Home Blog Page 5971

Detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit në Ratkoc të Rahovecit

0

Në orët e vona pas mesnatës së kaluar një person është gjetur i vdekur në Ratkoc të Rahovecit.

Siç mëson Indeksonline, 25 vjeçari në fjalë në momentin kur është gjetur nuk ka pasur asnjë dokumentacion identifikues me vete.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, personi në fjalë është gjetur në një përrua dy orë pas të shtënave.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima dyshohet të ketë qenë me prejardhje nga qyteti i Gjilanit.

Duhet përkujtuar që me marrje të informatës, Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e viktimës.

Gjithashtu duhet cekur që dy ditë më parë Gjilani është tronditur nga vrasja e tmerrshme që ndodhi në qendër të qytetit, ku axha vrau nipin e tij e më pas edhe veten./Indeksonline/

Kadri Veseli: I thashë “Jo” egos për kryeministër, ia dhashë shansin Haradinajt

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka treguar se ka hequr dorë nga egoja e tij për kryeministër, duke ia dhënë kështu mundësinë që këtë post ta ketë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai duke folur para simpatizantëve të këtij subjekti nga zyra qendrore e PDK-së në Malishevë, tha se qëllimi tij ka qenë që gjithmonë bashkëluftëtarët të bëhen bashkë, raporton GazetaExpress.

“Unë e bëra një zgjidhje për hir të partisë e gjithë juve, i thashë ‘jo’ egos, do t’i japim shansin një partneri të cilin e kemi pas bashkërisht në luftë.

Ka qenë gjithëmon qëllimi im që bashkëluftëtarët të bëhen bashkë për sfidat që do të vinë. Kosova ka nevojë për një vizion vendimmarës për të cilin Partia Demokratike do ta luan rolin primar”, u shpreh Veseli.

Ai bëri të ditur se do të jetë bartës i Listës zgjedhore ndërkaq tha se marrëveshja politike parasheh që kryeminsitrin të ja japin kolegut partner.

“Do të punojmë bashkërisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk është kundër askujt por për Kosovën perëndimore.

Ai premtoi se nuk do të largohen njerëz nga nga puna edhe nëse të njëjtit e fitojnë pushtetin. Një gjë e tillë sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë që për shkak të bindjeve politike të largohe njerëzit nga puna.

Selimi: Askush s’mund ta tërheq Vetëvendosjen në pazare politike

0

Shkrimet se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në listën zgjedhore për deputetë bashkë me koalicionin LDK-AKR, i hedh poshtë kategorikisht Rexhep Selimi.

Selimi në një deklaratë për KosovaPress ka thënë se shkrimet që sot janë plasuar në disa portale janë spekulime.

“Askush nuk mund ta tërheqë Lëvizjen Vetëvendosje në pazare politike. Sikur të donim të bënim aso kombinacionesh ne do ta kishim bërë qysh moti. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje qëndron në fjalën dhe në rrugën e saj të drejtë. Tashmë rruga jonë drejt fitores është edhe më e kthjelltë. Lëvizja Vetëvendosje tashmë është e vetmja shprese dhe e vetmja zgjidhje”, ka thënë Selimi për KosovaPress.

Pak më herët disa media kanë shkruar se sot LDK gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.

E papritur: LDK-AKR-Vetëvendosje drejt finalizimit të listës së përbashkët zgjedhore

0

Koalicioni LDK-AKR pritet që t’i kundërpërgjigjet koalicionit të madh PDK- AAK- NISMA.

Burime të ORAinfo kanë bërë të ditur se zyrtarët e LDK-së sot gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.

Një zyrtari i lartë i LDK-së më kushte anonimiteti ka thënë se ekziston ende hapësirë për marrëveshje bashkëpunimi me Vetëvendosjen ani pse afati për koalicione para zgjedhore tashmë ka përfunduar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se afati për koalicione parazgjedhore ka përfunduar, mirëpo do të shikojmë mundësinë që të lidhim një marrëveshje me Vetëvendosjes që të përpilojmë një listë të përbashkët zgjedhore. E dimë që afati për dërgimin e listave me emra për kandidatë përfundon të premten dhe neve asgjë nuk na pengon që të arrijmë një marrëveshje për një listë të përbashkët zgjedhore”, ka thënë zyrtari i LDK-së për ORAinfo.

