Home Blog Page 5932

Gjithçka gati për zgjedhjet e 11 qershorit

0

Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë mundësinë që t’i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe.

Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t’i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike…/Zeri/

18 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s

0

10 qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

Sot mbushen 18 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Sulmet që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë. Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Veseli: Fitoren do ta shpallim në Prizren

0

Bartësi i Listës në koalicionin PDK-AAK-Nisma, dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e mbylli sot fushatën në Prizren ku qytetarëve të këtij vendi iu tha se fitoren e zgjedhjeve do ta shpallë në Prizren.

“Në Prizren do ta shpallim fitoren e Fillimit të Ri”, tha Veseli. Veseli po ashtu iu premtoi se Prizreni do të jetë prioritet nacional.

Më pas, ai vijoi me një varg premtimesh për fuqizim të sovranitetit, ekonomisë, gruas dhe rinisë si dhe për ruajtjen e flamurit kombëtar dhe shtetëror.

“Asgjë nuk ka më të shtrenjtë se ëndrra jonë e ideali jonë për liri”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Veseli tha se demokracia nuk do të mund të arrihej pa rënien e dëshmorëve tanë dhe kërkoi nga të pranishmit që të mendojnë mirë se kush do ta udhëheqë Kosovën duke iu qëndruar përballë sfidave të katër vjetëve, dhe sfidës së një agresori që tenton të rikthehet në Kosovë.

Sipas tij, askush nuk mund t’i qëndrojë përballë më mirë se sa një koalicion që e ka thyer në rruazë më 12 qershor 1999 Serbinë.

Tutje, ai ftoi qytetarët e Kosovës që të mendojnë për veten, për zhvillim ekonomik dhe të mendojnë se Kosova ka nevojë për miq e partnerë.

“Nuk do të ketë asnjë prizrenas që nuk do të përkrahet me prioritet nacional”, tha Veseli.

Ai premtoi se Fillimi i Ri do të jetë përkrahje e fuqishme dhe transformim i Prizrenit që do të bëhet më i vizituari.

Veseli për fund, u shpreh i bindur se kjo do të jetë fitorja më e thellë që e ka pasur Partia Demokratike e Kosovës.

Shtatë të akuzuarit e rastit ‘Beska’ shpallen të pafajshëm

0

Janë shpallur të pafajshëm shtatë të akuzuarit për rrëmbimin e Gentian Shkrelit në vitin 2011 në Prizren.

Të premten, pas pesë vjetëve të gjykimit të të akuzuarve për kidnapimin e Gentian Shkrelit, djalit të pronarit të restorantit “Beska” në Prizren, ata u shpallën të pafajshëm.

Ky gjykim ishte gati në përfundimin e procedurës së provave, mirëpo në vitin 2013 kryetarit të trupit gjykues Xhevdet Elshanit, iu keqësua gjendja shëndetësore dhe një kohë të gjatë gjykimi nuk u mbajt, derisa rastin e mori gjykatësi tjetër Skender Çoçaj.

Dy të pandehurit Shukri Krasniqi dhe Selam Shoshaj qëndruan në paraburgim mbi 2 vjet.

Kidnapimi i Gentian Shkrelit kishte ndodhur në muajin shtator të vitit 2011, ndërsa shqyrtimi fillestar për këtë rast filloi më 01 tetor 2012 për të përfunduar në muajin qershor të vitit 2017.

Për këtë rast emisioni “Drejtësia në Kosovë” në vitin 2012 hulumtoi dhe transmetoi dy emisione radhazi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, më 14 shtator të vitit 2011 në bashkëkryerje shtatë të akuzuarit, akuzoheshin për rrëmbimin e të birit të biznesmenit Mërgim Shkreli, Gentianit, i cili ditën kritike ishte duke e përcjellë të dashurën e tij për në banesë.

Pas ndarjes nga e dashura, sipas aktakuzës, Gentiani rrëmbehet nga Bashkim Krasniqi dhe Selami Shoshaj me një makinë “pick-up”. Ata akuzoheshin se e kishin futur viktimën mbrapa në rimorkio duke ia mbyllur sytë, me qëllim që të mos ua shohë fytyrat dhe e kishin dërguar në vendin e quajtur Marash.

Aty Gentian Shkrelin e kishin mbajtur të mbyllur deri më 17 shtator 2011, në një shtëpi në Rrugën e Kalasë.

Prokuroria bënte të ditur se të akuzuarit për lirim i kishin kërkuar babait të Gentianit 100 000 euro.

Mërgim Shkreli pastaj paratë e kërkuara ia kishte dhënë një personi të maskuar që pasi i kishte marrë paratë ishte larguar me shpejtësi drejt kalasë.

Në të njëjtën kohë Gentian Shkreli ishte liruar.

Aktakuza e prokurorisë i ngarkonte Selam Shoshajn në atë kohë 24-vjeçar dhe dajën e tij Bashkim Krasniqin 48 vjeç të njohur me pseudonimin “Mjekra” që nga lufta e UÇK-së, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rrëmbim i personit.

Ndërsa mbi të akuzuarit Besim Paçarizi, 29 vjeç, Beqir Dangallaj, 47 vjeç dhe Fatmire Rexhëbeqaj, 32 vjeç që të tre të punësuar në Policinë Rajonale në Prizren, të suspenduar për shkak të procesit gjyqësor, rëndonin akuzat për kryerje të veprës penale ndihmë në bashkëkryerje të rrëmbimit të personit.

Ndërsa të pandehurve Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli, aktakuza për veprën penale të rrëmbimit u ishte ngritur më vonë, në bazë të dëshmisë së Enes Xhemës, i cili ka qenë po ashtu i pandehur për këtë rast dhe i dënuar me gjashtë muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Zafir Berisha mirëpritet në Krushë të Madhe

0

Kandidati i Nismës për deputet, Zafir Berisha është mirëpritur nga elektotorati i Krushës së Madhe.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj.

Berisha tha se ndjehet krenar që është pjesë e përbashkët për sfidat e radhes, bashkë me njeriun e sakrifices dhe njeriut që bëri aq shumë për Kosoven, padyshim kryeministrin e ardhshëm të Kosoves, Ramush Haradinaj.

“Në emër të NISMA për Kosovën dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, ju falenderoj për prezencen duke rikonfirmuar se NISMA tashmë ka kohë që është përcaktuar me Haradinajn,kryeministër dhe fatbardhësisht për këtë gjatë kohës u binden edhe disa skeptik të tjerë, në mënyrë që koalicioni i fitores të jetësohet dhe Ramushi të jetë kryeminister”, tha Berisha.

” Kjo është domosdoshmëri e kohes, qytetari i Kosoves më shumë se kurrë ka nevojë për identitet qytetar, krenari shtetërore dhe kombëtare, siguri ekonomike dhe sociale, e jo përbuzje dhe nëpërkëmbje. Prandaj ky koalicion i udhëhequr me Ramushin kryeminister, Fatmir Limajn zv.kryeminister dhe personalitete tjerë të dëshmuar dhe kalitur nëpër kohë, në periudha lufte dhe paqeje, padyshim se do të jenë shpresë për rimëkëmbjen e vendit dhe prosperitet në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë”, përfundoi fjalimin e tij Zafir Berisha.

Hasi, dëshmoi se ka ardhë koha për NISMA-n !

0

Mbrëmë, NISMA e prirur nga kandidatet e saj për deputet në parlamentin e ardhshëm të Kosoves, Zafir Berisha, njëherit kryetar i deges së NISMA-s në Prizren dhe Haxhi Shala, u priten në rajonin e Hasit, nën frymen e një entuziazmi tejet të madh, për NISMA-n dhe kandidatet e saj.

