14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mimoza Kusari- Lila: Qytetarët nuk e dinë se si është pasuruar Ramush Haradinaj

Kandidatja për deputete nga koalicioni LDK – AKR – Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë në Prizren, se qytetarët nuk duhet të votojnë një kandidat për kryeministër, që nuk dihet se si e ka bërë pasurinë.

“Akush në Kosovë nuk mund të pranojë që Kosova të udhëhiqet nga një kryeministër që nuk e dimë se si e ka bërë pasurinë”, ka thënë Kusari –Lila, duke aluduar te kandidati i PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj.
Ajo ftoi anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit nga Prizreni që t’i votojnë kandidatët e Prizrenit “sepse ata më së miri do ta mbrojnë qytetin tuaj”.
“Këto zgjedhje të 11 qershorit janë një lloj referendum dhe i keni dy opsione për zgjedhje një program të çartë që e përfaqësojmë ne dhe opsionin tjetër që janë bërë bashkë për ta ndarë shtetin si gjah. Edhe tash po i shihni si janë shkapërderdhur dhe ose s’po mund ta durojnë njëri -tjetrin ose po mendojnë se si të vijnë deri të gjahu”, tha Kusari Lila.

“Këtë shtet e duam të gjithë, liria është e krejt popullit të Kosovës edhe ndërtimi është i gjithë neve por me rëndësi është kush e udhëheq, ata qe vjedhin apo ata që dhanë shembull se punojnë për Kosovën” tha ajo,transmeton PrizrenPress.
Kryetari i Degës së LDK-së Haxhi Avdyli, kandidat për deputet tha se entuziazmi dhe fryma e fitores po rritet “për koalicionin e dritës përball koalicionit të territ”.

“Ne po besojmë se lista jonë është lista fituese. Oponentët nuk kanë as program. Ne e dimë çka do të bëjmë me Kosovën. Unë po e vë theksin te Prizreni, qytet ky që është dëshmitar i keqqeverisjes nga një koalicion si ky që do me udhëheq Kosovën. Qyteti unë është izoluar. Duke e izoluar kryetarin e dënuar ndërkombëtarët e kanë izoluar edhe qytetin e Prizrenit. Të njëjtat keqpërdorime që i kanë bërë këtu duan ti bëjnë edhe në qendër”, tha Avdyli.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina Biffar, kërkoi bashkim të qytetarëve që të mundet e keqja në Kosovë.
“Situata është e jashtëzakonshme prandaj edhe këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Duhet të bëhemi bashkë që në Kosovë të fitoj zhvillimi dhe e ardhmja më e mirë për fëmijët tanë, për të rinjtë tanë, që ata ti ndalim këtu” tha Afërdita Morina Biffar.

Ajo tha se lista e koalicionit LDK – AKR – Alternativa “është lista e njerëzve të ditur, njerëzve me duar të pastra e te guximshëm”.

“LDK-ja iu pengon sepse për dy vjet e gjysmë i këputi hallkat e krimit e korrupsionit, por LDK-ja nga këto zgjedhje do të dal edhe më e fortë, dhe qytetarët si në vitin 2000 do të tregojnë se Kosova e do shpresën e do zhvillimin” tha ajo .

Kandidati i Alternativës nga Prizreni Kastriot Jahaj, pasi njoftoi për rezultatet e një sondazhi të një organizate të huaj tha se koalicioni i dritës do të dal fitues, dhe shtoi ai pavarësisht se si do të votohemi në kandidatët për deputet nga Prizreni do të jemi bashkë edhe në betejën për Prizrenin në zgjedhjet lokale. Ai duke shpalosur aktivitetin e tij si aktivist në Grupin e qytetarëve për Prizrenin, kërkoi nga të rinjtë që të bëhen aktivistë në terren dhe nga atje ta paraqesin çdo parregullsi.

“Jemi afër ditës së zgjedhjeve dhe tash mund të hasni parregullsi në terren. Bashkohuni me ne dhe ngriteni zanin nëse shihni diku duke shit vota, na lajmëroni neve dhe ne i paraqesim të gjitha parregullsitë që i shihni” tha Jahaj.

Kandidatët për deputet nga Prizreni kërkuan nga aktivistët dhe anëtarët e LDK-së që ti votojnë kandidatët nga Prizreni, që Prizreni ta ketë zërin e vet në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Lajmet e Fundit