Home Blog Page 5935

Letër kolegeve dhe kolegëve gazetarë!

0

Halil Matoshi

Nji jetë njeriu kam ba gazetari.
Jam autor i rreth 10 mije njësive tekstore të te gjitha zhanreve gazetareske.
Dhe autor i dhjet librave!
I njoh vuejtjet Tueja…
Por edhe gëzimet.
Besoj që kam qenë i mirë me Ju – kam punu me tre breza gazetarësh që nga Ali Shala, Maksut Shehu e Zenun Celaj – përmes Bardh Hamazajt e Blerim Shales – deri tek vajaza ime Artiana H. Matoshi dhe nipat e mi Albatrit Matoshi & Rilind Matoshi…
Nuk ua kam mshel telefonin asnjëherë!
E do se në fillim secili nga ne mendojmë se do ta ndryshojmë botën.
Porse kjo asht utopi e megjithatë na tërheq në thelbin e zjarrtë.
Unë jam i fundit nga brezi im që kam shkru kolumnë të rregullt në gazetë…
Gazeta e printueme e ka mbyll tashma ciklin e saj duke i leshu udhe tekonologjive të avansueme dhe gazetarisë online.
Profesioni ynë – ashtu sic e njeh ky brez po del nga historia!?
Unë po hyj në një cikël të ri jetësor – në politikë.
Dhe natyrisht që kam nevojë për mbështetjen Tuaj – për votën Tuej!
Ose së paku pë r mirë kuptimin Tuej!
* Do të angazhohem për të drejtën Tuej dhe lirinë e shprehjes – sic e kam ba plot tre dekada!
• Do të angazhohem për mbrojtjen institucionale dhe akomodimin e mediave dhe të gazetarëve: Do të loboj fuqishëm që ish Pallati i Shtypit i cili asht finansuar nga Kuvendi i Kosovës (tash objekt qevritar) t’u rikthehet mediave (sipas një përzgjedhjeje të një komisioni të pavarun) më të etabluara në Kosovë, kurse për gazetarët veteranë që kanë më shumë se 30 vjet punë në gazetari pension suplementar dhe pasaporta diplomatike;
• Do të angazhohem që ish Qendra Informative e Kosovës Q.I.K. (që lidhet em emrin e Enver Malokut) të subvencionohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të revitalizohet dhe Webfaqja, duke e shndërruar në Agjensi shtetnore të lajmeve;
Nëse do të zgjiodhem deputet I Kuvendit të Republikës do të jem edhe zani Juej aty ku debatohet dhe ku bahen ligjet por edhe aty ku merren vendimet…
Voto Koalicionin me Nr. 12
Voto Nr. 44 – Njeriun Tuej!
Me shumëdashuri e nsotalgji: Halil Matoshi
P.S.
23 maj 2014. Kushtrim Sadiku Beqe Cufaj Bardhyl Metaj Halil Matoshi Baton haxhiu dhe Astrit Gashi

I mbushi mendjen të dashurit të vriste veten, 20-vjeçarja del para gjykatës

0

Një 20-vjeçare amerikane, i dashuri i të cilës su vetëvra gati tre vjet më parë, ka dalë para gjykatës për dyshimin se i ka kërkuar të vrasë veten.

E reja është akuzuar për vrasje me paramendim, pasi i dërgoi qindra mesazhe të dashurit të saj ku e inkurajonte të vriste veten, raporton “NBC Neës”

Avokatët e Michelle Carter, nga Massachusetts, argumentuan se deklaratat që vajza ka bërë në polici nuk duhet të merren për bazë.

Carter është akuzuar për vrasjen e18-vjeçarit, Conrad Roy III, shkruan syri.net. Trupi Roy u gjet në kamionin e tij në një kamionçinë në Fairhaven. Ai vdiq nga helmimi me monoksid karboni.

Avokatët e Carter kanë argumentuar se Roy kishte një histori te gjate depresioni dhe se Carter nuk ishte shkaktarja që vetëvrasjes së tij.

Por Gjykata e Lartë e shtetit thotë së ka prova se 20-vjeçarja sistematikish ka kryer akte që e kanë detyruar./

Rusia: SHBA-ja po sulmon forcat që luftojnë kundër ISIS-it

0

Sulmet e kryera në Siri nga koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja janë një akt agresioni kundër forcave më efikase në luftën kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik, dënoi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

“Ky është një akt agresioni që shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe që drejtohet kundër forcave më efikase në terren në luftën kundër terroristëve”, deklaroi Lavrov në një konferencë shtypi.

“Sigurisht, ne jemi të shqetësuar”, shtoi ai.

Koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja në Siri ka goditur sërish dje në mbrëmje forcat pro-regjimit pranë Al-Tanaf, jo shumë larg kufijve irakianë dhe jordanez.

“Ky grup prej më shumë se 60 trupash me një tank dhe artileri përbën një kërcënim për forcat e koalicionit që ndodhet në Al-Tanaf”, theksoi koalicioni.

Është hera e dytë që koalicioni kryen bombardime në këtë zonë të forcave pro-regjimit, që mbështeten nga Irani, sipas Pentagonit.

“Kapma dorën” për rastin tragjik në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Një grup i qytetarëve të Prizrenit, të martën mbrëma, janë grumbulluar në rrugën “Marin Barleti” për të përkujtuar njëvjetorin e vdekjes tragjike të 3-vjeçares Xheneta Gashi. Në këtë hapësirë publike, prapa Kishës së Shën Gjergjit, janë vendosur projektori dhe pëlhura e bardhë, që kanë mundësuar projektimin e filmit “Kapma dorën”, të autorëve Andi Bilibani, Fatlinda Daku dhe Elhame Kastrati, që i dedikohet Xhenetës, e cila një vit më parë kishte humbur jetën vetëm pak metra larg nga vendi i projektimit, shkruan sot Koha Ditore.

Eroll Bilibani nga “DokuFesti” ka thënë për gazetën se ka bërë të ditur se “filmi i shkurtër 7-minutash i realizuar nga autorët e rinj i dedikohet Xhenetës, dhe të martën mbrëma është shfaqur për ta përkujtuar atë në njëvjetorin e vdekjes”. Sipas tij, ky film është krijuar për fëmijët që jetojnë në rrethana të njëjta si Xheneta dhe po ashtu trajton gjendjen e mjerë ekonomike në Kosovë.

Ndërkohë aktivistë të shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë shprehur qëndrimin se në këtë rast ka një vit që kërkohet drejtësi.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrën Historike të Prizrenit, Arbnor Morina, shkurt ka komentuar se “Prizreni s’harron!”

Shembja e një pjese të murit dhe kulmit të një shtëpie të vjetër në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, më 6 qershor 2016, kishte lënë të vdekur vajzën trevjeçare, Xheneta Gashi

Panairi i Librit 2017, tërheqës për vizitorët

0

Me fluks të madh të vizitorëve ka vijuar të martën në Prishtinë dita e dytë e Panairit të Librit, që sivjet shënon edicionin e 19-të.

Në panairin ku po marrin pjesë botues nga të gjitha trojet shqipfolëse librat po shiten me ulje çmimi, që ndryshojnë nga stenda në stendë.

Të mërkurën Shoqata e Botuesve të Kosovës shënoi 600-vjetorin e Palë Engjëllit, autorit të “Formulës së pagëzimit”. Në anën tjetër gjatë ditës pati edhe një promovim libri. Shtëpia botuese “Buzuku” promovoi librin “Gjinkallat e vapës”, të shkrimtarit nga Shqipëria, Besnik Mustafai, për të cilin folën Anton Nikë Berisha e Abdullah Zeneli.
Duke folur për veprën e Mustafait studiuesi Anton Nikë Berisha bëri thirrje që lexuesit të mësohen ta lexojnë tekstin e jo autorin.

“Autori Besnik Mustafaj ka bërë diçka që është një lloj çelësi për t’u futur brenda. Besniku na sjell diçka të sinqertë, romani faktikisht nuk është një roman i ri, por është i rishkruar”, u shpreh ai.

Në anën tjetër autori tropojan i njohur edhe si ish-politikan foli për karrierën e tij në dy drejtime, atë politike, që e ka braktisur prej vitesh dhe këtë letrare, duke u zotuar se tashmë do të merret vetëm me letërsi.

“Për shumë vite kam qenë midis politikës e letërsisë, njerëzit kërkonin fjalimet ndërsa lexuesit donin shkrimin. Ndërsa tash jam kthyer tek shkrimi dhe shpresoj dhe jam shumë i nderuar që një personalitet si Antoni e ka pëlqyer librin tim dhe po ashtu shpresoj që edhe një pjesë prej jush do ta lexoni romanin tim dhe do t’ju pëlqej. Ky roman ka një histori të veçantë, versioni i parë si tregim është botuar më 1985-ën, versioni i dytë më 1993-ën dhe është një tregim me fjalor të Tropojës dhe në këtë kuptim kjo ka qenë një lehtësi për t’iu kthyer për ta rishkruar, sepse nuk ndryshonte në thelb historia por vetëm zgjerohej dhe shpresoj që kam arritur një rezultat me këtë version të fundit”, tha Mustafai.