Ai ka thënë se ka disponim brenda LDK-së që të arrihet një marrëveshje e tillë me Vetëvendosjes në mënyrë që kjo listë të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së Haki Rugova nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

“Për të mirën e vendit do të tentojmë që të bëjmë ndonjë zgjedhje të mirë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Rugova pranon se tashmë është i vështirë ndonjë bashkim me Vetëvendosjen para zgjedhjeve pasi që ka kaluar afati për koalicione.

Kujtojmë që mbrëmë LDK ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me Alternativën e Mimoza Kusari-Lila. /ORAinfo/

Ragip Sylaj ka drojë për të

0

Libri më i ri i poetit Ragip Sylaj, “Kam drojë për ty”, ka dalë nga shtypi dje nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”. Ky libër është i ndarë në këta pesë cikle: “Iluminim, Fundi i ankthit, Letrat, Pëlcitje zbrazëtie, Absurd i përkryer dhe Kryehimn”.

Në poezitë e këtyre cikleve poeti u shkruan personave (jo personazheve), me të cilët, nëpërmjet këtij mediumi të ndjeshëm dhe shpirtëror, u flet për veten, për vendin e vet, për librat e vet, për bibliotekën e vet. Marrë në planin e përgjithshëm, poezia e Sylajt është filozofike. Por, aty janë edhe kurbeti, malli për atdheun dhe për familjen, dashuria për nënën dhe për fëmijët; për babanë, për vëllanë dhe për miqtë. Është edhe pjesa veriore e Mitrovicës, të cilën autori, meqë nuk mund ta shkelë pa rrezik si dikur me tren, me autobus dhe me veturë, shpreh dëshirën e vet që një ditë të shkojë në atë pjesë qyshdoqoftë dhe me çfarëdoqoftë.

Drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Armagedoni, në një shënim të shkurtër të nxjerrë në kopertinën e pasme të librit të Sylajt, nën biografinë e tij të shkurtër, ka shkruar: “Nëse nuk e lexuat, lexojeni sipër këtyre fjalëve copën e biografisë së Ragip Sylajt. S’po jua ngre sytë lart që t’jua kujtoj se ai shkruan pesë e më shumë lloje të shkrimit letrar, po t’jua jap informacionin e parë për të dhe, më të rëndësishmin për një shkrimtar: se ai, edhe meqë nuk bëri studime për letërsinë, u lidh shpirtërisht me të që në bankat e gjimnazit dhe nuk iu ndanë njëri-tjetrit. Deri më tash, i bënë bashkë, fiks 45 vjet jetë. Me këtë bashkudhëtare (me poezinë), Ragip Sylaj, duke portretuar veten dhe qenien e vet, ka paraqitur para nesh karakterin dhe formimin e vet dhe dëshirat që i ka e që s’mund t’i realizojë për shkaqe të ndryshme dhe të (pa)arsyeshme. Dhe, po në këto poezi të këtij libri, Sylaj ka shkruar për luftën, për barbarët, për lirinë, për librin fizik dhe atë të djegur, për njerëzit e djegur e të bërë hi, edhe për librat e ricikluar. Letrapoezi, në vend të telegrameve, u ka shkruar nënës, babait, vëllait, miqve në Kosovë dhe atyre në Perëndim. Të gjithëve, me plot mall; të gjithëve, me plot ndjenja; të gjitha letratpoezi, me përplot fara të figurave poetike, të pahasura te dikush tjetër. Prandaj, hiç dorë nga punët e tjera dhe ndalu këtu e bëj përpjekje të marrësh nga kjo pemë një copë dhembje, një copë gëzim, një copë trishtim, pastaj ulu shijoje fjalën artistike dhe ngadhënjimtare të këtij poeti të matur e të matshëm me të tjerët nëpër shumë konkurse letrare”.

