Avdullah Hoti në Gjonaj të Hasit: Hasi do të mbetet “bastion” i LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet të ketë një kuvend funksional, dhe jo që ka probleme e pengohet nga gazi lotsjellës.

“Nuk mundemi me mbetë vrimë e zezë në Ballkan. Brukseli nuk është ai në të cilin duhet të ankohemi. Por, janë politikanët e Kosovës ata që duhet të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

Ai i ka bërë komentet gjatë një takimi me banorë të fshatin Gjonaj të Hasit, në vazhdim të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti ka thënë se është me fat që i prin listës së një partie e cila ekziston e vepron qe 27 vjet.

Në bashkëbisedime me banorët, Hoti ka shprehur besimin se Hasi do të mbetet “bastion” i LDK-së.

“Hasi do të na mbështes në rrugëtimin tonë, njëjtë sikurse Rugovën, sepse tashmë LDK-ja është bashkë dhe tash e dy vite kemi kryer shume punë”.

“Ne kemi përgatitur një program, ku zënë vend nga fëmijët e deri tek pleqtë”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij, programi i LDK-së ofron zhvillim ekonomik, mirëqenie e luftë kundër korrupsionit, integrim në BE dhe NATO, ashtu siç e ka thënë vazhdimisht presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Hoti është zotuar se LDK-ja do të qeverisë me “duar të pastra”./ekonomiaonline/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit