Home Blog Page 5963

Zyrtarizohet kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër (VIDEO)

0

Sikur çdo tubim tjetër me himnin kombëtar e filluan edhe atë në Prishtinë.Këtu një nga një kreu i Vetëvendosjes prezantoi pretendentët për deputet të Kuvendit.Por, vet Visar Ymerin e prezantuan të tjerët.

Njëjtë u veprua edhe me kandidatin për kryeministër që i prinë kësaj liste – Albin Kurti, njofton Klan Kosova.Në mesin e 110 kandidatëve i pari i Vetëvendosjes tha se nuk do ta ketë as vet të lehtë se për kë të votojë.

Aderime të reja në NISMA në Prizren

0

Një grup të rinjsh nga lagjja “11 Marsi”, kanë aderuar në partinë Nisma në Prizren

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se të rinjtë janë e ardhmja e vendit.

Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë e Prizrenit, që të bëhen pesë e Nismës./PrizrenPress.com/

Duda Balje e quan kryeministër Ramush Haradinajn (Foto)

0

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë, Duda Balje po e përkrahë nominimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.

Balje gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në të cilën shihet bashkë me Haradinajn.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, gjatë ditës së sotme ka vizituar përfaqësuesit e boshnjakëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje.

“Kandidati për kryeministër ishte në vizitë tek ne”, ka shkruar Balje në mbishkrimin e fotografisë të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”. Balje shihet mjaftë e lumtur për vizitën e Haradinajt në Prizren.

Ndërkohë që Haradinaj është kandidati i përbashkët i koalicionit parazgjedhor, PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit.

Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mbahen më 11 qershor derisa partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të premten e kaluar. Kanë kohë deri të hënën të bëjnë korrigjime, ku pastaj KQZ do të certifikojë versionin përfundimtar të kandidatëve të partive për deputetë.

Zafir Berisha: Më besoni se, kurrë nuk do t’ju zhgënjejë !

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e vlerëson të “rëndë” vendimin e hyrjes në koalicion me PDK-në.
Por, thotë se ky koalicion nuk duhet t’i zhgënjejë votuesit.

Ai, përmes një letre, garanton bashkëluftëtarët, miqt dhe votuesit e tjerë se nuk do t’i zhgënjejë në misionin e tij për ndërtimin e vendit.

“Vendimet jo gjithmonë i pëlqejnë të gjithëve, mirëpo ato duhet të merren edhe atëherë kur njerëzit rreth teje kanë dilema”, thotë Berisha.

Ai tregon, se në jetë ka marrë shumë vendime të vështira.

“Në jetë më ka ra me marr shpeshherë vendime të vështira si gjatë luftës, ashtu edhe në politik”, shkruan PrizrenPress.

“ Prej vitit 1993 kam marrë vendime të vështira të cilat kanë pasur edhe kosto të larta, mirëpo falë atyre vendimeve erdhi 12 qershori i i vitit 1999, frytet e së cilës sot i gëzojnë edhe ata që në atë kohë kundërshtonin”.

“Edhe në politik kam marr vendime të rëndësishme i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballem”.

Berisha ka komentuar vendimin për hyrjen në koalicion me PDK-në.

“ Jam i bindur dhe shumë i sigurt se me 12 qershor 2017, frytet e këtij vendimi të rëndë do t’i shijojnë edhe ata që se pëlqejnë dhe janë kundër”.

“ Një gjë jam i bindur se një luftëtarë, politikan, por edhe kryefamiljar duhet të marr vendime edhe atëherë kur nuk ju pëlqen të gjithëve ndryshe nuk j askush”.

“Shihemi me 12 qershor. Kam notuar dhe do të notojë edhe kësaj radhe në ujëra të turbullta dhe do të mbijetojë, si gjithnjë, sepse kam përgjegjësi para së kaluarës së familjes sime dhe 54 shokëve që më janë vra në luftë”

“Ju që keni dilema në vendimet e mia keni me u bindë se jam ai që kam qen edhe pse në të gjitha vendimet që i përmenda më lartë vazhdimisht ka pas të tillë që më janë larguar, por unë nuk jam ndalur, sepse koha ka treguar se gjithnjë kam pas të drejtë”./PrizrenPress.com/

Prizren: Haradinaj takon koalicionin Vakat, ata e duan kryeministër (FOTO)

0

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj këtë të diel ka qëndruar në Prizren.

Atje ai ka takuar përfaqësuesit e koalicionit Vakat – në mesin e tyre edhe ish deputeten Duda Balje.

Balje pas takimit ka thënë për Klan Kosova se në takimin që kanë zhvilluar bashkë me Haradinajn kanë biseduar për problemet që ata kanë si komunitet.

“Mendoj se Haradinaj është njeriu i duhur për kryeministër”.

Balje më tej ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion pas zgjedhor.

“Kjo është politikë, gjithçka është e mundur, edhe një koalicion pas zgjedhor”, ka thënë Balje.

“Nuk na premtoi shumë Haradinaj, por kjo na pëlqen shumë, sepse deri tash jemi lodhur me premtime”, ka theksuar ajo.

Aderimi i tij bëri bujë, por Vesel Kurtishaj mbetet jashtë listës së PDK’së

0

Aderimi i tij në PDK para disa muajve kishte bërë bujë të madhe.

Prizrenasi Vesel Kurtishaj, u bë i famshëm nga fitorja në Big Brother Albania dhe më pas hyri në politikë duke u bërë pjesë e PDK’së.

Por simpatiku 25 vjeçar, nuk është parë në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e partisë së tij.

Edhe përkundër famës së madhe që ka, PDK’ja duket se nuk e ka parë të arsyeshme të fusë në listë emrin e tij./gazeta blic/

A ka njeriu moshë për t’u dashuruar sërish?

0

Doris Lessing provokon me librin e saj më të ri në shqip

Me siguri sarhoshi italian, arroganti dhe modeli i politikanit të pacipë, Silvio Berluskoni, kur hodhi batutën e tij të pashijë mbi Brigitte Macron si një nënë e mirë e presidentit të sotëm të Francës – kur në fakt është gruaja e tij, edhe pse njëzet e katër vjet më e madhe – nuk e ka lexuar Doris Lessing dhe as ka dëgjuar për të. Kush tha se një grua gjashtëdhjetëepesëvjeçare nuk e vlen të quhet e dashura e një djaloshi të ri.

Doris Lessing e jep recetën me këtë libër, duke na e sjellë të lexueshme të gjithë atë vlesë qe ndodh në shpirtin e një gruaje të tillë. Nobelistja angleze e vitit 2007 është një nga zërat femërorë më të fuqishëm të të gjitha kohërave, gruaja e betejave të mëdha të gjinisë së saj, modeli i milona grave e burrave në të gjithë botën dhe shkrimtarja e të vërtetave të mëdha të kësaj bote plot me njolla të errëta nëpër parakalimin e saj civilizues.

Më herët lexuesi e ka takuar këtë shkrimtare me librin “Fëmija i pestë”, një analizë e jashtëzakonshme mbi diktaturën dhe trendin populist që ka pushtuar botën sot. Një largëpamëse dhe ndjesi profetike ajo solli në letërsinë botërore personazhin Ben, njëlloj siç mund të kishte thënë “Le Pen” (dhe të ngjashmit e saj) që zgjon ndeshmërinë e turmave me ndjesitë e tij populiste.

“Fëmija i pestë” dhe dy leximet e tij, një herë si histori e rëndomtë familjare dhe tjetër herë si traktat mbi diktaturat dhe rikthimet e frikshme të tyre, e bën këtë libër një nga ikonat e letërsisë botërore. Ndaj është ngjarje çdo libër i saj në shqip. Sapo ka dalë në treg romani “Sërish dashuri”, nën përkthimin e Greta Përgjegji. Po cila është historia e këtij romani?

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetëepesëvjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një drame të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhe jeta e së cilës, kanë mahnitur shumë njerëz.

