Home Blog Page 5964

Luma e Kosovës, pa kandidat për deputet!

0

Nga Albrim Badallaj

Zakonisht, të ishe vend kufitar ka qenë sfidë e madhe në vitet e tmerrshme të para luftës së fundit, për shkak se këto vend shpeshherë kanë qenë edhe çerdhe e atdhedashësve, duke i strehuar e duke kontribuar njëkohësisht në çështjen kombëtare, e kësisoj ishin halë në sy e forcave armike. Glorifikimet dhe mitizimet janë sa të panevojshme, po aq edhe të papranueshme për vitet në të cilat po jetojmë. Shumë më të pranishme dhe njëkohësisht kontradiktore bëhen deklaratat e partive politike, kur vie koha e zgjedhjeve. Ajo që më shumti i mundon qytetarët, për zgjedhjet qendrore sidomos, ka të bëjë me personat që i do i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Ky shqetësim është i arsyeshëm, por edhe i mangët nëse mbetet vetëm në atë nivel, thjeshtë si një shqetësim. Arsyet se pse qytetarët nuk mund të zgjedhin personat të cilët i kanë në rrethin dhe lagjen e tyre e që gëzojnë reputacion, janë të shumta. Sistemi i partive politike tek ne është tej mase i centralizuar dhe nga kjo varet edhe promovimi i kandidatëve për deputet. Në momentin kur nga lagjet dhe fshatrat e një komune, persona të pëlqyer nga rrethi, nuk e kanë të vështirë futjen në listat që i propozojnë Degët e caktuara, por që “çekiçi” për ta vie nga lartë, ku nuk i lënë që as të sfidohen fare në garë për deputet.

Kryesisht kjo ndodh tek ato vende ku qytetarët dhe anëtarët e një partie të caktuar ose nuk janë të “zhurmshëm” ose kur janë të “dëgjueshëm”. Po ashtu, sistemi zgjedhor i Kosovës me një Zonë Zgjedhore, i shkon në leverdi kreykput dy-tri regjioneve të Kosovës, të cilët i dërgojnë deri nga 20 deputetë, e që pastaj ata janë hartues të “politikave të mëdha”, derisa regjionet tjera duhet të vetëkënaqen me përfaqësim minoritar. Gjatë gjithë këtij mandati legjislativ dhe po ashtu edhe të atij të kaluarit nuk kemi parë as një iniciativë të vetme për reformën zgjedhore, e cila do nënkuptonte që vendi të ndahej në shumë zona zgjedhore. A thua vallë kanë marrur hapa regresiv vendet e rajonit dhe të Europës, kur i kanë ndarë vendet e tyre në shumë zona zgjedhore, duke e decentralizuar tej mase udhëheqjen lokale ? Medoemos që tek ne ka një “marrëveshje” ndërmjet këtyre regjioneve që të mos ketë reformë në këtë drejtim, meqë nuk iu konvenon që të kenë përfaqësim në saje të numrit të banorëve që i kanë sepse do binte numri i deputetëve për ta.

Një shqetësim i tillëështë edhe tek banorët e Krahinës heroike të Lumës, pjesa në Kosovë (Zhuri, Vërmica, Dobrushti, Shkoza, Muradema, Poslishti dhe Kobi), të cilat janë nën ombrellën e Degës së Zhurit, si fshati më i madh në nivel Republike. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga kjo pjesë kufitare me Shqipërinë, nuk do ketë asnjë nominim për kandidat për deputet, nga asnjëri koalicion apo parti politike. Kjo vije ndoshta se edhe pse me figura të shquara të shkencës e intelektit dhe po ashtu edhe me numër të madh të votuesve, veçse pse nuk ka individë të “fortë” në qendër, nuk ka arritur të dërgojë asnjë përfaqësues. Sipas kësaj logjike edhe banorët e këtij rrethi, një pjesë e të cilëve jetojnë edhe në Prizren, duhet ti bojkotojnë zgjedhjet, meqë ata nuk janë të rëndësishëm për subjektet politike.

Nëse ndërlidhemi se pse do duhej të kishte kandidat tek partitë e krahut të luftës nga kjo krahinë, përveç kontribuuesve dhe dëshmorëve, kjo krahinë i dha Kosovës Komandantin e Parë të Zonës Operative të Pashtrikut, Remzi Ademaj-Petrit Kodra. Po ashtu, arsyeja se pse do duhej të kishte kandidat në radhët e partive të grupuara në frymën rugoviste, duhet ta kenë parasysh se në këtë krahinë kishte dhe ka LDK-istë të orëve të para. Nëse shkojmë edhe më thellë në retrospektivë, duke tejkaluar kufijtë partiakë, në këtë pjesë, konkretisht në Qafën e Zhurit, u zhvilluan betejat e përgjakshme dhe heroike të Lumës ndaj pushtuesit serb, në vitet 1912-1915, ku ranë mbi 13 mijë forca serbe, e njohur tanimë nga të gjithë dhe e vënë në vendin ku e meriton nga ish-kryeministri shqiptar Dr. Sali Berisha. Me pak fjalë në këtë pjesë të vendit qëndroi dhe bëri plane çlirimtare e veproi edhe figura e madhe e kombit, Hasan Prishtina.

