Home Blog Page 5952

Nisma mban takim me simpatizantët e rajonit të Prizrenit (Drejtpërdrejt)

0

Ka filluar takimi i Nismës për Kosovën me simpatizantët e saj të rajonit të Vrrinit dhe Lumës.

Qytetarëve nga ky takim pritet t’u drejtohen Fatmir Limaj, kryetar i këtij subjekti dhe anëtar tjerë të Kryesisë.

https://www.facebook.com/fatmirlimaj/videos/10155276030549098/

Boshnjakët e Gornasellës kërkojnë hapje të paraleleve në gjuhën shqipe

0

Fshati Gornasellë është fshat i Luginës së Lumëbardhit, që është i banuar me pjesëtarë të nacionalitetit boshnjak. Por, edhe pse këta banorë e flasin gjuhën boshnjake ata ndihen shqiptarë dhe duan që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën shqipe. Sipas Almir Bajramit, banor i fshatit, Gornasella ka gjithsej 80 familje, e nga këta numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë është 20 nxënës. Fshati ka paralelen e ndarë të shkollës së Mushnikovës. Bajrami, duke folur për “Kosova Sot”, tregoi se viteve të tjera i ka dërguar kërkesën me nënshkrim të prindërve, që nxënësit e këtij fshati të mësojnë në gjuhën shqipe. Por, deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe nxënësit e atyre që janë këmbëngulës të shkojnë në shkollën në gjuhën shqipe, detyrohen të udhëtojnë nga 3 kilometra në një drejtim deri në Mushnikovë, shkruan gazeta Kosova Sot

Numri i vogël i nxënësve

Lidhur me këtë, ne e kemi kontaktuar ish- drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, i cili e ka pranuar faktin se ka pasur kërkesë nga banorë të këtij fshati. “Por, për shkak të kriterit dhe numrit të vogël të nxënësve nuk ua kemi dhënë këtë mundësi. Mirëpo, nuk mund të mos them edhe faktin se ka pasur ndikim e mendim politik për këtë veprim”, tha Çoçaj.

Kurse, i kontaktuar aktualisht drejtori i Arsimit, Zehedin Shemsedini, tregon se nga ardhja e tij në këtë post këtë kërkesë nuk e ka pasur. Drejtori i shkollës së Mushnikovës, Sedat Bajrami, shkollë amë e Gornasellës, sepse Gornasellë është paralele e Mushnikovës, thotë për gazetë se ” këtë vit s’e kemi bërë këtë kërkesë, ngase nxënësit nuk e kanë sjellë kërkesën të nënshkruar nga prindërit. Posa ata ta sjellin, unë do ta parashtroj këtë kërkesë në DKA dhe aty do ta shqyrtojmë kërkesën e nxënësve që duan të mësojnë me vullnet të tyre shqip”, pohon ai

Senadi pohon se nëse duhet do të paguajë një mësues vetë

Sipas banorëve të fshatit Gornasellë disa prej tyre tashmë detyrohen që fëmijët e tyre t’i dërgojnë nga 3 kilometra larg në një drejtim në Mushnikovë për të mësuar shqip. Senad Bajrami, banor i këtij fshati, për “Kosova sot” ka thënë: “Unë nuk po kuptoj pse ndodh me fëmijët tanë kështu. Nëse duhet, unë do të paguaja privatisht një mësues që fëmijët e familjes time të mësojnë shqip”, tha Senadi, Ai pastaj ka shtuar se ndihet i fyer se si fëmijët e tij detyrohen të shkojnë e të udhëtojnë nga 3 kilometra në një drejtim, që ata të vazhdojë shkollën në gjuhën shqipe. Ai tregon tashme janë mbi numrin e kërkesave për të pasur paralele shqipe. Sepse numri i nxënësve është 6, që duan të mësojnë shqip.

“Këtë vit po shpresojmë se këtë të drejtë ligjore për fëmijët tanë do ta plotësojnë”, shpreson edhe vetë Senadi. Kurse në DKA të Prizrenit pohuan se nëse kërkesa bëhet e rregullt me procedurë të kërkesës së prindërve dhe deklarata e nxënësve se ata duan të mësojnë vetëm në gjuhën shqipe, ata do ta shqyrtojmë drejt kërkesën. Por, ata thanë se këtë vit ende nuk ka ardhur një kërkesë e tillë. Kurse, Senadi shprehet se “këtë vit do të bëjmë kërkesën dhe nëse nuk na realizohet kjo kërkesë, unë definitivisht do të bëj që mësuesin të na lejojnë që ne privatisht të paguajmë dhe fëmijët tanë mos udhëtojnë çdo ditë nga tre kilometra në një drejtim. “Na kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë shqip”, tha Senadi, duke shtuar se është edhe në interesin e fëmijëve të tyre për të ardhmen që ata të mësojnë në gjuhën shqipe.

Filloi “Java e Remzi Ademajt”

0

Edicioni i 16-të i manifestimit tashmë tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë” kushtuar komandat “Petritit”, ka filluar të hënën me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit.

