Home Blog Page 5964

Tenton të vetëvritet një femër në Prizren

0

Policia njofton se dje në Prizren në rrethana të panjohura një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“Raportohet se në rrethana të panjohura viktima femër K/Shqiptare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Kadri Veseli: Çaste të këndshme me prizrenasit (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ekipi i tyre udhëheqës beson në të ardhmen dhe është i përkushtuar për të punuar në të mirë të të gjithë brezave.

“Çaste të këndshme me prizrenasit. Ekipi ynë udhëheqës beson në të ardhmen dhe është i përkushtuar për të punuar në të mirë të të gjithë brezave. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në Facebook, duke postuar edhe disa fotografi.

Image may contain: 2 people, baby and outdoor

TEMAT:

Korisha – fshati që qeveris veten

0

Rrugët që çojnë kah qendra e fshatit Korishë janë të pastra. Ngjashëm duken edhe hapësirat publike brenda këtij vendbanimi të madh.

Mirëmbajtja e tyre realizohet falë mobilizimit të vetë komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa uji i kthjellët që rrjedh nëpër këtë lokalitet, bashkë me pamjen çlodhëse kah gjelbërimi në bjeshkët e Kabashit, krijojnë identitetin e plotë të fshatit, që ndodhet rreth pesë kilometra nga Prizreni.

Organizimi komunitar

Ardian Muçaj, një i ri nga ky lokalitet, vlerëson se vetorganizimi i banorëve bashkë me bukurinë e natyrës janë dy tiparet karakterizuese të Korishës.

Sipas tij, krahas kujdesit për natyrën, banorët kanë bërë përpjekje që t’i organizojnë dhe menaxhojnë mirë edhe hapësirat e përbashkëta, duke i dhënë kuptim organizimit komunitar. Mbi këtë bazë edhe i kanë tejkaluar plagët dhe dhimbjet e shumta të luftës, duke e rindërtuar një komunitet të bazuar në vlera njerëzore.

“Korisha është një fshat me shumë virtyte të mira, ndër të cilat veçohet vetorganizimi”, ka thënë Muçaj. Sipas tij, shprehia e vetorganizimit në këtë fshat, është traditë e cila rrjedh nga gjeneratat e mëhershme dhe se kjo më së miri kuptohet nga tregimet e pleqve të fshatit. /Koha Ditore/

Mësoni se ku do të votoni më 11 qershor

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar një vegëz që mund t’ju ndihmojë më 11 qershor të dini se ku duhet të votoni.

Në këtë link mund të mësoni se ku do të votoni në zgjedhjet parlamentare, se a është a po nuk është vendvotimi i juaj i njëjtë me zgjedhjet e kaluara
Gjithçka që ju duhet është të shkruani numrin tuaj personal.
Për më shumë, klikoni KËTU.

Qyteti i librit – 200 banorë, 12 librari

0

Nëse jeni duke kërkuar për parajsën e të apasionuarve pas librit, mendojmë se e kemi gjetur atë!

Nëse udhëtoni 2 orë në veri – perëndim të Madridit, ju do ta gjeni Urueña – një qytet i vogël mbrapa mureve të kështjellës mesjetare në Spanjë. Në vitin 2007, Urueña vendosi të bëhet “Villa del Libro” (qyteti i librit) dhe më këtë i’u bashkua Organizatës Ndërkombëtare së Qyeteteve të Librit, shkruan Gazeta Observer.

Pavarësisht numrin të vockël të banorëve – i gjithë qyteti i ka vetëm 200 banorë – aty gjenden 12 librari! Kjo e bënë qytetin e Urueñas një vend të vogël ideal për të gjitha dashamirët e leximit.

Komunat ku udhëheqin koalicionet

0

Nga 37 komunat e Kosovës, koalicioni PDK-AAK-Nisma udhëheq në 14 prej tyre, koalicioni LDK-AKR-Alternativa në 11 dhe Vetëvendosja si parti e vetme në një komunë.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa udhëheq 5 prej 7 komunave të mëdha të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nuk do të jenë si zgjedhjet e tjera të zakonshme, pasi për herë të parë kemi grupime të mëdha të partive në dy blloqe kryesore, njëri që udhëhiqet nga PDK-ja dhe krahu tjetër nga LDK-ja.