POEZI NGA RAGIP SYLAJ

ILUMINIM

(Biblioteka në kohë lufte)

Në fillim ishte heshtja

Brenda saj – pasioni e qeshja

Në shtresën e dytë – dheu e vala

U (ri)zgjuan Perëndia e Fjala

Nga fjala rrëzëlleu hiri që s’ngriu

Nënë-qielli yjet Njeriu

Dheut i dhanë frymë Ati e i biri

Lulja e urtisë çeli nga libri

Aty ky bënin roje fatsjellësit

Një ditë-natë hynë vdekjevjellësit

Homerit ia nxorën sytë për së dyti

Shpërfytyrimin tjetrit ia përsëdytën

S’e dinte në ishte n’Kosovë Aligieri

Tek therej Pëllumbi e prangosej Dreri

I përzënë nga libri Shekspiri u zu në çudi:

– Është vërtetësi ferri a vetëm tragjedi

Hamletit iu prish gjumi iu kall heshtja:

– Të çmendesh a të vdesësh tha është çështja

Migjeni i ri e Buzuku i vjetër

U dërguan në Lipjan t’bëhen letër

Dhembje ndjeu i riu dhe i lashti

Sikur iu blua mishi sikur iu dogj ashti

Një ditë nga vdekja lindi jeta

U përtërinë dielli dhe e vërteta

Dikush dha kumtin nga një bri:

Njeriu u bë libër e libri njeri

KËRKIM

Gjithë çka u tha për jetën

Nuk u tha për tokën

Gjithë çka u tha për pranverën

Nuk u tha për lulet

Gjithë çka u tha për hirin

Nuk u tha për zjarrin

Gjithë çka u tha për hënën

Nuk u tha për diellin

Gjithë çka u tha për kafkat

Nuk u tha për gjakun

Gjithë çka u tha

Mbeti e pathënë

 

‘Çudira komuniste’, mbledhja e pazakontë e Qeverisë për një dhëmb të Vaçe Zelës

0

Një nga drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit komunist thotë se gabimet më të mëdha janë bërë në ekonomi dhe lidhjet me jashtë. Si e rrëzoi komunizmin parimi i “mbështetjes në forcat tona”. Historia me priftin që takoi Shtrausin dhe mbledhja e pazakontë e Qeverisë…për një dhëmb të Vaçe Zelës.

Muho Asllani ishte një ndër 15 anëtarët e Byrosë Politike, kupola reale që qeveriste Shqipërinë në kohën e komunizmit. Por ishte i vetmi që nuk jetonte në Bllok.

Image

Duke qenë vazhdimisht njeri i terrenit, ai ka lëvizur në mënyrë të vazhdueshme nëpër rrethe, ku drejtonte komitetet e partisë si sekretar i parë. Por ka qenë një periudhë kur ka punuar si ministër shteti në qeverinë e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në atë kohë numri 2 i regjimit.

Sot, 27 vjet pas rënies së komunizmit, ai ende mendon se regjimi nuk ra për pakënaqësi politike, por për vështirësitë ekonomike. Në një intervistë për “Albanian Free Press”, ai rrëfen se si qeverisej ekonomia shqiptare dhe shtrëngimi i madh i dorës me fondet e shtetit. Dhe një histori e rrallë: mbledhja e Qeverisë për vetëm ca gramë flori që duheshin për të rregulluar një dhëmb të këngëtares së madhe, “Artistes së Popullit”, Vaçe Zela.

Ku mendon se keni gabuar gjatë qeverisjes, si parti dhe si qeveri?

Unë isha më i riu në Byronë Politike, por nuk e përjashtoj veten nga përgjegjësia për ato gjëra që kanë ndodhur.

Gabimet më të mëdha mendoj se kanë ndodhur në politikën e jashtme dhe ekonomi. Jemi nisur nga parimet e marksizmit dhe nuk kemi “lëvizur nga istikami”.

Ishte ekonomia që e rrëzoi komunizmin dhe gabimet tona në planifikim dhe lidhjet me jashtë. Jam i bindur se nuk duheshin prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, aq më tepër me Kinën, por duheshin krijuar lidhje edhe me Perëndimin, sidomos me Turqinë, Italinë, Francën dhe ndonjë vend tjetër.