I kënaqur që ka sjellë shkrimtarin Besnik Mustafai në Kosovë u shpreh edhe botuesi Abdullah Zeneli.

“Nuk ka më mirë sesa kur promovohet një libër siç është ky i Besnikut sot. Unë doja që Besnik Mustafai të ishte pjesë e panairit vite më parë, por ishte e pamundur. Kështu që unë këmbëngula shumë dhe ia arritëm, por gjëja interesante ishte ajo me librin që është dashur ta dërgoja edhe në një shtyp tjetër, pasi që frikësohesha që kishim pak ekzemplarë. Dhe kështu ia dolëm dhe në panair kemi kopje të mjaftueshme të librit të Besnikut”, tha ndër të tjera Zeneli.

Në anën tjetër shtëpia botuese “Pema”, që në panairin e Prishtinës merr pjesë për herë të tretë, bëri prezantimin në stendë të 20 titujve të rinj.

“Tituj të veçantë të këtij panairi nga shtëpia botuese ‘Pema’ janë botimet e biografive të emrave të njohur bashkëkohorë, por edhe të shkrimtarëve klasikë, si biografia e Malala Yousafzai, biografia e Elon Musk dhe shënimet autobiografike të George Orwell, janë prurjet e ‘Pemës’ ekskluzivisht për panair. Mandej autori Malcolm Gladwell vjen me 3 tituj, ‘Davidi dhe Goliati’, që është botuar ekskluzivisht për panair dhe ‘Pika e kthesës’ e ‘Blink’, që janë botuar në intervalin kohor prej panairit të kaluar”, tregoi për gazetën “Zëri” botuesi i “Pemës”, Edon Zeneli.

Ndonëse në hapjen e Panairit të Librit, që u bë të martën, nuk u panë politikanë, gjatë ditës së marte dy kandidatët për kryeministër të Kosovës, Abdullah Hoti nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Albin Kurti nga lëvizja “Vetëvendosje”, vizituan panairin dhe biseduan me botuesit.

Këtë vit në Panairin e Librit në Prishtinë po prezantohen rreth 1100-1200 tituj të rinj, kurse numri i titujve të viteve të fundit shkon deri në rreth 4000.

Panairi i Librit në Prishtinë organizohet çdo vit nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Edicioni i parë i tij është mbajtur në datat 17-22 nëntor të vitit 1999, ndërsa të tjerët janë organizuar çdo herë gjatë muajve maj-qershor.

Panairi i Librit do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë deri të dielën, nga ora 9:00-20:00, kurse hyrja për vizitorë do të jetë falas. /ZËRI/

Limaj merr titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”

0

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, sot në Lezhë do të marrë titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”.
Titulli i është ndarë nga Këshilli i Qarkut Lezhë në Shqipëri, me motivacion “Simbol i luftëtarit dhe komandantit atdhetar, politikanit vizionar e të palodhur, për integrimin Euro-Atlantik dhe prosperitetin kombëtar”.

Aksion në det, Turqia sekuestron një ton heroinë

0

Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se një ton heroinë, të fshehur në një anije mallrash me flamur të Republikës Demokratike të Kongos, gjatë një kontrolli në ujëra ndërkombëtare.

Policia turke thotë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të konfiskuar në historinë e Turqisë.

Operacioni nisi pasi skuadrat antidrogë morën një informacion mbi anijen që po udhëtonte drejt Turqisë, me një sasi të madhe droge. Forcat e Marinës turke, ato të Rojes Bregdetare dhe forcat speciale nga provinca lindore e Mersinit morën pjesë në aksion, duke konfiskuar 40 thasë me heroinë të fshehur në disa ndarje sekrete në anije.

Policia tha se 9 pjesëtarë të ekuipazhit ishte arrestuar në operacion, ndërsa anija ishte transportuar drejt një baze detare në Marmaris, në Turqinë jugperëndimore. Sipas policisë, vlera në treg e drogës së konfiskuar shkonte në 200 milionë lira ose 57 milionë dollarë, përcjell Atsh.

Turqia është një nga trajektoret e rëndësishme të trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.

