Home Blog Page 5974

Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

0

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i kësaj partie për kryeministër të jetë Avdullah Hoti.
Kështu vendosi para pak çastesh Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Telegrafi.

Ndryshe, LDK ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor. /Telegrafi/

Fillon ”Java e Shkencës 2017”

0

Ministria e Arsimit për të nëntën herë me radhë ka organizuar konferencën shkencore ”Java e Shkencës 2017” e cila zyrtarisht u hap të martën dhe pritet të përfundojë më 19 maj.

Sipas Ministrit Arsim Bajrami edhe kjo konferencë është shumë e rëndësishme dhe një ngjarje e madhe shkencore në vend pasi tubon shkencëtarë nga vende të ndryshme të rajonit.

Bajrami tha se një vend i zhvilluar s’mund të mendohet pa kontributin e shkencës dhe shkenctarëve.

Në këtë konferencë ishte paralajmëruar të merrte pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, por ai nuk është parë të ketë qenë i pranishëm.

Në qoftë njeri ky…

0

Pjesë e shkruar nga Primo Levi, shkrimtar italian që përjetoi Holokaustin dhe shpëtoi i gjallë.

Ju që jetoni të sigurt

Në shtëpitë tuaja të vakëta,

Ju, që kur ktheheni në shtëpi mbrëmjeve

Gjeni ushqim të ngrohtë e fytyra miqësore:

Shqyrtoni në qoftë burrë ky

Që punon në baltë

Që nuk njeh prehje

Që lufton për gjysm’ buke

Që vdes nga një “po” a një “jo”.

Shqyrtoni në qoftë grua kjo,

Pa flokë e pa emër

Pa fije force për të kujtuar

Të zbrazur sytë e bosh prehri

Si një bretkosë dimrit.

Vritni mendjen se kështu ka ndodhur:

Ju urdhëroj me këto fjalë.

Gdhendini në zemrat tuaja

kur rrini në shtëpi kur shkoni udhës,

kur shtriheni kur ngriheni;

Përsërituani fëmijëve tuaj.

O ju shoft’ vatra,

Ju zëntë sëmundja,

Bijtë tuaj mos ju pafshin me sy.

   PRIMO LEVI , përkthimi nga Aida Baro

Arrestohet në Prizren trafikanti i migrantëve nga Turqia në Gjermani

0

Policia kufitare e Kosovës, në Prizren, dje në orën 16:40, ka arrestuar një shqiptar shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti po transportonte ilegalisht shtetas pakistanezë e irakianë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi në automjetin transportues (kamion) të cilin po e drejtonte ai dhe po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanez dhe 1 mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6000 € dhe destinacion kishin Gjermaninë”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Minir Krasniqi zgjedhet shef i Shtabit Zgjedhor në PDK-në e Prizrenit

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka filluar intensivisht përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i Degës, Minir Krasniqi, është zgjedhur Shef i Shtabit Zgjedhor.

“Pas takimeve të mbajtura nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me Kryetarët e Degëve në Selinë Qendrore, dhe pas marrjes së udhëzimeve nga këto takime, Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren, ka filluar intensivisht përgatitjet për zgjedhjet nacionale, gjithashtu ka filluar takime me të gjitha forumet e PDK-së, në Prizren”, njofton PDK-ja në Prizren.

“Në kuadër të përgatitjeve parazgjedhore Dega e PDK-së në Prizren, sot ka mbajtur mbledhjën e kryesisë, meqërast me unanimitet të plotë është bërë zgjedhja e shtabit zgjedhor të degës së PDK-së, si dhe të gjitha sektorët që do funksionojnë në kuadër të shtabit zgjedhor të PDK-së, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 11 qershor të këtij viti”.

“Dega e PDK-së në Prizren do vazhdoj që me angazhim maksimal t’i jep mbështetje të fuqishme liderit të PDK-së për Kryeminitër të ardhshëm, z.Kadri Veselit dhe platformës politike Fillimi i Ri për Kosovën”./PrizrenPress.com/

Kjo është lista e emrave për deputet, nga LDK-ja në Prizren

0

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka përzgjedhur emrat që do t’ia propozojë partisë në qendër për kandidat për deputet.

