Home Blog Page 5967

Këta janë 110 kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje

0

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit ka vendosur që në listën për deputetë të fus 110 kandidatë.
Telegrafi ka siguruar listën me ermat e plotë.

Më poshtë ua sjellim emrat e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja ku në listë prinë Albin Kurti, i pasuar nga Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Kurti Albin
Ymeri Visar
Dërguti Aida
Sejdiu Dardan
Ahmeti Shpend
Kollçaku Fatmire
Konjufca Glauk
Molliqaj Dardan
Kadaj Donika
Selimi Rexhep
Aliu Liburn
Haxhiu Albulena
Kurteshi Sami
Sveçla Xhelal
Bala Nazlie
Topalli Faton
Çaushi Driton
Pantina Shqipe
Salihu Salih
Haskuka Mytaher
Baftiu Besa
Drenori Xhavit
Hyseni – Kaloshi Hydajet
Millaku Drita
Gorani Dukagjin
Kurteshi Ismajl
Nagavci Arbërie
Ulaj Jusuf
Shkreta Mirsad
Hoxha Hatixhe
Krasniqi Gani
Potera Ajet
Latifi-Popovci Hatixhe
Mikullovci Adem
Lajçi Ali
Gashi Albana
Misini Bashkim
Mujka Faruk
Bajraktari Leonora
Tali Driton
Syla Shemsi
Aliu Shkurte
Bislimi Xhevat
Gerbeshi Emin
Haxhimehmedi Vlora
Kryeziu Nexhat
Osmani Behxhet
Bajrami Valbona
Llunji Venera
Hoxha Ylli
Ismaili Fisnik
Tafili Avni
Rexhaj Arbër
Krasniqi Teuta
Ramabaja Sadri
Haliti Egzon
Batusha Adea
Krasniqi Frashër
Arifi Atdhe
Pacolli – Dalipi Fitore
Kastrati Qëndron
Elezi Shemsi
Vokrri Shemsie
Lajçi Bashkim
Retkoceri Selatin
Fetoshi Albana
Kadriu Sabit
Qiriqi Xhevdet
Januzi Topojani Shpresa
Hamiti Ismet
Shala Kujtim
Duli Lirijonë
Hoxha Luan
Isufi Nevzad
Bajraliu Arta
Shala Leonard
Ajeti Bajram
Sertolli Behie
Feka Fidan
Xhemajli Emrush
Sadiku Elza
Hyseni Shyqeri
Rrahmani Eman
Vrenezi Jetmira
Çadraku Dervish
Ramadani Valon
Veliu Hyrie
Palushi Dugagjin
Ademi Fidan
Rexhepi Arjeta
Ahmeti Sami
?eman Mehmed
Koqi Krenare
Seferi Veton
Gashi Rashit
Bogujevci Saranda
Beqiri Ramadan
Lukaj Salih
Salihu Violeta
Durmishi Hysen
Hysaj Shpend
Ndrecaj Lazër
Arifi Shpejtim
Tahiri Tahir
Pireva Sylejman
Sallahu Xhevat
Berisha Xhafer
Krasniqi Erzen
Krasniqi Sadik
Zyba Salih

Publikohet lista e PDK-së

0

Është publikuar edhe lista e PDK-së, e cila konsiston nga disa emra befasues që janë përfshirë në listë dhe tjerë që mbetën jashtë saj.
Listës së kandidatëve të PDK’së i prinë kryetari i kësaj partie Kadri Veseli i pësuar nga Enver Hoxhaj.

Befasia qëndron se në këtë listë nuk është anëtarja e re e PDK’së, Arbana Xharra.

Në listë mungojnë edhe Blerand Stavileci dhe Adem Grabovci.

Mëposhtë është lista e PDK’së për deputetë në Kuvendin e Kosovës:

Kadri Veseli,

Enver Hoxhaj,
Hajredin Kuçi,

Memli Krasniqi,

Xhavit Haliti,

Zenun Pajaziti,

Kurtan Kajtazi,

Safete Hadergjonaj,

Elmi Reçica

Ganimete Musliu

Blerta Deliu

Abdyl Salihu

Flora Brovina

Rrustem Musa

Selvije Halimi

Hajdar Beqa

Nait Hasani

Flora Brovina

Andin Hoti

Mergim Lushtaku

Naim Bazaj

Muharrem Xhemajli

Rafet Rama

Bislim Zogaj

Bekim Haxhiu

Beatrisa Pista

Luljeta Veseli-Gutaj

Drita Kadriu

Këta janë kandidatët e Nismës për deputetë

0

Kanë mbetur vetëm pak minuta deri në përmbylljen e afatit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetë.

Partia Nisma, e cila në koalicionin me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka 15 numra për kandidatë, sipas burimeve të Gazetës Express, do të përmbajë këta emra:

Fatmir Limaj, Bilall Sherifi, Zafir Berisha, Bajram Hasani, Enver Hoti, Haxhi Shala, Muharrem Kuqi, Milaim Zeka, Isa Xhemajli, Besim Shyti; ndërsa gratë në këtë parti do të përfaqësohen nga Valdete Bajrami, Albulena Balaj, Anita Mulolli dhe Violeta Demi. /Express/

Asambleistja e Nismës për Kosovën në Malishevë aderon në Vetëvendosje!

0

Asambleistja e Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Malishevës, Behije Sertolli, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!.

 Këtë njoftim ajo e ka bërë përmnes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ku ka publikuar edhe një fotografi me kryetarin e VV-së, Visar Ymeri.
Më poshtë postimi i plotë i asambleistes Sertolli:
Të dashur qytetarë,
Angazhimi im në jetën politike që nga fillimi ka qenë që të punojmë dhe japim kontributin për të ndryshuar gjendjen jo të mirë politike dhe shoqërore në Malishevë e më gjerë.
E përkushtuar për të qenë pjesë e organizimeve të tilla vite më parë iu pata bashkuar fillimisht IQM-së e pastaj Nismës për Kosovën si një përgjigje ndaj nevojës për ta ndryshuar gjendjen dhe për t’i ndalur politikat aspak progresive të PDK-së.
Për më tepër ne ftuam qytetarët që të na përkrahin në rrugëtimin tonë dhe vetëm me përkrahjen e tyre arritëm të krijojmë një realitet të ri politik në Malishevë, i cili duhej të ishte e kundërta e PDK-së.
Mirëpo, vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është themeluar Nisma.
Bashkimi me ata që mbahen si fajtorët kryesor për gjendjen në vend është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës.
Andaj, me qëllim që të mbetem pranë qytetarëve të cilët më votuan që të ndjekë parimet e përfaqësimit të drejtë të tyre, nga sot aktiviteti im politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekti i vetëm politik i cili po tregon që përfaqëson drejtë vullnetin dhe interesin qytetar në vend.
Me respekt,
Behie Sertolli
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, people sitting and outdoor

 

Valbona Mazreku zgjidhet kryetare e degës së AKR-së në Prizren

0

Në prani të qindra simpatizantëve dhe përkrahësve, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot Kuvendin e degës në Prizren, në të cilin me shumicë votash zgjodhi kryetare e degës u zgjodh Valbona Mazrekun.

Punimet e Kuvendit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, i cili duke i falënderuar qytetarët e Prizrenit për përkrahje, tha se data 11 qershor do të jetë fundi i të keqes që e ka kapluar Kosovën.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Këshilltari i Presidentit Behgjet Pacolli për Ekonomi, Ibrahim Rexhepi, i cili tha se qershori do të sjellë ndryshime rrënjësore në Kosovë.

Me këtë Kuvend, ristrukturimi i degës shënoi përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe forumeve të partisë edhe në Komunën e Prizrenit.

Alternativat e Fahri Musliut

0

Për më shumë se tri dekada, ka qenë ndër zërat e paktë që kosovarëve u jepte lajme nga Beogradi. Kur u kthye në qytetin e tij në Prizren për t’i kaluar vitet e pensionit, Fahri Musliu i nxori vetes një angazhim të ri. Një Alternativë…

Karriera i ka kaluar shpejt Fahri Musliut sa kur ndalet e kujton lajmin e parë që kishte bërë nuk mund ta besojë se ai ishte shkruar 50 vjet më parë.

Si nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme, i riu trupgjatë nuk kishte si të mos e përjetonte edhe vetë gëzimin që në fshatin fqinj të tij në Bresanën malore të Dragashit, në mars të vitit 1967, ishte hapur një shitore ku banorët mund të blinin miell dhe produkte tjera të drithit.

Lajmi i ‘bereqetshëm’ dhe rruga drejt Beogradit

Lajmin e kishte shkruar me laps në një fletë fletoreje dhe kur e përditshmja e vetme në gjuhën shqipe në atë kohë, Rilindja, e kishte botuar atë, autori kishte ndjerë që diçka e re po i troket në derën e karrierës.

“Për atë mjedis, ka qenë diçka madhështore si lajm”, thotë ai gjysmë shekulli më vonë teksa qeshet me relevancën e lajmit për kohën kur ai qe shkruar.

Gazetari i “Prishtina Insight” është ulur me Fahri Musliun për të folur për karrierën e tij në Beograd, atmosferën në kryeqytetin e Serbisë në ditët e rënda të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999 dhe për përfshirjen e tij së fundmi në politikë.

Një votim për një pozitë inferiore në një katund të izoluar të Opojës, në vitin 1972, u bë shkaku kryesor që Fahri Musliun e shtyri të kërkojë rrugë tjera në fatin e tij të jetës.

Ai iu përgjigj konkursit për shef të zyrës së vendit, një pozitë administrative në fshatin Bresanë. Vendi i punës të cilin po synonte ta merrte i riu Musliu i ri me shumë gjasë do ta bënte atë një punëtor administrativ fshati, me pak mundësi për t’i lënë hapësirë për të synuar diçka më shumë.

U gëzua kur e mori lajmin se e ka fituar vendin e punës, por një pengesë në rrugë ia pamundësoi të hyjë në zyrë.

Fahri Musliu i ri, një vit më parë, si anëtar i Konferencës Komunale të Lidhjes Komuniste, kishte votuar hapur kundër një personi që të zgjedhet Sekretar i partisë në qytezën e Dragashit.

“Mendoja që nuk bën që pushteti të lidhet për individin”, thotë ai kur shpjegon arsyet e rebelimit kundër njeriut të fuqishëm të partisë.

Ndoshta ai tregoi që pushteti nuk bën të lidhet për individin, por ky veprim ia lidhi nyjë fatin e tij.
Pozitën të cilën ai e fitoi, Sekretari i partisë ia bllokoi.

Në konkursin e përsëritur Musliu fitoi prapë dhe i zemëruari në të përsëri ‘përdori’ veto.

Fahri Musliu e pa që karriera e tij si nëpunës lokal kishte përfunduar, pa filluar ende.

Në kërkim të rrugëve tjera për karrierën e tij, Musliu u gjet para një konkursi të Fakultetit të Filozofisë (Fakulteti i Shkencave Politike) në Beograd, në degën e gazetarisë.

Kur u pranua në këtë fakultet, e kuptoi se studimet janë të shtrenjta dhe ekonomia familjare nuk ia mundësonte studimet në një qytet aq të largët, prandaj zgjodhi që studimet t’i bëjë me korrespondencë, pa qenë i detyruar t’i ndjekë ligjëratat.

“Kisha nevoja të punoja për ta mbajtur veten dhe familjen”, thotë Musliu që, atëbotë, prapa në Zaplluxhë të Dragashit kishte lënë gruan dhe vajzën gjashtëmuajshe.

Beogradi dhe shqiptarët e Kosovës kanë njohur momente nga më të ndryshmet përvojash në pjesën e dytë të shekullit 20. Një poezi në libra të shkollave fillore u krijonte nxënësve shqiptarë të Kosovës përshtypjen se për të shkuar në Beograd, doemos duhet ta kesh sharrën në rreth qafës.

Disa të tjerë u munduan t’i japin një kundër-narrativ një përshtypjeje të tillë.

Përmes dërrasave të teatrit këtë e bëri Bekim Fehmiu e aktorë tjerë, në fushën e futbollit më vonë u kujdesën Luan e Xhevat Prekazi, Fadil Vokrri dhe shqiptarë tjerë që ndërsa rrokullisnin topin nëpër këmbë, dukej se nëpërkëmbnin edhe kohën rëndë të shqiptarëve në qytetin që kishte nisur të frymonte me internacionalizmin.

Ndërkohë, Fahri Musliu kishte vendosur ta zgjedhë një rrugë të tretë- të ecë rrugëve të metropolit kryesor të ish-federatës me çantë në krah dhe i kollarisur.

“Kurrë nuk e kam ndjerë veten inferior në Beograd. Përkundrazi jam ndier superior në krahasim qoftë me gazetarë ose akademikë. Jam futur gjithmonë në polemika”, thotë ai.

Por situata me të dhe Beogradin kishte ndryshuar ditët e ftohta të marsit të vitit 1999 kur NATO kishte nisur fushatën ajrore mbi caqet ushtarake ish-jugosllave për shkak se Milosheviqi refuzonte t’i pranonte kushtet e përcaktuara për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Fahri Musliu ato ditë ishte në Beograd dhe profesioni i thoshte që të mos lëvizte nga aty.

18 vjet më pas, ai thotë se nuk është pishman për zgjedhjen që kishte bërë edhe pse thotë se disa ambasada të huaja ia kishin ofruar mundësinë të largohej atëherë kur u kuptua se fillimi i sulmeve të NATo-s ishte i pashmangshëm.

“Jo, nuk isha larguar, shkaku i profesionit. Për gazetarin që është jashtë redaksisë, raportimi nga lufta është diçka e madhe”, thotë ai.

Në muajt e asaj pranvere kur ushtria kishte marrë gjithçka në dorë dhe gazetarëve u ishte ndaluar raportimi për mediat e huaja, ditët e tij kishin krijuar rutinën e zakonshme të qëndrimit brenda në dhomë, me mundësi të kufizuara lëvizjeje, dhe ndonjë kafeje aty- këtu me miq.

Si dhe ndonjë kërcënimi që i vinte përmes receptorit të telefonit në banesë.

“Ka pasur shumë thirrje telefonike: ku je, çka po pret, kemi me t’vra… U thoja hajde po t’pres. Frika është njerëzore, por nuk kam pasë frikë në asnjë moment. Edhe pse mosfrika e tepërt është budallallëk”, thotë Fahri Musliu.

Ndërsa vetë po jetonte sot për nesër, ai thotë se dertin më të madh e ka pasur për gruan dhe vajzat që i kishin mbetur në Prizren.

“Nuk ka pasur shumë shqiptarë në Beograd në atë kohë, sepse filluan sulmet ndaj tyre. Brenda dy tri ditëve shumica kanë ikur në Rumani e Bosnje”, kujton Musliu.

Për dreq, një mjeku nga Prizreni i cili po largohej drejt Bosnjës, policia kufitare gjatë kontrollit ia kishin gjetur në xhep një vizitkartë të Fahri Musliut me logo të “Zërit të Amerikës”.

“E kanë maltretuar duke e akuzuar si spiun të Amerikës. Ka pasur kërcënime, nuk ka qenë lehtë”, thotë ai.

Beogradi që kishte njohur ai kur ia kishte hapur derën në vitet 1970 me Beogradin që po e përjetonte ato ditë nuk i ngjasonin njëri tjetrit.

Në të moçmin, pavarësisht se jetonte në regjim komunist, qytetit i vinin emra të mëdhenj të artit botëror.

Në atë Beogradin që po jetonte, nën një pluralizëm të shpifur politikisht, ai po priste kërcënimet dhe nuk po i lejohej ta ushtronte profesionin. Për më tepër, në atë Beograd, po bëheshin plane edhe për vrasje e pastrim etnik të Kosovës.

“Njerëzit e ndërgjegjshëm e kanë ditur se Milosheviqi do të kapitulojë”, thotë ai kur pyetet për atmosferën në Beograd në ditët e fillimit të qershorit 1999.

Pensioni dhe aderimi

I ulur në restorantin e hotelit Theranda, në qendër të Prizrenit, ku kryesisht e kalon kohën me shokë e miq, Fahri Musliu thotë se nuk mund ta paramendojë jetën pa një dinamikë.

Thjesht, pensionimi nuk funksionoi për të.

Sikur në Beograd, edhe në Prizren, ai dëshiron të debatojë, të hyjë në polemika. Qoftë në biseda tavoline, qoftë përmes diskutimeve në rrjete sociale.

Muajin e kaluar, ai i dha fund një gjysmë-heshtjeje disavjeçare kur emri i tij doli si pjesë e këshillit iniciues për të degës në Prizren të subjektit më të ri politik në vend, Alternativa.

Subjekti politik i bashkëdrejtuar nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i pavarur, Ilir Deda, është parë nga Fahri Musliu si streha në të cilën ai mund t’i çojë përpara idetë me të cilat ka punuar përgjatë karrierës.

Njëra nga to është bashkëpunimi në një organ të vetëm mes njerëzve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Prizreni dikur i gurtë e sot i betonuar ruan ende në vete një element të fjetur multietniciteti të cilin Musliu ka një projekt për ta zgjuar.

Në Këshillin Nismëtar të degës, ai ka insistuar dhe ka arritur të përfshijë edhe përfaqësues të komunitetit boshnjak, turk e rom.

Kur e drejtonte Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi gjatë një tubimi elektoral e kishte konsideruar Prizrenin si “Jerusalem të partisë” të tij.

Pas Prishtinës, sundimi në Prizren ka qenë synimi kryesor i secilës parti, secilën herë që qytetarët janë ftuar të dalin para kutive të votimit.

Musliu e pranon që Prizreni, siç është edhe për nga arkitektura, është specifik edhe nga aspekti politik.

“Këtu për kryetar të komunës vendosin votat e komuniteteve joshqiptare. Këtu është komuniteti boshnjak me një potencial goxha të madh, komuniteti turk dhe ai rom”, thotë Musliu.

Por në vrojtimin e tij, as pjesëtarët e këtyre komuniteteve nuk janë të kënaqur me përfaqësuesit që kanë zgjedhur.

Prandaj mendon se votuesve të këtyre komuniteteve u duhet një alternativë politike që duhet të dalë përtej kufijve etnikë.

“Ka mjaft të interesuar që të bëhen anëtarë dhe të mundohemi të bëjmë ndryshime sepse në Prizren në njëfarë mënyre po zbatohet në përpikëri plani i Ahtisarit në kuptimin e ndarjes së brendshme etnike”, thotë ai.

Kultura të ndryshme janë gërshetuar në shekuj në qytetin jugor të Kosovës, i cili për disa vite pas Luftës së Dytë Botërore ishte edhe kryeqytet i Kosovës.

Plani i emisarit të OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ish-Presidentit finlandez Marti Ahtisaari, i ka detyruar institucionet e vendit që t’i japin një pjesë të qytetit të Prizrenit një lloj statusi special me ligj në përpjekje për ta mbrojtur trashëgiminë kulturore e fetare të qytetit.

Nisur nga kjo por edhe nga fakti se shumë komunitete janë izoluar duke u përqendruar në krijimin e shoqatave të ndryshme kulturore të karakterit etnik, Musliu ndjen se vijat etnike të komunës janë trashur.

Një nismë për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në rripin e fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës për në Prevallë, sipas tij, do t’i vinte kapakun ndarjes etnike.

“Komunitetet po ndahen, nuk po bashkohen… Nuk mund të ketë komunë monoetnike në Kosovë sepse kështu nuk ka askund në botë sepse edhe një pjesëtar i një komuniteti tjetër nëse jeton në atë komunë, ai nuk mund të ndihet mirë në atë rast”, thotë ai.

Rrëshqitja drejt humnerës

Musliu shprehet i zhgënjyer për mënyrën se si po ecin punët në Kosovë që nga dita kur shteti u pavarësua në shkurt të vitit 2008.

“Kosova si shtet po rrëshqet në humnerë, shoqëria kosovare po shkon në rrugë pa krye”, thotë ai.

Një pasqyrë të krizës, Musliu e ka brenda mureve të shtëpisë.

Vajza e tij, e cila ka magjistruar në Psikologji para pesë viteve, po përpëlitet konkurseve për të gjetur punë. Deri tash, pa sukses.

“Nuk ka punë. Në familjen time 15 anëtarë të aftë për punë dhe vetëm dy a tre punojnë… nuk respektohet institucioni i konkursit por lidhjet partiake e familjare”, thotë ai.

Tash që ka hyrë në politikë, një hap jo i pazakontë për gazetarët në Kosovë, Musliu thotë se

Me zgjedhjen që ka bërë, ai i ka hyrë një lotarie rezultatin e së cilës duhet ta presë në fund.

“Alternativa” është një nismë e re politike e ndërmarrë nga dy personalitete të brezit të ri të politikanëve të Kosovës që tashmë janë sprovuar edhe në subjekte tjera politike.

Ilir Deda është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2014.

Por një seri e mospajtimeve me këtë parti e shtyri atë të largohet nga Vetëvendosje dhe të funksionojë si deputet i pavarur tash e një vit.

Bashkëdrejtuesja e tij, Mimoza Kusari- Lila, është kryetare e komunës së Gjakovës e zgjedhur në vitin 2013 kur kishte kandiduar nën siglën e Aleancës Kosova e Re (AKR). Ajo ka përvojë në politikë edhe si ministre në qeverinë e Kosovës.

Por subjekti që ata kanë krijuar nuk ka një kryetar dhe kjo pasi që as Deda as Kusari nuk kanë vendosur cili të jetë i pari.

Musliu e pranon që në skenën politike të Kosovës, kjo risi mund të jetë edhe hendikep në të njëjtën kohë.

“U kam thënë që nuk pajtohem me idenë e depersonalizimin e partisë. Në këtë periudhë në Ballkan, nuk mund ta depersonalizosh partinë sepse të gjithë lidhen për individin, idenë e tij, karizmën e tij”, thotë ai.

“Është diçka e re por është pak e rrezikshme”, shton Musliu.

Sido që të jetë, në javët e para të inkuadrimit në këtë subjekt Musliu thotë se ka parë një “potencial të madh” të njerëzve që janë të angazhuar. Bëhet fjalë kryesisht për njerëz të pakënaqur, i tillë çfarë është edhe Musliu vetë.

“Në Kosovë edhe ata që janë të pasur nuk janë të kënaqur sepse kanë njëfarë frike prej dikah”, thotë ai.

Përderisa çdo ditë e më shumë duket se zgjedhjet e parakohshme parlamentare po i trokasin Kosovës në derë, Musliu thotë se këto zgjedhje e gjejnë vendin me një skenë politike tejmase të polarizuar.

Zgjedhjet që mund të vijnë, do t’i gjejnë shumicën e partive pjesëmarrëse me një elektorat deri diku të konsoliduar dhe me të tjera si Alternativa në kërkim të elektoratit të vet.

Sondazhet e fundit, i japin shpresë Fahri Musliut.

“Gati gjysma e elektoratit nuk janë të përcaktuar dhe ky është caku ynë”, thotë ai.

Por Alternativa, në opinionin e Fahri Musliut, nuk do ta bëjë atë që e kanë bërë partitë tjera deri më tani me politikën “votë për punësim”.

Këtë ai thotë t’ua ketë thënë edhe ti rinjve që janë anëtarësuar te Alternativa.

“U kam thënë: mos hyni në parti nëse mendoni se partia ju siguron vende të punës. Atë harrojeni. Nëse mendoni të bëni ndryshime, ka përpjekje për ndryshime”, thotë ai.

Për vete, nuk pret se mund të vijë në situatë që të kandidojë për ndonjë post lokal në zgjedhje.

Por ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në prag, ai pret me padurim që të testohet nga votuesit.

“Mund të kandidohem për deputet, aty mund ta jap kontributin. Ndoshta. Edhe aty pikëpyetje. Ende nuk kam vendosë”, thotë ai.

Disa libra i ka të publikuar ndër vite. Një nga ta është një ditar për ditët e tij në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s. Një tjetër për figurën e artistit Bekim Fehmiu. Disa të tjerë në dorëshkrim presin dritën e botimit.

Por nuk i ka thënë të gjitha.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur ta gjej veten në gazetarinë kosovare që po rrëshqet në joprofesionalizëm”, thotë ai.

“Nuk po prodhohen më gazetarë të profilit profesional”, shton ndërsa kujton plot raste kur shkrimet në portale e kanë vënë në siklet duke i shkaktuar edhe probleme familjare.

Derisa e gjerb pikën e fundit të një espresoje, kujton edhe ditën e fundit të punës si gazetar në RTK.

Ishte nga ato ditët të cilën thotë se nuk do t’ia dëshironte askujt për ta shënuar si mbyllje të karrierës.

“Nuk më kanë thirrë që të përshëndetemi, ta pimë një kafe. Ose, në fund të fundit, të më thonë ‘qafën e thefsh’”, thotë ai.

Por pjesa e ëmbël e punës, sipas tij, është se me 38 vjet pune si korrespondent, ai është afër rekordit të arritur nga korrespondentja për Ballkanin e revistës britanike “Times”, Dessa Trevisan, e cila e bëri këtë punë për 44 vjet.

Ajo e cila kur ishte goditur nga një autobus në Londër, politikani nacionalist serb Vuk Drashkoviq kishte pyetur: “Si është autobusi?”./kallxo.com/

Vetëvendosje në Prizren, sonte mban tubim me anëtarët e rinj

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, sonte mban tubim me anëtarët e rinj.

Tubimi mbahet në hotel Theranda, në orën 20:00.

“Sonte në hotel Theranda, në orën 20, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, mban tubim me anëtarë të rinj të ardhur në Lëvizjen VETËVENDOSJE! “, njofton VV në Prizren

“Të pranishëm do të jenë edhe kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes e Vetëvendosjes”./PrizrenPress.com/

Faik Konica: Si i trajtonin grekët, çamët?

0

ë vërtetat e Çamërisë dhe persekucionin që i bënin grekët çamëve, nuk kishte si t’i shpëtonin personalitetit të madh shqiptar , Faik Konicës. Intuita e madhe e këtij patrioti e nuhati që në gjenezë konfliktin mes çamëve dhe grekëve dhe nuk gaboi. Pikërisht vitet e mëpasme do të vërtetonin nuhatjen e tij gjeniale që kjo pjesë e popullsisë shqiptare do përjetonte gjenocidin më të madh e më të pashembullt të historisë. Në momentin e shpërthimit të luftës italo-greke, Faik Konica do të shkruante në gazetën “New York Times” një artikull mbi të vërtetat e kësaj historie hegjemonie, ndër më të pashembulltat. Duke qenë se ai e njihte mirë historinë e kësaj krahine sepse kishte lindur në Konicë, dëshmitë e tij janë me të vërtet me vlerë dhe të bazuara mbi fakte historike. Ja ç’shkruan ai…

Prej disa kohësh, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet për Shqipërinë një përleshje paraprake me fjalë, gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen së Greqia mbante një pjesë të madhe territori që i përket Shqipërisë, ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim. Shumë amerikanëve u është dukur e çuditshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, nuk ndihej zëri i pavarur i Shqipërisë. Porse, a nuk ka thënë, njëherë, një autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata janë të “paartikuluar”? Kërkesave të përsëritura unë u jam përgjigjur se nuk kisha gjë për të thënë, ndërsa atyre miqve amerikanë, të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithçka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës. Por tani është një grup atdhetarësh shqiptarë që më kërkon të bëj një deklaratë. Këta miq shqiptarë dinë për mua disa gjëra që miqtë e mi amerikanë nuk i dinë.

