Home Blog Page 5975

Alarmon NISMA: Në Prizren ka mungesë të insulinës dhe të barnave esenciale

0

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, përmes një komunikate për medie, ka bërë me dije se në këtë qytet ka mungesë të Insulinës dhe të barnave esenciale. Sipas këtij subjekti politik, fajtor për këtë është pushteti lokal dhe përplasja e koalicionit të dështuar PDK-LDK.

“Dështimi i qeverisjes së të denuarit Ramadan Muja po i kushton shtrenjtë qytetarit të Prizrenit edhe në fushen e shëndetësisë, ku si rezultat i përplasjeve të koalicionit të deshtuar PDK-LDK, po mungojnë madje edhe barnat esenciale në QKMF – në Prizren”, thuhet në komunikatën e NISMA-s, përcjellë PrizrenPress.

“Përveç mungesave të mëdha të barnave dhe gjërave elementare në spitalin regjional të Prizrenit, këto barna janë në mungesë për muaj të tërë edhe në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prizren, e cila menaxhohet nga “Familja Muja”, ku pacientet që mvaren nga INSULINA, me muaj të tërë po sillen vërdallë nëpër koridoret e QKMF-së, ku askush nuk është në gjendje që tu përgjigjet këtyre pacientëve”.

“Qeverisja kriminale e PDK-së dhe Ramadan Mujes, ka degraduar skajshmërisht Prizrenin në të gjitha fushat, tashmë kur jemi në prag të fushates elektorale të zgjedhjeve të 11 Qershorit, kanë vërshuar mbindertimet dhe ndertimet pa leje, siç është rasti në “Qendra 2” dhe në rrugen “Tirana”, ku jashtë çdo kriteri të lejeve të ndertimit në zyrat e PDK-së, pompat e benzines dhe bizneset e caktuara të cilat po e rrezikojnë jeten e qytetarëve për rreth”.

“DEGA NISMA në Prizren, me ardhjene saj në qeverisje, zotohet se fuqishëm do ti luftoj këto dukuri negative të cilat po i kushjtojnë shtrejtë qytetarëve të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Kapet me drogë në Vërmicë

0

Një personit në pikë kalimin kuftitar në Vërmicë i janë gjetur rreth 2.2 gramë drogë, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku gjatë kontrollimit të veturës së tij nga Policia, i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2.2 gramë substancë narkotike të llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Milaim Zeka i bashkohet Nismës

0

Gazetari Milaim Zeka ka aderuar sot në subjektin politik Nismës që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.
Siç merr vesh Gazeta Express, Zeka i është bashkuar këtij subjekti për faktin që ai është i afërt me Jakup Krasniqin, i cili mban një nga postet kryesore brenda këtij subjekti.

Po ashtu, Gazeta Express merr vesh se Zeka do të jetë në listë për deputet.

Nisma do të garojë në një listë zgjedhore me AAK-në. Dy subjektet kishin nënshkruar marrëveshje muaj më parë, ndërkohë që bashkëpunimi i tyre kishte filluar në kohën kur këto subjekte organizonin protesta kundër Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë në një postim në Facebook pak minuta më parë, Zeka ka mbrojtur aderimet e kolegëve gazetarë nëpër subjekte politike.

Gazetaret krijojne opinione, politika i ndryshon proceset

Po e shohe, qe shume veta, o kritikojne, o po i shajne aderimet e kolegeve te mi neper parti politike.

Cdonjeri ne kete bote, e ka te drejten absolute qe vet te percaktohet, se si te jetoje, si te mendoje, e si te garoje politikisht. Cdo qytetare e katundar, duhet me dite, qe ne gazetaret vetem krijojme opinione permes shkrimeve tona, ose permes emisioneve tona, mirepo politika eshte ajo qe na i ndryshone gjerat. Na bene jeten tone ose me te mire, ose me te keqe.

Perzgjedheja e nje partie politike, eshte si puna e nuses, ose e burrit. Dikush e ka qef te gjate, dikush te shkruter, dikush me folke, dikush pa floke, e keshtu me radhe. Kur nje profesor e pyeti Hallary Clintonin se a don ta ndryshoje boten, ajo u pergjigj: Po! Atehere futu ne politike, i tha ai. Imagjinoni se cfare fati ka pasur kombi shqipetar, edhe kombet e tjera te botes, me futjen e saje ne politike. Por ka edhe raste te kunderta. Imagjinoni se cfare tragjedie u solli popujve te Ballkanit futja ne politike e Milloshevicit. Imagjinoni se cfare tragjedie te rende i sollen Kosoves shume te paditur qe ju futen politikes. Shume kriminel, shume vrases, shume hajdute, shume rrugac, shume te pacipe, e te pashkolluar, mbi te gjitha ne akademine e familjes.

Qe 17 vite, kjo race politikanesh, me shume nje 10 perqindesh te ndershem, ja kane nxi ftyren Kosoves perpara popujeve te botes, e ja kane nxi jeten popullit te Kosoves, saqe asnje shprese per te ardhmen nuk ja kane lane.

Prandaj mos i paragjykoni keta gazetare. Le ta tregojne veten edhe ne politike. Ai qe ka qene pis ne gazetari, e faqezi, ka me u ba edhe ma i poshter ne politike. Ai qe ka qene i ndershem, i ndershem ka me mbete deri ne vdekje! Kosova duhet me ndryshu. Kosova ndryshon, vetem kur partite e pushtetit shkone ne pension, ose i kthehen pllugut, traktorit, lopes, dhise, bullicave, e deleve te fshatit. Kostumet e shtrenjeta, nuk ia mbulojne budallakine e politikanit. Kravata, ta ngulfate fytin, po jo budallallek

====

Edhe gazetari Milaim Zeka pritet që këto ditë t’i bashkohet një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Sipas burimeve të portalit “Zëri.info”, Zeka është në negociata me disa parti politike, por gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën.

Zeka edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar ka përkrahur kandidatin e NISMËS për kryetar të kësaj komune, Isa Xhemajlajn, i cili ka humbur në balotazh nga kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Përndryshe, gjatë javës së fundit dy gazetarë kanë aderuar në politikë. Ish-kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra i është bashkuar PDK-së së Kadri Veselit, ndërsa gazetari Halil Matoshi partisë së Ramush Haradinajt(Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)./Zeri/

AGK: Vdekja e Ganimet Klaiqit, humbje e madhe për gazetarët

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Ganimet Klaiqi.

“Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara, Ganimeti do të kujtohet gjithnjë si një profesionist për breza të tërë të gazetarëve, për kolegët e tij si dhe për të gjithë ne që e kemi njohur”, thuhet në telegram ngullimin e AGK-së

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë”. /PrizrenPress.com/

Alternativa, Abdixhiku e Selmanaj sot i bashkohen LDK-së

0

Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që sot t’i bashkohet subjekti më i ri politik “Alternativa” e Mimoza Kusarit.

Burime të Express mësojnë se gjatë ditës së sotme LDK-ja do t’i prezantojë edhe aderimet e reja.

Sipas të njëjtit burim, deri në mesditë pritet që kësaj partie t’i bashkohet njohësi i çështjeve ekonomike Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku do ta zyrtarizojë sot aderimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tash e disa ditë në media u raportua për këtë aderim të Abdixhikut, pas një takimi që ky i fundit kishte pasur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, por nuk kishte asgjë zyrtare. Por ky nuk është aderimi i vetëm.

Para dy ditësh Gazeta Express pati raportuar se LDK-së pritet t’i bashkohet edhe një analist.

E bashkë me Abdixhikun, LDK-së do t’i bashkohet edhe analisti Driton Selmanaj dhe disa të rinj.

Selmanaj ka vendosur që t’i bashkohet partisë së Isa Mustafës ani pse dje në një deklaratë për Express ai ka thënë se është duke diskutuar me partitë kryesore politike, me përjashtim të PDK-së, për të vazhduar jetën publike.

