Home Blog Page 5963

U2 e Aerosmith me dedikime për Cornell (Video)

0

Këngëtari i bendit Soundgarden, Chris Cornell, u nda nga jeta papritmas në moshtën 52 vjeçare këtë të mërkurë duke shokuar fansat e muzikës por edhe kolegët e tij në këtë fushë.

U2 dhe Aerosmith ishin disa nga shumë grupe dhe artistë që e nderuan Cornellin duke ia dedikuar apo edhe kënduar këngët e bendeve të tij.

Më poshtë keni performancat e këtyre bendeve si dhe të Ryan Adams që ndanë kohën e tyre për t’ia kushtuar një pjesë të saj Cornellit të ndjerë.

PDK-AAK-NISMA, koalicioni më i natyrshëm

0

Gjenerali në pension Kudusi Lama ka thënë se krijimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma është veprimi më i zgjuar, më qytetar, më inteligjent dhe më politik i mundshëm.

Sipas tij, ky është koalicioni më i natyrshëm në Republikën e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lama ka thënë se nëse këto forca politike punojnë së bashku, do të mund t’i japin një pamje të re të politikës së Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj është kryeministri që i duhet Kosovës.

Lama ka parashikuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka për t’i fituar bindshëm zgjedhjet e 11 qershorit.

Por, sipas tij, këtë veprimtari zgjedhore mos të marrin si një dhuratë, por si një obligim për të kryer detyra të vështira.

Ata të pushkës çlirimtare të ndjehen mirë!

0

Nga Jakup Krasniqi

Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri:

Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit?

Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit!

Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite. Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UCK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre.
Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e kartë!

Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarrë! Të tjerët e dinë vet!

Haxhi Avdyli nuk pendohet për krahasimin, ‘intelektualët – pushka'(Video)

0

Një përshkrim partive politike ua bëri i pari i LDK-së në Prizren përmes një postimi në Facebook.

Ai LDK-AKR e Alternativën, Haxhi Avdyli i konsideron si koalicion i intelektualëve ndërsa, PDK-AAK-Nisma, koalicion të pushkës.

Mirëpo, Avdyli që edhe vet ishte pjesë e luftës, thotë se kjo nuk u adresua për të gjithë.

Kësi dallime karshi partive në fjalë, bëri edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ditë më parë.

Mirëpo, përshkrimet e tilla po i pengojnë zyrtarëve të PDK-së në Prizren.

 

Zyrtarizohet kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër (VIDEO)

0

Sikur çdo tubim tjetër me himnin kombëtar e filluan edhe atë në Prishtinë.Këtu një nga një kreu i Vetëvendosjes prezantoi pretendentët për deputet të Kuvendit.Por, vet Visar Ymerin e prezantuan të tjerët.

Njëjtë u veprua edhe me kandidatin për kryeministër që i prinë kësaj liste – Albin Kurti, njofton Klan Kosova.Në mesin e 110 kandidatëve i pari i Vetëvendosjes tha se nuk do ta ketë as vet të lehtë se për kë të votojë.

Aderime të reja në NISMA në Prizren

0

Një grup të rinjsh nga lagjja “11 Marsi”, kanë aderuar në partinë Nisma në Prizren

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se të rinjtë janë e ardhmja e vendit.

Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë e Prizrenit, që të bëhen pesë e Nismës./PrizrenPress.com/

Duda Balje e quan kryeministër Ramush Haradinajn (Foto)

0

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë, Duda Balje po e përkrahë nominimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.

Balje gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në të cilën shihet bashkë me Haradinajn.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, gjatë ditës së sotme ka vizituar përfaqësuesit e boshnjakëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje.

“Kandidati për kryeministër ishte në vizitë tek ne”, ka shkruar Balje në mbishkrimin e fotografisë të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”. Balje shihet mjaftë e lumtur për vizitën e Haradinajt në Prizren.

Ndërkohë që Haradinaj është kandidati i përbashkët i koalicionit parazgjedhor, PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit.

Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mbahen më 11 qershor derisa partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të premten e kaluar. Kanë kohë deri të hënën të bëjnë korrigjime, ku pastaj KQZ do të certifikojë versionin përfundimtar të kandidatëve të partive për deputetë.

Zafir Berisha: Më besoni se, kurrë nuk do t’ju zhgënjejë !

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e vlerëson të “rëndë” vendimin e hyrjes në koalicion me PDK-në.
Por, thotë se ky koalicion nuk duhet t’i zhgënjejë votuesit.

Ai, përmes një letre, garanton bashkëluftëtarët, miqt dhe votuesit e tjerë se nuk do t’i zhgënjejë në misionin e tij për ndërtimin e vendit.

“Vendimet jo gjithmonë i pëlqejnë të gjithëve, mirëpo ato duhet të merren edhe atëherë kur njerëzit rreth teje kanë dilema”, thotë Berisha.

Ai tregon, se në jetë ka marrë shumë vendime të vështira.

“Në jetë më ka ra me marr shpeshherë vendime të vështira si gjatë luftës, ashtu edhe në politik”, shkruan PrizrenPress.

“ Prej vitit 1993 kam marrë vendime të vështira të cilat kanë pasur edhe kosto të larta, mirëpo falë atyre vendimeve erdhi 12 qershori i i vitit 1999, frytet e së cilës sot i gëzojnë edhe ata që në atë kohë kundërshtonin”.

“Edhe në politik kam marr vendime të rëndësishme i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballem”.

Berisha ka komentuar vendimin për hyrjen në koalicion me PDK-në.

“ Jam i bindur dhe shumë i sigurt se me 12 qershor 2017, frytet e këtij vendimi të rëndë do t’i shijojnë edhe ata që se pëlqejnë dhe janë kundër”.

“ Një gjë jam i bindur se një luftëtarë, politikan, por edhe kryefamiljar duhet të marr vendime edhe atëherë kur nuk ju pëlqen të gjithëve ndryshe nuk j askush”.

“Shihemi me 12 qershor. Kam notuar dhe do të notojë edhe kësaj radhe në ujëra të turbullta dhe do të mbijetojë, si gjithnjë, sepse kam përgjegjësi para së kaluarës së familjes sime dhe 54 shokëve që më janë vra në luftë”

“Ju që keni dilema në vendimet e mia keni me u bindë se jam ai që kam qen edhe pse në të gjitha vendimet që i përmenda më lartë vazhdimisht ka pas të tillë që më janë larguar, por unë nuk jam ndalur, sepse koha ka treguar se gjithnjë kam pas të drejtë”./PrizrenPress.com/

Prizren: Haradinaj takon koalicionin Vakat, ata e duan kryeministër (FOTO)

0

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj këtë të diel ka qëndruar në Prizren.

Atje ai ka takuar përfaqësuesit e koalicionit Vakat – në mesin e tyre edhe ish deputeten Duda Balje.

Balje pas takimit ka thënë për Klan Kosova se në takimin që kanë zhvilluar bashkë me Haradinajn kanë biseduar për problemet që ata kanë si komunitet.

“Mendoj se Haradinaj është njeriu i duhur për kryeministër”.

Balje më tej ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion pas zgjedhor.

“Kjo është politikë, gjithçka është e mundur, edhe një koalicion pas zgjedhor”, ka thënë Balje.

“Nuk na premtoi shumë Haradinaj, por kjo na pëlqen shumë, sepse deri tash jemi lodhur me premtime”, ka theksuar ajo.

Aderimi i tij bëri bujë, por Vesel Kurtishaj mbetet jashtë listës së PDK’së

0

Aderimi i tij në PDK para disa muajve kishte bërë bujë të madhe.

Prizrenasi Vesel Kurtishaj, u bë i famshëm nga fitorja në Big Brother Albania dhe më pas hyri në politikë duke u bërë pjesë e PDK’së.

Por simpatiku 25 vjeçar, nuk është parë në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e partisë së tij.

Edhe përkundër famës së madhe që ka, PDK’ja duket se nuk e ka parë të arsyeshme të fusë në listë emrin e tij./gazeta blic/