Por ajo ka qenë një grua e pafat në dashuri, ndaj pasioni dhe pafatësia e saj do të hedhë pahun e vet edhe mbi këtë grup të joshur nga historia e saj dekada më pas. E rrëmbyer nga magjia e dramës që po shkruan dhe që po vihet në skenë në Angli dhe Francë, Sara e gjen një ditë veten ‘të helmuar’ nga dashuria ndaj Billit, një aktori të ri njëzetetetëvjeçar, dhe më vonë ndaj regjisorit të shfaqjes, Henrit, ndjesi që ndikojnë shumë në jetën e saj dhe gjithë atmosferën e dramës. E gjendur në mesin e këtij shkulmi të beftë, ajo nuk arrin të kuptojë siç duhet në është kjo dashuri apo një valë e prushtë që i përngjan asaj.

A mos i vjen kjo ndjesi nga nevoja e rikthimit të atyre emocioneve të tretura dikur bashkë me rininë? A ka njeriu moshë për t’u dashuruar sërish, a mundet Sara Durham të na hapet dhe të na tregojë se ç’ndodh me zemrën dhe kohën e dashurisë?

Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të ruajtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame, duke të ridimensionuar edhe njëherë kujtimet, të shkuarën, të përditshmen, moshën, pamjen, shpirtin, profesionin, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje. (gazeta-Shqip.com)

Gazetari Asllan Bajrami aderon në AAK

0

Gazetari i njohur, Asllan Bajrami ka aderuar në partinë e Ramush Haradinajt.

Asllani ka thënë se Haradinaj e ka guximin, përkushtimin për të vazhduar përpara, transmeton Indeksonline.

Luma e Kosovës, pa kandidat për deputet!

0

Nga Albrim Badallaj

Zakonisht, të ishe vend kufitar ka qenë sfidë e madhe në vitet e tmerrshme të para luftës së fundit, për shkak se këto vend shpeshherë kanë qenë edhe çerdhe e atdhedashësve, duke i strehuar e duke kontribuar njëkohësisht në çështjen kombëtare, e kësisoj ishin halë në sy e forcave armike. Glorifikimet dhe mitizimet janë sa të panevojshme, po aq edhe të papranueshme për vitet në të cilat po jetojmë. Shumë më të pranishme dhe njëkohësisht kontradiktore bëhen deklaratat e partive politike, kur vie koha e zgjedhjeve. Ajo që më shumti i mundon qytetarët, për zgjedhjet qendrore sidomos, ka të bëjë me personat që i do i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Ky shqetësim është i arsyeshëm, por edhe i mangët nëse mbetet vetëm në atë nivel, thjeshtë si një shqetësim. Arsyet se pse qytetarët nuk mund të zgjedhin personat të cilët i kanë në rrethin dhe lagjen e tyre e që gëzojnë reputacion, janë të shumta. Sistemi i partive politike tek ne është tej mase i centralizuar dhe nga kjo varet edhe promovimi i kandidatëve për deputet. Në momentin kur nga lagjet dhe fshatrat e një komune, persona të pëlqyer nga rrethi, nuk e kanë të vështirë futjen në listat që i propozojnë Degët e caktuara, por që “çekiçi” për ta vie nga lartë, ku nuk i lënë që as të sfidohen fare në garë për deputet.

Kryesisht kjo ndodh tek ato vende ku qytetarët dhe anëtarët e një partie të caktuar ose nuk janë të “zhurmshëm” ose kur janë të “dëgjueshëm”. Po ashtu, sistemi zgjedhor i Kosovës me një Zonë Zgjedhore, i shkon në leverdi kreykput dy-tri regjioneve të Kosovës, të cilët i dërgojnë deri nga 20 deputetë, e që pastaj ata janë hartues të “politikave të mëdha”, derisa regjionet tjera duhet të vetëkënaqen me përfaqësim minoritar. Gjatë gjithë këtij mandati legjislativ dhe po ashtu edhe të atij të kaluarit nuk kemi parë as një iniciativë të vetme për reformën zgjedhore, e cila do nënkuptonte që vendi të ndahej në shumë zona zgjedhore. A thua vallë kanë marrur hapa regresiv vendet e rajonit dhe të Europës, kur i kanë ndarë vendet e tyre në shumë zona zgjedhore, duke e decentralizuar tej mase udhëheqjen lokale ? Medoemos që tek ne ka një “marrëveshje” ndërmjet këtyre regjioneve që të mos ketë reformë në këtë drejtim, meqë nuk iu konvenon që të kenë përfaqësim në saje të numrit të banorëve që i kanë sepse do binte numri i deputetëve për ta.

Një shqetësim i tillëështë edhe tek banorët e Krahinës heroike të Lumës, pjesa në Kosovë (Zhuri, Vërmica, Dobrushti, Shkoza, Muradema, Poslishti dhe Kobi), të cilat janë nën ombrellën e Degës së Zhurit, si fshati më i madh në nivel Republike. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga kjo pjesë kufitare me Shqipërinë, nuk do ketë asnjë nominim për kandidat për deputet, nga asnjëri koalicion apo parti politike. Kjo vije ndoshta se edhe pse me figura të shquara të shkencës e intelektit dhe po ashtu edhe me numër të madh të votuesve, veçse pse nuk ka individë të “fortë” në qendër, nuk ka arritur të dërgojë asnjë përfaqësues. Sipas kësaj logjike edhe banorët e këtij rrethi, një pjesë e të cilëve jetojnë edhe në Prizren, duhet ti bojkotojnë zgjedhjet, meqë ata nuk janë të rëndësishëm për subjektet politike.

Nëse ndërlidhemi se pse do duhej të kishte kandidat tek partitë e krahut të luftës nga kjo krahinë, përveç kontribuuesve dhe dëshmorëve, kjo krahinë i dha Kosovës Komandantin e Parë të Zonës Operative të Pashtrikut, Remzi Ademaj-Petrit Kodra. Po ashtu, arsyeja se pse do duhej të kishte kandidat në radhët e partive të grupuara në frymën rugoviste, duhet ta kenë parasysh se në këtë krahinë kishte dhe ka LDK-istë të orëve të para. Nëse shkojmë edhe më thellë në retrospektivë, duke tejkaluar kufijtë partiakë, në këtë pjesë, konkretisht në Qafën e Zhurit, u zhvilluan betejat e përgjakshme dhe heroike të Lumës ndaj pushtuesit serb, në vitet 1912-1915, ku ranë mbi 13 mijë forca serbe, e njohur tanimë nga të gjithë dhe e vënë në vendin ku e meriton nga ish-kryeministri shqiptar Dr. Sali Berisha. Me pak fjalë në këtë pjesë të vendit qëndroi dhe bëri plane çlirimtare e veproi edhe figura e madhe e kombit, Hasan Prishtina.

Mos të harrojmë, që fshatrat e kësaj pjese iu është premtuar qe disa vite që do i formojnë në një komunë, por për shkak të arsyeve elektorale ekziston edhe një arsye tjetër. Në momentin kur kjo pjesë të shndërrohet në Komunë, pasi që edhe i plotëson të gjitha kushtet si për nga numri i banorëve, por edhe për posedim të institucioneve lokale vetëqeverisëse, do të jetë komunë kufitare dhe si e tillë një pjesë e të hyrave në vendkalimin Morinë-Vërmicë do i takojnë kësaj komune, e jo komunës së Prizrenit. Tendencat e sistemit në Shqipëri për ta minimizuar emrin e Krahinës së Lumës, duke e zëvendësuar me emrin Rrethi i Kukësit, gjatë kohës së ish-sistemit, për shkak të të kaluarës së lavdishme të kësaj pjese, po vërehen edhe në Kosovë. Derisa nuk do të ketë një sistem me shumë zona zgjedhore, si Luma, si Prizreni, por edhe të gjithë vendet e tjera do të mbesin nën hijen e 2-3 regjioneve nga vijnë partitë e mëdha, e të vetëkënaqen me përfaqësim minoritar apo edhe të mbesin fare pa përfaqësim.

Rrahje në Korishë të Prizrenit, dy të arrestuar

0

Në fshatin Korishë të Prizrenit dje ka ndodhur një rrahje për shkak të kontestit pronësor, me ç’rast janë lënduar dhe arrestuar dy persona.

“Si pasojë e një kontesti pronësor dy të dyshuar kanë sulmuar një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, përcjellë PrizrenPress.

Më tutje thuhet se si pasojë e përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri nga të dyshuarit i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/