Në mbledhjen që ka mbajtur kryesia e kësaj dege, Kryesisë Qendrore të LDK-së i janë propozuar 10 emra, raporton Gazeta Blic.

Në krye të listës prin kreu i kësaj partie në Prizren, Haxhi Avdyli, pasuar nga ish- deputeti Anton Quni.

 Për më shumë Gazeta Blic ua sjell të plotë listën me emrat e propozuar nga Kryesia e LDK-së në Prizren:

Prizren: Dënohet hajni i telefonit

0

I. Y.  në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën, pranoi se ka vjedhur telefonin mobil “Iphone 5” nga i dëmtuari L. L.

Për këtë veprim, i njëjti u dënua me tre muaj burgim me kusht, nga Gjykata Themelore në Prizren.

I denuari,   i cili kishte të angazhuar mbrojtësin me autorizim, avokatin Bashkim Nevzati, deklaroi se telefonin në fjalë e kishte gjetur afër një makine, dhe pastaj e kishte shitur.

Të njëjtin më pas e kishte kthyer te i dëmtuari Lubovci.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Beqë Shala.

Ndërkaq, aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Shpresa Emra.

I. Y.  më 1 gusht 2014, rreth orës 09:00, në rrugën “Joni” në Prizren, e merr pasurinë e të dëmtuarit L.L. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

Pasi që i dëmtuari kishte lënë xhamin e veturës gjysmë të hapur dhe ishte larguar për në lokalin e tij, I. Y.  nga vetura i merr mobilin e markës “Iphone 5” në vlerë prej 500 euro, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Kryesi i veprës penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet./betimiper drjtesi/

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi

0

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësitë për promovim të turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.

Festa e Vjeljes së Rrushit- Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënon një sukses të madh ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë me vizitore nga mbarë bota.

Për dallim nga edicioni i kaluar, i cili zgjati 3 ditë, këtë vit, në edicionin e 16-të, Festa e Vjeljes se Rrushit, Festivali “Hardh Fest”, do të mbahet 4 ditë.

Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit.

Festa e Vjeljes së Rrushit, Festivali “HardhFest 2017” do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator, në Rahovec.

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të Arsimit në Suharekë

0

Mungesa e prokurores Ervehe Gashi u bë shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj Drejtorit të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, i paraparë të vazhdonte të hënën.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani ka njoftuar palët se prokurorja Gashi, me parashtresë, ka kërkuar që kjo seancë gjyqësore të shtyhet për një datë tjetër, me arsyetimin se është e angazhuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 10 korrik 2017 në ora 9:30, ku palët në procedurë do të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, me arsyetimin se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Sipas aktakuzës, Berisha në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë nuk e ka zbatuar një vendim të Sektorit të Inspeksionit për Arsim (SIA),  për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohej se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës, ku është gjetur fajtor dhe është dënuar me 4 mijë euro gjobë./betimiperdrejesi/

Gazetari Kastriot Jahaj i bashkohet “Alternativës”

0

Edhe një gazetar i është bashkuar skenës politike kosovare.

Kastriot Jahaj sot është bërë edhe zyrtarisht anëtar i subjektit më të ri politik Alternativa.

Jahaj këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, duke thënë se do të kontribuojë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

“Prej sot jam pjesëtar i Alternativës. Unë besoj në vizionin dhe projektin që ka kjo parti për të ndryshuar situatën politike dhe gjendjen ekonomike në Kosovë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, Jahaj që nga viti 2012 është angazhuar në shoqëri civile. Ai ka qenë nismëtarë i grupit të qytetarëve aktivë për Prizrenin, ndërsa gjatë karrierës si gazetarë njihej për zbulimin e aferave korruptive të klasës politike. /Telegrafi