Mos të harrojmë, që fshatrat e kësaj pjese iu është premtuar qe disa vite që do i formojnë në një komunë, por për shkak të arsyeve elektorale ekziston edhe një arsye tjetër. Në momentin kur kjo pjesë të shndërrohet në Komunë, pasi që edhe i plotëson të gjitha kushtet si për nga numri i banorëve, por edhe për posedim të institucioneve lokale vetëqeverisëse, do të jetë komunë kufitare dhe si e tillë një pjesë e të hyrave në vendkalimin Morinë-Vërmicë do i takojnë kësaj komune, e jo komunës së Prizrenit. Tendencat e sistemit në Shqipëri për ta minimizuar emrin e Krahinës së Lumës, duke e zëvendësuar me emrin Rrethi i Kukësit, gjatë kohës së ish-sistemit, për shkak të të kaluarës së lavdishme të kësaj pjese, po vërehen edhe në Kosovë. Derisa nuk do të ketë një sistem me shumë zona zgjedhore, si Luma, si Prizreni, por edhe të gjithë vendet e tjera do të mbesin nën hijen e 2-3 regjioneve nga vijnë partitë e mëdha, e të vetëkënaqen me përfaqësim minoritar apo edhe të mbesin fare pa përfaqësim.

Rrahje në Korishë të Prizrenit, dy të arrestuar

0

Në fshatin Korishë të Prizrenit dje ka ndodhur një rrahje për shkak të kontestit pronësor, me ç’rast janë lënduar dhe arrestuar dy persona.

“Si pasojë e një kontesti pronësor dy të dyshuar kanë sulmuar një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, përcjellë PrizrenPress.

Më tutje thuhet se si pasojë e përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri nga të dyshuarit i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Tenton të vetëvritet një femër në Prizren

0

Policia njofton se dje në Prizren në rrethana të panjohura një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“Raportohet se në rrethana të panjohura viktima femër K/Shqiptare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Kadri Veseli: Çaste të këndshme me prizrenasit (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ekipi i tyre udhëheqës beson në të ardhmen dhe është i përkushtuar për të punuar në të mirë të të gjithë brezave.

“Çaste të këndshme me prizrenasit. Ekipi ynë udhëheqës beson në të ardhmen dhe është i përkushtuar për të punuar në të mirë të të gjithë brezave. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në Facebook, duke postuar edhe disa fotografi.

Image may contain: 2 people, baby and outdoor

TEMAT:

Korisha – fshati që qeveris veten

0

Rrugët që çojnë kah qendra e fshatit Korishë janë të pastra. Ngjashëm duken edhe hapësirat publike brenda këtij vendbanimi të madh.

Mirëmbajtja e tyre realizohet falë mobilizimit të vetë komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa uji i kthjellët që rrjedh nëpër këtë lokalitet, bashkë me pamjen çlodhëse kah gjelbërimi në bjeshkët e Kabashit, krijojnë identitetin e plotë të fshatit, që ndodhet rreth pesë kilometra nga Prizreni.

Organizimi komunitar

Ardian Muçaj, një i ri nga ky lokalitet, vlerëson se vetorganizimi i banorëve bashkë me bukurinë e natyrës janë dy tiparet karakterizuese të Korishës.

Sipas tij, krahas kujdesit për natyrën, banorët kanë bërë përpjekje që t’i organizojnë dhe menaxhojnë mirë edhe hapësirat e përbashkëta, duke i dhënë kuptim organizimit komunitar. Mbi këtë bazë edhe i kanë tejkaluar plagët dhe dhimbjet e shumta të luftës, duke e rindërtuar një komunitet të bazuar në vlera njerëzore.

“Korisha është një fshat me shumë virtyte të mira, ndër të cilat veçohet vetorganizimi”, ka thënë Muçaj. Sipas tij, shprehia e vetorganizimit në këtë fshat, është traditë e cila rrjedh nga gjeneratat e mëhershme dhe se kjo më së miri kuptohet nga tregimet e pleqve të fshatit. /Koha Ditore/

Mësoni se ku do të votoni më 11 qershor

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar një vegëz që mund t’ju ndihmojë më 11 qershor të dini se ku duhet të votoni.

Në këtë link mund të mësoni se ku do të votoni në zgjedhjet parlamentare, se a është a po nuk është vendvotimi i juaj i njëjtë me zgjedhjet e kaluara
Gjithçka që ju duhet është të shkruani numrin tuaj personal.
Për më shumë, klikoni KËTU.

