19.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 5968

Dita e Puthjes

0

Ishte Britania e para që e festoi, në vitin 1990, më pas u përhap me shpejtësi ngado në botë.

Kjo ditë na kujton se si një puthje mund të ndryshojë jetët tona.

Është një gjest i thjeshtë dhe i heshtur, që manifeston dashurinë në të gjitha format e saj, shkruan botimeshqip.com

Më poshtë janë disa thënje të cilat shpjegojnë më së miri rëndësinë e kësaj dite.

“Një puthje e ligjshme nuk vlen kurrë sa një e vjedhur”, Guy De Maupassant

“Në Tokë ekziston një porcion parajse dhe Edeni rijetësohet në puthjen e parë të dashurisë”, George Gordon Byron

“Janë të ëmbla fjalët që më thua, por më e ëmbël është puthja që i rrëmbeva buzëve të tua”, Heirich Heine

“Buza e puthur nuk e humb pasurinë, madje rinovohet njësoj si hëna”, Giovanni Boccaccio

74.6 % e maturantëve malishevas, të suksesshëm

0

Rezultatet e maturantëve malishevas, në testin shtetëror të maturës, kanë qenë të mira, pasi 74.6 për qind të maturantëve e kanë kaluar me sukses testin.

Kështu ka konfirmuar drejtori komunal për Arsim, Avdi Morina, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve. Sipas tij, rezultati i maturantëve ka qenë i mirë, pasi shumica e maturantëve, suksesshëm e kanë kaluar testin e maturës.

Në këtë mbledhje, drejtori Morina, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ka deklaruar se duhet disa ndërhyrje në disa shkolla, sidomos në kulme, pasi kanë dëmtime dhe duhet të rregullohen, para fillimit të vitit shkollor. /PrizrenPress.com/

Krasniqi tregon si mund të zgjidhen problemet e Kosovës

0

Problemet në të cilat është katapultuar Kosova, mund t’i zgjidhin vetëm zgjedhjet e reja dhe një “zgjim qytetar”.

Kështu mendon ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili thotë se në situatën aktuale, vendi po përballet me probleme shumë të thella.

Krasniqi në profilin e tij në Facebook, shkruan se nuk ka dyshim që Mali i Zi e kundërshton rivlerësimin e marrëveshjes për demarkacion, pasi një gjë të tillë po e bëjnë edhe zyrtarët e shtetit të Kosovës, që e kanë për detyrë ta mbrojnë atë.

“Kur Kryeministri i vendit dhe Ministrat e Kabinetit Qeveritar me Presidentin e vendit janë kundër rishikimit dhe krijimit të një Komisioni të ri për një rivlerësim, pse duhet të na habis kundërshtimi i Malit të Zi i cili ka fituar mbi 8200 hektarë?”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai thotë se përgjegjësia për situatën e krijuar rreth demarkacionit, nuk qëndron vetëm te ministrat e kabinetit qeveritar, por edhe te reprezentuesit e popullit që u zgjodhën nga qytetarët për në Kuvend dhe nuk i përjashton nga përgjegjësia, as mediat.

“Fatkeqësisht, papërgjegjësia nuk qëndron vetëm të te apostrofuarit, ndonëse ata e kanë përgjegjësinë për të mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e vendit (shtetit), por të të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët votues të Republikës sonë. Madje, nga përgjegjësia morale e politike, nuk mund të jenë të liruar asnjë komunitet i organizuar i shoqërisë shqiptare në Kosovë, këtu përfshihen edhe mediat si pushtet i katërt”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, janë vetëm zgjedhjet e reja zgjidhja e problemeve.

“Problemet në shoqërinë tonë janë më të thella sesa i prezantojmë në medie! Këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm një zgjim qytetarë në zgjedhje të reja e demokratike, të cilat le të quhen si do, të parakohshme apo të jashtëzakonshme! Pak ka rëndësi! E rëndësishme është të ndodh ndryshimi. Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin! E jo nga ata që për interesa të vetat krejt personale i sakrifikojnë interesat e Atdheut e të kombit”, ka deklaruar në statusin e tij, ish kryekuvendari.

Arrestohet një polic pasi që plagosi kushëririn e tij

0

Zef Pepkolaj, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë, është arrestuar pasi dyshohet si autor i një plagosje të ndodhur një ditë më parë, shkruan Top Channel.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Serbisë i hapen kapitujt për integrim

0

Të martën Bashkimi Evropian, edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se ka arritur një konsensus për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë, për shkak se tani, asnjë nga 28 shtet anëtare nuk ka pasur kundërshtime për fillimin e negocimit të kapitullit 23, raporton Tanjug.

Presidenca e re Sllovake e BE-së, menjëherë e ka mirëpritur këtë progres të bërë në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje do të jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Reprezentuesve Permanentë të Bashkimit Evropian (COREPER), që do të mbahet me 7 korrik.

Vendimi për t’i hapur kapitujt e rinj me Serbinë do të merret pa debat fare ndërsa, hapja e kapitujve, pritet të ndodhë me 18 ose 19 korrik në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Kënga ‘Shqiptar 2’ e Gold AG fshihet nga YouTube

0

Një proces gjyqësor i vitit 2014 i nisur nga një kallëzim penal i deputetës Alma Lama, tashmë është bërë i plotfuqishëm.

Bëhet fjalë për padinë që deputetja e LDK-së Alma Lama, kishte ngritur ndaj reperit Gold Ag, pasi ajo ishte ndier e fyer nga kënga e tij “Shqiptar 2”, shkruan Magazina.al

Gjatë seancës së fundit, Alma Lama dhe avokati i saj kishin kërkuar masën e sigurisë për ndalimin e këngës si dhe bllokimin e llogarive bankare.

Gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e saj kundër këngëtarit dhe tashmë kënga e tij “Shqiptar 2” është fshirë nga Youtube, raporton Magazina.al

Por sipas burimeve të Magazina.al, përveç këngës, pas vendimit të gjykatës reperit i janë bllokuar edhe llogaritë bankare./Magazina.al/

Gjokset po i bëjnë interesante lajmet e mbrëmjes në Shqipëri

0

Gazeta amerikane “The New Post” ka bërë një storie për televizionin shqiptar “Zjarr”.

“Ky televizion në Shqipëri është aq i rëndësishëm, saqë prezantuesja e lajmeve nuk ka pasur kohë të vishet”.

Video e titulluar “Gjokset po i bëjnë lajmet e mbrëmjes përsëri interesante”, shpjegon sesi ky televizion në Shqipëri, duke dashur që të jenë më konkurrues kanë vendosur që lajmet e mbrëmjes të prezantohen nga moderatore të cilat dalin gjysmë zhveshur.

“Me gjysmë zhveshur nënkuptohet veshjes, sepse televizioni në fakt ka punësuar nja grup të femrave të cilat janë gati të lexojnë lajmet pothuajse tërësisht zhveshur”, shkruan New York Post.

Dhe kjo mënyrë e prezantimit të lajmeve sipas “Neë York Post” po dhez, pasi audienca e këtij televizioni po rritet.

“Vetëm se është e paqartë nëse dikush po i kushton rëndësi lajmeve”, shkruan “New York Post”.

Boobs make the nightly news interesting again

In order to compete for viewers, one Albanian news network decided to show "less" in their news broadcasts — quite literally. http://nyp.st/29qMcez

Gepostet von New York Post am Dienstag, 5. Juli 2016

Manaj me klub të ri

0

Rey Manaj ka vendosur. Sulmuesi duket se ka rënë dakord me drejtuesit e Pescarës të cilët brenda ditës së martë kanë nxituar për ta huazuar pranë klubit.

Gazetari italian Gianluca di Marzio shkruan në portalin e tij për një marrëveshje të arritur në orët e fundit, por që mungon vetëm firma e Manajt.

Më herët, pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintraht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes për Manajn, një tjetër klub nga Seria A kërkoi kartonin e tij.

Po kjo e përditshme tha në rubrikën e merkatos se drejtuesit e Pescarës kanë nisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit.

Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritej të mbyllej gjatë darkës. Pescara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë.

Një ditë më parë Pescara kërkoi edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Arlind Ajetin, duke i ofruar një shumë prej 350 mijë eurosh në vit, përfshirë edhe bonuset në të ardhmen, por mbrojtësi e refuozi këtë ofertë.

Juve s’e shet Bonuccin

0

Qendër-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka qenë cak i trajnerit të ri të Manchester City, Pep Guardiola.

Për të spanjolli ka bërë edhe një ofertë. Por 45 milionë eurot e The Citizens nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit e Zonjës së Vjetër që ta lënë të lirë italianin.

Kështu ata kanë refuzuar një ofertë në këtë vlerë, duke shtuar se nuk janë të interesuar fare që ta shesin Bonuccin.

Schweinsteiger në PSG?

0

Bastian Schweinstegier mund të luaj në PSG.

Kampioni i Francës, PSG është i interesuar për të transferuar mesfushorin gjerman të Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, shkruan Bild.

Trajneri i ri Unai Emery është duke kërkuar një zëvendësim për Blaise Matuidi, i cili pikërisht pritet të transferohet në United.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy skuadrave mund të ndihmojnë në transferimin e gjermanit.