Home Blog Page 5972

Vritet një 25 vjeçar në Rahovec

0

Me datë 17.05.2017 në ora 02:00, stacioni policor në Rahovec ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Ratkoc, saktësisht në afërsi të udhëkryqit që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.

“Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Policia thekson se është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm.

“Kolosët e teatrit serb” edhe me portretin e Bekim Fehmiut

0

Portreti i Bekim Fehmiut do të qarkullojë gjithandej botës me pullat postare të Serbisë. Aktori shqiptar me nam botëror është në mesin e tetë artistëve, figurat e të cilëve janë përfshirë në serinë e pullave portare të titulluar “Kolosët e teatrit serb”.

Këtë seri Posta e Serbisë e ka nxjerrë në qarkullim prej së martës, kur edhe është bërë përurimi i saj, në teatrin “Atelje 2012” në Beograd, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti serb nxjerr një pullë postare me portretin e aktorit me nam tre vjet pasi këtë e ka bërë Kosova, por, për dallim prej asaj të shtetit fqinj, ku pos emrit të aktorit në cirilikë shkruhet edhe titulli i serisë, ajo e Postës së Kosovës pos fotografisë ka vetëm emrin e aktorit që u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936 dhe ka vdekur në Beograd më 15 qershor 2010.

Krahas Fehmiut në serinë e pullave “Kolosët e teatrit serb” janë edhe portretet e aktorëve: Bora Todoroviq, Dragan Nikoliq, Ruzhica Sokiq, Olivera Markoviq, Nikola Simiq, Marija Crnobori dhe Vlastimir Stojilkoviq.

Prizren: Prokurori kërkon konfiskimin e pasurisë në gjykimin për narkotikë

0

Prokurori Mehdi Sefa kërkoi konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nga i akuzuari Vllaznim Hoxha.

Në gjykimin e Vllaznim Hoxhës për narkotikë, prokurori Mehdi Sefa kërkoi konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria në aktakuzë i ka propozuar gjykatës që të bëhet konfiskimi i përhershëm i substancave narkotike, revoles së tipit TT dhe municionit, veturës së tipit “Jaguar”, shumës së parave prej 23 mijë eurove, një “iphone” dhe dy “Samsung”-ve të cilat janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së të akuzuarit.

Vllaznim Hoxhaj akuzohet për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotropike si dhe të armëmbajtjes pa leje, ndërsa avokati i tij Naim Qelaj kërkoi nga gjykata që t’i jepet hapësirë për hyrje në marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë nga i akuzuari.

“Është interes i të akuzuarit që të inicojë procedurën e negociimit në lidhje me arritjen e marrëveshje për pranimin e fajësisë”, tha avokati Qelaj.

Qelaj, po ashtu kërkoi që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Prokurori i shtetit, Mehdi Sefa, e konsideroi të ligjshme kërkesën e mbrojtjes për negocim dhe pranim të fajësisë.

“Sa i përket masës së arrestit shtëpiak, konsideroj se duhet të ndërpritet kjo masë me të vetmin qëllim që këtu i akuzuari Vllaznim Hoxhaj mos të kalojë duke e vuajtur dënimin në shtëpi”, tha Sefa.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani vendosi që t’u lë hapësirë palëve për arritjen e marrëveshjes për pranim fajësie.

Po ashtu të akuzuarit Vllaznim Hoxhaj, iu ndërpre masa e arrestit shtëpiak dhe iu zëvendësua me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Seanca e radhës do të mbahet më 2 qershor 2017./kallxo.com/

Haradinaj i prin ‘krahut të luftës’ kundër LDK-së dhe VV-së

0

Që nga dje skena politike kosovare duket se është ndarë në dy blloqe të mëdha. “Krahu i luftës” është bashkuar në njërën anë, duke lidhur një koalicion të gjerë mes partive PDK-AAK-“Nisma”.
Atyre do t’u prij si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj. Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja, AKR-ja dhe “Alternativa”, shkruan “Zëri”.

