Home Blog Page 5950

Prizreni mbështet “Fillimin e Ri” për përfaqesim në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës

0

Kandidatët e PDK-së, nga Prizreni sot së bashku me qytetarinë politike, përfaqësuese në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, zyrtarisht filluan fushatën elektorale dhe premtuan që dënjesisht do përfaqësojnë zërin e qytetarëve në institucionin më të lartë politik vendimmarrës, gjatë mandatit të ardhshëm.

“Kandidatët e degës sonë, aktivitetin e parë e filluan me mbjelljen e luleve si kreacion: “Fillimi i Ri” dhe gatishmërinë e politikës vijuese të kujdesit për ruajtjen dhe kultivimin e botës së gjallë-bimësisë, si garantuese e respektimit të vlerave universale të planetit”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik, përcjellë PrizrenPress.

“Pas këtij kreativiteti, aktivitetet e shpalosjes së programit ‘’Fillimi i Ri’’ nga PDK-ja, i vazhduan në shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dhe në disa familje të dëshmoreve të komunës sonë. Kujdesi institucional ndaj krenarisë Kombëtare do jetë prioritet publik yni”. /PrizrenPress.com/

Policia në Suharekë arreston një person për mashtrim

0

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Leshan të Suharekës, ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti me datë 15.03.2017, duke mashtruar, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar një autobus pronë e viktimës mashkull, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Një vit pas tragjedisë, në Prizren iniciohet projekti për monumentet në “Marin Barleti”

0

Një vit pasi trevjeçarja Xheneta Gashi humbi jetën shkaku i shembjes së një monumenti në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në kronikë të zezë, institucionet qendrore kanë iniciuar hartimin e një projekti për ndërhyrje në këtë pjesë.

Të martën në “DokuKino” është mbajtur diskutimi publik “Projektpropozimi për ndërhyrje konservuese në rrugën ‘Marin Barleti’ – Mundësitë dhe sfidat”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i gjendjes aktuale të monumenteve të trashëgimisë kulturore në këtë rrugë dhe propozimet për ndërhyrje konservuese. Janë diskutuar mundësitë dhe sfidat e këtij procesi.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve qendrore, Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, të Komunës së Prizrenit, Ambasadës së Britanisë së Madhe, Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të lagjes.

“Fillimisht u prezantuan gjetjet në terren, analiza e hollësishme e ndërtesave të trashëgimisë kulturore të rrezikuara, dhe më pas u prezantuan propozimet në nivel ndërtesash dhe në nivel urban”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së së Prizrenit.

Sipas tij, në diskutim janë përmendur nevoja e gjithëpërfshirjes dhe koordinimit të palëve të ndryshme në procesin e hartimit të projektit të rehabilitimit të rrugës “Marin Barleti”, roli aktiv i pronarëve në procesin e vizionimit dhe ndërhyrjet restauruese në këtë rrugë, formimi i grupit punues shumëpalësh për hartimin e projektit për rehabilitim të lagjes dhe hartimi i një plani dinamik të veprimit, e më pas të fillojë procesi i hartimit të projektit.

Ka thënë se rruga që përfshihet në Qendrën Historike të Prizrenit është komplekse për shkak të degradimit, moskujdesit të pronarëve dhe kontesteve pronësore.

Kontesti gjyqësor mban pezull ndërtimin e objektit të urgjencës në Malishevë

0

Ndërtimi i objektit të urgjencës të shëndetësisë parësore në Malishevë ka mbetur peng i një kontesti gjyqësor ndërmjet Komunës dhe një operatori ekonomik.

Ujdia e nënshkruar ndërmjet këtyre dy palëve para disa vjetësh për realizimin e këtij projekti, sipas zyrtarëve komunalë, nuk është respektuar dhe para çfarëdo procedimi të mëtejmë duhet të pritet vendimi i gjyqësorit për këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë zgjerimi në aneksin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë shihet si nevojë imediate për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për punë në nivelin parësor shëndetësor.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka konfirmuar se ndërtimi i objektit të urgjencës ende nuk është kryer, pasi lënda ende është në kontest. Ai ka theksuar se operatori ekonomik që ka qenë i obliguar ta ndërtojë objektin e urgjencës, faktikisht ka falimentuar dhe tani nuk pritet që ta realizojë obligim e vet

Mbledhje komemorative për ish-gazetarin e “Rilindjes”, Ruzhdi Shusha

0

Gazetarët e Prizrenit, do të mbajnë një mbledhje komemorative për ish-gazetarin “Rilindjes”, Ruzhdi Shusha.

Kryetari i gazetarëve të Prizrenit, Qazim Thaçi, njofton se mbledhja mbahet në ora 14,oo në lokale e SHKA”Agimi”.

Ruzhdi Shusha, ka qenë gazetar shumëvjeçar i gazetës “Rilindja ”
Përveç, gazetar, Shusha ka punuar edhe mësimdhënës.

Ishte njëri ndër themeluesit e Klubit letrar “Fan S. Noli” në Prizren.

Varrimi i tij, është bërë dje në varrezat e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Aksident me fatalitet në hyrje të Prizrenit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Autostradën Prishtinë-Prizren. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person. Rastin për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në hyrje të Prizrenit pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë. Aty siç ka treguar Policia ka  mbetur i vdekur një person, derisa disa të tjerë janë lënduar.

“Po një aksident ka ndodhur pak më herët. Aty janë përplasur një veturë dhe një kamion. Nga aksidenti, ka mbetur i vdekur një pasagjer i veturës. Ai është dërguar pa shenja jetë për në spital:, ka thënë Hazir Berisha, zyrtar për informon në Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe disa persona tjerë.

“ Të tjeret që janë lënduar, janë dërguar për trajtim në spital. Me shkaqet e aksidentit është duke u marr Polica e Kosovës”, ka thënë ai.

Hotët pushtojnë skenën politike në Kosovë

0

Të përbashkët kanë vetëm mbiemrin, por jo edhe partitë politike. Në zgjedhjet e 11 qershorit që të do të mbahen në Kosovë, Hotët kanë përfshirë të gjitha partitë politike në vend. Dikush prej tyre është në listë edhe për deputet e dikush tjetër tashmë është në instancat e larta të partive.

Padyshim, më i njohuri prej tyre është Avdullah Hoti. Ai është kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër të vendit. E me mbiemrin Hoti, ka edhe në kundërshtarët e LDK-së, përcjell “zeri.info”

Rexhep Hoti së fundmi është emëruar nënkryetar i partisë më të madhe në vend nga zgjedhjet e fundit. Po në PDK, është edhe një tjetër anëtarë nga familja Hoti. Bëhet fjalë për djalin e i veprimtarit të madh Ukshin Hotit, Andini. Ai do të garoj në zgjedhjet e 11 qershorit për një vend në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, edhe Erleta Hoti, motra e Andinit ka qenë kandidate për Vetëvendosje.

Poashtu, edhe në AAK nuk mungon mbiemrin Hoti. Është Diellza Hoti, kandidate për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Pa Hot nuk ka mbetur as Lëvizja Vetëvendosje. Është Afrim Hoti i cili ka qenë ish deputet nga kjo lëvizje. /ZERI/

Prizren: Burgim me kusht për të akuzuarin për rrezikim të trafikut publik

0

Tre muaj burgim me kusht, ka qenë dënimi që ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, H.  Th.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, i akuzuari e pranoi se ka kryer veprën penale.

I Akuzuari, i cili për këtë proces gjyqësor nuk kishte angazhuar mbrojtës, deklaroi se në ditën kur ka ndodhur aksidenti, moti ka qenë me të reshura të shiut dhe sipas tij, gjatë frenimit ka ardhur deri te rrëshqitja e automjetit të tij, me ç’rast ka shkaktuar aksidentin.

Në bazë të këtyre arsyeve dhe pas pranimit të fajësisë, ai kërkoi nga gjykata rrethana lehtësuese.

Gjykatësja, Teuta Krusha bëri shpalljen e aktgjykimit, pasi paraprakisht nuk pati kundërshtime nga ana e prokurores, Mehreme Hoxha.

Dënimi me burgim me kusht, nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepra të tjera  penale, në periudhën kohore prej një viti.

A. Th., akuzohej se me 10 dhjetor 2015, rreth orës 18:20 minuta, në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovic, duke e drejtuar automjetin e tij, duke mos respektuar rregullat e trafikut publik, hyn në tejkalim në vijë të plotë, dhe e godet veturen e tipit “Opel Corsa”, të cilën e drejtonte, Selajdin Krsniqi, dhe më pas e godet edhe veturën e tipit “Mercedes Benz”, të cilën e drejtonte Gzim Sadiku, ku si pasojë e cilës, përveç dëmëve materiale të konsiderueshme, i shkakton edhe lëndime të lehta trupore, të dëmtuarit, S.  K.

Sipas Prokurorisë, Thaqi ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, sipas nenit 378 paragrafit 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet./betimiperdrejtesi/

 

Prizren: Prokurorja Mehreme Hoxha, tërhiqet nga një aktakuzë

0

Prokurorja Mehreme Hoxha, në seancën e së martës të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga aktakuza, pasi i dëmtuari, L. T. është tërhequr nga propozimi për ndjekje penale.

Prokurorja Hoxha deklaroi se tërhiqet nga aktakuza ndaj të akuzuarit G.B. , për veprën penale kanosje, sepse ndjekja penale për këtë vepër parashihet vetëm nga propozimi i palës së dëmtuar.

Ndryshe, G. B.  me 16 mars 2015 rreth orës 19:55 në Prizren, në rrugën “Sheh Emini” seriozisht i kanoset personit tjetër se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe, në atë mënyrë i pandehuri përmes mesazhit telefonik e kanos me fjalë të dëmtuarin, Leotrim Tafallari, me të cilat veprime te i dëmtuari është shkaktuar frikë.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ngarkohej  më veprën penale “kanosje”, sipas nenit 185 paragrafit 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj./betimiprdrejtesi/

Hoxhaj në Sharr, “Fillimi i Ri” platformë e zgjidhjeve konkrete të sfidave

0

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj së bashku me bashkëpartiakët Xhavit Halitin, Agim Çekun, e Njazi Kryeziun, ka vizituar sot Sharrin.
Hoxhaj ka thënë se komuna e Sharrit është një qendër e rëndësishme e agrobiznesit dhe e turizmit, sektorë këta me potencial për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gjatë vizitës me strukturat e PDK-së në Sharr ku zhvilluam takime me biznese të ndryshme dhe qytetarë, u konfirmua se platforma Fillimi i Ri është një dokument jo vetëm i qëllimeve të mira por i zgjidhjeve konkrete të problemeve dhe i sfidave që ka vendi”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka vizituar edhe kompaninë Hit Flores e cila merret me prodhimin e bio produkteve. Ai tha se mundësitë e kësaj komune alpine janë të mëdha dhe se qeveria duhet të qëndrojë më shumë në mbështetje të bizneseve. /Telegrafi/