Rikthimi i Roger Waters

0

Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, është rikthyer në skenë me solo-albumin më të ri – “Is This the Life We Really Want?”, i pari i tij pas 25 vjetësh.

Ai është prodhuar nga Nigel Godrich – producent i Radiohead dhe Beck – dhe është si një përmbledhje e momenteve dhe motiveve më të mira të Pink Floyd në fillim të mesit të viteve ‘70.

Vendimi i tij për të bashkëpunuar me Gordich duket si një injektim shumë i nevojshëm i gjakut të ri.

Pas një ndërprerjeje të punës në studio, që zgjati afro një çerek shekulli, Roger Waters është kthyer kur duhet më së shumti.

Herën e fundit, në albumin e tij të vitit 1992 “Amused to Death”, Waters po paralajmëronte botën për pothuajse saktësisht çfarë ka ndodhur – indiferencën e mediave dhe përhapjen groteske të politikanëve të luftës.

Albumi i tij i ri, “Is This the Life We Really Want?”, mund të konsiderohet si një vazhdim i drejtpërdrejtë.

Në këto kohë edhe më shqetësuese, ajo që i dallon këto dy albume simotra, është se “Is This the Life We Really Want?” ofron një copë shprese dhe një thirrje për të luftuar.

Ky album është një distilim në shumë aspekte i mesazheve anti-fashiste, anti-imperialiste dhe anti-lakmisë, që Waters i ka transmetuar që nga Pink Floyd. Dhe, në fakt, në aspektin muzikor, ky është një incizim klasik si Pink Floyd. / Politiko.net

Kamy, shkrimtari që i donte aq shumë gratë

0

Kur Alfred Kamy (Camus) redaktonte librin e tij të fundit, Le Premier Homme, (Njeriu i Parë, i botuar veçse para disa vitesh), i cili mbeti i papërfunduar, në fletoret e tij ai kishte shkruar: “J’ai quatres femmes à la fois et mène donc une vie vide”, («Dashuroj katër gra njëherësh dhe bëjnjë jetë boshe»)…

Katër gra kishin lënë gjurmë te ai edhe pse ai kishte njohur dhe dashuruar në kohë të shkurtra dhe shumë gra të tjera: Francine Faure (gruaja e tij, e cila që tentoi të vriste veten duke u hedhur nga ndërtesa) ; Maria Casares, apo «Unikalja», siç e quante ai, me të cilën kaloi aventurën më të bukur teatrale parisiane dhe dashurinë e madhe ; aktorja tjetër Caterine Sellers që e zgjodhi për rolin e pjesës teatrale Requiem pour une nonne në vitin 1956 dhe Mi (Mette Ivers), piktorja e re daneze të cilën e takoi në fund të jetës, në vitin 1957, pa folur për dashuritë kalimtare.

Ai nuk e përmend gruan e tij të parë, Simone Hié, një femër estravagante që pëlqente morfinën dhe heroinën dhe që e pinte cigaren si një Greta Garbo. Dashuria e tyre ishte e shkurtër edhe pse u martuan në një ditë qershori të vitit 1934, atëherë kur ai vuante nga turbekulozi dhe donte të gëzonte jetën, duke menduar se do të vdiste i ri. Madje asaj i dedikoi dhe një libër, Libri i Melusine-s, por ajo e tradhëtoi me një mjek dhe kështu ata u ndanë.

Në udhën e tij ai do pikëtakonte plot gra të tjera, siç ishte Christiane Galindo, të cilën e dashuroi në vitin 1937, një brune e bukur që kishte dëshirë të shtypte në makinën e shkrimit dorëshkrimet e tij. Olivier Todd, biografi i tij, shkrun se «ai kishte një mënyrë që i zhvishte gratë përmes shikimit». Një kritik tjetër, ka shkruar se «ai ishte besnik në ide dhe i pabesë me gratë». Tek libri Miti i Sizifit, duke shkruar për Don Zhuanin, ai shkruan gjithashtu se «çdo njeri i shëndetshëm kërkon të shumfishohet. Po kështu dhe Don Zhuani.

Ai i do gratë me të njëjtin vrull, duke iu përkushtuar atyre”. Francine ishte nëna e dy binjakëve të tij dhe vetë familja e tij, e cila mbetej thellësisht e dashuruar pas tij; “F. a le gout de l’absolu” (Francine ka shijen e absolutes”, shkruante ai. Ajo ia njeh aventurat, dashuritë me gratë e tjera. Në deliret e saj kur e çojnë në një spital psikiatrik, ajo përmendte shpesh emrin e Maria Casares, rivales së saj, vajzës së emigrantit politik spanjoll, ish ministrit të Kulturës së Republikës së mundur spanjolle ngag jenerali Franco.

