camus

“Sekretet e suksesit”, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?

…Ky libër është vërtet një “shpellë”, në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty…

2015-12-19-1450495505-2534440-malcolmgladwell
Malcolm Gladwell

“Ferma e kafshëve”, George Orwell

Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme.

Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra…

George Orwell at a typewriter
George Orwell

Ditë zie në Afganistan

0

Afganistani sot mban ditë zie kombëtare, pasi tri sulmet e fundit terroriste në këtë vend vranë të paktën 200 persona dhe plagosën më shumë se 600 të tjerë.

Presidenti Ashraf Ghani, ka thënë dje gjatë ditës, se flamujt kombëtarë do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë “për të nderuar kujtimin e atyre që kanë vdekur në sulmet e fundit terroriste”.

Dita e zisë vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Kabul, Khost dhe qytetin perëndimor të Heratit.

Zyrtarët afganë kanë thënë se më shumë se 150 persona janë vrarë dhe 460 të tjerë janë plagosur në shpërthimin masiv të kamionit në Kabul. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës, që nga viti 2001 .

Grupet militante, duke përfshirë talebanët dhe Shtetin Islamik (IS) shpesh kanë pretenduar se kanë kryer sulme vdekjeprurëse duke synuar civilët apo grupet ushtarake.

Ndërkohë, talebanët kanë zgjeruar shtrirjen e tyre gjatë dy viteve të fundit, duke marrë kontrollin e pjesëve të ndryshme të Afganistanit.

Qeveria e Afganistanit është duke luftuar Shtetin Islamik, i cili është prezent në lindje të këtij vendi. Presidenti Ghani ka thënë se në dy vitet e kaluara rreth 11.000 luftëtarë të huaj i janë bashkuar grupit ekstremist.

Fluks në Morinë, kosovarët dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

0

Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit, qindra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele .

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobuzë.

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur rradhët dhe pritjet.

Edhe te dielen pritet fluks per shkak te ndeshjes Kosove-Turqi ne “Loro Boriçi”.

Historia prekëse e bariut që pret iftarin dhe syfyrin me delet e tij

0

Mumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit duke bërë iftarin dhe syfyrin në sofrat që i përgatit vetë në kullosat ku kullot bagëtinë.

Qoftë verë ose dimër, Maldirushtron detyrën e blegtorit që prej 53 vitesh në zonën rurale pranë qytezës Yskyp në Kirklareli.

Maldir, i cili jeton vetëm edhe gjatë Ramazanit shëtit dhentë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron në bar nën qiell të hapur, pasi ta vendosë bagëtinë në vathë.

Ai gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke çakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit nga radioja që ka.

Pas një pauze të shkurtër pas iftari, ai përfundon punën e tij duke mjel delet. Në barakën ku qëndron, Maldir nuk ka qasje të energjisë elektrike. Ai shtron sofrën e syfyrit duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi dhe pas syfyrit ai nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e pret.

Duke folur për AA, Maldir thotë se edhe syfyrin, edhe iftarin i bën në zonën rurale ku ruan dhentë, kurse dëshira e tij më e madhe është të bëjë iftar në një sofër familjare gjatë muajit të Ramazanit.

“Të jesh bari nuk është punë e lehtë. Bariu nuk ka punë me ushqimin, as gjumin. Mundi i bariut gjendet në shkopin e tij. Jo secili mund të jetë bari. Që nga mosha 13 vjeçare, jeta ime ka kaluar në kullosa dhe vathë”, thekson Maldir.

Ai shton se ka dashuri të madhe për kafshët, porse për shkak të moshës së shtyrë kohë pas kohe ndien vështirësi.

“Syfyrin e bëj me djathë, ullinj, domate, kurse iftarin me vezë dhe kos. Gjithsesi, këto janë gjërat e vetme që ha një bari. Bariu nuk ka kohë të ulet tërë ditën e të ziejë ushqim. Çdo gjë që ka bariu, e ka në torbën e tij; çajniku, uji, ushqimet për iftar dhe syfyr, të gjitha gjenden në torbën e tij. Në Ramazan na rëndohet pakëz barra, por Allahu është lehtësues i çdo gjëje. Çdo gjë ka anën e saj të lehtë, mjafton ta bëjmë punën duke e dashur atë. Bariu nuk ka orë. Bariu një herë ngop barkun e kafshëve, pastaj të vetin”, shprehet Maldir.

