Home Blog Page 5949

Stabilitet dhe reforma për vitet e ardhshme

0

BURIM RAMADANI

Elita politike në Kosovë ka provuar modele të ndryshme të ndërtimit të institucioneve. Tash po e provon edhe modelin e ri: koalicionet e mëdha parazgjedhore. Do të ketë ndikim pozitiv për afat të gjatë në profilizimin e skenës politike në Kosovë.
Kosova duhet të hyjë në stabilitet institucional dhe reforma pas 11 qershorit. Dhe, më shumë se tash nuk e besoj që ka qenë e mundshme në modelet e mëhershme të ndërtimit të institucioneve.

Elita politike ka provuar apo edhe eksperimentuar modele të ndryshme të ndërtimit të institucioneve.

Gjatë viteve 2001-2004 është provuar modeli i gjithëpërfshirjes. Atë kohë, në qeverisje ishin të gjitha partitë parlamentare, duke ndërtuar kështu një fazë lehëtuese të fillimit të mësimeve mbi demokracinë dhe jetën parlamentare demokratike. Sigurisht se modeli i tillë nuk duhet të përsëritet, megjithëse në atë kohë dhe ato rrethana kishte ndihmuar në tejkalimin e ndasive të thella që ekzistonin.

Gjatë viteve 2004-2007 u provua për herë të parë funksionimi i jetës parlamentare pozitë-opozitë. Një opozitë e fortë siç ishte PDK-ja dhe një qeveri midis LDK-së dhe AAK-së. Ajo që ndodhi në këtë periudhë ishte modeli i ruajtjes së konsensusit në çështjet nacionale, duke u krijuar edhe Ekipi i Unitetit dhe mekanizmat tjerë përcjellës.

Gjatë viteve 2008-2010 u provua një model tjetër: krijimi i koalicionit të madh, duke lënë opozitën e vogël dhe të pa ndikim. Si konsekuencë, stabiliteti institucional ishte krijuar, porse gjuha dhe retorika politike pozitë-opozitë ishte kthyer në një nivel shumë më të ashpër.

Gjatë viteve 2011-2014 u provua diçka edhe më jofunksionale: qeveria kishte më pak deputetë shqiptarë se që kishte opozita, porse deputetët minoritarë përcaktuan fatin e qëndrueshmërisë së qeverisë. Si e tillë, qeveria nuk përfaqësonte legjitimitetin e shumicës derisa opozita ishte e fortë dhe përfaqësuese.

Gjatë periudhës qershor – nëntor 2014 u provua ndërtimi i institucioneve në bazë të qëndrimeve paszgjedhore të partive parlamentarem sipas parimit të shumicës parlamentare paszgjedhore. Kjo u pasua me një bllokadë institucionale gjashtëmujore, kryesisht si konsekuencë e interpretimit të Kushtetutës mbi procedurat dhe jo mbi përmbajtjen e shumicës parlamentare.

Në vitet 2014-2017 u provua edhe njëherë modeli i viteve 2008-2010. Sërish, koalicioni i madh dhe opozita e vogël. Porse, në këtë provim të sërishëm, situata nuk ishte e njëjtë me të kaluarën dhe kështu opozita ishte dukshëm më e ashpër edhe në veprime. Këtu u përfshinë edhe metodat joparlamentare. Si i tillë, ky ritestim i modelit të koalicionit të madh doli të jetë krejtësisht i padobishëm.

Tashmë, elita politike është në një model të ri. Model që nuk ishte provuar më parë. Ky është modeli i koalicioneve të mëdha parazgjedhore. Kështu, ky model që po provohet edhe mund të del i suksesshëm në ndërtimin e institucioneve stabile dhe agjendave reformuese në tërësi.

Ky model mund të jetë me efekte pozitive në afat të gjatë. Në profilizimin e skenës politike në Kosovë, pavarësisht se ende nuk kemi arritur në nivelin e debatit plotësisht programor dhe ideologjik. Kjo kryesisht për shkak se Kosova edhe më tutje është në gjende emergjente në shumicën e fushave të qeverisjes.

Sidoqoftë, janë të paktën dy dimensione të domosdoshme për qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës në periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Së pari, duhet të krijohet stabilitet institucional dhe kjo përfshin domosdoshmërisht edhe përpjekjet maksimale për ndërtimin e konsensusit të gjerë apo gjithpërfshirës për çështjet e interesit nacional.

Së dyti, qeverisja e re duhet të fokusohet në agjendë reformuese, qoftë të politikave, qoftë të aspektit organizativ e struktoror të institucioneve publike.

Gazetari Ruzhdi Shusha la gjurmë në qytetin e Prizrenit

0

Në mjediset e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” të mërkurën, e organizuar nga gazetarët dhe krijuesit prizrenas, u mbajt akademia përkujtimore për gazetarin prizrenas Ruzhdi Shusha, i cili ndërroi jetë të martën, në moshën 80 vjeçare.

