Vetëvendosje në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në në Prizren, ka mbajtur tubim me anëtarë të rinj të saj, si dhe ka prezantuar 4 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Pjesë e këtij tubimi përveç anëtarëve të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje , ishin edhe drejtues të saj jo vetëm nga Prizreni, si dhe simpatizantë të shumtë. Para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi.

“Lista e deputetëve të Lëvizjes është pasuruar me kandidatë të besueshëm dhe të dëshmuar si dhe me personalitete të shquara, për të cilit kërkoi të mbështetën maksimalisht jo vetëm ata në zgjedhjet që do të sjellin ndryshimin e pritur”, theksoi ai.

Para të pranishmëve janë paraqitur edhe kandidatët për deputetë në listën e LVV-së nga Prizreni: Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Mytaher Haskuka dhe Kujtim Shala, të cilët thanë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre që pas këtyre zgjedhjeve t’iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të Kosovës.

Një fjalë rasti para të pranishmëve e ka mbajtur edhe zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili kërkoi mobilizim maksimal nga të gjithë të pranishmit, që të arrihen objektivat e dëshiruara që ka LVV-ja në zgjedhjet e 11 qershorit, për të fituar besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.TV Prizreni/

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit