18.2 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 5966

Liria nis përgatitjet – prezanton 5 përforcimet

0

Skuadra e Lirisë së Prizrenit sot ka prezentuar përforcimet e skuadrës duke nisur njëkohësisht edhe stërvitjet e para për stinorin e ri 2016/17.

Me Ramiz Krasniqin në krye, bardhezinjtë kanë prezentuar edhe qendërmbrojtësin me përvojë Erdin Hashani, pastaj Alban Shillovën e dalluar si dhe Meriton Korenicën, Durim Gashin dhe Ditëlind Reshitin.

Kryetrajneri Krasniqi do të punojë me ndihmësit e tij Blerim Zherka, Erdogan Brando dhe Nazmi Rama.

Ndërkaq drejtori i klubit Erxhan Dana ka bërë të ditur për faqen zyrtare të klubit se me këto përforcime, bardhezinjtë kanë mbyllur punën e përforcimeve para stinorit të ri.

“Mendoj, që me këto prurje kemi përmbyll pjesën më të nevojshme që kemi aspiruar. Tash presim që futbollistët e sjellë, krahas këtyre që kemi aktualishtë, të tregojnë vlera”, ka thënë Erxhan Dana. /PrizrenPress.com/

Kufiri Vërmicë-Morinë me procedura të përbashkëta

0

Sot në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në PKK Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.

“Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë”, thuhet në njoftim e Policisë.

Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle.

“Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar”. /PrizrenPress.com/

Hapet konkursi për Zambakun e Prizrenit

0

Është shpallur konkursi për edicionin e 18-të të Festivalit të këngëve të vjetra qytetare “Zambaku i Prizrenit”, një festival i themeluar që më 1986. Faza konkurruese do të zgjasë deri me 7 gusht, thuhet në njoftimin e organizuesit të të këtij festivali, Studio Helix.

Festivali do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht. Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, vendin i dytë do të shpërblehet me shumë prej 300 euro dhe vendi i tretë me prej 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe prej 300 euro.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është shenja dalluese e qytetit të Prizrenit në fushën e organizimeve muzikore, duke e nxitur krijimin e muzikës së mirëfilltë qytetare dhe duke krijuar hapësirë për afirmim të emrave të ri të kompozitorëve dhe këngëtarëve.

“Edicioni i 28 i Festivalit Zambaku i Prizrenit, do të jetë një pikë kthese, jo vetëm në organizimin cilësor të festivalit por edhe cilësinë e pjesëmarrjes së këngëve të vjetra qytetare”, thotë Istref Krasniqi, drejtor i Studio Helix, i cili pohon se festivali i këtij edicioni do të dallohet që nga përgatitja e skenës, përformimi live e deri te cilësia e këngëve.

Kushtet për konkurrim janë këto:

– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare ndërsa pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë:
demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje.

– Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit.
Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.

Festivali ka karakter garues.

Punimet duhet të dorëzohen deri më 7 gusht në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2016. Edicioni i 28 i
Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht.

Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e cel 044/049 187 394

Shpërblimet

Juria profesionale ndan tri vendet e para për këngët më të mira të festivalit. Kënga fituese shpërblehet me trofeun “Zambaku i Argjend”, përderisa votat e publikut përcaktojnë këngën më të mirë të zgjedhur nga publiku e cila shpërblehet me trofeun “Mikrofoni i Artë”.

Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend” do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. Trofeu “Zambaku i Argjend” i takon kompozitorit, ndërsa Trofeu “Mikrofoni i Artë” i takon këngëtarit, Shpërblimet tjera në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.

Historiku i Festivalit

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin muzikës qytetare.

Festivali tradicional është iniciuar nga produkcioni muzikor i ish-RTP-së, me ç’rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese. Ideolog i “Zambakut…” ka qenë redaktori i programit muzikor, Reshat Randobrava, i ndihmuar nga drejtori i programit të atëhershëm, Akil Koci. Në kohët e okupimit serb, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produkcionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.

Pak vite më pas pushteti lokal nis dhënien në menaxhim dhe organizim të festivalit përmes konkursit (tenderit), praktikë kjo që ende aplikohet. /PrizrenPress.com/

Vrasje në Dragash, arrestohet një i afërt i viktimës

0

Rreth orës 15:12, policia në Dragash ka pranuar një informacion nga Qendra e Mjekësisë Familjare i cili bënte me dije se aty kishte mbërri një person i gjinisë mashkullore me plagë në trup dhe pa shenja jete, shkruan PrizrenPress.