Ne jemi nisur ne marrëdhëniet ndërkombëtare nga ana parimore dhe filozofike, ndërsa duhet të ishim shumë më të prirur për anën praktike.

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik na u afrua edhe Franca, edhe Turqia, edhe vende të tjera të Perëndimit, por ne nuk lëvizëm. Hrushovi na mbylli rubinetat, por në atë kohë na ndihmoi Kina.

Kina na ndihmoi për të ngritur gjithë ato vepra të mëdha që kemi ndërtuar, na mbushi edhe me armatime moderne, deri edhe me avionë të teknologjisë së fundit, madje edhe MIG-21 apo MIG-29.

Por edhe me Kinën filloi ftohja që kur Shkoi për vizitë Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Niksoni. Edhe në këtë rast morëm për bazë mësimet e marksizmit dhe marrëdhëniet u prishën. Nuk e kuptuam se mungesa e një prakticiteti të tillë po na çonte sërish në mbylljen e rubinetave. Deri në atë periudhë, shqiptarët jetonin relativisht mirë, pastaj erdhi sërish varfëria.

Ju flisni për Perëndimin, por pati një moment kur erdhi shansi me vizitën e Shtrausit…

Kur erdhi Shtrausi, kam qenë Sekretar i parë në Durrës. Shtrausi kishte kryer universitetin teologjik, pra ishte nisur për prift dhe kishte përfunduar në politikë. Më kujtohet se ai kishte patur një shok shkolle, një prift shqiptar që kishte studiuar në të njëjtin fakultet në Gjermani dhe që ishte burgosur në Shqipëri. Shtrausi kërkoi ta takonte këtë shok të vjetër të shkollës. E morëm priftin, e nxorëm nga burgu, e qethëm, e rregulluam, e porositëm se do hante plumbin po të tregonte gjëra që nuk duheshin thënë dhe e çuam në Tiranë, në takim me Shtrausin.

Me bisedimet politike u mor Foto Çami. Nuk e di konkretisht se çfarë u ofrua, pasi këto ishin çështje që diskutoheshin në rreth shumë të ngushtë. Di që ne kërkuam reparacionet e luftës, por ai tha se nuk ishte e mundur, pasi nuk e lejonte Kushtetuta e Gjermanisë. Por u ofrua për ndihma të tjera. U tha se ishte një rast i humbur për kokëfortësinë e palës shqiptare, por unë di që Shtrausi na ndihmoi edhe pasi bisedimet nuk dolën me sukses. Kanë ardhur në Shqipëri disa autokombajna e traktorë me goma të mëdha dhe me kabina me ajër të kondicionuar. Na solli 300 mëshqerra barsë që i vendosëm në Xhafzotaj.

Rasti i Shtrausit ishte vërtet një gabim nga pala shqiptare.

Sërish një gabim teorik apo edhe praktik?

Të dyja bashkë. Teorikisht, mbyllja në vetvete, parimi i bërjes së çdo gjëje me forcat tona, ishte një gabim fatal në ekonomi. Po marr rastin e kombinatit të autotraktorëve apo UMB-së së Durrësit. Ne arritëm të prodhonim traktorë dhe autokombajna, por me çfarë kostoje? Unë jam marrë direkt me këtë çështje në atë kohë. Kostoja e prodhimit të një autokombajne CK3 ishte sa trefishi i çmimit që mund ta blinim nga Polonia. Me koston e një traktori të prodhuar në vend, mund të blinim 2 apo 3 traktorë nga Kina.

Por edhe praktikisht, rastin e Shtrausit duhet ta konsideronim si një mundësi të artë për hapje ekonomike dhe jo të kërkonim vetëm para të thata në dorë, kur ata e kishin të pamundur një gjë të tillë.

Çfarë mund të prodhohej në vend të këtyre makinerive që përmendët më parë?

