13.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 5965

Bielsa jep dorëheqje nga Lazio vetëm pas dy ditësh

0

Lazio është tronditur në mëngjesin e së premtes. Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqje nga ekipi romak ende pa e nisur aventurën.

“Marrim veshë me habi se Bielsa ka dhënë dorëheqje duke shkelur kontratën, të nënshkruar javën e kaluar, dhe të depozituar pranë Federatës”, thuhet në njoftimin e Lazios.

“Lazio do të kërkoj t’i mbroj të drejtat e veta. Kurse, drejtimin e skuadrës Lazio ia beson Simone Inzaghit”, vazhdon njoftimi.

Valentin Spaqi dhe KB Rahoveci i ndajnë rrugët

0

Valetin Spaqi nuk do të jetë më trajner i KB Rahoveci. Përmes një komunikate klubi rahovecas ka bërë të ditur se nuk është arritur marrëveshje me Spaqin, për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Klubi Basketbollit Rahoveci dëshiron të informoj opinionin publik, se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valentin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit. Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë kontratën e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e klubit, përcjellë PrizrenPress.

Kryesia e KB Rahoveci, falënderon trajnerin Valentin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.

“Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll”.

Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht “Vreshtarët”, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit.

“Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi “Vreshtarët” dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë. KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme”.

“Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për përgatitjet për Superligë. Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë”.

Në fund, kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje.

“Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku. Forca Rahoveci!” /PrizrenPress.com/

Universiteti i Prizrenit pranon 1 mijë e 330 studentë të ri

0

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” sivjet do të hapë konkurs për pranimin e 1 mijë e 330 studentëve për vitin akademik 2016/2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15 mijë e 487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqindësh për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të pranohen 1 mijë e 330 studentë, përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme. /PrizrenPress.com/

Kryeprokurori thotë se do të hetohen listat e veteranëve

0

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se do i hetojnë listat e veteranëve të UÇK-së, lista këto shumë të përfolura, për shkak të rritjes së numrit të ish-luftëtarëve.

Për lajmi.net ai shpjegon se kanë autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale.

“Do i hetojmë listat dhe i kemi autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime për të siguruar informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori.

I pyetur nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

Madje, thotë se po i mbrojnë ata që me të vërtetë kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi.

Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

Ndryshe, lista e verifikuar e veteranëve prej 46 mijë vetash, është paralajmëruar se mund të zgjerohet edhe më shumë kur tu shtohet edhe lista e invalidëve edhe lista e tjerëve që kanë përkrah.

Por, ky numër i veteranëve ka muaj që ka ngjallur shumë reagime nga të gjithë, madje edhe nga vet ish-luftëtarët që dihet sigurt që kanë qenë pjesë e luftës. /lajmi.net

Hapet konkursi për pranimin e maturantëve në universitete publike

0

Sot hapet konkursi për pranimin e maturantëve në universtitetet pubilke të Kosovës. Mbi 15 mijë student do të pranohen për vitin akademik 2016/2017.

Që nga sot maturantët kosovarë do të kenë mundësi të aplikojnë për 15, 478 të hapura për pranim në universitetet publike të Kosovës. Universitetet publike në Kosovë nga sot do të hapin konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës. Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Në këtë numër përfshihet edhe kuota 12 për qind për komunitetet pakicë.

Gjithashtu një kuotë e veçantë do të jetë për studentë nga viset e tjera shqiptare dhe për familjarët e ngushtë të dëshmorëve.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik do të pranojë 7806 studentë, përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme.

Franca në Finale

0

Kampioni i Botës, Gjermania, është gjunjëzuar para Francës.

Francezët kanë siguruar kualifikimin në Finalen e Euro 2016, pasi ka eliminuar Gjermaninë me rezultat 2:0.

Antoine Griezmann shënoi të dy golat në triumfin historik të Francës.

Golin e parë, ai e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë, ndërsa të dytin në minutën ’72.

Në finalen e së dielës, Franca do të luajë me Portugalinë.