Policia Rajonale e Prizrenit njofton se njësite relevante të policisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit. Vendi i ngjarjes dyshohet të jetë në një veturë në parkingun e pompës së karburanteve “Bashkimi Petrol” në Bresanë të Dragashit.

“Hetuesit rajonal kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave dhe dëshmive materiale ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta. Po ashtu është sekuestruar edhe revolveri me numër serik U 00146 me pesë fishekë dhe një gëzhojë me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Në cilësi të personit të dyshuar është arrestuar një 48 vjeçar, i afërt me viktimën”, bën të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Në ditët në vazhdim pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi. /PrizrenPress.com/

Fillon punën Stacioni Policor në Lubizhdë të Prizrenit

0

Me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend, për të krijuar një partneritet me qytetarët e Komunës së Prizrenit, për të qenë më afër tyre dhe për t’i u përgjigjur sfidave që dalin para nesh, prej sot ka filluar të punojë Stacioni Policor në Lubizhdë i njohur edhe si Stacioni Policor – Veriu.

“Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin. Iniciativën për themelimin e stacionit të ri e ka marrë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe është përkrahur pa rezervë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se stacioni i ri e ka të definuar qartë territorin që do ta ketë në kompetencë dhe ky territor përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme, me 172.41m2. Po ashtu në këtë territor veprojnë numri më i madh i bizneseve dhe operatorëve ekonomik por edhe objekte tjera të rëndësishme.

“I njoftojmë qytetarët e këtyre fshatrave Caparc, Arbanë, Gërnaçar, Kabash, Krushë e Vogël, Korishë, Landovicë, Lubizhdë, Lutogllavë, Malësi e Re, Medvec, Novakë, Novosellë, Petrovë, Piranë, Prizren (një pjesë), Randobravë, Sërbicë e Epërme, Sërbicë e Poshtme, Skorobisht, Smaç, Shpenadi, Trepetnicë, Velezhë, Vërbiçan, Dojnicë, Zojz, që kurdo që kanë nevojë për dokumentacion që jepet nga policia tani e tutje të vijnë në Lubizhdë”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

25 milionë dollarë Kimit për një video intime me bashkëshortin

0

Bosi i “Vivid”, Steve Hirsch ka shprehur dëshirën që të paguajë 25 milionë dollarë për një video intime mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Steve, i cili ka realizuar inçizimin e famshëm mes Kim Kardashian dhe Ray-J, ka thënë se një video e realizuar mes Kanye West, bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe njërës prej motrave të Kim do të “trondiste” botën.

Duke folur për “Radar Online” ai ka thënë se, marrëveshja për të realizuar videon e Kim-it ishte një prej marrëveshjeve më të mira të realizuara në historinë e industrisë së të rriturve.

Adler rikthehet me Guns N’Roses

0

Steven Adler rikthehet me Guns N’Roses është rikthyer në skenë me ish-grupin e tij, për një performancë në Cincinnati të mërkurën, shkruan revista amerikane Rolling Stone.

Kjo është hera e parë që Adler performon me bendin legjendar, që nga viti 1990.

Në Cincinnati, Adler ka performuar me të famshmit, këngëtarin Axl Rose, kitaristin Slash dhe batistin Duff McKagan.

Kur ky turne filloi në Cincinnati, shumë pyetje pati nga fansat e GNR nëse ai do të rikthehej përgjithmonë në grup, pasi në vitin 1990, ai u përjashtua për shkak se abuzonte me drogë.

Në një bar duke u mbyllur

0

Loer Kume

Çdo herë, në çdo inkursion të mundshëm nëpër botë që ne i quajmë udhëtime, “Dëborat e Kilimanxharos” është një akt tribal personal i imi. Në valixhe të mëdha, ose dhe në qese dore nëpër shëtitje njëditore, krahas librit të radhës, gjithmonë marr me vete përmbledhjen e Hemingway.

Pyetja është thelbi i mendjes. Dhe pyetja e madhe mbushet me dy mënyra. Të udhëtosh. Dhe të lexosh.