“Jam në bisedime. S’ka asgjë konkrete”, tha ai dje për Express.

Selmanaj është pjesë e shoqërisë civile dhe analist në njërin prej televizioneve nacionale.

Ka mbajtur qëndrim kritik sidomos ndaj PDK-së derisa ishte pjesë e debateve.

Kanë mbetur edhe më pak se një muaj prej kur pritet të mbahen zgjedhjet nacionale pasi, ka rënë Qeveria e ndërtuar nga PDK-ja e LDK-ja.

Vdes gazetari Ganimet Klaiqi

0

Gazetari shumëvjeçar i “Kohës Ditore”, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai nuk mundi ta mundte sëmundjen e rëndë të kancerit.

Klaiqi kishte lënë gazetarinë dy vjet më parë për t’ju përkushtuar jetës akademike. Megjithatë, vazhdonte të jetonte e frymonte si gazetar.
I tillë ishte mesazhi i tij i fundit i dhënë të dielën pasdite në “Facebook”, shoqëruar me disa fotografi që tregonin gjendjen e tij të rëndë, por i rrethuar nga familja.

“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur, vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim”, shkruante ai.

“Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti bosht i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë. Ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam”, ishte porosia e tij e fundi. /Insajderi.com

Prizren: Dëshmitari rrëfen si ia morën babain pjesëtarët e UÇK-së

0

Agron Përteshi dëshmoi në gjykimin e Remzi Shalës, i cili akuzohet se bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, e kishin marrë babain e dëshmitarit, i cili më pas ishte gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

Dëshmitari Agron Përteshi dëshmoi në Gjykatën e Prizrenit për natën kritike kur babai i tij, Haxhiu, u mor nga disa pjesëtarë të UÇK-së, në shtëpinë e tyre në fshatin Duhël dhe disa ditë më pas u gjet i vdekur afër një rruge të fshatit.
Ngjarja për të cilën po gjykohet Remzi Shala ka ndodhur më 26 qershor të vitit 1998.

Agron Përteshi tregoi se para se të ndodhte arrestimi i babait të tij ai ka qenë në qendër te fshatit bashkë me disa fshatarë të tjerë duke biseduar. Sipas tij, në ato momente kanë ardhur dy vetura prej qendrës së fshatit Duhël dhe janë ndalur në lagjen e Qatanëve.

“Pas disa minutave ka ardhur njëri nga ajo lagje dhe na ka thënë: “Ikni se UÇK-ja, pasi që ne nuk kishim të drejtë të dalim në qendrën e fshatit pas orës 21:00, përveç rojës së fshatit. Vrapova në shtëpi dhe hyra bashkë me Isuf Qatanin. Deri sa isha në oborr për të parë se nga po shkon ai grup, ata u drejtuan për në shtëpinë tonë dhe e thirrën emrin e babait. E hapa derën e oborrit, njëri më pyeti: ‘A e ke babën aty?’. I thash: po. Ai më kapi dorën dhe vazhduam te dera hyrëse e shtëpisë”, tregoi dëshmitari.

“A mund të përshkruash personin që të kapi për dore?”, ishte pyetja nga prokurori special Haki Gecaj.

“Po, personi ishte më pseudonim “Molla e Kuqe”. Atë e kam njohur edhe ditë më parë. E thirra babanë dhe ai e pyeti: “A je ti Haxhia?”. Më pas biseduan 2-3 minuta lirshëm dhe “Molla e Kuqe” i tha babait a mundesh me ardhë me neve për një bisedë më të gjatë. Babai i tha: po, vetëm t’i marr cigaret. Ai i tha nuk ka nevojë se ne i kemi të gjitha dhe shumë thjesht, pa acarime, kanë dalë nga oborri”, tha Agron Përteshi.

“Pasi dolën nga oborri, e kanë kapur dy persona, “Molla e Kuqe” dhe një person tjetër. Desha të vazhdoj pas tyre por një person më kërcënoi më pushkë dhe nuk më la”, shtoi Agroni.

Më pas prokurori e pyeti: “Ju prej fillimit sot po i referoheni personit “Molla e Kuqe”, a e dini kush është ky person me këtë pseudonim?”.

Arbeni tregoi se ka pasur rast ta takojë një natë kur ka qenë i angazhuar si roje fshati dhe në një tubim të fshatarëve në shtëpinë e Rifat Qatanit, ku ishte prezent edhe i ndjeri Haxhi Përteshi. “Tubimi ka qenë për t’i dalë ndihmë UÇK-së”, tha Agroni.

Pas kërkesës së prokurorit, trupi gjykues lejon që i dëmtuari ta identifikojë të akuzuarin. I dëmtuari Agron Përteshi i kthyer nga banka e të akuzuarit deklaron se këtë person e njeh nga viti 1998 dhe ky është personi me pseudonimin “Molla e Kuqe” Remzi Shala.

“A keni marrë ndonjë veprim për ta gjetur babanë e juaj, a je interesuar ku është?”, pyeti prokurori Gecaj.

Po jam interesuar, tha Arbeni. “Sipas informacioneve që kisha babai im ishte në shtabin e fshatit Luzhnicë dhe shkova ta kërkoj. Kur shkova roja më tha a mund të vini nesër se sot komandanti është i lodhur. U ktheva në shtëpi dhe të nesërmen shkova prapë. Në hyrjen e fshatit më ka ndalur roja dhe më kërkoi emrin dhe mbiemrin. Pas 5 minutave konsultim rojet në mes vete më dhanë urdhër të kthehem prapa. Përsëri u ktheva në shtëpi”, tha dëshmitari, i cili në këtë rast është në cilësinë e të dëmtuarit.

Dëshmia e Agron Përteshit pritet të përfundojë në seancën e radhës.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj, kishte vërejtje në deklaratën e deritanishme të dëshmitarit.

“Në tërësi nuk përputhet dhe ndryshon me deklaratat të cilat i ka dhënë në Pprokurori, sidomos kam vërejtje në pjesën deklaruese rreth njohjes së të akuzuarit, formën se si e përshkruan dhe rrjedhën e njohjes të këtij personi ngase nuk përputhen më deklaratat e hetuesisë dhe prokurorisë. Sot është deklaruar ndryshe”, tha avokati Bullakaj.

Seanca e radhës është caktuar për datën 27 qershor.

Në seancën e ardhshme është paraparë që dëshmitari Agron Përteshi ta përfundojë dëshminë e pastaj dëshmi do të japin Halil Përteshi dhe Bashkim Elshani.

I akuzuari Remzi Shala në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” në fund të janarit të këtij viti mohoi se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998./kallxo.com/

Petrit Kryeziu: Gjyqtarët e kanë obligim ta njoftojnë Prokurorinë për veprat penale

0

Në emisionin ‘”Drejtësia në Kosovë” u trajtuan të gjeturat e një hulumtimi që flet për kërcënimet me të cilat përballen dëshmitarët e rasteve të fajdeve në Prizren.

Se sistemi gjyqësor nuk është duke i trajtuar fajdet me seriozitet tregon edhe rasti i dëshmisë së Azem Tuzit në Gjykatën e Istogut. Dëshmia e tij para gjykatësit Daut Demiraj për fajden është injoruar plotësisht.

Petrit Kryeziu, zyrtar ligjor i BIRN-it, thotë se gjyqtarët e kanë obligim ta raportojnë veprën penale.

“E mira kish me qenë që pala vetë ta njoftojë Policinë apo Prokurorinë. Mirëpo, jo çdoherë palët e dinë se ku duhet të njoftojnë dhe ka raste kur e njofton në Gjykatë dhe gjyqtari është dashur që atë deklaratë ta fusë në procesverbal zyrtar dhe ta njoftojë kryeprokurorin”, tha Kryeziu, i cili gjithashtu ka shtuar se ka vend për hetime disiplinore për gjyqtarin në fjalë.

