Home Blog Page 5934

Veseli në Rahovec thotë se ai ka arritur ta implementojë filozofinë e Ukshin Hotit

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një takim elektoral në Rahovec, të cilin e ka quajtur qytetin më punëtor në Kosovë, por nuk është mjaftuar me kaq.

Ai u ka thënë qytetarëve se është i lumtur që gjendet në Rahovec e mbi të gjitha për faktin se ky qytet është baza e filozofisë së shtetndërtimit të Kosovës, duke iu referuar politologut të zhdukur qysh nga lufta e fundit në Kosovë, Ukshin Hoti.

I biri i Hotit, Andin Hoti, është kandidat për deputet nga PDK-AAK-NISMA.
E Veseli ia ka dhënë vetës një epitet të rëndësishëm në këtë tubim. Tha se ai është implementues i filozofisë së Ukshin Hotit.

“Jam i lumtur që kam arritur ta implementoj strategjinë e heroit të gjallë, heroit të përjetshëm Ukshin Hoti, për Kosovën dhe vizionin e saj”, ka thënë Veseli, raporton Insajderi.

Më pas ai u ka dhënë një premtim.
“Kjo filozofi e Ukshin Hotit, do të bëhet komplet realitet dhe nuk do të guxojë që të cenohet nga askush”, ka thënë Veseli në Rahovec./Insajderi.com

PAN gjobitet me 3 mijë e 200 euro për posteret në Kinemanë Lumbardhi

0

Koalicioni i OJQ-ve ‘Demokracia në Veprim’ që monitoron fushatën zgjedhore ka njoftuar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e shoqërisë civile lidhur me panon me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Sipas DnV-së subjekti politik që ka vendosur këtë pano është gjobitur me mjete financiare.

“PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3 mijë e 200 euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”, thuhet në njoftimin e DnV.

Në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj.

Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pas nevojë për reagim.

Nezir Çoçaj: Do të angazhohem në finalizimin e shtegut të peshkimit në Gjonaj

0

Kandidati për deputet i PDK-së nga Hasi, Nezir Çoçaj,ka premtuar se do të angazhohet në finalizimin e shtegut për peshkim në fshatin Gjonaj.

Ai, po ashtu, ka thënë se do të angazhohet në mbrojtjen dhe rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”

Postim në Facebook

Ditën e fillova me një vizitë në Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv-Rekreativ “Drini i Bardhë”, ku përveç Kryetarit të shoqatës takuam edhe Sekretarin e Federatës.

Gjithmonë, angazhimi im politik dhe institucional ka qenë në mbrojtjen dhe rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, si një resurs i çmuar natyror dhe ekonomik.

Sot, poashtu para peshkatarëve u zotova që do të angazhohem në finalizimin e shtegut për peshkim sportivo-rekreativ në Gjonaj, si hapësirë e domosdoshme për aktivitetet e peshkatarëve në nivel të vendit.

#PDK12 #KadriVeseli1 #NezirÇoçaj67

U martua kur ishte vetëm 13 vjeç

0

Jie sapo kishte nisur adoleshencën, kur u martua tre ditë pasi ishte takuar me 18-vjeçarin Wen.

Ata u takuan në një festival pranveror, ndërsa 13-vjeçarja po vizitonte familjen e bashkëshortit të ardhshëm.

Ai e bindi të qëndrojë dhe ajo u bë bashkëshortja e tij.

Për shkak se nuk i njihte praktikat e kontrollit të lindjeve, ajo mbeti shumë shpejt shtatzënë dhe la shkollën.

Ky është një nga mijëra e mijëra raste në Kinë, kur fëmijët martohen në moshë të vogël.

Edhe pse mosha ligjore e martesës është 20 për femrat dhe 22 për meshkujt, familjet e injorojnë këtë rregull dhe i regjistrojnë martesat më vonë.

Fotografi Muyi Xiao ka vendosur të dokumentojë këto raste.

Martesat në moshë fare të vogël po krijojnë atë që njihet si gjenerata e fëmijëve të humbur.

Kjo për shkak se kur çifti rritet, largohen në qytetet e mëdha, duke ua lënë fëmijët gjyshërve.

Studentët e UPZ-së, mbështesin Andin Hotin për deputet (Foto)

0

Djali i atdhetarit dhe intelektualit, Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban Universiteti Publik i Prizrenit(UPZ), Andin Hoti, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës të enjten ka takuar strukturat e Parlamentit Studentor të UPZ-së.