Ashtu edhe siç është pritur në këto lokalitete, projekti i NISMA-s është mishëruar tashmë me qytetarët e kësaj ane, sepse njerëzit që përfaqesojnë këtë subjekt, janë garancë për veprimet e ardhshme dhe dobiprurëse për Kosoven.

Zafir Berisha, padyshim si deputet i ardhshëm në parlament, potencoi se ky rajon si nga niveli qendror, ashtu edhe komunal, ka qenë jo vetëm i anashkaluar, por më e keqja është se ky rajon është nëpërkëmbur nga qeveritë e kaluara. Me instalimin e projektit te Limajt,  si zv.kryeminister i ardhshëm i Kosoves, do të ndërrojë komplet çasja dhe mënyra e qeverisjes në vend dhe se çfarë ka bërë Limaj sa ishte minister, e din mirëfilli ky lokalitet. Prandaj,na jepni tash voten për projektin tonë, në mënyrë që ju të keni mundësi të reja në të ardhmën, theksoi në fund Zafir Berisha.

Ndërkaq, Haxhi Shala foli për premtimet e NISMA-s me ardhjen e saj në qeverisje, duke thënë se me ne në qeveri, investimet në bujqësi do të prekin pikërisht edhe lokalitetet e regjionit tonë. Kjo anë shquhet për punë dhe punëtor sidomos në këto treva, prandaj fokusi dhe investimi ynë do të jetë i përqendruar padyshim këndej. Duke kërkuar voten për kandidatët e NISMA-s, tubimi u përmbyllë, me sigurinë më të madhe për fitoren e madh pas 11 qershorit.

Prizren: “28 Nëntori”, sinonim i fitoreve të PDK-së

0

Para qindra qytetarëve të lagjes “28 Nëntori” drejtues të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të prirë nga zëvendës kryetari Enver Hoxhaj, Ministrja Edita Tahiri si dhe kandidatët për Deputet nga rajoni i Prizrenit Nait Hasani, Luljeta Veselaj – Gutaj, Nezir Coçaj dhe Nijazi Kryeziu, shpalosen platformën programore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe programin Fiillimi i Ri për Kosovën.

Fillimi i Ri për Kosovën është sinonim i ndryshimeve rrënjësore për vendin tonë, për zhvillimin ekonomik si dhe marrjen e vendimeve të mëdha për vendin tonë.
Synimi i platformës për Filimin e Ri është shteti me zhvillim të qendrueshëm ekonomik, mirëqenje dhe prespektivë për qytetarët, me arsim dhe edukim i cili i pergjigjet nevojave të ekonomisë së tregut në përgjithësi dhe atij të punës në veçanti, shëndetësi publike efikase dhe të përballueshme për secilin qytatër, drejtësi e funksionim të pa kompromis të rendit dhe ligjit, administratë publike të përgjegjshme dhe pa burokraci, sport dhe kulturë që do ta promovoj rininë dhe vlerat e saj.

Themeli i Ushtrisë së Kosovës është njëra ndër prioritetet që na pret në muajt e ardhshëm si një hap i rëndësishëm drejt marrëdhënieve të reja të avancuara midisë Republkës së Kosovës dhe Aleancës Veri – Atlantike, ka thënë zëvendës kryetari i PDK-së, njëherit Ministër në detyrë i punëve të Jashtme z. Enver Hoxhaj.

Lagjja “28 Nëntori” është shembulli i fitoreve të mëdha jo vetëm për Prizrenin por edhe për Kosovën. Këtu filloj ndryshimi i madhë për fitorën e madhe të PDK-së që nga viti 2007 e deri më tani.

LDK në Romajë të Hasit: Na votoni !

0

Në fshatin Romajë të Hasit, kandidatët e koalcionit LDK-AKR –Aletrnativa kanë kërkuar votën nga hasjanët duke ju premtuar atyre se do të jenë zëri I tyre në ngritjen e problemeve më të cilat ballafaqohen fshatrat e Hasit.