“Në rastin e tillë nëse nuk është njoftuar kryeprokurori atëherë këtu besoj që ka vend për hetime disiplinore për mos me thënë edhe penale nga Zyra e Prokurorit Disiplinor. Edhe nëse ka ndodhë në të kaluarën që pala vetë e ka njoftuar prokurorinë prapë gjyqtari është dashur ta njoftojë kryeprokurorin dhe prokuroria është kompetente të merret me vepra penale”, potencon Kryeziu.

Azem Tuzi kishte rrëfyer para gjykatësit se borxhi i cili po gjykohej ishte për fajde por asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë.

“Është edhe në procesverbal që disa herë e kam cekë se ky nuk është borxh po është pare me fajde ndërsa gjyqtari Daut Demiraj nuk nijke për atë punë”, tha Tuzi për emisioni “Drejtësia në Kosovë“.

Sipas Ligjit, në rastet kur gjykatësit hasin në kryerjen e një vepre penale e që në këtë rast është vepra penale e kontraktimit joproporcional, duhet ta njoftojnë prokurorinë e shtetit. Por, çuditërisht gjyqtari në Gjykatën e Istogut Daut Demiraj nuk e kishte zbatuar këtë obligim ligjor.

“Duhet mu faktu gjatë seancës, unë, ti, ai tjetri, po ja ka marrë qikaq me fajde, janë qikaq ato nuk janë vërtetu me asnjë provë gjatë gjykimit, edhe pse është përmendur është dispozita që të thotë që kjo nuk provohet edhe fund”, shprehet Demiraj.

Familja Tuzi tash pret përmbarimin e dhunshëm të ekzekutimit të borxhit pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mirëpo, Azem Tuzi po thotë së fajdeja iu legjitimua nga dy shkallët e gjykatave në Kosovë dhe se ai nuk e ka ndërmend ta paguajë këtë borxh.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë“ kushtuar kërcënimit të dëshmitarëve të rasteve të fajdeve mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Me djep te Tyrbja e Tanajave për pasardhës

0

Tyrbet janë godina të ngritura “rreth” një varri, i cili gjendet në qendër të tyre, i rrethuar me dërrasa dhe mbulohet me copa të bukura mëndafshi apo pëlhura me ngjyra karakteristike, që kryesisht janë të ngjyrës së gjelbër që në vete paraqesin jetën dhe gjallërinë, tregon Mehmet Tanaj nga Gorozhubi. Ai thotë se te koka, ku ngrihet në një lartësi më të madhe, vendoset “kapuçi i shehut”. Ai shton tutje se rreth varrit lihen korridore të mjaftueshme, që vizitorët të qarkullojnë lirshëm. “Këto vende vizitohen përgjithë- sisht gjatë gjithë javës, por të premten edhe mund të ketë më shumë vizitorë apo gjatë festave në Netëve të mëdha. Për njerëzit e mirë të këtyre anëve qarkullojnë histori të ndryshme të veprave, që kanë bërë kur ishin gjallë. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar, për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera, të cilat qarkullojnë dhe e bëjnë shumë të besuar”, shprehet ai.

Nuset flenë një natë në tyrbe, më pastaj kanë sukses

Sipas Tanajt, Tyrbja e Tanajve është Tyrbja më e besueshme në gjithë Hasin. Atje ende njerëzit çdo ditë bëjnë nezre të ndryshme, duke besuar shumë se kjo Tyrbe sjellë mbarësi e shëron dhjetëra sëmundje. “Besimi i njerëzve është për fëmijë, për mbarësi në familje dhe për rehatim shpirtëror”. Mehmet Tanaj, plaku nga Gorozubi, tregon se në Tyrben e Tanjave ende vazhdon besimi që nuset që nuk lindin të dërgojnë atje djepa, e atje pastaj i lënë një natë të flenë aty, kurse shton se shumë shpesh pastaj Zoti ato nuse i gëzon me pasardhës. Kurse Nexhat Çoçaj tregon se këto besë- tytni atje ende vazhdojnë. Më 14 maj mblidhen mijëra njerëz për të kryer ritet e tyre. Në këtë Tyrbe gjendet një lis, i cili ka shumë vite që qëndron aty. Plaku Asllan Morina tregon për Tyrben e Tanajve se kjo Tyrbe vizitohet për mbarësi e rehatim shpirtëror. Plaku rrëfen se këtu pushon i miri i kohës së tij. Ai shton se në këtë Tyrbe lihet edhe ndonjë shpërblim me lutjen: “Të ruajtë Tyrbja”, që janë shprehje që i dëgjon gjithmonë e më shpesh.

“Tyrbja e Tanajve m’i hoqi patericat”

Në rajonin e Hasit Tyrbet janë më të shpeshta, si në: Gjonaj, Krajk, Planejë, Nashec, dhe më e njohura e kësaj ane është ajo në Lukinjë. Kurse në Prizren janë të njohura edhe këto Tyrbe ajo e Dallgën Babës, Tezxhir Babës, Xhafer Babës, Murad Babës, Ymer Babës, Veli Babës, Kalender Babës, Suziut, Gazi Mehmet pashës, Musa Kutub Babës, Sheh Ali Koros, Sheh Sylejmanit, Sheh Osmanit etj. Agim Gashi ndjehet krenar që të flasë për Tyrben e Tanajve. “Unë kam punuar mjeshtër dhe deshi fati një ditë jam rrëzuar nga skela. S’kam lënë mjek pa shkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. A besoni se megjithatë askush nuk arriti të ma bëjë zgjedhjen e shëndetit tim, kam pasur edhe intervenime kirurgjike. Por, unë mbeta keq, mbeta me paterica. Dikush ma propozoi të shkojë te Tyrbja Tanajve, dhe shkova bëra një nezër. Jo më larg se ata natë jam ndier me lehtë dhe vetëm pas tri ditësh i kam hedhur patericat dhe sot punoj e jetoj i shëndoshë”, është shprehur ai. Kurse Nexhat Çoçaj shpjegon se atje shërohen edhe ato gra që nuk lindin djem. “Atje dërgojnë nezra dhe pastaj ato gra dhe lindin djem”, tregon Çoqaj ato që besojnë njerëzit që vizitojnë në këtë Tyrbe.

(Kosova Sot)

Prizrençe

0

Prizrençe është një gjuhë që flitet në Prizren e që përbëhet nga një shqipe e përzier, një turqishte e vjetër dhe një serbishte gojëpapërtuar.

Në Prizren, për të formuluar një fjali, ju duhet të përdorni fjalë nga këto trI gjuhë të ndryshme. Kjo gjuhë e veçantë në Prizren është formuar nga bashkëjetesa e këtyre tri gjuhëve brenda historisë së afërt të këtij qyteti. Kjo i bie që në Prizren mund të shkoni në komunën shqiptare të pajiseni me dokumente (potfërda) serbe me një vulë (myhyr) turke.

Çfarë është një gjuhë, Bambum [edhe-edhe]?

Gjuha, sipas fjalorit filozofik të punuar nga Ekrem Murtezai, nuk është vetëm paraqitje, shprehje e ndonjë gjëje a sendi, por njëherësh është një aktivitet krijues shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, në këtë fjalor thuhet që zakonisht i dallojmë dy gjuhë: atë natyrore (gjuha me të cilën njerëzit shërbehen në jetën e përditshme) dhe atë artificiale (gjuhë e kurdisur me qëllim që të sigurohet shprehja më e saktë, më objektive e ideve, e mendimeve, e pikëpamjeve nga fushat e ngushta shkencore).