Ata e dinë që unë kam lindur në zonën kufitare shqiptaro-greke, që bën pjesë në krahinën e vënë në diskutim; kështu që trojet ku unë kam luajtur si fëmijë janë fushat e betejave të ardhshme. Ata mendojnë se askush tjetër, më mirë se unë, nuk e njeh historinë e kësaj krahine dhe ata më përmendin vazhdimisht se, si drejtues i rinisë, unë njëherë e një kohë kam qenë mbrojtës i palodhur i tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prandaj, ndonëse me lëkundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe t’i paraqes popullit amerikan disa fakte të kontrollueshme rreth sfondit historik të konfliktit që po vjen rrotull.

(I)

Siç dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndërsa grekët kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë “kontinent”; në zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël, përtej bregut të Shqipërisë, po ashtu si peshkatarët e ishujve Bahamas do ta quanin Floridën “kontinenti”, me një emër që nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në kontinentin në fjalë. Ky rajon, gjatë afër pesë shekujve të sundimit turk, përbënte vilajetin ose provincën e Janinës, me qytetin e Janinës si kryeqendër.

Jo vetëm që ky rajon ka qenë gjithmonë shqiptar nga gjuha dhe kombësia, por kufijtë e fiseve ilire shkonin shumë larg përtej. Madje, edhe ishujt Jonianë kanë qenë kryesisht ilire. Në një libër të famshëm, që e njohin mirë studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” të Lybkerit, tek artikulli për Kërkyrën (Korfuzin) vihet në dukje se ai ishull “në zanafillë banohej nga ilirët”. Kurse ata, që do të marrin mundimin të lexojnë veprën e studiuesit të njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar në Lund më 1909 me titullin “Studime mbi historinë e Epirit të Lashtë”, do të shërohen nga prirje për të menduar se Epiri ka qenë ndonjëherë grek. Ky rajon e ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshuar; deri edhe kaq vonë sa i bie në shekullin e dhjetë të erës sonë, perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Pak nga pak, depërtimet greke nisën të ndiheshin në disa pjesë të këtij rajoni. Se si u bënë të mundshme këto depërtime, ne e dimë nga disa autoritete të dorës së parë.

(II)

Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Ju mund të dyshoni se mos këto ngjarje janë nxjerrë nga ndonjë legjendë shqiptare e shtrembëruar ose nga ndonjë fletushkë propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti që na e njofton këtë mizori është një grek besimtar dhe i ndershëm, Mihail Dukas, pjesëtar i Shtëpisë Perandorake Bizantine, me po atë emër, kronika e të cilit përfshihet në koleksionin e madh të historianëve bizantinë që ndodhet në Bon dhe mund ta studiojë çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton të gjitha egërsitë dhe vrasjet që ka bërë Thanasi kundër popullsisë shqiptare të Janinës. Siç thotë Dukasi, një nga lojërat e tyre të parapëlqyera ishte t’u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t’i linte të vdisnin në agoni. Disa krerë feudalë shqiptarë e kërcënuan Thanasin me një ekspeditë ndëshkimore, nëse ai nuk do t’i ndërpriste krimet kundër shqiptarëve. Thanasi u përmbajt një farë kohe dhe e martoi vajzën e vet me princin më të fuqishëm të asaj kohe, me Gjin Shpatën. Pas njëfarë periudhe, Thanasi i nisi përsëri përndjekjet, madje edhe më të egra se më parë. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndërsa Gjin Shpata mblodhi një ushtri dhe e rrethoi Janinën, kryeqytetin e vjehrrit të vet, Thanasi çdo ditë, nën flamurin e armëpushimit, i dërgonte Shpatës një shportë me sy të nxjerra nga kokat e shqiptarëve fatkeqë dhe kjo dhuratë e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Siç e thotë historiani, ambicia e Thanasit ishte të fitonte nofkën e Albanoktonos që do të thotë Shqiptarovrasës. Dukasi shton se despotit i pëlqenin shumë të huajt dhe të jashtmit, prandaj pati sjellë shumë prej tyre në qytet. Së fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanë “të zbrazte” Janinën nga banorët e rrënjës. Natyrisht, zor se mund të shpikte një metodë më të efektshme për të ndryshuar përbërjen etnike të një vendi, porse “të drejta” të krijuara në këtë mënyrë, ta themi në formën më të butë, janë të një cilësie të dyshimtë. Krimet e përshkruara nga Mihail Dukasi kanë ndodhur më 1380, dhe në pak vite më parë.

Pas pesëdhjetë vjetësh, më saktë më 1431, një ushtri e fortë osmane erdhi me gjëmime te portat e Janinës, e cila, ndërkaq, ishte ripopulluar me të ardhur, dhe me një sulm qyteti u pushtua. Është për t’u shënuar fakti se, pasi i bënë një mbikëqyrje krahinës, turqit e klasifikuan atë si pjesë të Shqipërisë. Por ka edhe diçka më domethënëse dhe krejt të pakundërshtueshme. Turqit bënë një regjistrim të kujdesshëm të qyteteve e të fshatrave dhe emrat e këtyre vendeve kanë dalë më pas në botimet zyrtare në trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Për shembull, le të marrim rastësisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato janë regjistruar përkatësisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershëm kanë qenë të përpiktë, me hollësi të madhe për shënimin e emrave të vendeve, duke parapëlqyer gjithmonë trajtat e mirëfillta popullore. Për shembull, pas rrethimit të parë të Vjenës, turqit nisën ta shkruanin Ëian me një A të gjatë, që është trajta e vërtetë popullore dhe, sa kohë zgjati Perandoria Osmane, ata iu përmbajtën kësaj trajte, duke flakur trajtën artificiale Ëien. Në traktatin e Ajzenburgut, të nënshkruar më 1664 ndërmjet Turqisë dhe Perandorisë Romake të Shenjtë e të hartuar turqisht e latinisht, kur numërohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atë mbret të Bohemisë, porse në tekstin turqisht turqit kanë ngulur këmbë për ta thënë mbreti i çekëve.

(III)

Pushtimi turk solli një ndryshim të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Për arsye që janë tepër të gjata për t’i shtjelluar këtu, shumë shqiptarë e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, e kjo lëvizje vijoi për dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisë u bë myslimane; pjesa tjetër mbeti e krishterë. Në Veri, si besimtarë të kishës Perëndimore e në Jug të asaj Lindore, që shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqë në kishën e dytë shërbesat bëhen greqisht dhe kleri është në pjesën më të madhe grek, u krijua mundësia për grekët që të shkombëtarizonin shqiptarët, duke e përsosur kishën si mjet të propagandës.

Një faktor tjetër ka qenë ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh të favorizuar me budallallëk nga pronarët shqiptarë, të cilët kishin nevojë për bujqër, për të zëvendësuar shqiptarët që iknin në luftërat e pafund të Perandorisë Osmane. Ngritja e Greqisë si shtet i pavarur i dha një shtysë të fuqishme propagandës greke. Tashmë grekët nisën haptas të shpallnin se çdo besimtar i kishës Lindore, pavarësisht nga gjuha dhe kombësia, ishte grek.

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekëve ka qenë dhënia e rryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje, edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip. Grekët ranë, madje, edhe më poshtë: nuk e kishin për gjë të kallëzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata t’i degdisnin në burgje të largëta.

(IV)

Pas luftërave ballkanike Turqia Evropiane u copëtua dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund ta injoronin ekzistencën e kombësisë më të lashtë të gadishullit. Shqipëria u bë shtet, por u rrëgjua në një të katërtën e madhësisë së vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kësaj do të ishin të kënaqur dhe do të rrinin urtë, se do të përpiqeshin, po të ishte e mundur, të zhvillonin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me pjesën që mbetej të Shqipërisë. Mirëpo ndodhi e kundërta. Duke përfituar nga fakti që Turqia, një vit më parë i kishte çarmatosur plotësisht shqiptarët, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar si njerëz civilë, vërshoi mbi gjithë Shqipërinë dhe nisi të djegë e të vrasë gjithçka i dilte përpara. Në Shqipëri, në atë kohë kanë qenë në qendër të këtyre krimeve të organizuara dy dëshmitarë të huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe një korrespondent gjerman. Të dy ata u tmerruan dhe u morën vesh që t’ia bënin të njohur të gjithë botës çdo gjë që këta e quanin si një nga krimet më të mëdha të organizuara në të gjitha kohërat. Për fat të keq, plasi Lufta Botërore dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por më 1920, me titullin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, Miss Durham botoi një libër, ku një kapitull i plotë i kushtohet njoftimeve për këto masakra. Kushdo që dëshiron ta kuptojë konfliktin e sotëm nuk mund të bëjë pa e parë këtë libër.

Pas Luftës Botërore, Greqia ua ndaloi shqiptarëve të kishin shkollat e tyre në Greqi dhe vijoi punën e saj për të eliminuar elementin shqiptar me çfarëdo mjeti. Një rast i rrallë iu paraqit grekëve nga Traktati i Lozanës, i cili nxiti shkëmbimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thënë më sipër, një shumicë shqiptarësh, disa shekuj më parë, e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, por ata i ruajtën gjuhën dhe traditat kombëtare dhe kurrë nuk e kanë mësuar turqishten. Mashtrimi i grekëve kishte për qëllim që t’i paraqiste si turq shumë myslimanë shqiptarë dhe t’i dërgonte me anije në thellësinë e Azisë së Vogël, duke i bërë objekt shkëmbimi. Kjo është njësoj sikur të syrgjynosësh irlandezët në Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezët, edhe polakët, janë katolikë edhe prandaj qenkan të një kombësie. Komisioni Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Popullsisë e zbuloi mashtrimin, në pak raste, dhe e ndaloi, por shumë herë të tjera atij ia hodhën me mjeshtëri.