Në ceremoninë e hapjes ka qenë i pranishëm edhe kryetari komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se “me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija dhe shkathtësia e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe  Remzi Ademaj”.

Ndërsa, drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, tha se ky manifestim tradicional i cili po mbahet për të 16 –ën herë me radhë , është në shërbim të dijes dhe në shërbim të vlerave të luftës. Në këtë ngjarje po marrin pjesë qindra ekipe garuese nga rreth 60 shkolla të komunës së Prizrenit me mbi 15oo garues,të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport, pikturë, vallëzim, kuizin e diturisë etj/TV Prizreni/

Kandidatët e PDK-së në Prizren, premtojnë përfaqësim në Qeverinë e Kosovës

0

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren, kanë thënë se Qeveria e ardhshme e Kosovës, do të përfaqësohet nga Prizreni.

“Fillimi i Ri me PDK-në përpos përfaqësimit në pushtetin legjislativ me deputetë të rajonit të Prizrenit është theksuar se këtë mandat qeverisës do të ketë edhe përfaqësues të rajonit të Prizrenit në pushtetin egzekutiv pra në kabinetin e ardhëshëm të qeverisë”, kanë thënë ata në një takim me elektoratin e lagjes “Arbanë”.

Ata po ashtu kanë paraqitur para audiencës rëndësinë që Prizreni të përfaqësohet me një numër më të madh të deputetëve në dallim me legjislativin e kaluar dhe kjo për arsye të interesit publik të qytetit të Prizrenit.

Kandidatët për deputet nga PDK-ja në Prizren janë: Nait Hasani, Nijazi Kryeziu Luljeta Veselej Gutaj dhe Nezir Çoçaj./PrizrenPress.com/

Promovohet libri “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941”

0

Libri “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941” i autorit e Prof. dr. Jusuf Osmani, është promovuar të hënën në Prizren.

Libri është i ndarë në tri vëllime dhe u promovua nga Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha tha se përurimi i kësaj vepre kapitale është ngjarje e veçantë për qytetin historik të Prizrenit.

“Është kënaqësi e vaçant për mua si drejtues i një institucioni të trashëgimisë kulturore në qytetin e Przirenit që më ipet rasti që që të ju drejtohem me pak fjalë për punën e madhe të studjuesit intelektualit por edhe profesorit të nderuar Jusuf Osmani me rastin e promovimit të vëllimeve tre veprave të tij në qytetin e Prizrenit”, tha ai.

“Libri më i ri i profesor Jusuf Osmanit, në tri vëllime, dokumenton periudhën historike mes viteve 1918-1941”.

“Libri i parë , Kolonizmi, është sitematizuar në tri pjesë. Në pjesën e parë, shtjellohet veprimtaria hulumtuese, metodologjia e hulumtimit, ligjet koloniale për kolonizmim; pjesa e dytë zbërthen kronologjinë e kolonizmit të maskuar me reformë agrare; pjesa e tretë zbërthen kolonizmin duke prezantuar argumente zyrtare të një shteti parafashist me tërë kartotekën e emrave dhe toponimeve me 302 dokumente në total”.

“Libri i dytë (Reforma agrare) me 491 dokumente, na e sjellë numrin e saktë deri më tash që janë hulumtuar për të gjitha kolonitë sllave”.

“Libri i tretë, (Shpërngulja e shqiptarëve) me 419 dokumente, sjell fakte kapitale për ta mësuar realitetin ku ishim, ku jemi si pjesë e kombit, dhe si duhet të mbrohemi nga kjo epidemi vrastare sllave që synon gjithmonë hapësirë të re jetë- sore, politikë kjo që nuk mund të quhet ndryshe përpos parafashiste dhe neofashiste”.

“Vëllimet e veprave të Jusuf Osmanit dhe mbledhja e fakteve sidomos për librin e tij, Kolonizimi, Reforma Agrare dhe Shpërngulja e Shqiptarëve nga Kosova 1918 1941, sigurisht që ka qenë një punë e vështirë dhe e mundimshme por impkti që ka kjo vepër dhe rezultatet, sigurisht që janë mjaft të rëndësishme dhe fakte të pa mohushme në histariografin tonë”.
“Profesor Jusufi është njëri ndër studiuesit, që ka bashkëpunuar pothuaj se me të gjithë juve për të mbledhur të dhëna sa më të sakta edhe për veprën monumentale të tij “Vendbanimet e Kosovës” ku në mesin e 20 vëllime një i veçantë i dedikohet Prizrenit me të gjitha vendbanimet saja si dhe veprën “Krimet serbe në Kosovë” në dy vëllime gjithashtu me të dhëna për krimet e fundit në Kosovë, ku gjithsesi ka pasur bashkëpunim me institucionet shkollore të komunës sonë”.

Prof. dr. Jusufi Osmani është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë dhe kandidati i parë nga Kosova që ka mbrojtur temën nga kjo lëmi në Universitetin e Lubjanës.
“E çfarë do të thotë kjo për Kosovën, e për ne të gjithë, që Kosova të ketë gojë për të dëshmuar me argumente dhe fakte dhembjen dhe krenarinë që e ka përjetuar ndër vite e shekuj”, tha Hoxha.

