Home Blog Page 5976

Tri vetura përplasen në Rahovec

0

Një aksident trafiku në mes të tri veturave civile me targa vendore ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Rahovec, shkruan PrizrenPress.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj të cilët janë dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Vetura godet motoçiklistin në Dragash – e bën për spital

0

Një motoçiklist është aksidentuar nga një veturë në fshatin Buzëz të Dragashit.

Ai është goditur nga një veturë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar gjatë drejtimit te veturës në lëvizje nga pakujdesia ka goditur motoçiklistin duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

“Viktima fillimisht dërgohet për tretman mjekësorë në emergjencën e Prizrenit e pastaj dërgohet ne QKUK për tretman mjekësorë”. /PrizrenPress.com/

Selmanaj thotë se ende s’ka vendosur se në cilën parti të shkojë

0

Analisti Driton Selmanaj ka thënë se është duke diskutuar me partitë kryesore politike, me përjashtim të PDK’së, për të vazhduar jetën publike.

Ai ka thënë se në tri katër ditët e ardhshme do të definohet gjithçka sa i përket të ardhmes së tij në politikë.

“Jam në diskutime me partitë serioze. Çdo mundësi është e hapur përpos PDK’së”, ka thënë Selmanaj, për Express, të dielën.

“Jam në bisedime. S’ka asgjë konkrete”, ka shtuar ai.

Selmanaj është pjesë e shoqërisë civile dhe analistë në njërin prej televizioneve nacionale.

Ka mbajtur qëndrim kritik sidomos ndaj PDK’së derisa ishte pjesë e debateve.,

Sidoqoftë, Selmanaj ka thënë se në cilëndo parti që të shkojë do të kërkojë të ketë hapësirën për të vepruar bazuar në përvojën dhe ekspertizën që ka.

“Jam ka mendoj se a kam hapësirë të mjaftueshme. Nëse shkoj dikund duhet të provoj të zbatoj gjërat që i di”, ka shtuar ai.

Express ka shkruar dje se Selmanaj pritet t’i bashkohet LDK’së dhe se është angazhuar edhe për të ofruar edhe një grup njerëzit tjerë të shoqërisë civile në këtë parti. Nuk është përjashtuar mundësia e kalimit të tij edhe në AAK’në e Ramush Haradinajt.

Kanë mbetur edhe më pak se një muaj prej kur pritet të mbahen zgjedhjet nacionale pasi ka rënë Qeveria e ndërtuar nga PDK e LDK.

Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen e tyre në politikë

0

Përfshirja në politikë nuk preferohet nga shumë të rinj.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë pothuajse të gjithë të anketuarit janë shprehur skeptikë se do të merren me politikë në të ardhmen dhe se karrierën e tyre nuk mendojnë ta krijojnë në baza politike.

Sonte nis Student Festi

0

Edicioni i parë i “Student Festit”, festivalit të muzikës klasike të studentëve të Departamentit të Muzikës pranë Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinë, do të fillojë sonte dhe do të zgjasë deri më 19 maj.

Hapja solemne e këtij festivali do të bëhet të dielën, në sallën Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00.

Festivali do të zgjasë deri më 19 maj dhe gjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësi të ndjekë vepra të shumta të ndryshme, të realizuara nga studentët e talentuar të muzikës, të përgatitura me mbështetjen e profesorëve të tyre.

Portugalia fituese e Eurovisionit

0

Salvador Sobral, me këngën “Amar Pelos Dois”, është fituesi i festivalit të muzikës “Eurovision 2017”, finalja e të cilit u mbajt mbrëmë në Kiev të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Portugalisë mori 785 vota nga juria dhe votat publike, duke dalë i pari nga 27 shtete sa konkurruan në finale.

E dyta u radhit Bullgaria, kurse e treta Moldavia.

Kjo është hera e parë që Portugalia e fiton Eurovisionin pas konkurrimit për plot 53 vjet në këtë kompeticion.

Kështu, vitin e ardhshëm Euro Song do të organizohet në Portugali.

Image

Historiku i interesave partiake

0

Pas një “tradhtie” është kurorëzuar dhe po me “tradhti” i është dhënë fund “martesës” PDK-LDK. Ishte lidhje dhe shkurorëzim për interesa.

Përfituesit më të mëdhenj të kësaj “bashkëjetese” të shkurtër, ishin njerëzit që u ishte cenuar karriera politike në kohën kur janë bërë bashkë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në zgjedhjet e 2014-s, Hashim Thaçi kishte dalë fitues me PDK-në, parti që e udhëhoqi për së fundmi herë në këtë proces elektoral. Por të gjitha subjektet tjera ishin bërë bashkë në një marrëveshje për të mos lidhur koalicion me të dhe, për shkak të kritikave për keqqeverisje e abuzim me pushtetin, ishin përcaktuar ta nxirrnin në opozitë.

Pas gjashtë muajsh qëndrese, LDK-ja e Isa Mustafës e “tradhtoi” bllokun opozitar dhe bëri marrëveshje të shkruar me PDK-në, një pikë e së cilës parashihte që Thaçi të bëhej president i shtetit. Një vit më vonë, qe bërë, falë votave të LDK-së

Në bllokun opozitar, Mustafa kishte pranuar që vetë të mos ishte kandidati për kryeministër. Këtë pozitë, LDK-ja, LVV-ja e Nisma ishin pajtuar t’ia linin kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Jehonat e Kurt Cobainit

0

Njëzet e tre vjet më parë, drejtuesi i Nirvana Kurt Cobain, tronditi botën me vetëvrasjen e tij. Është dokumentuar mirë se Kurt luftoi me presionet e famës dhe pritshmëritë që lindën prej faktit që ai u quajt si “zëri i një gjenerate”, por shumë kundërshtojnë faktin që ai ishte pikërisht kjo. Nëpërmjet kitarës, këngëve të tij, personazhit publik që ishte, e madje edhe vdekjes së papritur, ai ndryshoi rrjedhën e kulturës popullore.

Po si ndryshoi bota që kur Kurt Cobaini tronditi skenat muzikore dhe fjetinat e konvikteve, me tingujt e tij të spikatur dhe emocionet e rralla? Një vështrim se si ikona e muzikës vazhdon të lërë shenjë edhe një brez më vonë:

MUZIKA

Nirvana, sigurisht, popullarizoi tingujt e muzikës së Seattle të njohur si “grunge”, duke hapur derën që rroku alternativ të mbërrinte tek audienca më të mëdha. Mënyra shumë personale e të shkruajturit të këngëve nga Kurt hapi rrugën për më shumë lexim të brendësisë së vetvetes në muzikë, dhe ka ndikuar artistët në një sërë zhanresh, që nga grupi i metalit alternativ Linkin Park, tek “pop rockers” si Fall Out Boy, e deri tek këngëtarë hip hop-i, si MC Lil Uayne, të cilët të gjithë kanë pranuar se Kurt Cobain ka qenë një influencë e fortë tek ta.

Shpirti “Indie”

I rritur si një punk, Kurti kurrë nuk u përshtat me makinacionet e industrisë muzikore; Ai madje u shfaq edhe në kopertinën e Rolling Stone veshur me një t-shirt që lexonte “Revistat e Korporatave gjithësesi ta shpifin”. Megjithatë, në të njëjtin vit kur ai vdiq, Aerosmith paralajmëruan një ndryshim epokal, duke prezantuar këngën e parë të shkarkueshme në internet. Rritja e mëvonshme e sistemeve të ndarjes së këngëve online, siguroi një vitrinë për bandat e të gjitha llojeve, duke e transformuar në fund modelin e biznesit të industrisë dhe duke ulur ndikimin e stacioneve radiofonike tradicionale, si edhe MTV dhe Rolling Stone. Kurt padyshim do të kishte shijuar lirinë për të nxjerrë këngë sipas tekave të tij, si dhe mundësitë që iu ofruan grupeve më pak të njohura që ai shpesh promovonte.

Progresivizmi

Këngëtarët e rrokut shpesh herë kanë bërë edhe aktivistin, dhe qëndrimi i Kurt Cobainit për çështjet shoqërore manifestohej nëpërmjet thirrjeve të tij për barazi. Qëndrimi i tij përmblidhet më së miri në shënimet që shoqëruan albumin e tij “Insecticide”: “Nëse ndonjëri prej jush në një farë mënyre urren homoseksualët, njerëzit me ngjyrë të ndryshme ose gratë, ju lutemi të na bënivetëm një nder: Zhdukuni dhe na lini rehat”. Kjo shtrirje e progresivizmit fitoi vrull gjatë viteve 1990, dhe shpërthimi i internetit dhe mediave sociale ofruan forume shtesë për individë me mendime të njëjta. Natyrisht, ajo hapi derën edhe për reagimin kundër “korrektësisë politike” që shfaqet dukshëm në betejat kulturore të sotme.