Kandidati për deputet Haxhi Avdyli u tha anëtarëve dhe simpatizantëve nga Hasi se Kosovë është në një referendum në të cilin duhet të zgjedh mes opsionit të dritës dhe atij të territ.

“Ne si Prizren me koalicionin që po kërkon të bërë qeverinë i humbën 8 vite prandaj nuk duhet të lejojmë që të ia humbim Kosovës 4 vite të tjera me këta njerëz të dënuar e të korruptuar” tha Avdyli.

Më tej në fjalën e tij Avdyli e përshkroi kandidatin për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Aletrnativa si një person shumë të zotin dhe profesionist dhe I cili është sinonim i të ardhmes së Kosovës.

“Edhe këto ditë që na kanë mbet të punojmë bashkë, në familje në rrethinë e me gjërë dhe të gjithë bashkë të votojmë për të ardhmen e Kosovës”.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina – Biffar i ftoi hasjanët që të votojnë për LDK-në sin ë kohën e Ibrahim Rugovës.

“Hasi e ka në zemër LDK-në prandaj të punojmë bashkë dh eta kthejmë krejt hasin përsëri në LDK . Kësaj here e kemi dilemën do e shpëtojmë Kosovën apo do të ia lëmë matrapazëve. Ne duhet me u ba bashkë me dal me votu për Kosovën. Vota për Kosovën është vota për LDK-në” ” tha ajo

Ajo kërkoi besimin e hajsanëve për të ia dhënë drejtimin e duhur këtij vendi e për të krijuar perspektiv për të rinjtë e Kosovës sepse tha ajo perspektiva është qeverisja e mirë e LDK-së.

Kandidati nga Hasi Kastriot Jahaj tha se e kërkon votën e hasjanëve që të jetë zë I hasjanëve në ngritjen e problemeve të Hasit në Parlamentin e Kosovës.

“Për ne është shumë e rëndësishme të dalim me votu e me i dërgu në opozitë. Hasi gjithmonë ka tregu vlera. Hasjanët janë njerëz të mirë dhe të urtë prandaj po na krahasojnë më frymën rrugoviane,. Ne duhet të vazhdojmë me këtë urtësi e jo të mashtrojnë siç vijnë në Has veç në kohë të fushatave, por asnjëherë nuk vijnë të shohin si i kanë hallet hasjanët” tha Jahaj duke kërkuar votën që të jetë zëri in problemeve të tyre.

Në këtë tubim është prezentuatr edhe kandidati I LDK-së nga Hasi I Gjakovës.

May i kërkon leje Mbretëreshës së Anglisë për të formuar qeverinë

0

Liderja britanike, Theresa May, do të vizitojë Pallatin Mbretëror mesditën e sotme, për t’i kërkuar leje nga Mbretëresha për të formuar qeverinë e re.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës i “Downing Street”.

Takimi i bujshëm mes Theresa May dhe Mbretëreshës Elizabeth pritet të ndodhe rreth orës 12:30, raporton “BBC”

Kryeministria britanike ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen edhe pse konservatorët nuk arritën të fitonin shumicën parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme.

Konservatorët e Theresa May mund të detyrohen të bashkojnë forcat me Partinë e Bashkimit Demokratik (DUP) në Irlandën e Veriut për të formuar qeverinë.

Tani është konfirmuar “parlamenti i varur”, sipas të cilit kur nuk ka shumicë bindëse vendi mund të qeveriset nga koalicionet që sigurojnë shumicën e vendeve.

Rryma lëndon një person në Suharekë

0

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës ku sipas policisë i lënduari është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, transmeton Koha.net, viktima është lënduar derisa ishte duke manipuluar me rrjetin elektrik me të dyshuarin dhe nga pakujdesia ka rënë në kontakt me rrymën.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar