Home Blog Page 5951

Prokuroria në Prizren akuzon 13 persona për mashtrim me subvencione

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 13 të për shkak se dyshohet kanë kryer veprën penale mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë paraqitur para organit kompetent të dhëna të pasakta lidhur me aplikimin për marrjen e subvencioneve.

“Në Suharekë kanë aplikuar për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke ia bashkangjitur dokumentet e falsifikuara “Certifikatat e vreshtarit” gjoja se merren me vreshtari dhe fitojnë nga kjo agjenci subvencion prej dymijë e shtatëqind euro (2,700.00 €), ndërsa certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë”, njofton prokuroria.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit me dije përdorin dokumentin publik të falsifikuar si origjinal, në atë mënyrë që në Suharekë te zyrtari kompetent i Drejtorisë së bujqësisë të Komunës së Suharekës, duke ditur se certifikatat e vreshtarit në emër të tyre janë të falsifikuara, ia bashkëngjisin si origjinal aplikacionet për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, me të cilat edhe fitojnë subvencione nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërsa, certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë.

Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së, njofton prokuroria./Insajderi.com

Prokuroria në Prizren, aktakuzë për një kandidate për deputete!

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve të kaluara institucionale.

Sipas aktakuzës, E.Z. më datë 08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, ka kryer vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.
Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. “Me këto veprime e akuzuara ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda.

Ditët e mia me Fabrizio De Andre

0

Ylljet Aliçka

Më 18 Shkurt ka lindur kantautori i njohur italian Fabrizio De Andre. Vdiq në Janar të vitit 1999. Në ditën e vdekjes së tij u fol dhe u shkrua shumë. Me kalimin e viteveai po shndrrohet në njëmit. Për të shkruhen libra, emërtohen shkolla, rrugë, fondacione, teatro…Dhe ai vetë shkroi libra.Ishte nga të rrallët kantautorë që me gjallje u përfshi në të gjitha Antologjitë e letërsisë dhe muzikës italiane.

Në një intervistë të dy viteve më parëregjizori i famshëm Vim Venders,u shpreh se një nga pengjet e jetës së tij ishte fakti që e zbuloi mrekullinë e De Andresë, vetëm pas vdekjes së tij. Muzika e tij duket sikur ecën mbi dy binarë :trishtimi për drejtësinë shoqërore që nuk ekziston dhe iluzioni për të marrë pjesë në një farë mënyre në ndryshimin e kësaj bote. Kjo dëshirë e dytë iu thërmua shumë shpejt.

Në vazhdën e kantautorëve të njohur Brasans, Kohen, Leo Ferre…. De Andre hyri në muzikën dhe poezinë italiane me idenë se bota letraro-artistike është e papërgatitur të dëgjojë historitë rutinë të jetës së përditëshme, të rëndomta apo banale, të buta apo të ashpra.

Ka opinione kontradiktore për mesazhin dhe angazhimin artistik e sidomos atijpolitik të krijimtarisë së De Andresë : e kanë cilësuar borgjez i penduar, proletar fals, herë fashist, e herë komunist, por në bisedat me të, ai e konsideronte veten anarkist, pasi sipas tij, përpara se të jetë përkatësi politike, anarkia është një mënyrë të qëni, madje dhe vetë Jesusi,pretendonte De Andre, ka qenë anarkist, sepse kujtonte se ishte vetë Zoti. Ndërsa nëçaste dëshpërimi ai pohonte se « jam një i mjeruar që kërkon të ndihmojë ata që janë më të mjeruar se unë».

Temat e De Andresë janë therëse: i këndon prostitutave, profesorëve të moralit (të cilët pas leksionit, mbrëmje vonë trokasin në dyert e ndyra të shtëpive publike), brigadistit të kuq Renato Curcio….Don Raffelos, një djaloshi qëpër të plotësuar dëshirat e së dashurës, kreu njëkrim dhe më pas aty në burg nga dhembja që nuk do shikonte të dashurçn e tij vari veten…. Ndërsa një tjetër për djalosh,të cilin mbreti e dënoi me varje pasi kishte vjedhur gjashtë drerë për dhuratë të dashurës, ajo, e dashura i lutet mbretit t’a falë me këto fjalë :

O Imzot, shpëto veç buzët e tij

Buzëqeshjen e tij, të gjallë

Por aty nën hijen e një bliri

Privilegj i rrallë

e varën me një kordë floriri……….

Indiferent ndaj fesë së familjes De Andre demaskon moralin dhe vlerat e pranuara nga shoqëria dhe provokin Perëndinë me këto vargje :

O Ati ynë në qiell, nëse më do

Zbrit nga yjet, eja më kërko

O Ati ynë në qiell, nëse vërtet më do

Aty mes njerëzëve , eja më tako

Pranohet se idhujt apo mitet është më mirë mos i njohësh nga pranë, pasi ka rrezik të të zhvlerësohen, të humbin ndjesinë e sharmit që të kanë lënë kontakti me veprën e tyre.Ndofta është dhe kështu, por njohja ime me Fabricio De Andre nuk më zhgënjeu. Ashtu si dhe në Itali, kantautori italian ka qenë idhull i një brezi të rinjsh të viteve 70, të paktën në Tiranë. Rrethanat e sollën që të njihesha me të. Bisedën e parë telefonike me të e bëra në vitin 1994,nga karrikja e nëpunësit të Ministrisë së Kulturës, gjë që më mbrojti disi nga emocionet.

Në emër të Ministrisë së Kulturës i shpreha ftesën për një koncert në Shqipëri Më pyeti i haibtur, ç‘ne në Shqipëri. E vërteta ishte që në atë kohë, ai njihej nga shumë pak njerëz. Për të mos i lënë asnjë dyshim, ju mburra me shembullin tim, pra kur dhe një burokrat ministrie njihte pothuajse të gjithë repertorin e këngëve të tija, (me atë rast I përmenda një prej këngëve të tija më pak të njohura…) “mendoni për të tjerët”. shtova.

Mosbesues heshti, pa ditur ç‘të thosh. Nuk e di a u habit apo u prek, por kjo më dha shkak të vazhdonim një bisedë të gjatë në telefon. Ditë më pas vazhduam kontaktet dhe bisedat telefonike, apo shkëmbime librash a kasetash, derisanjë ditë më ftoi të kaloja disa ditë pushimi në vilën e tij verore në ishullin e Sardenjës, ku ai pretendonte se “jetonte i qetë, si bujk i mirë, mes lopësh e derrash», aty ku dhe malavita sarde në vitin 1976 e rrëmbeu me gjith të shoqen.

U lirua pas tri muajsh, vetëmpasi i ati tij zengjin, pagoi një shumë të majme, që ju kërkua në këmbim të lirimit të djalit dhe bashkëshortes Dori Gezzi. Kur ja përmenda një herë këtë histori, tha shpengueshëm “thjesht një transferim parash nga një pasanik gjenovez te barinjtë sardë”. Për këtë histori të dhimbshme ai i këndoi së shoqes një këngë të mrekullueshme « Hotel Supramonte».

E takova në Korrikun e vitit 1996, në fshatin sard Tempio Pausania, ku më ftoi të kaloja me bashkshorten ca ditë buzë detit.Fabricio nuk e ngiste makinën dhe kishte dërguar të shoqen të na priste në portinn e Olbias.Rrugës Dori Ghezzi nuk u impresionua « nga i ftuari shqiptar » në fermë. Nga sa pashë më vonë, të ftuarit e panumërt ishin rutinë e përnatëshme në darkat e tyre nën qiell të hapur, rreth një tavoline të rrumbullakët mermeri. Arritëm në fermën e tij në buzëmbrëmje.

Fabricio kish dalë me jaht me miqtë e tij dhe Dori pasi më ofroi një gotë vere për mirseardhje më la vetëm në kopështin plot pemë, mbushur me turistë, qëmora vesh se vinin të vizitonin fermën dhe për të parë nga pranë kantautorin e njohur. Në dorë mbaja fort dhuratën, një portert i De Andresë, realizuar nga piktori Shpend Bengu.U sorollata i vetmuar nëpër fermë, derisa mu afrua një djalosh 7 vjeçar, nipi i Fabricios, i cili, duket nuk po gjente partner për të luajtur futboll dhe më propozoi një ndeshje tek e tek. Pranova. Mu duk fëmijë i pafajshëm prandaj e lashë të fitonte, deri nëçastin kur rezultati ishte pesë me zero për të dhe ai pabesisht deklaroi se loja është deri në gjashtë dhe kush humbet paguan 10 mijë lireta. Kuptova se ishte tipik hilacak.

S’kisha ndërmend t’i jepja një pinjolli zengjin 10 mijë lireta, që për mua ishin shumë. U mobilizova për të mos pësuar golin e gjashtë fatal, herë duke e shtyrëme trup ( kur ndodhte kjo ai çirrej me sa zë kish) herë duke manovruar me top.Fitova 6 me 5. Kundershtari u tërbua dhe nga inati,nuk ma dha 10 mijëshen e tij. Por dhe dhe po të mi jepte s’do ja merrja. Isha tërë djersë nga mundi I lojës, kur nga të pranishmit në kopësht u dëgjua një pëshpërimë:Fabrizio po vjen.E pashë tek vinte nga bregu me hap të rëndë sinjë padrino, rrethuar nga një shpurë miqsh.

I emocionuar përsërita dhe një herë me mend ato që do I thosha.Fabricio nuk më njihte për fytyrë dhe ashtu I rrethuar nga vizitorët pata përshtypjen se kishte harruar që më kishte ftuar.Prisja më kot si në gjemba, bezdisur vazhdimisht nga qarravitjet e nipit për të vazhduar lojën. Ndjehesha krejt i huaj.

“Ç’bëj unënë këtë ambjent ?!” thashë me vete dhe më shkoi në mendje tëlargohesha për në qytezën e Olbias, aty te një kushërirë emigrante, ku kishte ndaluar ime shoqe, e cila nga ana e saj nuk guxoi të vinte me mua atë mbrëmje. E trembur nga fama e tij, më la mua të shkoja vetëm, me idenë se do vinte të nesërmen vetëm nëse do e garantoja në telefon se pritja do ishte miqësore.

Ndërkaq grindaveci i vogël më tërhiqte nga këmisha për të vazhduar lojën. I premtova që do e vazhdoja lojën me kusht që të shkonte t’i thoshte gjyshit se kish ardhur ai miku nga Shqipëria.Pinjolli i De Andreve qëlloimosbesues ndaj premtimeve të të rriturve. Pranoi t’a kryente këtë mision vetëm nëse do t’i zbrisja maçokun e tij, i cili orë më parë ishte fshehur nën pullazin e guzhinës verore në mes të fermës.Rashë dakord dhe mu desh të kacaviresha në trungun e një peme, ngjitur me pullazin, gjë që ma ndoti me myshk këmishën e re blerë enkas për atë rast.Për më tepër dhe dalja e maçokut nga pullazi s’qe punë qëbëhej.Pullazi qe shumë i ngushtë dhe maçoku ishte i vendosur mos diltenga thellësia e errët ku ishte fshehur.

I bëja vazhdimisht cyt, cyt, por ai veç më drejtonte kthetrat në shenjë kërcënimi. Nga majë e pemës i bëra të ditur vogëlushit se maçoku nuk del, madje më kërcënon të mëgërvishë.

-Nuk të gërvish, më jepte kurajo nipi I kantautorit, ti veçkape nga veshët dhe ai s’ka nga tja mbajë.

S’qe gjë qëbëhej, o maçoku për nga karakteri ngjante me kundërshtarin tim të lojës, o ai ja kish nxirrë jetën maçokut. Zbrita duke u përpjekur të fshij njollat e myshkut. Grindavecit I erdhi keq dhe në shenjë mëshire pranoi të lajmëronte gjyshin për mikun shqiptar.E pashë nga larg tek tërhiqte kantautorin nga bluza, por ai, gjyshi pra, vazhdonte bisedën me të pranishmit dhe përpiqej t’a shmangte I bezdisur. Djaloshi u kthye dhe më tha indiferent:

“Zotëri, gjyshi nuk e mori vesh fare se kush je.

“Po pse ? pyeta .

« Nuk mbajta mend emrin e vendit nga vjen ti.”thafodull.

“Ca m….mësoni në shkollë ? thashë I nxehur. Po deshe qëtë vazhdojmë lojën shko dhe njëhere dhe thuaj Shqipëria !!!E mban mend ? Shqipëria !! E përsëriti pa dëshirë, por nuk pranoi të shkonte. “Po deshebëjmëmë parëdhe njëtek e tekderi më gjashtë, pastaj të shkoj ”

I pasigurt nëse tallej tashmë, pranova dhe duke dihatur e djersitur e shpartallova 6 me 0.

“Nuk po të marr përsëri lireta, I thashë, po ti mbaj premtimin.”U nis duke më parë me inat.

“Mos harro Shqipërinë”, I thërrita nga larg për t’a kujtuar.

Duhet të kish qenë ky shkaku që Fabricio ktheu kokën nga mua. Zgurdulloi një copë herë sytë dhe, më bëri shenjë t’I afrohesha. Me flokë të prishur nga loja, plot djersë, pluhur e myshk, iu avita I ndrojtur.Shtrënguam duart.

“Ti qenke – tha shkurt dhe ngrohtë.C’mendon t’I sajojmëca borgjezëve këtu për t’i heq qafe. Duket më merrte më proletar.

Përballë fytyrës sime të shastisur (nuk isha përgatitur për këtë rjedhë situate…) iu drejtua grupit të bashkëbiseduesve:”Të dashurit e mi, më falni por duhet t’ju lë. më ka ardhur një mik nga. larg.Shihemi..”

U kthye nga mua qetësisht

“Marrim nga një gotë verë, derisa të vijë darka.

Më ftoi të ulesha në një qoshkë të kopështit ku na vareshin fytyrës degë shelgjesh. Bëri shenjë që t’I sillnin një shisheverë të bardhë, mbushi gotat me bulëza avujsh si rubinë dhe nën aromën dehëse të verës në atë muzg mu drejtua:

“Je penduar që vendose të më njohësh. Unë për vete nuk guxova t’a njoh nga pranë Zhorzh Brassansin, sadoqë më ftoi më se një herë. E di pse ?

«Jo, i thashë konfuz.

«Druaja mos humbisja gjith c’kisha shijuar nga poezia dhe muzika e tij,spiegoi ai.

Më pas,atëmbrëmje dhe ditët që vazhduan, folëm, siç thonë italianët, di tutto e di niente, për anarkizmin, për Trockin, për Luigi Tencon apo Guccinin, , për diktaturën e kuqe dhe fashizmin, për gratë dhe fenë, për Visockin (kantautor rus) dhe Dylan, për Renato Curcion ( i Brigadave të Kuqe),për De Gregorin dhe Leonard Kohen…

Kurse mbrëmjeve rreth tavolinës së mermertë ftonte miq të njohur e të panjohur: Beppe Grillon, ( atë kohë vetëm komik televiziv), Fernanda Pivanon ( gazetarja e famshme, ish e fejuar e Heminguejit dhe përkthyesja e poetëve beat Kerruak, Ginsberg…), gruan e tij të parë, gruan e tijtë dytë….

Në ditët në vazhdim më vuri të dëgjoja albumin e tij ende të pabotuar Anime salve, më njohu me një shkrimtar italian Alessandro Genari, me të cilin po shkruanin bashkë romanin Një fat qesharak, të cilën unë e përktheva dhe e botoi shtëpia botuese Korbi.Pas një muaji mora vesh se Gennari kishte vrarë veten.S’besoj nga përkthimi im jo dhe aq perfekt !!!!

Të nesërmen e mbrritjes, pas shpiegimit tim për mungesën e bashkëshortës, dërgoi ta marrin atë në Olbia dhe i prekur nga arsyeja pse nuk kishte ardhur një natë më parë, i përgatiti një ceremonial pritjeje disi të veçantë.

Ato pak mbrëmje bisedash pa fund, pranë detit të kaltër (Unë me time shoqe laheshim gjatë në detin blu sepse Fabrizio flinte deri vonë) kaluan shumëshpejt.Undamë me premtimin që do vinte në Shqipëri për një koncert.

Vazhduam kontaktet dhe përgatitjet për koncertin e tij deri në vitin e tmerrshëm 97. Duket u tremb nga lajmet dhe nuk e zumë më në gojë ardhjen e tij,Por nuk harroi t’i shkruante ambasadorit italian të asaj kohe « Mundësisht të ndihmonte shpërnguljen e një mikut të tij me helikopterët e evakuimit».Në fakt nuk u largova pasi më thanë se helikopteri i forcave italiane kish vetëm një vend.

Më pas nuk u fol më për ardhjen e tij, sepse u sëmur. Pata rastësisht një bisedë telefonike një ditë para se të ndrronte jetë në një spital të Milanos.Kishte zë të mbyturdhe kur ndër të tjera e pyeta, nëse bëhej fjala për diçka serioze ?

Qeshi me zë tepër tëngjirur dhe tha diçka të tillë si « Quasi seria… ».

«Kuptova- thashë.

«Ç’kuptove ? mundi të thoshte.

« Atë pra, që« nella bocca d’un poeta, quasi seria vuol dire molto seria ». Qeshi me një zë që mezi dilte nga shkulmet e gjoksit.Të nesërmen mora vesh nga media vdekjen e tij.

Retë

Shkojnë

Vijnë

Herë herë ndalojnë

Dhe kur ndalojnë

Ashtu të zeza korb

Duket sikur mallkojnë

Ndonjëherë zbardhojnë

E tek vrapojnë

si balonë fryrë nga era

A forma kafshësh të tjera

Duken si dele

Po më mirë fëmijët

Janë ata që luajnë me to

I soditin me endje

E me pas i ndjekin ngado

Ndodh që para se mbrijnë

Të na lajmërojnë me zë

Plot tersëllimë

Dhe kafshët e mjera struken pa zë

Shkojnë

Vijnë

Kthehen

Ndodh që dhe rrijnë

E ti nuk shikon më dot

as yje as diell

Aq sa s’kupton më, o Zot

Se ndodhesh në tokë a në qiell

Shkojnë

Vijnë

Disa syresh, fshehur prej Diellit

Shtiren për të vërteta

Zenë vend mes nesh dhe qiellit

Për të na lenë vetëm një dëshirë prej shiu

Këngë vere

S’po mundesh dot më të fluturosh

Sa her’ që jot shoqe lan pjatat në guzhinë

Pa kuptuar asgjë, nga shpirti yt bosh

Jot bijë provon fustanin e ri

dhe qesh pa ditur pse

Dhe kur radio gumëzhin fort

Gjëra të çudiçme për botën

e qeni yt, kur fle, gërhet me grykën plot

kur djalit tënd biondI i dhuron

përkrishtlindje një pistoletë

Në pamje si e vërtetë

Me shenjtët e tu, qëgati të bekojnë

Sa herë ti rropatesh për ta.

Me shtratin ku jot shoqe

Nuk diti kurrë të të japë

Atë që ti do

Me syzet që pas ca kohësh

Të duhet t’I ndërrosh

Po si kështu ?

S’ja del dot më të fluturosh ?

Me qetësinë, qartësinë, kënaqësinë e pafund

Me flirtet e tua të lehta

Freskuar nga kujtes’e stinëve

Me një bukuroshe që rri zgjuar

Tek ëndërron ledhat që do t’i dhurosh

Vallë, si s’po mundesh dot më të fluturosh ?!

E Djela e Funeraleve

U rrek të fshihej në tram

Poeti i azilit

Herët në mëngjes.

Por nga poçja e madhe e verës

Ku noton Milano

Nuk ishte e vështirë aspak

T’a rrokje shpirtin e prej zjarri

Tek lëshonte dritë nga pak.

Ja dogjën krevatin, o Zot

Në rrugën e Trentos

Nga trupi I tij hollak

Sa memzi shpëtoi dot

Një gushkuq luftarak.

Më gjunjë te semafori i fundit

Polakët nuk vdisnin menjëherë

Teksa trafikantët e sapunit

Shtireshin se luanin lojën e regjimit

Nga Lindja vinin dhjamë

Të braktisur prej Perëndimit

Kush ndrronte fe në ‘90

Pendohej më ‘91

Ndërsa majmuni i Rajhut të katërt

teksa kërcente polka mbi murin e Berlinit

Dukej sikur shtirej

të gjithë i shihnin prapanicën

Sa here që kacavirej

Piramida e Keopsit, atë ditë feste

Ndërtohej gur përmbi gur

Skllav për skllav

Komunist për komunist

Të Djelën e funeraleve

Dëgjohet veç ndonjë këmbanë

Dhe gazit endacak

Qëpërmbyt anë e mbanë

Të Djelën e funeraleve

Turren te parrukierët

Zonjëzat mëkatare

Kjo e Djelë si gjith të tjerat

Mendimet t’i fshin përfare

Kurse në burg, ndihmësi I rojtarit

Të Djelën e funeraleve

Dërgonte kasnecët

Kuajt e garave, qentë dhe një gomar

Të kumtonin prerjen e këmbës

Të Renato Kurçios,të fundmit karbonar

Në një ceremoni fanfarash

Ministri I parashikimit të motit

Me një picetë në një dorë

E tjetrën fshehur nën bark

« besomëni mua »

deklaronte

« të jetoj në një qytet dua

Ku mos derdhet gjak

Apo detersiv rrobash

Në orën e aperitivit.

Askush nuk bën keq

Të Djelën në funeral

Gjindja ndjek arkivolin

E të ndjerit Ideal

Të Djelën e funeraleve

Luan një këngë plot kulturë

‘Sa e bukur është rinia

Të plakemi, s’duam kurrë”.

Kalimtarët e fundit

Kthehen në shtëpi

e shohin televizor

Aty ku ne këndojmë

Na shohin një copë herë

E shkojnë të urinojnë

Hej, ju, që këndoni në gjunjë

A mbi piedestal dy gisht

Hej, ju, që këndoni për partizanë

A për karavidhe

Në piano rruge, a piano me bisht

Veshur si pinok, këndoni për dy kacidhe

Ju keni zë të fuqishëm

E gjuhë të stërvitur

Grykën dhe hapin

Për t’i rënë tamburit

Sa të na çani trapin

Të Djelën e funeraleve

Tifozët e nostalgjisë

Shoqërojnë me muzikë flauti

Kufomën e utopisë

Dhe zemra e Italisë

Nga Palermo në Aosta

Buçet me zë vibrues

E çahet nga protesta.