Moda

Ashtu si me muzikën, tendencat e modës vijnë dhe shkojnë vetë, por Kurt la shenjën e tij të pashlyeshme në industri. Së bashku me këmishat standarde me kuadrata dhe xhinset e grisura që lidhen me lëvizjen “grunge”, këngëtari i rrokut shpesh herë prezantoi një sërë idesh të tjera, si disa bluza njëra mbi tjetrën, si dhe syze me përmasa të mëdha. Për të mos përmendur veshjet e rastit. Një vështrim në autostradë apo në vitrinat e dyqaneve, mjafton për të kuptuar se kujtesat e Kurt Cobain mbeten gjallë në botën e modës.

Mish dhe gjak

Fansat mund të kujtojnë se Kurt ishte gjithashtu një baba. Tashmë, 24 vjeç, Frances Bean Cobain është pothuajse aq e madhe sa babai i saj i famshëm kur i dha fund jetës, dhe ka filluar të gdhendë identitetin e saj si një artiste pamore, këngëtare dhe modele. Ajo përqafoi trashëgiminë e Kurtir, duke ndihmuar në prodhimin e dokumentarit të vitit 2015 “Kurt Cobain: To Heck and Back”. Megjithatë ajo gjithashtu pretendon se nuk është një fanse e Nirvana, duke demonstruar kështu se, së bashku me pamjen, ajo ka marrë nga babai edhe pavarësinë. / “bio” – Bota.al

Beatles, siç nuk i kemi parë (Foto)

0

Pamje të papublikuara nga Beatles teksa xhironin në alpet austriake për filmin Help! ishin mbajtur në sirtar për 50 vjet.

Të quajtura “Snow Scenes”, këto pamje janë xhiruar nga aktori i ndjerë Leo McKern. Më 1965 McKern ishte pjesë e filmit Help! bashkë me Beatles, ku luante rolin e një batakçiu të quajtur Clang.

McKern ka kapur Beatles në momente relaksi teksa përgatiteshin për skenat e filmit në resortin e skive në Obertrauern.

“Janë pamje të papara më parë të njerëzve që ishin atje, në atë kohë, njerëzit më të famshëm në tokë”,m thotë aktori Neil Pearson, i cili është gjithashtu dhe një tregtar i librave të rrallë. “Janë pamjet e periudhës së artë të Beatles, duke pritur që gjithçka të ndodhe… e njoh atë ndjenjë”, vijon ai.

Help! kishte regjisor Richard Lester, dhe vjen pas suksesit të Beatles me A Hard Day’s Night. Ishte një film me buxhet të madh, teksa përfshinte xhirime si në Bahamas dhe në Austri, shkruan Top Channel.

Xhirimet në Austri zgjatën dy javë dhe edhe pse dukej se të gjithë po kalonin momente të mira në jetën e tyre, grupi dha më vonë se nuk e gëzoi rezultati përfundimtar.

“Filmi ishte jashtë kontrollit. Me A Hard Day’s Night, kishim më shumë për të dhënë, ishte gjysëm-realist. Por me Help!, Dick Lester nuk na tha se për çfarë ishte”, ka thënë John Lennon më pas.

T’kam e jam nânë!

0

Poezi e shkruar nga poetja Erenestina Halili.

T’kam e jam nânë !
( Për nânën teme sojnike e nânat si ajo!)

Kam rrokë qillin, tuj prekë tokën,

tuj thânë: T’dù !

Kam ul’ zanin, tuj brrit’ n’ajri,

tuj t’thanë: M’fal !

M’ke fshi lodin, tuj m’njeh fajin,

tuj m’thânë: Mo(s) !

Je keshë n’mu, tuj kjâ n’mushkni,

tuj m’thânë: Ani !

Idhnù n’mù, nderù n’mù,

tuj m’thânë: Çikë !

Knâqë n’mù, g’zu n’mù,

tuj m’thânë: Nânë !

Je çikë e grue, je nânë e zot,

Tuj t’thânë:

Nânë, je tanë ç’ka kam !

Jam çikë e grue, nânë e zot,

tuj m’thânë: Bijë, t’kam nânë !