Prizen: Nuset e reja më nuk e duan traditën e kanës

0

Në Prizren, tradita e organizimit të dasmave vazhdon të mbetet e gjallë si dikur, por me modernizimin e tyre ka humbur edhe një pjesë e traditës së kësaj ceremonie.

Më të vjetrit ankohen se në dasmat e sotme shqiptare, shumica e riteve janë të huaja, të huazuara nga vendet e perëndimit apo të lindjes, kurse traditat shqiptare kanë filluar të rrënohen si pasojë e kopjimit nga popujt e tjerë. Një prej traditave të hershme është edhe lyerja me kanë, që njihet edhe si Nata e kanës. Ritet e dasmës prizrenase janë një traditë e hershme, e kultivuar me shekuj, e bartur brez pas brezi, duke futur elemente të reja. Ritet e dasmës prizrenase dikur ishin: fejesa e djalit dhe vajzës, apo si njihej ndryshe si “dhënia e dorës”, pastaj vetë përgatitjet për dasmë, caktimi i kohës së dasmës i njohur si “vade”, dërgimi i rrobave për nusen dhe niqahu etj. Edhe dita kryesore e jetës së një çifti, pra dita e dasmës së tyre kishte ceremonitë e veta. Një prej këtyre ceremonive ishte edhe vënia e kanës për nusen që do të martohej. Kjo traditë tregohet me mall nga gratë e Prizrenit.

“Nata e fundit ishte ajo kur vajzës i ngjitej kana. Kana atëbotë që përdorej ndryshe quhej edhe Kana e Çabes. Kjo ndoshta edhe për shkak të prejardhjes së saj, por ndoshta edhe për shkak të besimit që duhej ta bënte sa më të madh besimin e kanës”, tregon Nexhmije Veselaj nga Prizreni.

Kurse, e moshuara Hanife Berisha tregon se ishte krijuar një traditë se çika që njëherë ngjiste kanën, ajo më kurrë s’kishte arsye për të ngjitur kanë së dyti.

“Edhe nëse fati i saj i shkon me u martue edhe ndonjëherë tjetër për shkak të vdekjes së burrit ose ndonjë arsye tjetër, ajo më nuk mund të ngjiste kanën”, thotë Berisha.

Hasi e ruan traditën

Tradita e kanës shoqërohej edhe me një thellësi artistike. Kana e nusërisë ishte me tipare të ndryshme. Ajo kryesisht ngjitej me pika të kuqe, që do të thotë se në familjen e saj dëshironte ta linte respektin e dashurinë për familjen e babës. Ajo kanë në dorën e nuses rrinte deri në tri javë.

Berisha rrëfen se tash kanën e përdorin kryesisht më të moshuarat për ngjyrosjen e flokëve në ndonjë festë edhe për t’ia bërë ndonjë pikë në dorë si shenjë kujtimi për të kaluarën apo për ripërtëritjen e një tradite të dikurshme.

“Kanën tani po e zëvendësojnë edhe ngjyrat e ndryshme”, thotë Berisha, duke shtuar se kana e duarve ose kana e Çabes ka pasur një traditë shumë të gjatë në Prizren.

Por, kjo traditë tashmë vazhdon, ende të ruhet në disa lokalitete. Kështu, si vend që e ka ruajtur këtë traditë është lokacioni i Hasit.

Xhemilje Çoçaj tregon se kjo traditë vazhdon ende tek secila vajzë.

“Atje ruhen edhe plot këngë. Këngët e kanës kanë më shumë një dhembje të vajzës së shtëpisë”, thotë ajo.

Kana e Çabes ruhet si një traditë e besnikërisë Ngjitja e kanës është ruajtur si një traditë e lashtë, sepse vajza që po martohej me duart me kanë duhej ta linte një shenjë në familjen e vajzërisë. Dikur ka pasur raste kur vajza është kthyer në shtëpi edhe pas një viti ose edhe më gjatë, kurse shenja në derë të shtëpisë është ruajtur me kujdes, si shenj se prindërit mund ta kujtonin atë duke e parë shenjën sa herë hynin në shtëpi. Edhe tani disa nga vajzat e reja preferojë që të ngjallin disa nga traditat e vjetra edhe në kohët moderne. Ato nuk i japin rëndësinë që i jepej dikur kësaj tradite, por duan që dasmat e tyre të jenë njëkohësisht mondane dhe tradicionale. Kjo traditë u ka rënë në sy edhe artistëve të rinj, të cilët duan që këtë traditë t’ia prezantojnë botës. Kështu edhe revista me renome kanë shkruar për traditën e zbukurimit të duarve dhe fytyrës së nuseve shqiptare të Hasit.

Megjithatë, për më të moshuarat, asgjë nuk mund të zëvendësojë traditën e bukur që ka ekzistuar dikur dhe gjithçka mbetet vetëm një imtim i dobët i asaj trashëgimie të pasur.

“Dikur ajo duhej ta zbukuronte pak a shumë dorën, sepse kalonte më shumë se një muaj dhe nusja në shtëpi të burrit duhet të merrte temenanë, e zbukurimi dorës me kanë ia jepte kuptimin më shumë temenasë”, tregon Shahe Gashi.

Kjo traditë ishte përqafuar nga ë gjitha familjet shqiptare pa dallim feje.

“Po kështu ishte traditë edhe tek vajzat e besimit katolik, sepse tradita e dikurshme për nusëri ishte njëjtë pa marrë parasysh besimin”, tregon Roza Lekaj.

Por, sipas studiuesve, duket se modernizimi i dasmave ka bërë që një pjesë e traditës të mbetet më tepër si relikt i kohës.

“Për shkak se ajo kanë nuk hiqet kur të duash, shumica e vajzave as që e përdorin. Kjo tregon se një pjesë e traditës po vdes”, tregon Arbnore Kolgjerja, etnologe. /Kosova Sot/

Dragash: Varroset bariu i vrarë nga rrufeja (Video)

0

Vendi ku zakonisht i kulloste delet u bë fatkeq për Sami Halimin, 40 vjeçar.

Bariu i Bjeshkëve të Kuklibegut të Dragashit e gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës pas goditjes nga rrufeja.

I ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit në fjalë këtë të enjte, ndërkaq për rastin rrëfeu vëllai i tij i cili tregoi se kur e pa viktimën kishte kërkuar ndihmë edhe tek bashkëfshatarët.

Në vendin e ngjarjes u konstatua se rrufeja i vrau edhe 13 dele e që për groposjen e tyre e mbikqyri inspektori i Komunës se Dragashit, njofton Klan Kosova.

Nudo mbi kalë

0

Emily Ratajowski është një nga femrat më të kërkuara në industrinë e modës dhe sa hera 25-vjeçarja publikon foto, interesi është më të vërtetë i madh.

Këtë herë, Emily ka realizuar foto fantastike për kopertinën e revistës së njohur “Bazaar”.

Modelja, që ka miliona ndjekës në Instagram, është fotografuar tërësisht nudo ndërsa qëndron mbi një kalë të bardhë.

Hashani te Liria: Do të tregojmë cilësi

0

Qendërmbrojtësi me përvojë i Superligës së Kosovës, Erdin Hashani, sot bashkë me 4 lojtarë tjerë u prezentua te Liria.

Hashani, duke folur për faqen zyrtare të klubit të Lirisë, ka bërë të ditur që përforcimet do të arsyetojnë besimin e ekipit prizrenas dhe do të tregojnë cilësi në stinorin që vjen.

“Do të tregojmë se kemi ardhur për të treguar cilësi këtu. Do të shpaguajmë mundin e drejtuesve që na besuan si dhe do t’i kënaqim tifozët me lojëra të mira”, ka thënë Hashani.

Përveç Hashanit, Liria ka përforcuar radhët e saj edhe me Ditëlind Reshitin, Meriton Korenicën, Durim Gashin dhe Alban Shillovën. /PrizrenPress.com/