Studentët e këtij universiteti, i kanë premtuar Andin Hotit, se do të mbështesin atë në rrugëtimin për deputet.

Ndërsa, Hoti i falënderoi studentët për mbështetjen dhe i siguroi se do të punojë me ndershmëri dhe se do të jetë zë i tyre dhe të gjithë të rinjve në Kuvendin e Republikës së Kosovës./PrizrenPress.com/

Kastriot Jahaj shpalos gjashtë alternativat për reformimin e gjyqësorit kosovar

0

Kastriot Jahaj, kandidati për deputet i subjektit më të ri politik në Kosovës, Alternativa, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në ka vazhduar fushatën në qytetin e Prizrenit.

Jahaj ka shpalosur disa nga arsyet pse duhet të votohet “Koalicioni i Shpresës” duke vendosur si prioritet sundimin e ligjit.

Ai ndër të tjerash ka pohuar se shumë flitet për korrupsionin, po pak flitet për shkaktarët, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka treguar edhe gjashtë alternativat se si duhet të reformohet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Më poshtë keni edhe postimin e plotë të Jahajt në Facebook.

Sot kemi prezantuar disa nga arsyet pse duhet të votohet koalicioni i shpresës.

Sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë mund të ndodhë vetëm me vullnet politik, vullnet i cili nuk është dëshmuar deri më tani. Shumë flitet për korrupsion, por pak flitet për arsyet që e shkaktojnë atë dhe gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Gjykatave në Kosovë u ndahet vetëm 1.1% e buxhetit vjetor të Kosovës, apo vetëm 20 milion euro.
Buxheti shumë i ulët ka kufizuar rritjen e numrit të stafit profesional dhe administrativ. Kjo ka shkaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore dhe numër të madh të lëndëve të papërfunduara.

Në raportet vjetore të Avokatit të Popullit përmendet shumë shpesh mungesa e resurseve njerëzore si shkak për vonesën dhe mos zgjidhjen e lëndëve, ndërkohë që numri i stafit mbështetës ka mbetur pothuajse i njëjtë, kurse numri i lëndëve të pazgjidhura nuk është zvogëluar.

Alternativa 1: Dyfishim i buxhetit për sistemin gjyqësor dhe prokurorial
Alternativa 2: Rritje e stafit profesional dhe administrativ
Alternativa 3: Përmirësimi i infrastrukturës së gjykatave
Alternativa 4: Rritja e transparencës – publikimi i të dhënave të proceseve gjyqësore
Alternativa 5: Krijimi dhe publikimi i databazës me të dhëna sipas standardeve Evropiane
Alternativa 6: Rritja e llogaridhënies përmes raportimit vjetor në Kuvendin e Kosovës të Kryeprokurorit dhe Kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. /Telegrafi/

Prizren: I dëmtuari dëshmon se si është përleshur me të akuzuarin për vjedhje

0

I dëmtuari, Ahmet Çertik nga Prizreni, të mërkurën, në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit për vjedhje grabitqare, Fabijan Gjugja, ka thënë se kur është kthyer në shtëpi rreth orës dy pas mesnate, ka hasur në të akuzuarin, me të cilin më pas është përleshur.

Dëshmitari Çertik, ka thënë se fillimisht  e kishte pyetur të akuzuarin se kush është, ndërsa ai nuk i ishte përgjigjur dhe kishte dashur të ikë, por ai nuk e ka lejuar duke e tërhequr dhe e kishte goditur në fytyrë dhe trup, duke i shkaktuar edhe lëndime të lehta. Ai ka thënë se gjatë përleshjes nga xhepi i të akuzuarit ka rënë telefoni i llojit, “Sony Ericsson”, të cilin e kishte vjedhur nga dhoma e vëllait të tij, ndërsa ai së bashku me vëllain e tij, e kanë mbajtur në oborr të shtëpisë derisa ka ardhur policia.

Para se të deklarohej dëshmitari Çertik, prokurori i rastit, Metush Biraj  e ka lexuar aktakuzën, ndërsa i akuzuari Fabijan Gjugja, nuk e ka pranuar fajësinë, ashtu si e ngarkon aktakuza.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Naim Qelaj, ka deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se klienti i tij nuk e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, por se do të vërtetohet se ai është zënë në rrugë, është mbajtur me dhunë dhe është rrahur.

Avokati Qelaj, po ashtu ka kërkuar që klientit të tij t’i ndryshohet masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit, në ndonjë masë tjetër alternative.

