Home Blog Page 5970

Vdes këngëtari Chris Cornell

0

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare këngëtari i famshëm Chris Cornell.

Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit, e ka konfirmuar një përfaqësues i tij, teksa shtoi se ”vdekja e Chris ishte befasues dhe i papritur”, njofton Klan Kosova.

Lideri i grupeve ”Soundgarden” dhe ”Audioslave”, është një prej zërave më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe ka lënë pas vetes shumë hite.

Përfaqësuesit e këngëtarit Cornell thanë po ashtu se se familja e tij do të punojë shumë me ekzaminuesin mjekësor për të përcaktuar shkaktun e vdekjes së tij.

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Vërmicë

0

Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë, i kërkuar nga organet e drejtësisë, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë kontrollit ka rezultuar se i njëjti është në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar zyra ndërlidhëse e PK-së”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Arsimtari rrah nxënësin në Suharekë

0

Një arsimtar në një shkollë të Suharekës gjatë ditës së djeshme për shkaqe akoma të panjohura e ka goditur nxënësin e tij.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar-arsimtar në një shkollë, gjatë ushtrimit të detyrës për shkaqe të pa njohura, e ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar-nxënës i shkollës. Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Fyejnë dhe kanosin policët, arrestohen dy persona në Rahovec

0

Në Rahovec, dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë fyer dhe kanosur dy zyrtarë policor.

“Motiv i rastit është pasi që zyrtarët i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit”, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Pesë mjete shpërthyese në Dragash

0

Pesë mjete shpërthyes është zbuluar në fshatin Brodosan të Dragashit, shkruan PrizrenPress.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për mjete të dyshuara kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin.

Ndërsa njësitet e FSK për deminim kanë tërhequr mjetet e dyshuara (5-copë) të tipit I-11, në mënyrë të sigurt. /PrizrenPress.com/

Beteja “Guns vs. Roses”

0

Lufta për pushtet për herë të parë në historinë e Kosovës do të bëhet në mes të një blloku politik që në vete ka rreshtuar subjektet e përfaqësuara nga njerëz të krahut të luftës, PDK-në, AAK-në e Nismën, dhe bllokut tjetër që përbëhet nga subjekte të cilat i janë bashkuar LDK-së, partisë që e ka drejtuar rezistencën paqësore,shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në parashikimet e analistëve dhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, beteja “Guns vs. Roses” parashihet të fitohet nga eksponentët e luftës.

Por është një forcë tjetër politike që mund t’i prishë matematikat. Është LVV-ja, parti kjo mikse, ngaqë në vete ka njerëz që kishin uniforma, pacifistë, por edhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile. Të mërkurën, kjo parti ka zhvilluar kontakte me përfaqësues të koalicionit “Roses”, me qëllimin për të garuar me listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë.

Tronditje në PDK!

0

Pas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor të PDK-së me AAK-në e NISMA-n, kanë shpërthyer paknaqësi në partinë e Kadri Veselit.

Portali “Infokusi” ka kontaktuar gjatë ditës me disa përfaqsuës të strukturave të larta të PDK-së, të cilët kanë treguar se koalicioni i kryetarit të tyre me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të NISMA-s, Fatmit Limaj po konsiderohet shumë i dëmshëm për partinë me të madhe në vend.

Ata thonë së Kadri Veseli gaboj rëndë në pazarin e marrëveshjes me Ramushin e Limajn.

“Një pjesë e madhe në PDK janë të tronditur se si Kadri Veseli pranoj t’ia jap postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt. Përveç kësaj, nuk po arrin ta kuptojnë si është e mundur të kenë edhe 50 % në ndarjën e listave për deputetë”, ka thënë një anëtar i kryesisë së PDK-së duke kërkuar mos t’i publikohet emeri për shkak të ndikimit që mund të këtë brënda partisë.

Ai ka sqaruar edhe një detaj tjetër i cili sipas tij e bën PDK-në humbësin më të madh në gjithë këto pazare të medha që u bënë brenda pak orëve të mbrëmshme.

Ky është fakti se partia e Kadri Veselit nuk do të ketë në listën zgjedhore më shumë së 40 kandidatë për deputet.

Koalicioni me parti të vogla i zë vendin PDK-së në listën e përbashkët prej 20 vendeve, 60 të tjera janë të AAK e NISMA-s.

“Prej 120 kandidatëve sa do të jenë në liste, 60 i takojnë partnerit AAK e Nisma, 20 janë të partive të vogla dhe 40 mbesin për kandidatët e PDK-së. Ky fakt nuk mund të përbihët leht për shkak së jemi partia më e madhe në vend, nga viti 2007. Nuk jam i sigurtë se çfarë do të ndodh me gjithë këto parti, nëse do të arrin Kadri Veseli t’a menagjoj këtë situatë. Kjo do të shpërthej në momentin kur do të bëhët lista”, ka thënë për portalin Infokusi.com ky anëtar i kryesisë së PDK-së./Infokusi.com

Vetëvendosje nuk i bashkohet LDK’së, shkon e vetme në zgjedhje

0

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të Kryesisë së partisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së saj, në të cilën është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Nëpërmjet një komunikate, VV ka bërë të ditur se është “duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”.

“Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

“Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, ka thënë VV.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, përfundon komunikata e VV’së.

PDK e “tradhton” Nismën për Malishevën

0

Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka siguruar elektoratin e PDK-së se kjo parti do t’i hyjë garës për kryetar të kësaj Komune.
Kjo deklaratë bie ndesh me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, sipas interpretimit të bërë nga sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, mbrëmë pak kohë pas njoftimit për koalicionin PDK-AAK-Nisma.

“Në marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor… ka qenë kërkesë e Nismës që PDK dhe AAK të mos nxjerrin kandidat nga Malisheva, bastion i Nismës në Malishevë, sepse ne dëshirojmë që aty të kandidojmë me kandidat të Nismës për Kosovë”, ka thënë ndër të tjera mbrëmë Bilall Sherifi.

Por, sot, në një takim me drejtuesit e degës së PDK-së në Malishevë, kryetari Kadri Veseli ka thënë se “vetëm organet e PDK-së, niveli qendror, kryesia e partisë, këshilli drejtues edhe ju si degë vendos qysh keni me kandidu në Komunë, këtë e vendosni ju”.

“Në zgjedhjet e ardhshme komunale du me e rikthy fitoren e fuqishme të PDK-së në Malishevë”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Gjatë këtij takimi, Veseli ka kërkuar nga bashkëpartiakët që t’i besojnë atij si kryetar partie e jo “koftëlargut”.

“Mos bjerni në hezitime dhe në fjalë të huaja. Më ka shqetësu momenti që ju keni besuar. Kryetari (Hysni Kilaj) më ka prit tek shkallët sot, unë i folsha ky nuk më dëgjojke. I thash: “A jam unë kryetar i PDK-së apo ai koftëlargu që e ke dëgju ti?”, tha Veseli në këtë takim.
PDK, AAK dhe NISMA kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor pak momente para se të skadonte afati për regjistrimin e koalicioneve./Kallxo.com/

Prizren: 600 euro gjobë për të akuzuarin për armëmbajtje pa leje

0

Ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të armëve, J.  M. , Gjykata Themelore në Prizren të mërkurën shpalli aktgjykim dënues.

Ai  u dënua me 600 euro gjobë, pasi u deklarua fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Me aktgjykimin e shpallur nga gjykatësja Shpresa Emra, arma e cila i është gjetur tani të dënuarit, është konfiskuar në mënyrë të përhershme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, pas kontrollit që i është bërë Jeton Metës me 9 shkurt 2017, në rrugën “Mbreti Longar” në Prizren, është gjetur se në brez mbante një armë të zjarrit, të markës VLTHER, calibri 9 mm, me numër 88390439.

Armën në fjalë ai  e mbante pa autorizim dhe leje të organit kompetent.

Ndryshe, kryesi i veprës penale, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1, i Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vite./betimiperdrejtesi/