Atëherë sipas këtij përkufizimi Prizrençe cilësohet si një gjuhë natyrale e qytetit të Prizrenit. Çështja është se gjuhë natyrale në forma të ndryshme kanë edhe gjuha angleze apo frënge. Por, dallimi thelbësor me ne është se këto kultura nuk kanë lejuar që dallimet ndërmjet gjuhës natyrale, Prizrençes në rastin tonë, dhe asaj artificiales, shqipes së njësuar apo gjuhëve zyrtare të qytetit në anën tjetër, të thellohen ashtu si kemi lejuar ne.

Në ma t`bukrin vend

Prizrençefolësit janë të joshur nga kjo gjuhë. Flasin njëri me tjetrin, kuptohen dhe tallen me mënyrat e veçanta që ofron kjo gjuhë. Një prizrençefolës, sepse flet Prizrençe, nuk ekspozohet nacionalisht. Pra, Prizrençe nuk e përcakton nacionalitetin në Prizren ashtu siç bën në shumë vende të botës një gjuhë natyrale.

Kjo është shumë e bukur dhe e veçantë. Në Prizren ka shumë raste kur thonë “Ben jëm Arnavut (Unë jam shqiptar)”. Pra, një prizrenas me një gjuhë hibride mund të rrëfehet për nacionalitetin e tij.

Brenda kësaj gjuhe kanë mbetur fjalë karakteristike që zor se i gjen sot në kultura nga e cila kanë derivuar. Fjala “turin” që asocion me hatërmbetje, me hidhërim, por edhe me nervozizëm e njëherazi me të gjithat në të njëjtën kohë është një shembull për këtë.

Rrjedhën etimologjike të kësaj fjale e shumë të tillëve si kjo i gjejmë në historinë e gjatë të qytetit, duke diskutuar në mes të një xhamie dhe dy kishave, brenda shadërvanit.

E kaluara, kultura, trashëgimia kulturore e qytetit, historia e perandorive që i ka vjetruar ky qytet, Lidhja e Prizrenit, janë pasuria e të gjithëve. Muhabetet që fillojnë me Bambumet duke rrjedhur Lumbardhi nuk kanë të shoqin.

Po qe e diel, muhabetet me Prizrençe shoqërohen me ezan dhe me kambanat e kishës. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Megjithatë, ka diçka që nuk shkon. Diku është duke ndodhur një gabim.

Na duhet një qasje kritike!

Në Prizren ka një dallim të madh në mes të gjuhës natyrale (asaj që e flasim) dhe asaj artificiale (gjuhës së standardizuar). Shpesh ka dallime të mëdha ndërmjet asaj çfarë lexojmë dhe çfarë flasim e çfarë të tjerët na thonë e çfarë ne kuptojmë. Kjo duhet të trajtohet, sepse shumë Prizrençefolësit mund të jenë duke u ndikuar, për fat të keq, negativisht në shumë fusha serioze të jetës edhe si rezultat i Prizrençes dominante.

Problemi është se gjuha e Prizrenit, sepse flitet brenda mureve të shtëpive, nga prindërit, gjeneratat e reja mund ta perceptojnë si një gjuhë paralele me shqipen, turqishten apo serbishten. Ky është një gabim shumë serioz. Sepse, kur e përcepton një gjuhë natyrale si artificiale, pra kur e ngatërron gjuhën e librit me atë të ditës së përditshme fillon mishmashi shoqëror dhe kjo nuk është një problem i lehtë.

Të shkojmë në thjeshtëzim. Kur thua, si kalove sot, bambumi ka kuptim. Por kur thua si ishte ai libër që lexove, bambumi nuk ka kuptim. Bambumi është i pamjaftueshëm, i pakuptueshëm për shkencën. Bambumi është komike, por jo edhe serioze.

E, problemi me Prizrençen e sotme është se bambumi e shumë të tillë përdoren edhe për rastin e librit, por edhe për të përditshmen e një individi. Pra, sot në Prizren duket sikur nuk e dimë cili është roli i gjuhës artificiale dhe asaj gjuhës natyrale. Kam frikë që më keq mund të jetë për faktin se e kemi zhdukur në përmasa të mëdha atë artificialen, gjuhën e librit, pra të shkencës.