Krijuesi prizrenas Salajdin Krasniqi, i cili një jetë të tërë bashkëpunoi dhe veproi në Klubin letrar “Fan S. Noli” me Ruzhdi Shushën, i emocionuar tha se Ruzhdi Shusha është njeriu që la gjurmë në qytetin e Prizrenit.

“Ka qenë më shëndet të lig dhe trup shkurt por me karakter të fortë” u shpreh Krasniqi, i cili duke kujtuar jetën e Ruzhdiut tha se nëna i kishte thënë se kishte lindur ditën e martë, dhe po ditën e martë ndërroi jetë.

Një vit pasi përfundoi lufta botërore Ruzhdi Shusha nisi shkollimin. Pas kryerjes së gjimnazit u emërua mësues në Has, ku punoi dhjetë vjet. 1968 e kreu shkollën e lartë pedagogjike gjuhën dhe letërsi shqipe. Punoi në disa shkolla të mesme për disa vite deri në vitin 1972 kur nisi punën si korrespondent i “Rilindjes” ku punoi deri në pension.

Ruzhdi Shusha ishte kryetari i parë i Klubit letrar “Fan S. Noli”

“Fryma e tij prej gazetari ishte që Prizreni të paraqitej si qytet i Kulturës dhe i trashëgimisë” tha ndër të tjera në fjalën e tij krijuesi Salajdin Krasniqi.

Gazetari Osman Goranci duke e kujtuar Ruzhdi Shushën tha se ai ka dhënë shumë për gazetarinë e Prizrenit dhe sidomos për gjeneratat e reja të gazetarëve të cilëve u ka qëndruar afër.

“E humbëm një mik të mirë” tha Goranci. Bashkëpunimin me Ruzhdi Shushën e kujtuan edhe Vahit Kabashi, Berat Batiu e të tjerë./ Gazetaere.com/

Në Gorozhup të Hasit shënohet 18 vjetori i “Epopesë së Pashtrikut”

0

Me një manifestim përkujtimor, në Gorozhup të Hasit është shënuar 18 vjetori i “Epopesë së Pashtrikut”.

Është mbajtur përvjetori i 18-të i Epopesë së Gorozhupit, betejë kjo kur “Brigada 128-të” e UÇK-së pati sulmuar forcat e mëdha serbe në kufirin shqiptaro-shqiptarë, që po terrorizonin popullin shqiptar të Kosovës, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme okupatorit serb.

Para të pranishmëve fjalë rasti kanë mbajtur Kolonel Ruzhdi Saramati, ish komandant i “Brigadës 128”, tha para të pranishmëve, se Betejat në malet e Pashtrikut, i dhanë goditjen e fundit okupatorit të egër, fal sakrificës sublime të të gjithë luftëtarëve të Lirisë.

Pjesë e shënimit të kësaj Epopeje të lavdishme ishte edhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se në një luftë të pakompromis ndaj një armiku të egër u derdh shumë gjak, që ëndrrat shekullore të Popullit tonë të jetësohen me çlirimin e Kosovës.

Ish zv/komandantanti i ZOP-it, Sadik Halitjaha, tha se operacioni “Shigjeta” është hartuar nga strateg të luftës së UÇK-së, që rezultoi i suksesshëm gjatë luftimeve me forcat armike.

Nga “Brigada 128” në betejën e 31 majit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre Lirinë e Mëmëdheut.

Me rastin e këtij përvjetori është përuruar Memoriali i ndërtuar për nderë të të rënëve dhe ushtarëve të kësaj brigade. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik me recital dhe këngë patriotike. /TV Prizreni/

Zafir Berisha: Ka ardhë koha e NISMËS

0

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka vazhduar takimet me qytetarët në prag të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.

Pas këtyre takimeve ai shprehet i bindur se ka ardhë koha e Nismës.

Postimi i Zafir Berishës:

Takim me qytetar,
Prizrenasit të bindur se ka ardhë koha e Nismës
Liri
Drejtësi
Solidaritet
Bashkohu edhe ti!
Bëhu pjes e fitores në zgjedhjet e 11 qershorit…

LDK-ja e Prizrenit mbajti tubim me nëndegët “11 Marsi” dhe “2 Korriku”

0

Kandidatët e LDK-së për deputetë nga Prizreni, mbrëmë kanë mbajtur një tubim me anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik me nëndegët “ 11 Marsi” dhe “ 2 Korriku” në qytet.

Kandidatët për deputetë në listën e LDK-së nga Prizrenit, Haxhi Avdyli, Anton Quni, Afërdita Morina –Biffar, Sadije Osaj – Jakupi, si dhe kandidatët Driton Selmanaj e Kastriot Jahaj, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në këto dy nëndegë.

Afërdita Morina – Biffar dhe Haxhi Avdyli, kanë folur për rëndësinë që ka kanë zgjedhjet e 11 qershorit për të ardhmen e vendit, duke thënë se LDK ka ofertën më të mirë për qytetarët që të votohen.

Sadije Osaj- Jakupi ka thënë se do të jetë një zë i fuqishëm i për respektimin e të drejtave të grave, ndërsa Anton Quni tha se LDK do të fuqizohet edhe më tepër shumë shpejtë si ushtri e Ibrahim Rugovës, për të fituar besimin e shumicës së qytetarëve për të vazhduar me qeverisjen e mirë, e cila shumëkujt i pengoi.

Në këto tubime kanë folur edhe kandidatët e listës së koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa nga Prizrenit, Kastriot Jahaj dhe Driton Selmanaj, të cilët kanë ftuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të mbështeësin listën e kandidatëvë të këtij koalicioni. /TV Prizreni/

Image may contain: 1 person, crowd

Rogova e Hasit së shpejti me Qendër të re të Kulturës

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, për përkrahje financiare të projektit të “Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit” ku do të investohen rreth 1.2 milionë euro.

Memorandumi parasheh që ky projekt të realizohet në një periudhë tri vjeçare dhe mjetet financiare do të jenë të ndara në tri faza: vitin 2017 për këtë projekt nga ana e MKRS-së do të ndahen 100 mijë euro, për 2018-tën 500 mijë euro, 2019-tën 558.220 euro.

Ndërkaq, Komuna e Gjakovës në këtë projekt do të investojë 10 mijë euro, transmeton Klan Kosova.

Qendra Informuese “Klasat për Nënat” tani edhe në Prizren

0

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, tani të ri-emëruara si “Klasat për Nënat” edhe në Prizren, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Dr. Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që ”shëndeti i nënave dhe fëmijëve është prioritet i qendrës dhe si staf janë të angazhuar të punojnë në këtë drejtim.” Ai u zotua që hapja e kësaj qendre do të kontribuojë drejtpërdrejtë në shëndetin e nënave dhe fëmijëve në komunën e Prizrenit.

Ndërsa Drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Prizrenit, Dr. Shpresa Goqaj, shprehu falënderimin për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për mbështetjen dhe uroi që ky të jetë një fillim i mbarë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës “Klasat për Nënat” në Prizren shënon pikën e 7-të, apo komunën e 6-të që inkuadron programin edukativ si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. “Klasat për Nënat” në Prizren do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psikike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Gjatë muajit mars të këtij viti u hap qendra në komunën e Kaçanikut, ndërsa vitin e kaluar u hapën zyrtarisht edhe qendrat në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

Kaq studentë pranon Universiteti i Prishtinës këtë vit

0

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosur që në vitin e ri akademik 2017/2018 të pranohen 7 mijë e 144 studentë të rinj në studimet e nivelit Bachelor.

Në mbledhjen e sotme të Senatit, dekanët e njësive akademike, që në të njëjtën kohë janë senatorë të UP-së, kishin paraqitur numri e studentëve për vitin e ri akademik për njësitë akademike që ata drejtojnë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, u shpreh i pakënaqur me numrin prej 1,600 studentëve të lejuar për regjistrim në fakultetin që drejton.

Ai tha se ka propozuar që në këtë njësi akademike sivjet të pranohen 1950 studentë të rinj dhe kërkoi që ky numër të mos zvogëlohet, raporton kallxo.com.

Por Rektori i UP-së Marjan Dema tha se arsyeja e zvogëlimit te numrit te studentëve të ri në Fakultetin Ekonomik është mungesa e kushteve dhe stafit akademik.

“Dekan ju e dini që i keni 1 profesor me 300 studentë. Me hy në Fakultetin Ekonomik duhet me ecë në krah. Nuk e di si mundet me pas cilësi kur kemi numër të madh studentësh e staf te vogël”, tha rektori Dema.

Tre persona arrestohen në Malishevë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Malishevë.

Në rrugën “Skënder Rexhepi”, janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Arrestimi tjetër është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Kandidatët e Nismës, fillojnë fushatën zgjedhore para “Memorialit të Dëshmorëve” dhe dëshmorit Remzi Ademajt

0

Kandidatët për deputetë të Nismës për Kosovën nga Prizreni, fushatën zgjedhore e kanë filluar me vendosjen e lulave, pranë Memorialit të Dëshmorëve dhe dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj-Petriti.

Kryetari i i Degës, Zafir Berisha, njëherësh kandidati për deputet, tha se “në mënyrë simbolike nga ky Memorial fillojmë fushatën elektorale, për të treguar respektin për ata që u flijuan për shtetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë për t’u zotuar për angazhimet tona të vendosura në ndërtimin e shtetit ligjor dhe zhvillim ekonomik”.

“Kosova ka nevojë që në skenën politike dhe institucionale të ketë njerëz të vendosur dhe që e mbajnë fjalën në përcaktimin e tyre, për realizimin e objektivave të cilat do të jenë të favorshme për qytetarët e Kosovës”.

Nisma në Prizren në zgjedhjet e 11 qershorit garon me tre kandidatë për deputetë: Zafir Berisha, Albulena Balaj–Halimajdhe Manuella Koni./PrizrenPress.com/