Kishte plot gjëra që mund të prodhoheshin në vend të tyre. Po marr si shembull pajisje elektroshtëpiake, frigoriferë apo të tjera që mund t’i prodhonim edhe për tregun tonë, edhe për eksport.

Ekonomia nuk mund të funksiononte në këtë mënyrë. Ndoshta për brezin tonë ishte mirë, pasi ishim mësuar me sakrifica, por nuk mund të vazhdonte gjatë.

Shembull tipik i kësaj është ndihma që na erdhi menjëherë nga Turqia dhe Italia, por edhe vende të tjera, menjëherë pas ngjarjeve të dhjetorit ’90. Është një fakt që shumë pak njerëz e dinë, por në vitin 1991, Turqia na ndihmoi jashtëzakonisht. Kryeministri i atëhershëm, Adil Çarçani, shkoi një javë në Turqi dhe, kur u kthye, na raportoi për një mori ndihmash që kishte rënë dakord të na jepte Turqia.

Adil Çarçani ishte zv/Kryeministër në kohën e Mehmet Shehut. Ishte shumë inteligjent dhe shumë i matur. Shpeshherë e frenonte Mehmet Shehun, që kishte një temperament shumë të vrullshëm. I kam njohur të dy në kohën kur kam qenë ministër shteti, pa portofol, në kohën e Mehmetit. Kam punuar dy vjet e gjysmë si ministër. Më pas, Adil Çarçani u emërua Kryeministër, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe, pas rënies së komunizmit, së bashku me Ramiz Alinë, drejtuan momentet e para të tranzicionit.

A e konsideroni Enver Hoxhën përgjegjës për këto gabime?

Edhe Enver Hoxha ka përgjegjësi për këto, por edhe të gjithë anëtarët e Byrosë Politike. Edhe pse unë u zgjodha në vitin 1981, kur kjo punë kishte marrë fund, prapë duhet të kisha ngritur zërin. Mund të haja burgun, ndoshta edhe plumbin, por duhet të flisja.

Por nuk ishte vetëm kjo. Edhe kur shikoja që kishte mundësi të tjera, shtrëngoja dhëmbët dhe nuk flisja edhe për një arsye të fortë: Atë që unë mund të mendoja, e ndalonte Kushtetuta. Dhe Kushtetutën e kishim vendosur vetë. Mos harroni, se shkelja e Kushtetutës përbënte tradhti të lartë ndaj atdheut.

Po ky izolim ishte zgjedhja jonë apo e imponuar nga të tjerët?

Nuk ishte e studiuar mirë. Ndoshta nuk ishte e imponuar, por u kthye në stil jetese. Mjafton të mendosh çfarë teknologjie përzgjodhëm. Ishte një kohë kur edhe dispensat shkollore i merrnim nga Bashkimi Sovjetik…

Pse ishit kaq të ngurtë në vendimet që merrnit. Ishte më shumë çështje ekonomike apo edhe politike?

Të dyja bashkë, por politika pleksej me ekonominë duke shkaktuar ndonjëherë edhe situata të pabesueshme. Një rast tipik ishte ai i problemit që na lindi me Vaçe Zelën. Sot duket e pabesueshme, por u mblodh Qeveria për të diskutuar për një dhëmb të Vaçe Zelës.

Si ndodhi?

Isha ministër shteti në kohën kur do dilte një grup artistësh për një turne jashtë vendit. Më duket se në Kinë. Vaçe Zelës i ishte prishur dhëmbi dhe nuk e mbaj mend sa gramë flori duheshin për t’i rregulluar dhëmbin, por fare pak ishin. Problemi ishte se kishte rregulla të forta për valutën dhe floririn. E besoni që është mbledhur Qeveria vetëm për një dhëmb të Vaçes? Në atë kohë ishte Qirjako Mihali drejtor i Thesarit të Shtetit. “Nuk e lejon Kushtetuta që të përdoret floriri i shtetit për arsye personale”, thoshte Qirjako Mihali. E mbështeste Mehmet Shehu, kryeministri i kohës. Edhe Manush Myftiu nuk pranonte, ishte shumë strikt. Pas më shumë se një orë diskutimesh, kërkoj leje të flas. “Shoku Mehmet, po pse nuk më thatë të sillja ndonjë napolon flori andej nga Shkodra po na mbani tash një orë me diskutime për vogëlsira?”

Duket për të qeshur, por kjo është e vërteta, aq të shtrënguar e bënim llogarinë në atë kohë.

Ndërsa në çështje të tjera nuk ishim aq të shtrënguar.

Mund të më tregoni një rast?

Meqë folëm për një këngëtare, po tregoj për një tjetër këngëtare. Kur isha Sekretar i Parë në Durrës, më vjen një ditë babai i këngëtares Parashqevi Simaku. Më ankohet se vajzën e tij nuk e linin të dilte në turne jashtë vendit, sikurse dilnin këngëtare të tjera. Mora vesh se Parashqevia kishte ardhur në Durrës në atë kohë, ishte beqare, por kishte marrë një dhomë me qira. Mora vesh gjithashtu se arsyeja e ndalimit për të dalë jashtë ishte se kishte një kushëri të largët të arratisur. I thashë të atit të Parashqevisë të më bënte një kërkesë me shkrim.

Pyeta sekretarin e partisë së Kavajës, në atë kohë ishte Jovan Sokoli. “Jo mor Muho, më thotë, gjëra të vogla janë…tani, ca llafe ka, po kush merret me këto punë”.

I dërgova për këtë çështje një shkresë Ramiz Alisë, i cili i gjykonte këto gjëra pa inat. Ishte tolerant Ramizi, ndërsa Rita Marko ngulte këmbë të mos lejohej te dilte jashtë shtetit. Ramizi dërgoi një shkresë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kjo çështje u zgjidh. Kjo pasi, në rastin e Parashqevisë, nuk shkelej ligji, sikundër në rastin e Vaçe Zelës.

Për aksionet e rinisë në atë kohë janë bërë dhjetëra filma e dokumentarë dhe gazetat e kohës shkruanin shpesh. Ishte një mënyrë për të nxitur punën vullnetare, d.m.th. pa pagesë?

Aksionet nuk ishin vetëm çështje ekonomike, por edhe shoqërore. Në ato aksione për të cilat ju keni dëgjuar të flitet, jo vetëm janë kryer vepra shumë të rëndësishme për vendin, jo vetëm janë mobilizuar shumë njerëz, por edhe kemi shpëtuar shumë njerëz.

Nuk po flas për vlerën ekonomike, por po ndalem vetëm në aspektin social. Kishte raste, sidomos në Shkodër, kur familjet kanë qenë shumë të mbyllura. Për të rinjtë e ardhur nga këto familje, sidomos vajzat, aksionet ishin një mënyrë për të jetuar në një liri më të madhe. Por mundoheshim të ishim shumë të kujdesshëm. Në rast se shikonim raste që kishte ndjenja mes të rinjve, ndërhynim pranë familjeve që të lidheshin në martesë, edhe pse familjet mund të ishin kundër. Por kishim edhe nga ato raste që dashuria e të rinjve nuk i bindte familjarët dhe ne mundoheshim që çiftin e ri ta dërgonim në vende të tjera. P.sh. kemi dërguar disa çifte të tilla në Ksamil. Shumica nuk pranuan të ktheheshin më në Shkodër edhe pas vitit 1990. Por kishte edhe raste kur historitë përfundonin keq. Mbaj mend 4-5 të tilla që vajzat kishin mbetur shtatzënë dhe djali nuk donte të martohej. I kemi marrë gjoja për kurse rrobaqepësie, kuzhine apo diçka tjetër dhe i kemi dërguar në Korçë, ku nuk i njihte njeri. Atje kanë lindur, e kemi sistemuar foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës dhe pastaj vinte sërish në Shkodër pa e marrë vesh njeri dramën e tyre.

Ne ishim të bindur edhe në rastin e adoleshentëve me prirje kriminale, që puna do t’i sillte në rrugë të mbarë. Në shkollën e vagabondëve, siç quhej atëherë, mësonin zanat dhe ka shumë prej tyre që janë bërë specialistë të shkëlqyer dhe kanë jetuar me ndershmëri.

Me ‘Bunar Fest’ nis sezoni i festivaleve në Prizren

0

Për herën e 13-të në qytetin e Prizrenit do të organizohet njëri nga festivalet më atraktive të këtij qyteti.

Siç tregon për gazetën “Zëri” koordinatori i “Bunar Fest”, Lis Dorambari, atje po finalizohen përgatitjet për festivalin e rrëshqitjes me goma në lumin Lumbardhë, i cili mbahet këtë fundjavë.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Jemi organizuar dhe shpresojmë të shkojë gjithçka në mënyrë perfekte”, thotë ai.

Sipas Lisit ata sivjet kanë pranuar një numër të madh aplikimesh për pjesëmarrje, në të cilat veçojnë edhe aplikime nga vendet tjera.

“Ka gati dy javë që e kemi hapur thirrjen për aplikim si garues dhe tashmë numri i aplikuesve ka tejkaluar numrin maksimal të garuesve. Në garë do të jenë afërsisht 50 garues, ndërsa sivjet interesimi është shtuar dukshëm edhe nga gjinia femërore dhe pjesëmarrësit nga jashtë vendit”, bën të ditur për “Zërin” koordinatori Dorambari.

Misioni kryesor i festivalit “Bunar Fest” është vetëdijesimi i qytetarëve për ta mbajtur lumin të pastër dhe për të pasur kujdes për të. Për këtë arsye një ditë para garës organizatorët planifikojnë edhe aktivitetin e pastrimit të shtratit të lumit me ndihmën e vullnetarëve dhe organizatave të tjera.

Për t’u bërë pjesë e këtij festivali pjesëmarrësit paguajnë një shumë simbolike për shfrytëzimin e pasjeve të sigurisë, e cila rimbursohet në fund.

“Për të qenë pjesëmarrës në garë kushti i vetëm është që pjesëmarrësit të jetë në moshën mbi 18 vjeç. Ndërsa para fillimit të garës garuesit duhet të bëjnë pagesë prej 10 eurosh për shfrytëzim të pajisjeve (goma, helmeta, jeleku i sigurisë), të cilat pasi të kthehen në gjendje të rregullt pagesa rimburësohet”, tregon Dorambari.

Ndryshe nga edicionet e kaluara kur festivali është organizuar në gjysmën e parë të muajit qershor, sivjet festivali do të organizohet më 20 dhe 21 maj. Kjo do të ndikojë edhe në garë, pasi që niveli i ujit do të jetë më i madh.

“Për këtë arsye ne i kemi rritur edhe masat e sigurisë për garuesit, duke arritur marrëveshje me klubin e zhytjes ‘Prishtina’, të cilët do të jenë në gjendje gatishmërie për intervenim”, thekson koordinatori.

“Bunar Fest” nuk ka karakter garues. Organizatorët thjesht do t’i shpërblejnë me medalje ata që tregohen më kreativë gjatë rrëshqitjes.

“Lëshimi me goma nuk ka karakter garues. Kjo për arsye që t’i iket rivalitetit mes garuesve të cilët mundohen të përfundojnë të parët, pasi që shtegu i ka vështirësitë e veta dhe në njëfarë forme edhe garuesit po e fusin veten në rrezik. Ne gjithsesi do të organizojmë ceremoni të medaljeve dhe podium, por këto medalje do t’ua japim atyre që do të jenë më atraktivë në garë”, shpjegon Lisi.

Si për të gjitha festivalet tjera, edhe për “Bunar Fest” çështja e buxhetit mbetet njëra ndër problemet kryesore. Ata sivjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga Komuna e Prizrenit, madje as nuk kanë kërkuar një ndihmë të tillë, duke e konsideruar si një derë të mbyllur për ta.

“Përkrahja e vetme për këtë edicion vjen nga sponsorët tanë si Bioblas, Birra Peja, KFC dhe Ipko, falë të cilëve po bëhet e mundshme organizimi i festivalit. Ndihma financiare nga Komuna ka munguar edhe sivjet. Në fakt sivjet ne nuk kemi kërkuar fare mbështetje financiare nga Komuna, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e tyre për mbështetje në edicionet të kaluara. Kështu që e kemi parë të arsyeshme të mos trokasim edhe njëherë një derë që gjithmonë ka qenë e mbyllur për ne”, thotë Dorambari.

Përveç aktivitetit të lëshimit me goma, dy ditë sa zgjat festivali do të ketë edhe mbrëmje muzikore. Më 20 maj tek “Andrra” në Marash do të ketë ndejë me Big Bud dhe #SHP kurse të dielën do të interpretojnë reggae-grupi Raggalution dhe DJ Positive Cut’s./zeri/

Këto poste do t’i takojnë Nismës, nëse ‘krahu i luftës’ e formon Qeverinë

0

Nisma për Kosovën mund t’ia sheh hajrin koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Krahu i luftës siç po quhet ky koalicion ka arritur mbrëmë në momentet e fundit marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, partia e Fatmir Limajt do të ketë një post të zv/kryeministrit.

‘Indeksonline’, mëson se këtij subjekti do t’i takojnë tri deri katër poste ministrore, nëse ky bllok e formon qeverinë e ardhshme.

Poashtu, sipas kësaj, marrëveshje Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të mund të kandidoj asnjë kandidat për deputetë nga rajoni i Malishevës, pasi Malisheva vlerësohet si bastion i Nismës për Kosovën.

Tutje, në marrëveshje thuhet se Nismës do t’i takojnë edhe një numër i konsiderueshëm prej zv/ministrave.

Në listën e kandidatëve për deputetë këtij subjekti do t’i takojnë 15 vende.

Kandidat për kryeminsitër nga ky koalicion parazgjedhor do të jetë Ramush Haradinaj.

Posti i kryeparlamentarit do t’i takojë PDK-së.

Limaj mund të marrë postin e zv/kryeministërit, ndonëse ka deklaruar se nuk do të marr asnjë pozicion në ekzekutiv për sa kohë qe nuk kryhen proceset e tij gjyqësore.

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA është arritur mbremë pak para orës 00:00.

‘Indeksonline’, pati raportuar edhe me herët për arritjen e këtij koalicioni./Indeksonline/

QKMF-ja e Prizrenit konfirmon mungesën e insulinës

0

Insulina që kërkohet nga pacientët që vuajnë nga sëmundja e sheqerit mungon në barnatoren qendrore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Krahas kësaj, përgjegjësit e kësaj qendre shëndetësore të nivelit parësor kanë konfirmuar se ka mungesë të furnizimit edhe me shumicën e barnave për sëmundjet kronike.

Për të gjitha këto mungesa sipas tyre përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka për obligim furnizimin me barnat nga lista esenciale, shkruan sot “Koha Ditoer”. Por Dega e NISMA-s në Prizren për këtë çështje ka bërë përgjegjëse si Qeverinë qendrore ashtu edhe atë lokale.

Sipas këtij subjekti politik “përplasjet e koalicionit të dështuar PDK-LDK” si edhe “dështimi i qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja po i kushton shtrenjtë qytetarit të Prizrenit edhe në fushën e shëndetësisë, pasi po mungojnë madje edhe barnat esenciale në QKMF-në në Prizren” …

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Prizren

0

Policia e Kosovës pas një hetimi një javor, ka identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar për vjedhje në tregun “Fatoni” në rrugën William Walker” në Prizren.

Këta të arrestuar më 7 maj kanë vjedhur gjësende me vlerë 850 euro, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Të arrestuarit para avokatëve mbrojtës kanë pranuar të kenë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Prokurori i këtij rasti ka urdhëruar masën e arrestit për 48 orë, derisa hetuesit po punojnë për gjetjen e sendeve të vjedhura.

Hetuesit policor te njëri prej të arrestuarve ka gjetur një bankënotë false të 20 eurove, të cilën e kishte blerë për 10 euro nga njëri prej bashkëkryerësve të vjedhjes.