30 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Shtyhet deri në fund të vitit gjykimi i ish-profesorit të UPZ-së

0

Bashkim Zahiti ish-profesori i akuzuar mungoi në gjykatë ngase ndodhet në Gjermani për trajtim mjekësor.

Seanca gjyqësore e planifikuar të mbahej të martën ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prizrenit, Bashkim Zahiti, për shkak të veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të ushtrimit të ndikimit, nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit Zahiti dhe mbrojtësit të tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Naser Sopjani, më datë 25 maj 2017 e kishte njoftuar gjykatën me anë të një shkrese se i akuzuari Bashkim Zahiti nuk mund të paraqitet në shqyrtimin gjyqësor për këtë datë, për shkak se i njëjti gjendet në Gjermani në trajtim mjekësor dhe sipas rekomandimeve të mjekëve ai nuk mund të udhëtojë në Kosovë deri më datën 4 dhjetor 2017.

Në mungesë të kushteve për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, trupi gjykues mori vendim për mosmbajtje të kësaj seance dhe shtyrjen e gjykimit për një afat të pacaktuar, gjersa gjykata të merr informata lidhur me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

Bashkim Zahiti, ish profesor i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka qenë nën masën e paraburgimit prej datës 18 qershor 2015 deri më datën 3 korrik 2015, për shkak të dyshimit për kryerje të dy veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të ushtrimit të ndikimit.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Zahiti në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete, në atë mënyrë që përkundër faktit që e dëmtuara I.Th. e kishte kaluar provimin më datë 20.01.2014 nga lënda që e ligjëronte i akuzari “E drejta Europiane” nuk ia vendosur notën kaluese në indeks.

“Përmes thirrjeve telefonike dhe takimeve që i ka pasur në kabinetin e tij në UPZ gjatë periudhës kohore tetor 2014 e deri në mars 2015, kërkon nga ajo që në shkëmbim të vendosjes së notës, të ketë marrëdhënie intime, duke i thënë përpos tjerash “duhesh me e pyet veten që nuk po pranon me dalë me mu, duhesh me ardhë në Prishtinë, ti ose del me mu ose edhe dy provime që i ke s’ki me i kalu kurrë, ta jap nëse ma jep, me e pas bo nerën tash një vit e kishe dhënë…”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës së prokurorisë së shtetit.

Me këto veprime, Zahiti, ngarkohet për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Zahiti, po ashtu akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime edhe nga e dëmtuara tjetër K.M.

Përmes bisedave telefonike që kishte zhvilluar me të gjatë periudhës kohore nëntor 2014 e deri në shkurt 2015, me pretekstin se do t’ i ndihmojë për ta kaluar provimin në një lëndë që e ligjëronte kolegu i tij, i kërkonte asaj që të shkonte në Prishtinë ose në Graçanicë për të pasur marrëdhënie intime.

“Kur ta lajsh borxhin ose kur ma bën dhuratën do të foli me profesorin, pasi ti preki c… e ke të kryer fakultetin do të diplomosh me dhjetëshe, për ty do ta luti profën, bëjmë diç por qysh bëjmë ti e din…”, thuhet në aktakuzë t’i ketë thënë i akuzuari të dëmtuarës.

Me këto veprime sipas prokurorisë ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit./kallxo.com/

VV: Qytetarët e Prizrenit janë lodhur prej qeveritarëve të korruptuar e kriminalë

0

Partia Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me komisionerët zgjedhorë të partisë në qytetin e Prizrenit.

Përmes një komunikate për media, kjo parti thotë se qytetarët e Prizrenit “janë lodhur prej qeveritarëve të korruptuar e kriminalë dhe ia kanë shtrënguar dorën ndryshimit, sepse e duan drejtësinë dhe shtetin ligjor”.

“Mbrëmë pas një tubimi të shkëlqyeshëm me komisionerët zgjedhorë të Vetëvendosjes, dolëm të shëtisim në Prizrenin, qytetin simbol të historisë sonë. Qytetarët e Prizrenit janë lodhur prej qeveritarëve të korruptuar e kriminalë. Ata ia kanë shtrënguar dorën ndryshimit, sepse e duan drejtësinë dhe shtetin ligjor. Ndaj Prizreni po bëhet pjesë e fitores”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Zafir Berisha mobilizon Vrrinin dhe Lumën

0

Në kuader të përgatitjes së zgjedhjeve të 11 qershorit, Dega e NISMA në Prizren mbajti takim me anëtar dhe simpatizant të NISMA-s, në rajonin e Vrrinit dhe Lumes.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, para të pranishmeve foli per projektin e NISMA-s në qeverinë e ardhshme ku fokus do të jetë zhvillimi ekonomik, me prioritet imvestime në bujqësi, ku mbrenda mandatit 4 vjeqar do te investohen rreth 400 milion euro.