Po të shqyrtohen dëshmitë e vjetra për gjendjen e kombësisë në viset e ndryshme të rajonit të diskutuar, habitesh me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet dredhive dhe mashtrimeve të organizuara. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një anëtar i kishës së Anglisë me emrin Stjuart Hjuz, ka bërë një udhëtim nëpër Shqipëri dhe ka lënë shënime për vëzhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim të lindjes, Konicën, një vend i lashtë i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qenë në mesjetën e hershme kryeqyteti i Ilirisë Jugore. (Emri i vendit tingëllon në mënyrë të çuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqë po ai ndikim sllav mbi toponiminë, ka vepruar në Prusi, ashtu edhe në Shqipëri). Hjuzi ka shënuar se Konica kishte 800 shtëpi, nga të cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janë këta 75 % shqiptarë sot?

Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara të vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo është Çamëria, të cilën grekët e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekëve, për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamërisë tani vonë, më 1913, ka qenë 96 % shqiptare. Ky përpjesëtim tani është ulur me akte dhune dhe unë mund të sjell si shembull shumë punëtorë që derdhin djersën në fabrikat e Amerikës, të cilët i kanë pasur prindërit pronarë të lulëzuar në Çamëri, më pak se një vit më parë.

E megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë përndjekje, ende shqiptarët përbëjnë 80 % të popullsisë së Çamërisë.

(V)

Ndërsa tani Italia është gati të ndërhyjë, duke na shpallur si qëllim se kërkon të vërë në vend dëmet që i janë shkaktuar kombit shqiptar dhe të rivendosë kufijtë natyrorë e historikë të Shqipërisë. Është e arsyeshme të presësh nga çdo shqiptar i vërtetë se do të jetë i pakënaqur nga ky veprim. Por ndonjë mund të kundërshtojë se, megjithë metodat e dënueshme të përdorura nga grekët, ata kanë arritur që ta përmbysin gjendjen e kombësive në shumë vise të rajonit të diskutuar; kështu që të ndreqet një padrejtësi e vjetër me një padrejtësi të re, nuk tingëllon aq mirë. Për këtë unë do të përgjigjesha se nuk mund të ketë një akt ligjor që të përligjë krimet e organizuara e të vazhdueshme.

Por, ka dhe më. Shumë larg nga Shqipëria historike, në Greqinë e brendshme ka pothuaj një milion shqiptarë, gati gjysma e të cilëve ende e flet gjuhën e vet të lashtë. Këta njerëz kanë një mall ideal për Shqipërinë dhe në të kaluarën kanë nxjerrë dëshmorë të çështjes shqiptare. Ata mund të shkëmbeheshin me grekët e rajonit të diskutuar dhe, më së fundi, të gjithë do të ishin të kënaqur. Porse, siç pohojnë grekët, Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufijtë e Shqipërisë. Unë pajtohem me këtë plotësisht, por më duhet të shtoj se ky pohim nuk ka peshë dhe është thjesht një përpjekje për t’i bërë bisht çështjes. Çështja është a ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Shqipërisë ish-krahina turke e Janinës? Në qoftë se kjo është e vërtetë, a mund të bjerë poshtë, automatikisht, kjo e vërtetë vetëm e vetëm sepse e thonë edhe italianët? Fakti është i qartë: Italia ka këtu një përgjigje të mirë e të fortë, sepse rastis që kërkesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundër Shqipërisë. Po ndodh që një herë perënditë hakmarrëse janë në anën e legjioneve të Cezarit.

Mimoza Ahmeti, kandidate për çmimin “Kadare”

0

Mimoza Ahmeti një emër i njohur i poezisë shqipe, është një ndër 6 kandidatët e mundshëm për çmimin e madh Kadare, që pritet të shpallet në fund të këtij muaji.

“Tutori”, quhet romani në dorëshkrim, që Ahmeti ia ka besuar jurisë së këtij eventi, e cila e ka përzgjedhur ndër më të mirat e këtij edicioni. Nuk është hera e parë që Ahmeti shfaqet në gjininë e prozës.

Ndër emrat e tjerë që juria e këtij edicioni ka përzgjedhur në 6 kandidatët e mundshëm janë shkrimtari Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Virion Graçi me “800 hapa larg Veneres”, Arben Kastrati me “I dashuri unë” dhe dy autorë të rinj për lexuesin si Ardian Haxhaj me “Vegim” dhe Brajan Sukaj me “Viti i Elefantit”.

Kandidatët për këtë çmim do të vlerësohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë emra si Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe Bashkim Shehu i cili është dhe kryetari i jurisë. Ledia Dushi, koordinatore e çmimit Kadare, duke folur mbi punën e jurisë dhe prurjet e këtij viti në konkurrim tha se “në fazën e parë u përzgjodhen 36 vepra nga të cilat 7 vepra ishin nga autore femra. Pas votimit të fshehtë të jurisë u selektuan 6 autorë, disa prej tyre të njohur tashmë dhe autorë të rinj në letërsinë shqipe”.

Çmimi i madh do të shpallet gjatë ditëve letrare të Razmës, që mbahen më 26-27 -28 maj.Këtij evenimenti këtë vit i bashkangjitet edhe konferenca shkencore për letërsinë, me temë “Kujtesa dhe letërsia”, organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve për Publikun në UET.

Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës në fund të Majit. Ky çmim prej 10 mijë euro akordohet nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.

Ky është edicioni i tretë i këtij çmimi letrar i cili tashmë po kthehet në një traditë të mirë. Në dy edicionet e para fitues janë shpallur autorët Rudolf Marku dhe Shkëlqim Çela.

Dragash: Rrah brutalisht gruan, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka rrahur brutalisht gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Dragash, rreth orës 08:30 minuta, njofton policia e Kosovës.

Sipas raportit të policisë, dhuna fizike nga agresori kishte ardhur pas çifti fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit më pas është dërguar në mbajtje.