Zgjedhjet e këtij viti po mbahen rreth 5 muaj më herët para atyre lokale, ku do të votohet për kryetar dhe kuvendin komunal. Partitë politike aty do e shohin se ku janë me elektorat, mirëpo në bazë të komunave që këto koalicione udhëheqin del se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka më shumë komuna me të cilat udhëheq. ”KALLXO.com” sjell komunat ku qeverisin koalicionet PDK-AAK-Nisma, LDK-AKR-Alternativa dhe partia që ka deklaruar se do garojë e vetme, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit nga zgjedhje e fundit lokale ka arritur të triumfojë vetëm në Prishtinë, duke ia marrë qeverisjen LDK-së pas 14 viteve.

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje mori mandatin në fundit të 2013. VV nuk udhëheq në asnjë qytet tjetër të Kosovës.

Në anën tjetër, koalicioni i formuar të martën vonë (PDK-AAK-Nisma) qeverisë në disa komuna. PDK-ja qeverisë me një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë – Prizrenin, ku kryetar është Ramadan Muja. Po ashtu, kjo parti qeverisë në Kaçanik, Kamenicë, Rahovec, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Shtime, Klinë e Dragash.

AAK-ja qeverisë në Deçan, Obiliq e Junik, ndërsa në Malishevë qeverisë Ragip Begaj nga Nisma për Kosovën.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa qeveris me 4 qendra tjera të mëdha.

LDK-ja qeverisë në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Podujevë, Istog, Viti, Suharekë, Lipjan dhe Fushë-Kosovë, ndërsa AKR-ja udhëheq me Mitrovicën dhe Gjakovën. Kryetarja e Komunës së Gjakovës tani është në krye të partisë së re Alternativa.

Në komunën e Hanit të Elezit kryetar është kandidati i pavarur Rufki Suma, ndërsa Komuna e Mamushës drejtohet nga partia turke, KTAP.

Ndërsa serbët udhëheqin me 10 komuna: Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Kllokotin, Graçanicën, Parteshin, Mitrovicën e Veriut dhe Ranillukun.

Smajl Latifi, kandidati i vetëm i AAK-së nga Rahoveci

0

AAK-ja ditë më parë shpalli listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

Lista e kandidatëve të AAK-së konsiston nga emra të njohur prej këtij subjekti politik.

Kështu, Smajl Latifi, ish kryetari i Rahovecit, kësaj radhe do të garojë për një vend në Kuvendin e Kosovës.

Pos tij, në garë në Rahovec nga koalicioni PDK – AAK – Nisma janë edhe Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit dhe Beatrisa Pista – Demiri, motra e Elvis Pistës, kandidatit për deputet nga PDK i cili u vra një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.

/Telegrafi

BLERIM BLERIM

0

Shkruan: Skender Berisha

Reshi blerim reshi
deri në qiell qeshi
edhe mua më veshi
u mbush dhe sheshi

unë pres te rreshti
gëzoj shumë më veti
shikoj drejt kah qielli
te sytë vizatohet deti

dikush më përqeshi
tjetri ashpër më shau
më erdhi frik te veshi
prap mendova për deti

në shpirt ndjeva vetmi
dhe nuk ka gjë për habi
s’më ha palla për lubitë
derisa shijoj këtë bukuri

20 maj 2017

Jep dorëheqje anëtari i Kryesisë së Nismës në Prizren

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës në Prizren, Maxhun Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Arsyeja e dorëheqjes është koalicioni parazgjedhor i koalicionit AAK-Nisma me PDK-në.

“Arsye e dorëheqjes sime lidhet kryekëput me koalicionin parazgjedhor me partinë në pushtet(PDK), e cila i ka bërë shumë dëme Kosovës”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Krasniqit./PrizrenPress.com/

Avdyli i LDK-së: Zgjidhni mes penës dhe pushkës (FOTO)

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli që po ashtu është pjesë e listës për deputet, ka thënë se qytetarët kanë edhe tre javë që të vendosin për kënd do të votojnë.

Ai ka bërë komente në Facebook, ku ka theksuar se ata duhet të zgjedhin mes penës dhe pushkës, transmeton Klan Kosova.

Por më tej ai ka shtuar se zgjedhja duhet të bëhet edhe në mes: zhvillimit dhe zhvatjes, shtëndërtimin e privatizimit dhe investimeve dhe korrupsionit.

Edhe 3 javë kanë mbetur,kur ju do vendosni në mes:
Penës a pushkës,
Zhvillimit a zhvatjes,
Shtetndërtimit a privatizimit,
Investimeve a Korrupsionit.