Koalicioni i madh mes PDK-AAK-“Nismës” është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe “Alternativën”.

Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.

Haradinaj: Dua të marr përgjegjësi, ta udhëheq vendin

0

Ramush Haradinaj, duke folur në emisionin “Opinion” në TV Klan, tha se ka ambicie për kryeministër të Kosovës.
“Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.

Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe se ishte ngjarje e mirë që kjo qeveri u rrëzua.

Sipas tij, demarkacioni dhe Asociacioni janë gabimet kryesore të Mustafës.

Ndërsa, gazetari Fevziu i kujton se qeverinë e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, kurse ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK-së me vota.

“S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione.

“Deri tani jemi në koalicion me Nismën, por jemi të hapur edhe për partitë e tjera”, shtoi ai.
Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha urbane të Kosovës…”.

Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma: Nisin pakënaqësitë brenda partisë së Fatmir Limajt

0

Ish-nënkryetari i PD-së, tani anëtari më i ri i “Nisma”-s, Avni Tafili e ka quajtur të papranueshme arritjen e koalicionit ndërmjet tri partive të krahut të luftës (AAK-Nisma-PDK).

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka theksuar se ky është imoralitet i lartë politik. “Shpresoj, pas kësaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion! Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqësisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Koalicioni AAK-NISMA me PDK,

marreveshje kunder Kosoves dhe perspektives se saj.

Kunder lirise, kunder drejtesise, kunder zhvillimit, pro hajnise, tradhtise e mashtrimit.

Shpresoj, pas kesaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion!

Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqesise.

Imoralitet i larte politike!

Gjonaj, protestë për shkollën e re (VIDEO)

0

Banorët e Gjonajt të Prizrenit kanë një hall.

Ata protestuan sot për shkak se fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë 5 kilometra për në shkollë, ndërkohë që fshati i tyre ka objekt shkollor, njofton Klan Kosova.

Madje prindërit thonë se nuk do i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollën e re pasi sipas tyre, rruga ekzistuese, që nuk ka as ndriçim, nuk është aspak e sigurt.

Zëdhënësi i komunës së Prizrenit, Ymer Berisha bëri me dije se në shkollën e re në këtë fshat të Hasit, u investuan mbi 1 milion euro për ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit e kësaj ane.

Zafir Berisha: Beteja më e madhe politike do të ndodhë në Prizren

0

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga partia Nisma, shprehet se Prizreni është Prizren, nuk është Jerusalem dhe për këtë janë të bindur edhe qytetarët e Prizrenit për këmbëngulësinë që qytetit t’ia kthejnë qytetarëve.

“Beteja e madhe politike do të ndodhë në Prizren, por Nisma-AAK do të dalin forca e parë politik”, tha Berisha.

 

Artan Abarashi: PDK-ja është në pozicion defanziv

0

Nga Qendra e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Prizren, Artan Abarashi është shprehur se Prizreni do të jetë një fushëbetejë e rëndësishme për zgjedhjet që po vijnë.

“Kjo për shkak të madhësisë së Komunës dhe numrit të madh të votuesve. Po ashtu, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, PDK-ja është në pozicion defanziv, me qëllim të ruajtjes së primatit. LDK-ja ka humbur besimin e qytetarëve duke e bërë kështu Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ subjektin politik kryesor për fitore. Dhe për këtë gjë kemi besim të madh” , shprehet ai.

Haxhi Avdyli: Sivjet do të bjerë Jerusalemi i PDK-së

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se Prizreni si qytet i dytë, me vetëm 19.000 banorë më pak se Prishtina, ka një numër të madh të votave që mund të ndryshojnë kahun e qeverisjes në Kosovë.

“Tani një parti e ka quajtur Prizrenin Jerusalem, por Jerusalemi sivjet do të bjerë për shkak të modelit të stërkequr të pushtetit, që është aplikuar dhe kahja e historisë do të ndërrojë. Sepse siç thotë fjala popullore zullumi këputet prej së trashi”, pohon ai.

Shton se Prizreni gjithmonë ka qenë një paramasë zgjedhore.