Qyteti i librit – 200 banorë, 12 librari

0

Nëse jeni duke kërkuar për parajsën e të apasionuarve pas librit, mendojmë se e kemi gjetur atë!

Nëse udhëtoni 2 orë në veri – perëndim të Madridit, ju do ta gjeni Urueña – një qytet i vogël mbrapa mureve të kështjellës mesjetare në Spanjë. Në vitin 2007, Urueña vendosi të bëhet “Villa del Libro” (qyteti i librit) dhe më këtë i’u bashkua Organizatës Ndërkombëtare së Qyeteteve të Librit, shkruan Gazeta Observer.

Pavarësisht numrin të vockël të banorëve – i gjithë qyteti i ka vetëm 200 banorë – aty gjenden 12 librari! Kjo e bënë qytetin e Urueñas një vend të vogël ideal për të gjitha dashamirët e leximit.

Komunat ku udhëheqin koalicionet

0

Nga 37 komunat e Kosovës, koalicioni PDK-AAK-Nisma udhëheq në 14 prej tyre, koalicioni LDK-AKR-Alternativa në 11 dhe Vetëvendosja si parti e vetme në një komunë.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa udhëheq 5 prej 7 komunave të mëdha të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nuk do të jenë si zgjedhjet e tjera të zakonshme, pasi për herë të parë kemi grupime të mëdha të partive në dy blloqe kryesore, njëri që udhëhiqet nga PDK-ja dhe krahu tjetër nga LDK-ja.

Zgjedhjet e këtij viti po mbahen rreth 5 muaj më herët para atyre lokale, ku do të votohet për kryetar dhe kuvendin komunal. Partitë politike aty do e shohin se ku janë me elektorat, mirëpo në bazë të komunave që këto koalicione udhëheqin del se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka më shumë komuna me të cilat udhëheq. ”KALLXO.com” sjell komunat ku qeverisin koalicionet PDK-AAK-Nisma, LDK-AKR-Alternativa dhe partia që ka deklaruar se do garojë e vetme, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit nga zgjedhje e fundit lokale ka arritur të triumfojë vetëm në Prishtinë, duke ia marrë qeverisjen LDK-së pas 14 viteve.

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje mori mandatin në fundit të 2013. VV nuk udhëheq në asnjë qytet tjetër të Kosovës.

Në anën tjetër, koalicioni i formuar të martën vonë (PDK-AAK-Nisma) qeverisë në disa komuna. PDK-ja qeverisë me një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë – Prizrenin, ku kryetar është Ramadan Muja. Po ashtu, kjo parti qeverisë në Kaçanik, Kamenicë, Rahovec, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Shtime, Klinë e Dragash.

AAK-ja qeverisë në Deçan, Obiliq e Junik, ndërsa në Malishevë qeverisë Ragip Begaj nga Nisma për Kosovën.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa qeveris me 4 qendra tjera të mëdha.

LDK-ja qeverisë në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Podujevë, Istog, Viti, Suharekë, Lipjan dhe Fushë-Kosovë, ndërsa AKR-ja udhëheq me Mitrovicën dhe Gjakovën. Kryetarja e Komunës së Gjakovës tani është në krye të partisë së re Alternativa.

Në komunën e Hanit të Elezit kryetar është kandidati i pavarur Rufki Suma, ndërsa Komuna e Mamushës drejtohet nga partia turke, KTAP.

Ndërsa serbët udhëheqin me 10 komuna: Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Kllokotin, Graçanicën, Parteshin, Mitrovicën e Veriut dhe Ranillukun.

Smajl Latifi, kandidati i vetëm i AAK-së nga Rahoveci

0

AAK-ja ditë më parë shpalli listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

Lista e kandidatëve të AAK-së konsiston nga emra të njohur prej këtij subjekti politik.

Kështu, Smajl Latifi, ish kryetari i Rahovecit, kësaj radhe do të garojë për një vend në Kuvendin e Kosovës.

Pos tij, në garë në Rahovec nga koalicioni PDK – AAK – Nisma janë edhe Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit dhe Beatrisa Pista – Demiri, motra e Elvis Pistës, kandidatit për deputet nga PDK i cili u vra një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.

/Telegrafi

BLERIM BLERIM

0

Shkruan: Skender Berisha

Reshi blerim reshi
deri në qiell qeshi
edhe mua më veshi
u mbush dhe sheshi

unë pres te rreshti
gëzoj shumë më veti
shikoj drejt kah qielli
te sytë vizatohet deti

dikush më përqeshi
tjetri ashpër më shau
më erdhi frik te veshi
prap mendova për deti

në shpirt ndjeva vetmi
dhe nuk ka gjë për habi
s’më ha palla për lubitë
derisa shijoj këtë bukuri

20 maj 2017