Sekretari i prrgjithshëm Bilall Sherifi, i përgëzoi të pranishmit për vendosshmërinë e treguar deri tash në mbështetje të kryetarit të Degës si dhe të projektit të NISMA për Kosoven.

Kryetari i Degës së NISMA-s i cili vjen nga ky rajon Zafir Berisha, fillimisht i falenderoj bashkëpunëtorët e shumtë që ishin në takim dhe premtoi të pranishmëve se do të vazhdoj edhe më me vendosshmëri të angazhohet për realizimin e objektivave të NISMA-s të cilat janë edhe objektivat e qytetarëve të Kosoves.

Ai tha mes tjerash se mbështetja e projektit të NISMA-s dhe orientimit të saj socialdemokrat në zgjedhjet e 11 Qershorit, është jetike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe perspektiven europiane. /PrizrenPress.com/

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Suharekë: I dehuri rrah familjarët dhe lëndoi vetvetën, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë i cili ka rrahur familjarët e tij dhe ka lënduar vetën, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes dhe po ashtu i ka shkaktuar lëndime vetvetes. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /PrizrenPress.com/

Kapet me drogë një person në Nashec të Prizrenit

0

Policia ka bërë me dije se në fshtin Nashec të Prizrenit, pasi ka ndaluar tre të dyshuar të gjinisë mashkollore, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu është gjetur edhe një mulli për bluarje të narkotikëve, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Koalicionet parazgjedhore mund të shthuren pas 11 qershorit

0

Koalicionet e krijuara para zgjedhjeve nuk garantojnë se Kosova nuk do të futet në bllokadë rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve, parashikojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, është e pritshme që pas zgjedhjeve, koalicionet aktuale të ri-definohen.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, konsiderohen si blloqet kryesore politike në këto zgjedhje.

Artan Muhaxhiri, analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik në Kosovë nuk ka mësuar shumë nga përvoja e vitit 2014, kur Kosova ishte futur në një krizë institucionale prej gjashtë muajve.

Edhe procesi aktual zgjedhor, nënvizon Muhaxhiri, nuk garanton se do të përmbyllet me fitoren e mjaftueshme të ndonjërit prej subjekteve garuese, qoftë koalicion, parti apo lëvizje politike, që si e vetme të formojë Qeverinë e re.

“Edhe koalicioni i PDK-së edhe ai i LDK-së, janë krijuar në mënyrë të improvizuar dhe për këtë arsye është shumë e mundshme që pas zgjedhjeve të kemi probleme në formimin e Qeverisë, pasi që është shumë pak e besueshme që ndonjëri prej tyre të fitojë shumicën e domosdoshme për ta krijuar Qeverinë”, thotë Muhaxhiri.

Koalicionet aktuale janë ndërtuar edhe mbi parimin e ndarjes paraprake të posteve, nisur nga posti i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit e deri te ministritë dhe resorët tjerë. Por, të gjitha këto marrëveshje, sipas Muhaxhirit mund të rishikohen pas zgjedhjeve, marrë parasysh se do të jetë vështirë që të fitohen zgjedhjet, sipas parashikimeve parazgjedhore.

Ai pret që koalicionet aktuale mund të shpërbëhen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

”Qoftë koalicioni i PDK-së apo ai i LDK-së, në fakt do të duhet që ta marrin ndonjërin prej aleatëve në koalicionet kundërshtare apo të bëjnë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në këto zgjedhje garon si e vetme. Por, në çdo rast do të kemi negociata të gjata, do të ketë pakënaqësi nga njerëzit të cilët tashmë llogarisin në poste të rëndësishme qeveritare. Prandaj, edhe është e pritshme që të ketë probleme në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.

Ndërkohë, analisti nga Grupi Ballkanik për Politika, Naim Rashiti thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 e ka përcaktuar rrjedhën ligjore të formimit të institucioneve, ku definohet qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e fiton koalicioni apo partia politike që i fiton zgjedhjet dhe jo ndonjë koalicion paszgjedhor.

Ai beson se partitë politike, megjithatë kanë marrë një mësim nga procesi i kaluar zgjedhor më 2014. Po ashtu, edhe eliminimi i vijave të kuqe për formimin e koalicioneve, sipas Rashitit mund të jetë një element ndihmese drejt formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re.

“Për faktin që është vijat e kuqe kanë vdekur tashmë, do të thotë nuk është më tabu asnjë formë e koalicionit dhe besoj se të gjitha subjektet politike i kanë kuptuar gabimet gjatë vitit 2014 e tutje dhe sjelljet e tyre gjatë krizës më pastaj, apo marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Mendoj se asnjëri subjekt nuk dëshiron që situata nga e kaluara të përsëritet”, thekson Rashiti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse në ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.

Limaj: 11 qershori është paralajmërim i fitores së madhe të Nismës në Prizren

0

NISMA për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin e gjendjes në Prizren dhe Kosovë, kanë rastin që më 11 qershor këtë ta bëjnë duke triumfuar Nisma në zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu, Nisma të fitojë edhe në zgjedhjet lokale në Prizren, të cilat mbahen në tetor.

Ai tha se si asnjë herë më parë Kosovës i duhet ndryshimi, për të ecur përpara Kosova me programin social demokrat të Nismës. Limaj u bëri thirrje banorëve të Lumës dhe Vrrinit ta mbështesin Nismën dhe Zafirin për deputet se i duhet rajonit të Prizrenit. Ai tha se Zafa për pak kohë I duhet parlamentit e për shumë kohë drejtimit të Komunës së Prizrenit, si kryetar, ndërsa, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi tha se i duhet për më shumë kohë në Kuvend.

Limaj tha se këta qytetarë kanë vednosur që t’ju japin besimin që t’ju mbështesin për paralementin e Kosovës pët t’i mbrortjur ineteresat e gjithë qyetarëve të Kosovës.

“Nëse vërtet doni të ndryshoni gjendjen në prizren dhe në Kosovë, prova e parë është 11 qershori. Më 11 qershor me fitoren e kandidatëve të Nisma’s në Prizren është parafitorja edhe paralamërimi I madh i fitores për Prizrenin. Andaj, 11 qershori është shumë i rëndësishëm për qyetetin e Prizrenit por është me rëndësi për shumë aktivistë të Nisma’s këtu. Është koha për Nismën në Qeveri, është koha për Nismën fuqishëm në Parlament. Është mundësia për vendin tonë për ti dhënë një drejtim ndryshe. Kosova ka nevojë për një qeveri refomatore”, theksoi Limaj.

Ai tha se kanë mbetur vetum edhe 10 ditë dhe kërkoi anagzhim maksimal nga prizrenasit për fitoren e Nismas më 11 qershor.

Ndërsa, kandidati për deputet dhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se asnjë herë nuk janë mposhtur dhe nuk do të mposhtën as më 11 qershor. Sipas tij, Nisma për Kosovën është subjekt i ri, por me udhëheqës me përvojë, siç është Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj. Me fitoren e tij si depute tai tha se do të angazhohet fuqishëm në Kuvend për këtë rajon me mbështetjen e prizrenasve që e ka të sigurt.

“Nga dita e sotme pres nga qindra të pranishëm që jeni këtu të jeni pjesë e karvanit të fitorës së Nismas, sepse me 11 qershor duke I mbështetur eksluzivisht deputetët e Nismës për parlament të “Kosovës ju keni mbështetur frymën më të fuqishme që do të jetë në Qeverinë e ardhshme dhe në parlamentin e Kosovës. Duke mbështetur Nismën për Kosovën ju keni përgatitë edhe për fitoren e radhes që do të ndodhë në Prizren në tetor të këtij viti dhe Prizreni do të bie në duar tuaja, sepse Prizreni ka nevojë me iu kthye krenaria dhe dinjiteti që është nëpërkëmbur qe disa vite. Këtë mund ta bëjnë vtemë njerëzit e vendosur anëtarët e simpatizantët e Nismës dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm me 11 qershor”, tha Berisha.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se kjo pjesëmarrje sonte këtu po tregon mbështetjen pa as një kusht. Ai shprehu bindjen e plotë se me këtë pjesmarrje në këtë tubim parazgjedhor do të dal fitues Zafir Berisha dhe Nisma.

“Ajo që pash këtu është një moment jashtëzkosnisht I rëndësishëm… KËto ditë jam duke shkuar në cdo fshat të Mlaishëvës dhe unë shoh aty një mbështetje të pa kufi dhe atë që po e shohë në Malishëvë po e shohë sonte në Prizren një mbështetje e pa kusht për Zafir Berishën…Jam shumë I sigurt që ju do të vazhdoni ta mbështetni Zafën dhe Nismën edhe më shumë se që e keni mbështetur deri më tani”, theksoi Bilalli.

Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, Albulana Balaj Halimaj dhe Emanuela Koni.