Ai thotë se në natyrë çdo gjë është e shijshme dhe e bukur. “Por, është e shijshme nëse bën punën duke e dashur. Madje edhe një copë bukë e thatë është e shijshme në iftar dhe syfyr.

Megjithatë, unë kam dëshirë të shijoj një iftar si familje, por nuk ndodhi pasi nuk munda të martohem. Ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë”, thotë për fund bariu Mumin Maldir.

Agim Vinca pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të poezisë në Gjenova të Italisë

0

Poeti dhe studiuesi i njohur, Agim Vinca, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Voix vives de Méditerranée” (Zëra të gjallë nga Mesdheu), i cili do të mbahet nga data 10 deri më 12 qershor të këtij viti në Gjenovë të Italisë.

Gjatë qëndrimit në këtë festival autori do t’i lexojë vargjet e tij para publikut në origjinal, kurse në italisht ato do të interpretohen nga aktorët vendës.
Poezitë e Agim Vincës në italisht janë përkthyer nga përkthyesja dhe studiuesja Blerina Suta, pedagoge e letërsisë në Universitetin e Elbasanit dhe të Napolit.

Partitë mobilizohen për t’i ruajtur bastionet

0

Rritja e madhe e numrit të vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor, zvogëlon mundësinë e manipulimeve me vota. Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kësaj radhe monitorimi do të jetë më rigoroz e nuk do të lejohet të ndodhin manipulime siç kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partitë politike kanë angazhuar numër të madh të vëzhgueseve për t’i eliminuar manipulimet me vota nëpër bastionet e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bastion të saj e ka pasur rajonin e Drenicës ku në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur nga mbarimi i luftës e deri më tash ka marrë më shumë vota sesa partitë tjera, të cilat kanë qenë në garë.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) regjionin besnik e ka rajonin e Llapit, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetet fuqishëm nga rajoni i Dukagjinit, ndërsa subjektet tjera politike nuk kanë një qytet apo regjion të caktuar si burim votash.

Në zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë janë parë manipulime nga më të ndryshmet gjatë procesit zgjedhor sidomos në qytetet bastione të partive politike që u sillnin fitore jashtë pritshmërisë.

Kujtojmë zgjedhjet e vitit 2010 ku mbahen mend manipulimet, vjedhja e votave dhe mbushja e kutive. Mirëpo si duket këtë herë një veprim i tillë do të jetë vështirë i realizueshëm.

Të paktën kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, këtë vit procesi zgjedhor do këtë rrjedhojë normale, pasi nuk do të ketë hapësirë për manipulime nga vëzhguesit, komisionarët apo edhe nga shoqëria civile.

Panairi i shpresës për lexues të rinj

0

Oltion Cakolli shfleton “101 dalmatët” e Dodie Smithit, teksa lëshohet shkallëve të Pallatit të Rinisë.

Qysh para se të nisej nga shtëpia e kishte ndarë mendjen për librin që do ta blinte në edicionin e nëntëmbëdhjetë të panairit të librit “Prishtina 2017”, shkruan sot Koha Ditore.

“Doja ta lexoja këtë libër”, thekson Cakolli, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në kryeqytet. Filloristi prishtinas thotë se edhe viteve të kaluara e ka vizituar Panairin.

Cakolli tregon se prindërit dhe mësimdhënësit vazhdimisht e kanë këshilluar të blejë libra në Panair. Të premten shoqërohej nga i vëllai.

Grupe nxënësish të shoqëruar prej mësimdhënësve janë ngjitur gjatë gjithë ditës shkallëve që shpijnë te sallat e ngjarjes më të madhe të përvitshme të librit në Kosovë.

Në sy kanë rënë më fort nxënësit e “Shkollës së Gjelbër” nga Prishtina, me uniformat e tyre të gjelbra. Por ka pasur edhe mësimdhënës, si Feride Haliti, nga shkolla fillore “Ganimete Tërbeshi”, e cila ka sjellë nëntë nxënësit e klasës së gjashtë nga Ferizaj.

“Mos shfleto, lexo!”

“Është me rëndësi që nxënësit tanë ta krijojnë shprehinë për të vizituar Panairin, ku, përveçse mund të blejnë titujt e preferuar, edhe mund të shfletojnë tituj të rinj”, ka theksuar Haliti. Pasdite ka postuar një fotografi në Facebook. “Por, pse jo, edhe mund të takohen me shkrimtarë e botues. Është një rast i mirë për kontakt më të afërt me botën e librit”.

“Mos shfleto, lexo!” është slogani i shtëpisë botuese “UETPress” nga Tirana, që rrok vëmendjen e shumë vizitorëve të Panairit. Në ballë të shtandit janë titujt për historinë e re politike të Shqipërisë, por edhe libra të gazetarëve të konvertuar së fundi në politikanë në Shqipëri.

Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka thënë se sivjet ka pasur interesim shumë më të madh në mesin e të rinjve. Madje ngulmon se ka takuar lexues të rinj që kishin lista të shkruara për titujt e preferuar.

I dashur kryeminitër

0

Ag Apolloni

Ju jeni tre kandidatë, që i keni mprehur shpatat kundër njëri-tjetrit për të fituar fronin kryeministror. Disa po thonë se do të fitojë i katërti dhe befasitë ka kohë që s’na çuditin më. Cilido prej jush që të fitojë, unë do t’ju “besoj” si qytetar skeptik, ashtu siç ma merr mendja se do t’ju “besojnë” edhe një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare.

Secili prej jush insistoni që populli t’ju besojë. Populli është i zhgënjyer, i varfër dhe i rrënuar, prandaj ai s’do të mund t’ju besojë juve që nesër do të quheni Kryeministër, sepse parardhësit tuaj kryeministra e kanë sjellë atë në këtë gjendje. Ju mund ta fitoni besimin e popullit vetëm pas zgjedhjeve, kur si Kryeministër i zgjedhur do të punoni për t’ia kthyer shpresat, për t’i siguruar punë dhe pagë të dinjitetshme, si dhe për ta rimëkëmbur moralisht dhe fizikishit.

Rimëkëmbja morale bëhet duke i dhënë atij arsye të mjaftueshme për të mos e urryer vendin e vet për shkak të disa kolegëve tuaj që tani do të duhej të dërgoheshin për pushime në burgje si shpërblim i drejtë për të gjitha “të mirat” që ia kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Kurse, rimëkëmbja fizike bëhet duke e shëruar Shëndetësinë, pasi spitalet janë në gjendje të mjerueshme, të lëna në harresë nga ministra miopë dhe të mbushur me specialistë që, shpesh, nuk janë të fushës, por janë të malit.

Kosova është shtet që i mungon krenaria kulturore. Ashtu si në gjithçka, ne jemi të mbullyr edhe kulturalisht. Deri sot shteti e ka poshtëruar kulturën. Duke blerë artistë, ju nuk do ta ngritni as shtetin, as partinë tuaj. Përkundrazi, do ta ktheni artin në shërbëtor të politikës dhe atëherë do ta poshtëroni kulturën edhe më shumë. Kultura është më e madhe dhe më e vjetër se cilado parti, prandaj mos insistoni që elefanti të futet nëpër vrimë të gjilpërës. Do të poshtërohen artistët, do të koriteni ju, lehtësojeni qarkullimin e librit tonë edhe në Shqipëri. Sillni ndryshime për të mirë: mbrojeni trashëgiminë, financojeni seriozisht artin dhe mbështetni projekte për përkthimin e letërsisë sonë në gjuhë të huaja.

Ndihmojeni teatrin dhe kinematografinë, duke vendosur në krye të ministrisë dikë që e di se institucionet kulturore kanë nevojë për menaxherë të mirë, jo për artistë. Artistët nuk dinë të menaxhojnë, ata dinë të krijojnë. Historikisht dihet që artisti ka një ego tepër të fortë që nuk e lë atë të bëhet shërbëtor i kolegëve të tij. Në anën tjetër, menaxherët nuk dinë të vlerësojnë, apo të bëjnë projekte kulturore, prandaj kanë nevojë për këshillat e artistëve.

Kjo e bën tepër të ndërlikuar Ministrinë e Kulturës dhe institucionet vartëse të saj, të cilat duhet të krijojnë borde artistësh, por jo të udhëhiqen vetë prej artistëve. Arti dhe kultura kanë nevojë për menaxherë të mirë. Mos harroni: nga të gjitha ministritë që do t’i udhëhiqni, vetëm punët e Ministrisë së Kulturës mund t’jua zbardhin fytyrën këtu dhe jashtë vendit. Kultura përbën karakterin, karakteri është tipari më i rëndësishëm i njeriut, njeriu në shumës përbën popullin, populli ju voton, ose ju rrëzon.

139 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

0

Sot mbushën 139 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherit një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.

Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 131 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.