Me këtë rast, i dëmtuari Çertik ka thënë se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike, për shkak se të akuzuarit ia njeh familjen që shumë vite dhe më vonë e ka kuptuar që i akuzuari është nga një familje që e njeh. Po ashtu, ka thënë se familjet kanë biseduar dhe gjithçka është rregulluar, andaj ka kërkuar që i akuzuari të mos dënohet.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani, kanë miratuar kërkesën e mbrojtjes, ku të akuzuarit ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit në masën e lajmërimit në stacion policor, një herë në javë.

Seanca  e radhës është caktuar për 17 korrik 2017, duke filluar nga ora 10:00.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria e Qarkut në Prizren, e cila e akuzon Fabijan Gjugjajn, se më 4 dhjetor 2012, rreth orës dy pas mesnate, ka vjedhur një telefon dhe në momentin kur po largohej nga shtëpia është ndeshur me pronarin, Ahmet Çertik. Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari me qëllim që të mbajë sendin e vjedhur, ka përdorur forcën fizike dhe dhunën me qëllim që të largohet nga shtëpia.

Ky rast, për disa vite nuk ka filluar, sepse i akuzuari ka qenë i pakapshëm për forcat e rendit, pasi që i njëjti ka qenë jashtë Kosovës./betimiperdrejtesi/

Prizren: Dy të akuzuar për “heqje të pajisjeve mbrojtëse” për ç’shkak humbën jetën dy fëmijë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuze ndaj dy personave, O.C. dhe B.B., dhe personit juridik – biznes me seli në fshatin Landovicë, komuna Prizren, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net.

Aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se të akuzuarit O.C. dhe B.B., prej vitit 2010,si persona përgjegjës për sigurim dhe shëndetin në vendin e punës, në biznesin me seli në fshatin Landovicë, Komuna Prizren, nuk veprojnë në pajtim me dispozitat dhe rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikojnë jetën e njerëzve duke e shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme argjilën dhe lëndë të tjera minerale.

Për shkak të moszbatimit të kritereve të parapara, gropat e krijuara ishin mbushur me ujë dhe për pasojë, më 16.06.2015, në gropën me ujë mbyten dy fëmijë, njëri 11 vjeç dhe tjetri 9 vjeç.

Me këto veprime, ata kanë kryer veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe sigurimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 367, paragrafi 7 lidhur me paragrafin 2 dhe me nenin 81 të Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari O.C., si person përgjegjës i biznesit akuzohet edhe për veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 347, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu edhe biznesi si person juridik akuzohet për veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe sigurimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 367, paragrafi 7 lidhur me paragrafin 2 dhe me nenin 81 të Kodit Penal të Kosovës dhe veprën penale degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 347, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Kosovës.

Fatmir Limaj në Korishë të Prizrenit: Votoni koalicionin PDK, AAK dhe Nisma

0

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga banorët e fshatit Korishë, që në zgjedhjet e 11 qershorit, të votojnë koalicionin PDK, AAK dhe Nisma.

“Me 11 qershor vendi ynë do të vendosë për orientimin e ardhshëm. Kosova, ka një rast për prosperitet dhe se oferta më shpresëdhënëse për këtë, është ky koalicion”, tha Limaj në Korishë të Prizrenit.

Kandidati për deputetë Zafir Berisha, ndërkaq kërkoi mbështetjen projektit NISMA.

“Zgjedhjet e tanishme parlamentare, padyshim se do të reflektojnë në fitoren e madhe të NISMA-s në tetor, ku përfundimisht Prizreni do të qeveriset nga ne”, tha Berisha.

Banorët e fshatit Korishë, ndërkaq, kanë premtuar se në zgjedhjet e 11 qershorit, do t’i votojnë kandidatët e Nismës.

Morina merr përkrahjen e banorëve të Carrallukës së Malishevës

0

Carralluka e Malishevës ka konfirmuar mbështetjen për LDK-në dhe deputetin Salih Morina. Ai kërkoje nga qytetaret e kësaj lagje qe ti bashkohen karvanit te fitores ne krye me profesorin e nderuar tashme i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti.

“Sonte Carralluka e Malishevës e konfirmojë fuqishëm mbështetjen për koalicionin e shpresës dhe besës , në krye me kryeministrin e ardhshëm Avdullah Hoti, si dhe i dhanë përkrahje kandidatit për deputet Salih Morina. Falenderojë banorët për pjesëmarrjen masive!”, ka shkruar Morina, në facebook.

(Kosova Sot)