Home Blog Page 5937

Prizren: Postojnë foto me armë në Facebook, bastisen nga policia

0

Njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dy të dyshuar, pasi që kanë ekspozuar në rrjetin social Facebook një foto me revole në dorë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti siç njofton policia ka ndodhur në fshatin Lubizhdë në Prizren, mëngjesin e djeshëm.

Edhe një aksident komunikacioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Rreth orës 11:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve.

Sipas fotografive të dërguara nga vendi i ngjarjes, konstatohet se të përfshira në këtë aksident të ndodhur në pjesën e Malishevës, kanë qenë një veturë me targa të Shqipërisë, si dhe një kombibus.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë rast.

Ende nuk ka asgjë zyrtare.Rreth orës 11:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve.

Sipas fotografive të dërguara nga vendi i ngjarjes, konstatohet se të përfshira në këtë aksident të ndodhur në pjesën e Malishevës, kanë qenë një veturë me targa të Shqipërisë, si dhe një kombibus.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë rast.

Ende nuk ka asgjë zyrtare.

Driton Selmanaj: Dikujt nisi t’i pengojë puna e mirë e Qeverisë

0

Kandidatët për deputetë të koalicionit LDK –AKR – Alternativa, kanë mbajtur fushatën zgjedhore në lagjen” Bajram Curri”, të Prizrenit.

Driton Selmanaj tha se dikujt nisi t’i pengojë puna e mirë e Qeverisë.

“Dikujt nuk i pëlqeu zhvillimi i Kosovës, dikujt nuk i pëlqeu mos me pas korrupsion në Kosovë dhe dikujt nuk i pëlqeu që LDK-ja të bëjë punë të mira. Jemi para një sfide serioze. Kah po shkon Kosova. Nëse në një fazë e kemi pas çlirimin e Kosovës në tjetrën shpalljen e pavarësisë sot e kemi pyetjen ka po marrim orientim. Nëse Ibrahim Rugova na ka kthy kah Amerika sot po rrezikojmë partneritetin me Amerikën”, tha Selmanaj.
Selmanaj tha në vijim se këto zgjedhje janë referendum për ta treguar orientimin e Kosovës, ndërsa shtoi se”program qeverisës ka vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa”.

“Ky shtet nuk është i ndërtuar nuk është i konsoliduar dhe sot më shumë se kurrë I duhen këtij vendi heronj të kohës moderne. I duhen ata që respektojmë ligjin, që e ruajnë paranë e shtetit dhe që mendojnë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Selmanaj.

Kandidati për deputet Haxhi Avdyli u tha anëtarëve dhe simpatizantëve të lagjes “Bajram Curri” se prania e madhe në këtë takim është dëshmi se vullneti për ndryshim është i madh.

Afërdita Morina Biffar tha në këtë takim se “duke e përsëritur votën e vitit 2000 qytetarët e Kosovës do të tregojnë se janë më frymën rugoviane, kundër bandës së milionerëve që vodhën parat e qytetarëve të Kosoëvs”.

Kandidati për deputet Kastriot Jahaj kërkoi mobilizim të të rinjve që me votën e tyre të dëshmojnë se Kosovën e duan më një pushtet për përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm.

Edhe në këtë takim u kërkua që Prizreni t’i votojë kandidatët nga Prizreni që ata të jenë zëri I qytetit në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Mimoza Kusari- Lila: Qytetarët nuk e dinë se si është pasuruar Ramush Haradinaj

0

Kandidatja për deputete nga koalicioni LDK – AKR – Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë në Prizren, se qytetarët nuk duhet të votojnë një kandidat për kryeministër, që nuk dihet se si e ka bërë pasurinë.

“Akush në Kosovë nuk mund të pranojë që Kosova të udhëhiqet nga një kryeministër që nuk e dimë se si e ka bërë pasurinë”, ka thënë Kusari –Lila, duke aluduar te kandidati i PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj.
Ajo ftoi anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit nga Prizreni që t’i votojnë kandidatët e Prizrenit “sepse ata më së miri do ta mbrojnë qytetin tuaj”.
“Këto zgjedhje të 11 qershorit janë një lloj referendum dhe i keni dy opsione për zgjedhje një program të çartë që e përfaqësojmë ne dhe opsionin tjetër që janë bërë bashkë për ta ndarë shtetin si gjah. Edhe tash po i shihni si janë shkapërderdhur dhe ose s’po mund ta durojnë njëri -tjetrin ose po mendojnë se si të vijnë deri të gjahu”, tha Kusari Lila.

“Këtë shtet e duam të gjithë, liria është e krejt popullit të Kosovës edhe ndërtimi është i gjithë neve por me rëndësi është kush e udhëheq, ata qe vjedhin apo ata që dhanë shembull se punojnë për Kosovën” tha ajo,transmeton PrizrenPress.
Kryetari i Degës së LDK-së Haxhi Avdyli, kandidat për deputet tha se entuziazmi dhe fryma e fitores po rritet “për koalicionin e dritës përball koalicionit të territ”.

“Ne po besojmë se lista jonë është lista fituese. Oponentët nuk kanë as program. Ne e dimë çka do të bëjmë me Kosovën. Unë po e vë theksin te Prizreni, qytet ky që është dëshmitar i keqqeverisjes nga një koalicion si ky që do me udhëheq Kosovën. Qyteti unë është izoluar. Duke e izoluar kryetarin e dënuar ndërkombëtarët e kanë izoluar edhe qytetin e Prizrenit. Të njëjtat keqpërdorime që i kanë bërë këtu duan ti bëjnë edhe në qendër”, tha Avdyli.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina Biffar, kërkoi bashkim të qytetarëve që të mundet e keqja në Kosovë.
“Situata është e jashtëzakonshme prandaj edhe këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Duhet të bëhemi bashkë që në Kosovë të fitoj zhvillimi dhe e ardhmja më e mirë për fëmijët tanë, për të rinjtë tanë, që ata ti ndalim këtu” tha Afërdita Morina Biffar.

Ajo tha se lista e koalicionit LDK – AKR – Alternativa “është lista e njerëzve të ditur, njerëzve me duar të pastra e te guximshëm”.

“LDK-ja iu pengon sepse për dy vjet e gjysmë i këputi hallkat e krimit e korrupsionit, por LDK-ja nga këto zgjedhje do të dal edhe më e fortë, dhe qytetarët si në vitin 2000 do të tregojnë se Kosova e do shpresën e do zhvillimin” tha ajo .

Kandidati i Alternativës nga Prizreni Kastriot Jahaj, pasi njoftoi për rezultatet e një sondazhi të një organizate të huaj tha se koalicioni i dritës do të dal fitues, dhe shtoi ai pavarësisht se si do të votohemi në kandidatët për deputet nga Prizreni do të jemi bashkë edhe në betejën për Prizrenin në zgjedhjet lokale. Ai duke shpalosur aktivitetin e tij si aktivist në Grupin e qytetarëve për Prizrenin, kërkoi nga të rinjtë që të bëhen aktivistë në terren dhe nga atje ta paraqesin çdo parregullsi.

“Jemi afër ditës së zgjedhjeve dhe tash mund të hasni parregullsi në terren. Bashkohuni me ne dhe ngriteni zanin nëse shihni diku duke shit vota, na lajmëroni neve dhe ne i paraqesim të gjitha parregullsitë që i shihni” tha Jahaj.

Kandidatët për deputet nga Prizreni kërkuan nga aktivistët dhe anëtarët e LDK-së që ti votojnë kandidatët nga Prizreni, që Prizreni ta ketë zërin e vet në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Opoja në mbështetje të Nismës

0

Oboja e Sharrit i ka dhënë mbështetje kandidatëve të Nismës për Kosovën.

Kandidati Zafir Berisha kërkoi nga opojarët që të bëhen pjesë e fitores së projektit të NISMA-s.

“Pas zgjedhjeve, Opoja me Nismën në qeveri nuk do të jetë i anashkaluar siç ka qenë deri më tash. Sharri si komunë do të jetë në fokus të investime dhe subvencioneve në blektori por edhe në turizim”, tha Berisha.

Ndërkaq, kandidati tjetër, Haxhi Shala tha se NISMA do të jetë në qeveri “por pa opojar pjesa qeverisëse e NISMA-s nuk do të mbetet”.
“Pranadaj mbështetja e fuqishme për NISMA-n në Opojë, është shumë jetike për zgjedhjet e 11 qershorit”, tha Shala./PrizrenPress.com/

Aksident me fatalitet në Dragash, vdes një fëmijë

0

Policia e Prizrenit përmes një komunikate për media ka njoftuar për një aksident me fatalitet i cili ka ndodhur sot.

Në raportin policor thuhet se sot në orën 11:45 minuta në një rrugë në fshatin Zaplluzhë në Dragash ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një fëmijë 15 muajsh.

Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, thuhet se gjatë lëvizjes së një kamioni mbrapa, shoferi nga pakujdesia ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë nën përcjellje të një fëmije tjetër.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen e fëmijës, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

12 libraritë më të bukura në botë

0

A keni kaluar ndonjëherë pranë një librarie dhe keni menduar se do donit të jetonit aty gjithmonë?

Këto janë 12 libraritë më të bukura në botë dhe nëse ju jepet mundësia t’i vizitoni këto vende mos harroni të shkoni së paku për të blerë një libër aty, shkruan libraqedua.com

1. Capitol Hill Books në Washington, DC

2. Avid Bookshop në Athens, Georgia

3. Pickwick Book Shop në Nyack, New York

4. Bath Old Books në Bath, Angli

5. Wild and Homeless Books në Bridport, Angli

6. Daunt Books në Londër, Angli

7. The Travel Bookshop në Londër, Angli

8. Word on the Water në Londër, Angli

9. Livros Antigos në Lisbonë, Portugali

10. La Celestina në Madrid, Spanjë

11. Book Passage në Hay-on-Wye, Wales

12. Shakespeare and Company në Paris, Francë

Interesante

Lajmet e fundit nga Kulturë

Video lajmet e fundit

  •  

    Thaçi e Rama takohen për kafe në Gjakovë – 06.06.2017 – Klan Kosova

    9:31, 7 Qershor 2017

  •  

    Prishtinë, hapet Panairi i Librit

    22:00, 6 Qershor 2017

  •  

    Mitrovica do kompensim për stadiumin

    14:57, 6 Qershor 2017

  •  

    Ora 7 – Akademia për barmen “Bar Academy” – Klan Kosova

    14:40, 25 Maj 2017

  •  

    Ora 7 – Familja Bisaku e dashuruar në futboll, dalin me këngën “Olle” – …

    14:37, 25 Maj 2017

  •  

    Ora 7 – Akademia për barmen “Bar Academy” – Klan Kosova

    14:30, 25 Maj 2017

Emisionet e fundit

  •  

    Një homoseksual kryeministër i Irlandës

    21:07, 2 Qershor 2017

  •  

    Ora 7 – 31.05.2017 – Klan Kosova

    12:36, 31 Maj 2017

  •  

    Ora 7 – 30.05.2017 – Klan Kosova

    12:03, 30 Maj 2017

  •  

    Lajmet 20:00 – 29.05.2017 – Klan Kosova

    22:26, 29 Maj 2017

  •  

    Ora 7 – 29.05.2017 – Klan Kosova

    13:45, 29 Maj 2017

  •  

    Lajmet 20:00 – 28.05.2017 – Klan Kosova

    22:18, 28 Maj 2017

Lajmet e fundit

  • Shtatë të vdekur pas sulmit në parlamentin iranian

    10:57 am

  • Hoti premton 50 milionë investime në aparatura të QKUK-së

    10:52 am

  • PDK-së i bashkohen 150 anëtarë të rinj në Mitrovicë

    10:51 am

  • Çka thotë Haradinaj për Asociacionin?

    10:42 am

  • Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin

    10:38 am

  • Mbahet fushata “Voto për ajër të pastër” (FOTO)

    10:28 am

Kolumne

PETER STAUNTON

Zidane, një galaktik për galaktikët

  • BLERIM SHALA

    Graviteti historik dhe Graviteti i BE-së

  • DUSAN JANJIC

    Ringjallja e etnonacionalizmit në Ballkan: Efekti shkatërrues i krizës së vonuar ekonomike

Shëndet

  • Për shëndet më të mirë, bëni kamping

    9:00 am

  • Ecja e përditshme prej 30 minuta, ulë vdekjet nga kanceri

    11:22 pm

  • Luajtja e një instrumenti sjell dëgjim më të mirë

    9:45 pm

  • Shkoni në fshat që ta mundni kancerin

    7:11 pm

Lifestyle

  • Pastrimi që jua bën shtëpinë më të ndotur

    10:08 am

  • Mjekët ndihmojnë gorillën ta sjellë në jetë fëmijën (FOTO)

    8:49 am

  • Të rinjtë gjuajnë me grushte burrin me aftësi të kufizuara (VIDEO)

    10:52 pm

  • Hiqni celulitin me kafe

    9:53 pm

Shala: Koalicioni ynë do t’i ketë mbi 50 % të deputetëve shqiptarë

0

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se më 11 qershor qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma meqë, sipas tij, është një koalicion parimor, i fuqishëm dhe i guximshëm për të marrë vendime të dobishme për shtetin.

Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, Shala ka vlerësuar se ky koalicion do t’i ketë mbi 50 për qind të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur i bindur se për katër vjetët e ardhshëm shteti i Kosovës do të qeveriset nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Shala ka theksuar se ky koalicion do t’i çojë përpara të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga kinemaja “Lumbardhi” në Prizren

0

Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale, një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pasur nevojë për reagim.

“Panoja e vendosur në kinemanë ‘Lumëbardhi’ është hequr në mënyrë vullnetare. Inspektorët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pasur nevojë që të reagojnë në këtë rast”, ka deklaruar drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, transmeton “Koha Ditore”.

Në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi”, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj. Lidhur me largimin e kësaj panoje drejtuesit e Degës së PDK-së në Prizren nuk janë prononcuar.

Vendosja e panos me material propagandues zgjedhor në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren kishte ngjallur reagimin e menaxhuesve të këtij objekti, aktivistëve nga shoqëria civile dhe të Këshillit të Qendrës Historike. /Koha Ditore/

Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga monumenti

PDK reagon ndaj LDK-së për qëndrimin e Thaçit në Prizren

0

Gjatë ditës së djeshme një kumtesë për media nga LDK-ja, është thënë se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar në Prizren në shoqëri të Nijazi Kryziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosjes Pronto” dhe një serie skandalesh të udhëheqjes së Komunës së Prizrenit prej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por të shpërblyer prej pasuesit të Hashim Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veselit, me një pozitë këshilltari në kabinetin e tij të stërmadh si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, njofton kumtesa partiake.

Por një gjë të tillë, dega e PDK-së në Prizren e ka mohuar.

Në njoftimin nga PDK, thuhet se kjo është dezinformatë për të keqpërdorur figurën e presidentit Thaçi, dhe se në foto nuk është fare kandidati për deputet Nijazi Kryeziu.

Reagimi i PDK-së:

Shtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, shpreh keqardhjen në lidhje me dezinformatën e ditës së sotme e cila është lansuar nëpër medie të ndryshme nga eksponent të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët pa fije sensi e turpi bëjnë orvatje që ta mashtrojnë opinionin publik se gjoja “Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi është fotografuar në Prizren me sekretarin e përgjithshëm të Degës së PDK-së, njëherit kandidat për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës Nijazi Kryeziu”

Shtabi zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren, dënon ashpër cilëndo tendencë të kujtdo qoftë që keqpërdor figurën e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe mediumet e ndryshme duke dezinformuar opinionin publik për gjoja përfshirjen e tij në fushatën elektorale.

Edhe më i dhimbshëm bëhet fakti se fotoja e cila i është bashkangjitur këtij “lajmi” është një mashtrim optik i opinionit, për faktin se në këtë foto nuk shihet askund sekretari i degës së PDK-së në Prizren, njëherësh kandidat për deputet Nijazi Kryeziu.

Ne shprehim keqardhjen e thellë për gjendjen e rëndë emocionale nëpër të cilën po kalojnë zyrtarët e LDK-së, e që në këtë rast po manifestohet ndër të tjera edhe me halucinacione.

Gjithashtu ne ndjejmë keqardhje për zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët mund ta kenë humbur fokusin e ndoshta edhe të pamurin nga frika dhe tronditja e thellë e humbjes të cilën po e përjetojnë nga masovititeti i jashtëzakonshëm i qytetarëve të shumtë që po e mbështesin Fillimin e Ri.

Ne i sigurojmë të tremburit e LDK-së se 11 qershori do të vije shumë shpejt, e qytetarët e Komunës së Prizrenit por edhe të gjithë Kosovës në mënyrë plebishitare do e votojnë Partinë Demokratike të Kosovës, pastaj do marrë fund kjo agoni e dështakëve të shumë pal zgjedhjeve.

Gjithashtu ne ju rikujtojmë se Nijazi Kryeziu do jetë deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës e padyshim ai do i përfaqësoj interesat e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit e ndër ta edhe atyre të LDK-së.