Të gjitha të dashurat e tij kanë një individualitet të fortë dhe një talent. Francine ishte një pianiste e shkëlqyer dhe matematiciene. Ajo ishte virtuoze në pjesët e Bahut. Casares ishte ylli i teatrit francez. Dhe Sellers shkëlqeu në skenën e teatrit parisian. Mi vizatonte me një talent të jashtëzakonshëm… E megjithatë, Kamy ishte me ato gjithnjë i sinqertë, i hapët, edhe kur Maria Casares do t’i shkruante të vërtetën, në mënyrën e tij: ”Të kam tradhëtuar, asnjëherë nuk të kam tradhëtuar”… Po, ai dashuronte disa njëkohësisht dhe nuk i tradhëtonte shpirtërisht.

E çuditshme, por e vërtetë. Madje dhe ditët e fundit të jetës së tij, ai jetonte me dashuritë e tij, me imazhet e të dashurave të tij të gjithëkohshme, me letrat që u dërgonte, apo takimet e fshehta. Më 29 dhjetor, ai i shkruante të dashurës së tij në Danimarkë, Mi, e cila pas pak ditësh do të merrte avionin për në Paris: «Kjo ndarje e tmerrshme, na bëri të paktën të kuptojmë nevojën e përhershme për njëri-tjetrin… Të pres e dashura ime, e zjarrta ime, vogëlushja ime e shtrenjtë».

Një ditë më vonë ai i shkruante fjalë të ëmbla të dashurës së mëparshme Catherine Sellers dhe po atë ditë, pasdite, i shkruante të dashurës së tij të vjetër Maria Casares: «Të dërgoj një mal me urime të dashura që jeta të bulëzojë tek ty, duke të dhënë atë imazh që e dua prej kaq shumë vitesh. Të dërgoj gjithë diejtë e zemrës. Të puth dhe të shtrëngoj pas vetes gjer të martën e ardhshme kur do të takohemi, për të rifilluar përsëri»… Por më 31 dhjetor, përsëri i shkruan të dashurës tjetër Sellers: «Kjo është letra ime e fundit e dashur…»

Vallë do të ishte e fundit? A do t’i takonte më ai të dashurat e tij. A do të përgjërohej më ajo zemër, që gjithë jetën ishte drithëruar nga emocioni i takimit femëror, nga një dehje e pazakontë që e bënte të jetonte, që i jepte ndjesinë e lumturisë? Po ato, ato që vuanin për të, secila në mënyrën e tyre? Njëra, Francine, që hidhej nga ballkoni i shtëpisë që t’i jepte fund dhimbjes së saj, tjetra Casares, që e vetme priste me netë, me ditë, me vetminë e madhe të trupit të saj dhe të botës që të kthehej i dashuri i saj i vtëm?…

A nuk i shkruante ajo në ato letra pafund… “Të pres, unë thjesht të dua, je apo s’je pranë meje, pasi ti je gjithnjë tek unë. Dashuria ime tek unë është si uria, si dielli. Vetëm fakti që ti jeton, më bën plotësisht të lumtur. Çdo çast tjetër që do të vijë do më jetë i ëmbël, pasi ai gjendet gjithnjë në udhën time që vjen drejt teje…”

Vdekja e Xheneta Gashit, pritet aktakuzë për një zyrtar komunal të Prizrenit

0

Një vit pas vdekjes tragjike të 4-vjeçares Xheneta Gashi, në qendrën historike në Prizren, askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Mirëpo, deri në fund të këtij muaji, do të ngrihet aktakuzë për njërin nga tre zyrtarët e komunës, ndaj të cilëve kanë vazhduar hetimet që një vit.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, duke mos dhënë detaje se cili zyrtar do të akuzohet, raporton KTV

Ndërkaq, Hajrulla Çeku, nga organizata joqeveritare “EC MA NDRYSHE”, ka thënë se Qendra Historike ka qenë në vazhdimësi duke u degraduar, tani është bërë edhe e rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Nën hetime, nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë qenë ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, drejtori i Inspektoratit Komunal, Bedri Bytyqi, dhe Bedrija Ejupagiq, drejtor i Emergjencës.

Të tre akuzohen se kanë pasur për detyrë, por nuk kanë marrë masa, për parandalimin e rrëzimit të shtëpisë, në të cilën pësoi Xheneta Gashi.