Për këtë problem prindërit dhe mësuesit kanë provuar të japin zgjidhje. Por mënyra e tyre si duket ka qenë e pamjaftueshme dhe e gabuar. Ata që janë kundër Prizrençes, e kanë ngritur çështjen në nacionalizëm, duke ngrehë vesh nxënësish e fëmijësh. E të dytët, ata pro Prizrençes çështjen e kanë ngritur në patetizëm, duke ngrehë hundët lart si bartës të një qyteti historik. Ata të nacionalizmit kanë krijuar kundërefekt duke i cilësuar si turq ata që flasin Prizrençe, ndërsa grupi i patetikëve metaforat e Prizrençes nuk i krahasojnë me gjë tjetër dhe nuk i lënë të hapura për kritika.

Prizrençe nuk është një çështje e nacionalitetit dhe as një palmeje në shkretëtirë. Kjo çështje, e veçantë në vete, ka të bëjë me ekzistencën apo vdekjen intelektuale të një shoqërie jo të vogël dhe jo pak të rëndësishme për këto troje. Prandaj ky fenomen duhet analizuar si një fotografi e tërë. Duhen menduar e hulumtuar ndikimet e tij në jetën e përditshme dhe në formën e shoqërisë si e tërë.

Çfarë tjetër?

Një praktikues i kësaj gjuhe sot, kështu si përceptohet dhe keqtrajtohet, mund të ketë vështirësi në të kuptuarit e shqipes apo të ndonjë gjuhe tjetër. Sepse në rastin më të mirë, e lexon shqipen e njësuar nëpër libra dhe dëgjon Prizrençe nëpër rrugë dhe brenda shtëpisë. Në rastin më të keq, në kohën e bombave të internetit, nuk lexon dhe nuk e mëson si duhet as gjuhën shqipe dhe as ndonjë gjuhë tjetër. Me këtë gjuhë në Prizren, kështu dominante por njëherazi e kufizuar si është, kështu si e hiperbolizojmë dhe e ekspozojmë pa masë por nuk e zhvillojmë, atyre Prizrençefolësve që lexojnë u vështirësohet leximi dhe atyre që nuk lexojnë u merret e drejta që të kenë të paktën një gjuhë të shkencës e të librit që e njohin.

Një parim, elementi mbase më i rëndësishmi i një gjuhe është që gjuha e bën të mundshme nëpërmjet saj të kuptohet një kulturë e tërë shoqërore. Prandaj kur një gjuhë ka plotësi është tejet lehtësuese, në të kundërtën, tejet shqetësuese. Prizrençe, për argumentet e sipërpërmendura, kështu si është, është e pamjaftueshme për t`i përmbushur kërkesat kulturore të një shoqërie.

Një shoqëri, qoftë shumë e vogël në numër, duhet të ketë një gjuhë natyrale të afërt me atë artificiale. Pra, gjuha e librit me gjuhën e përditshme duhet të jetë e përafërt. Përkundrazi, gjeli fenama [po më vjen keq], dëmi i saj është shumë më i madh sesa bukuria e veçantia që ka. Prandaj, ozbilno [seriozisht], Prizrençen duhet ta afrojmë me gjuhët e librave.

Në vend se të mësojmë pak nga ajo gjuhë e pak nga kjo tjetra, duket sikur shumë më mirë do të ishte që të mësohen si duhen gjuhët specifike dhe kështu të pasurohet edhe Prizrençe. Ky fenomen i cili ekziston në qytetin e Prizrenit, duhet të merret dhe të trajtohet, në mënyrë që të dimë se me çfarë kemi të bëjmë.

Si Prizrençefolës që jemi, kjo qasje mund ta ketë efektin e një dushi të ftohtë, por, ashtu si ma ka rrëfyer një Prizrenas kandidat për doktor shkence, kritika ka dalë nga ndërhyrja e fundit në operim mjekësor, për të shpëtuar jetë./Roland Spahiu/