Udhëtimi im, është gjithmonë një akt zbulimi. Është përpjekje e gëzuar dhe ekzaltuese për ta parë veten, i pozicionuar në kënde e largësi të ndryshme. Dhe po e njëjta gjë është me leximin, por invers, nëpërmjet leximit shoh botën në kënde dhe distanca të ndryshme. Pika takuese e këtyre dy drejtimeve është vetëm një. Të lexosh në udhëtim.

Nuk e di për çfarë arsye konkrete, cili është tharmi që më ka shtënë në dorë mua për herë të parë ‘Dëborat…’ në ndonjë rrugë për diku. Kujtimi im i largët është plazhi i Dhërmiut, një natë tetori e ngrohtë, gjetja me miq rastësorë nga Prishtina me një kitarë e shishe vere duke kënduar këngë të Pink Floyd e Bad Company. Dhe librin e Hemingway që me priste në kokën e shtratit në një hotel të çuditshëm në breg të detit. Ky kujtim është raporti i vërtetë midis udhëtimit, dhe leximit, midis të parit të vetes dhe botës.

Të merresh me “Dëborat e Kilimanxharos”, dhe me Hemingway-n vetë, do të thotë të ndeshesh me një dem, me vrasës, të shëtisësh në Spanjë, Itali, në Amerikë, në Afrikë, të shkosh për gjueti si Frances Meckomber, të shohësh Kodrat e gjelbra të Afrikës, Liqenet e Michiganit, sheshet e Madridit, arenat e toreadorëve, të merresh me safari nëpër savanë, e plot ngjarje të vogla e të detajuara nga çdo cep i botës. Të kesh përballë përmbledhjen në fjalë, do të thotë të përballesh në Paris, një festë që e ke gjithnjë me vete. Për jetën e shkrimtarit në Paris, për njerëzit, vendet ngjarjet që përbënë jetën e tij dhe vazhdimisht kudo ku shkoj, përballja ime me këtë libër shok e mik të pandashëm është përballja me ngjarjet e mia në të vërtetë. Çdo veprim timin, e regjistroj në kokë, plot detaje, duke e peshuar sa vlere ka, ç’më pasuroi, ç’më shtoi në jetën time? Çdo akt i kryer gjatë çdo udhëtimi sado i thjeshtë e prozaik qoftë, peshohet me gur peshë Dëborat e Kilimanxharos, e me pikë ekuilibri pyetjen e madhe; a po jetoj një moment për vetë, apo çdo personazh në atë libër ma apelon momentin tim.

Dhe çdo herë jam i prirur dhe shtyj veten për të krijuar ngjarje që të shkruajnë jetën time njësoj si një shkrimtar shkruan për dhjetëra jetë të personazheve. Këtë më mëson Hemingway, të gjesh dhe spikasësh ndodhi edhe në një vend të vogël e banal, të dëgjosh e mësosh ndodhi edhe personi më i papërfillshëm sipas ligjeve të zakonshme e banale të shoqërisë, të gjesh një ngjarje sublime dhe te gota e radhës mbase i vetëm, mbase në një bar duke u mbyllur.

Edhe te gjërat e shkuara keq, ka gjithmonë një arsye për një dolli, e ka gjithmonë diçka për të treguar.

“Dëbora e Kilimanxharos” më shtyjnë përherë ndërsa e shfletoj, të përballem me luftën e madhe, të të zbuluarit të botës nëpërmjet faqeve të Hemingway, apo nëpërmjet hapave të mi.

Ja pse ajo natë e largët në Dhërmi para vitesh më është ngulitur në mendje, ndërsa libri rrinte në kokën e krevatit, unë më të dashur e miq në një tarracë buzë detit po krijoja një kujtim timin, për të cilin një ditë do të shkruaj. Ndërsa leximi ishte aty që priste radhën, ku në krye ishte vetë jeta e ndodhur.

Dëborat … edhe vetë si objekt është i shtrenjtë për mua, sepse thërret një kohë të para viteve nëntëdhjetë, dalë nga biblioteka e prindit, me firmën e tim eti brenda, me thërret një kohë ku zbulesat e botës më jepeshin përmes prindërve të mi. E mbase ky atavizëm është gjithashtu, një përbërës i rëndësishëm në atë tharmin magjik të lidhjes time me këtë libër. Për këtë arsye, kur më doli përpara diku nëpër bukinistët e rrugës ky libër e mora sërish, dhe e vendosa në bibliotekën e punës pranë kokës së Aleksandërit të Madh, (një tjetër rit i vogël tribal i imi ky).

Duhet të kisha një libër rezerve, dhe pse jo origjinalin, dhe pse me firmat e të tjerë njerëzve brenda që kushedi për ç’arsye janë ndarë nga libri i tyre. Duhet ta kisha një libër rezervë për kohët që do vijnë, ku ky libër do më shoqërojë në tërë udhëtimet që ende s’kam bërë. Pikërisht ndaj, nuk e kam mbaruar ende sot e kësaj dite. Kam prapë tregime për të lexuar në atë libër. Është libër e mik udhëtimi. Një histori pa mbarim, një festë që e mbaj gjithnjë me vete ndërsa i bëj festen vetes. /Shqip

Sonte nis NGOMfest

0

Sonte nis edicioni i gjashtë i festivalit NGOMfest i cili organizohet për herë të parë në Kalanë e Prizrenit, ku do të jenë dy skena, “Main Stage” dhe “Sunrise Stage”.

Gjatë datave 7-10 korrik NGOM-i do të sjell një program të gjerë muzikor me 37 artistë të cilët do të performojnë gjatë katër ditëve të festivalit në 2 skena kryesore.

Grupi i famshëm kosovar, NR, me një koncert do të nis edicionin e gjashtë të këtij festivali karakteristik të Prizrenit, ku krahas grupit në këtë festival katër ditor do të interpretojnë edhe rok-grupi Jericho, tre DJ të Diynamic Music, Magdalena, Undercatt dhe Lehar, The Tape, Uran B., Jehonë, Panda, e shumë muzikantë të tjerë.

NGOMfest është festivali i muzikës dhe i aktivizimit që manifestohet në qytetin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Venera: Unë ia bëj të gjitha Lindit! (Video)

0

Venera Lumani dhe Lindi Islami, një nga çiftet më simpatike të njohur në kompeticionin “The Voice Of Albania 2”, kanë lançuar mbrëmjen e djeshme projektin e tyre të fundit me titull “Siento Amor”.

Kënga, siç edhe titulli prezanton, i dedikohet dashurisë së tyre, një këngë me ritme latine dhe verore. E kontaktuar nga Blitz.al, Venera ka rrëfyer detaje rreth realizimit të klipit dhe marrëdhënies së tyre në çift. Ndiqni në vijim intervistën:

Venera në “Siento Amor” është ndryshe në stilin e të kënduarit, më e ëmbël. Përse ke zgjedhur të vish në këtë mënyrë?

-Sa herë kam tentuar të ndryshoj provat më kanë rezultuar të suksesshme. Me këtë kam konstatuar se di të bëj më shumë se vetëm një stil. Me këtë parim eca edhe këtë herë.

Lindi kë pëlqen, Venerën potente të notave të larta apo këtë të ëmblën me të cilën kërcen edhe një tango?

-Unë ia bëj të gjitha Lindit. Çfarë të dojë ai…(qesh)

Sa e vërtetë është shprehja që Lindi këndon: “Edhe grindjet e zgjasin jetën”?

– Hmmm… duhet falënderuar Vojsava Alia për tekstin e bukur në radhë të parë. Ajo shprehje është bërë si “quote” tashmë, ka shumë njerëz që më shkruajnë pikërisht për atë frazë (qesh). Pastaj, sa për pyetjen, mendoj se shprehja duhet të jetë e vërtetë. Kush dashuron vërtet e kupton.

Kjo është thjesht një këngë dashurie, apo këngë dedikuar dashurisë suaj?

– Kjo është një këngë e jona shumë e ndjerë, që çdokush që dashuron si ne mund ta bëjë të vetën.

Si funksionojnë gjërat mes jush, Lindi –Venera apo Venera- Lindi? Në titujt e këngëve zakonisht kryeson Venera…

– Në jetë funksionon ashtu siç duhet dhe është e drejtë. Në këngë as që më paska shkuar ndërmend kjo që thoni ju (qesh).