“Prof dr. Jusuf Osmani e ka ndërtuar identitetin e tij prej intelektuali, humanisti dhe udhëheqësi të njohur jo vetëm në Kosovë dhe jashtë saj, ai gjithashtu ka përfaqësuar arkivin e Kosovës edhe nëpër aktivitetet e shumta shkencore e ndërkombëtare”.
“Institucionet shkencore dhe akademike të republkës së Kosovës si Arkivat e Kosovës por edhe Univerziteti Prishtinës prej shumë vitesh identifikohen me emrin dhe punën e Prof. Dr Jusuf Osmanit”.

“Kontributi i profesor Jusuf Osmanit, na bën neve Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren borxhli që promovimin e këtyre librave ta bëjmë edhe në Prizren, sepse pjesë e këtyre librave është Prizreni dhe fshatrat tona”.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ndërkaq ka vlerësuar lartë botimin e librit.”PrizrenPress.com/

Prizren: I akuzuari për rrezikim të trafikut publik, mohon fajësinë

0

E. T. , ka mohuar fajësinë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, i pandehuri që nuk kishte të angazhuar mbrojtës, ka kërkuar nga gjykata t’i ketë të gjitha shkresat e lëndës.

Aktakuzën ndaj tij, e lexoi prokurorja, Mehreme Hoxha.

Ndërkohë, në këtë seancë mungoi e dëmtuara R.Q.

Gjykatësja e rastit, Teuta Krusha, shqyrtimin e dytë e caktoi më 11 korrik 2017, në ora 11:00.

I akuzuari, dyshohet se, më 20 tetor 2015, rreth orës 13:10, në rrugën “Haki Taha”, në Prizren, duke drejtuar automjetin “Opel Astra”, si pasoj e vozitjes së pakujdesshme, kur arrin në vendin kritik, godet të dëmtuarën R.Q, e cila në atë moment ishte duke qëndruar në skaje të rrugës, ku si pasojë i shkakton lëndime të lehta trupore, të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor.

I akuzuari, është ngarkuar me aktakuzë për veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’ nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit./betimiperdrejtesi/

Albin Kurti me kandidatët  për deputetë nga Prizreni  vizitë në Zhur dhe Prizren

0

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,  sot do të jetë i pranishëm në Prizren dhe Zhur.

Kështu, në Zhur është paraparë  që të takohet me banorët e fshatit Zhur në orën 16:00.

Ndërkaq, pas iftarit të organizuar në Prizren, në orën 21:00 pritet të marrë pjesë edhe në tubimin mobilizues me vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren që do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Xhemali Berisha”.

Anton Quni selam Kadri Veselit: Me ty mundemi me u pa kur të duash dhe si të duash

0

Këtë të dielë mysafirë në emisionin Kojshia Show, ishte kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni.

Gjatë emisionit, ka pasur plotë momente interesante, por ishte deklarata e Qunit drejtuar Veselit se është igatshëm të takohet kur të do dhe si të do me të.

Aderojnë 200 të rinj në PDK-në e Prizrenit

0

Nën organizimin e Rinisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren është mbajtur ceremonia e aderimit të 200 të rinjëve në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim me fjalë përshëndetëse i janë drejtuar të rinjëve edhe kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Nezir Cocaj, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Nait Hasani.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, ka thënë se PDK-ja e ka dëshmuar veten në proceset më të rëndësishme për vendin, duke i vënë interesat shtetërore të parat.

Ai ka deklaruar se është pikërisht kjo arsyeja pse shumë njerëz të rinjë kanë vendosur t’i bashkohen Fillimit të Ri me Partinë Demokratike të Kosovës.

PDK ka dëshmuar se është parti që merr vendime, dhe në proceset më të rëndësishme të shtetit ka dëshmuar veten, duke e vendosur gjithmonë në plan të parë interesin e vendit. Kjo është arsyeja që i ka frymëzuar këta të rinjë sonte, dhe shumë personalitete të tjera që t’i bashkohen PDK-së dhe programit për një Fillim të Ri për Kosovën” ka theksuar Memli Krasniqi i cili ishte i pranishëm në këtë takim.

Anëtarët e rinjë të PDK-së që aderuan sonte janë kryesisht të rinjë e të reja që kanë qenë pjesë e partive të tjera, por që i janë bashkuar PDK-së në synimin e saj për Fillimin e ri për Kosovën./PrizrenPress.com/

Guardiola pas Walker e Mendy

0

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e vëzhguar situatën e Kyle Walker (Tottenham) dhe Benjamin Mendy (Monaco).
Siç shkruajnë mediat angleze,

Walker e Mendy gjenden në listën e strategut spanjolli, i cili pritet që gjatë tregut të kësaj verë t’i blejë disa lojtarë cilësorë në mënyrë që sezonin e ardhshëm,

City të jetë skuadër e denje për të fituar trofe. Walker e Mendy kanë treguar performancë mjaft të mirë në sezonin që tashmë është mbyllur, prandaj Guardiola do të provojë që të dy futbollistët t’i ketë në skuadër e tij për edicionin e ardhshëm