Home Blog Page 5985

Dita ‘D’

0

Mocioni i vërtetë për Qeverinë e Kosovës do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën ajo do ta procedojë sot në Kuvend.
Mirëpo në rast se kjo marrëveshje do të dështojë edhe kësaj radhe, atëherë rrëzimi i Qeverisë është pothuajse i nënkuptuar, madje para të mërkurës.

Kështu janë shprehur analistët kosovarë për një ndër ditët më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe këtij koalicioni.

E trysni mbi kryeministrin Isa Mustafa dhe mbi LDK-në ka vënë edhe partneri i tyre i koalicionit, PDK-ja. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dje i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që krahas procedimit të marrëveshjes t’i sigurojë edhe 33 nënshkrimet e deputetëve të LDK-së në “këmbim” të votave të të gjithë deputetëve të partisë së tij.

Madje, kreu i Kuvendit ka shkuar edhe më larg.

Ai është zotuar se seancën për ratifikimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit do ta zhvillojë në Kuvend edhe një seancë e jashtëzakonshme para mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se një seancë e tillë mund të zhvillohet edhe sot meqenëse nesër është ditë pushimi.

Zafir Berisha: Prizreni nuk është Jerusalem

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha thotë se ky qytet nuk është Jerusalem.

Sipas tij, Prizreni është kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve .

“Prizreni është Prizren, kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve dhe i qytetarëve që jetojnë këtu, por jo edhe pronë e ndonjë partie politike e aq me pak pronë e ndonjë grupimi parapolitik e mafioz”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“Ofendimi që i bëhet qytetit LSHP-së për llogari meskine e partiake është i papranuar, veqenarishtë kur ofendimi vjen nga hajdut e legen të cilët po mendojn se qetarët e Prizrenit po ,,han bari,, dhe munden me i mashtru sa herë vinë zgjedhjet për me vazhduar me i rrjepë lëkurën siç ka ndodhë deri me tani…”

“Prizreni do t,i kthehet qytetarëve të saj, ndërsa ju që kapur e talleni me të sa herë vjen fushata parazgjedhore, nuk e keni larg kohën kur do të përfundoni në Dyz a Dubravë”./PrizrenPress.com/

Nxënësit e Prizrenit – juri e re e Akademisë Europiane të Filmit

0

Sot 123 të rinjë nga shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren u bënë pjesë e Akademisë Europiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Kjo është hera e katërt që kjo garë organizohet në Kosovë, ndërsa në tërë Europën është hera e gjashtë që në mbi 30 qytete të Evropës filmat shikohen dhe votohen në mënyrë të sinkronizuar, raporton PrizrenPress.

Këtë herë filmat e nominuar GOODBYE BERLIN nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz (Gjermani), MY LIFE AS A ZUCCHINI nga Claude Barras, Céline Sciamma dhe Max Karli (Francë) dhe THE GIRL DOWN LOCH ÄNZI nga Alice Schmid (Zvicër, Francë) u shfaqën për audiencat e moshës 12 – 14 vjeç në një numër rekord në 36 qytete të ndryshme të Evropës, ndër to edhe në Prizren.

Juria, si çdo vit, audienca u ndihmua për t’i vlerësuar dhe diskutuar filmat që garuan për çmimin e Akademisë Europiane të Filmit. Këtë vit juria e re e Prizrenit u ndihmua nga vullnetaret e Peace Corps, Wendy Robinson, Jessica Abshire dhe Sierra Waechter.

Të tre filmat e shfaqur trajtonin një temë të caktuar shoqërore që janë edhe brenga kryesore e fëmijëve të këtyre moshave. Kjo u reflektua edhe në bisedën që nxënësit zhvilluan me mysafirët e ftuar duke i kontekstualizuar tematikat e filmit në rrethin dhe shkollat e tyre.

Pas votimit të audiences së re të Prizrenit, filmi “Goodbye Berlin” morri numrin më të madh të votave. Pas votimit nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse çmimi kryesor i shkoi poashtu filmit “Goodbye Berlin” nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz nga Gjermania.

DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Awards për katër vite me rradhë. Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit./PrizrenPress.com/

Edhe zotat vdesin

0

Në galerinë FAB është çelur një ekspozitë personale e artistit Ilir Kaso, “Edhe zotat vdesin” që do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj. Kjo ekspozitë është në fakt një vazhdimësi e punëve të artistit Kaso. Një muaj më parë ai do të çelte ekspozitën “Çfarë ke qenë duke bërë kur diktatori vdiq?”. Kjo ekspozitë u propozua si një projekt, në pjesën e parë të të cilit artisti parashtron titullin në formë pyetje. Ai kërkon të kujtojmë ditën kur diktatori vdiq? Pikërisht se ka qenë një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët, artisti kërkon ta memorizojë atë për të mos u harruar kurrë. Të gjithë kanë një kujtim nga ajo ditë. Disa e përcollën me lot, disa me indiferentizëm, e disa të tjerë si një ditë shpëtimi. 40 vite nën diktaturë nuk janë pak. Por i ardhur me emocione, shumë prej nesh e kujtojnë ato ditë si ditë zie kombëtare, me rreshta njerëzish që përcillnin diktatorin, me tufa lulesh e kurora dhe me shumë lot. Ndaj ky kërkim që bën artisti është shumë kuptimplotë. Gjithnjë lidhet me emocione dhe ndjesi të ndryshme shqiptare.

Artisti bën një kërkim hulumtues mbi kujtesën shoqërore, e cila lidhet në mënyrë të pashmangshme me vdekjen e diktatorit. Duke u nisur nga ky moment ai pyet njerëzit t’i tregojnë për ngjarjet e tyre ‘të vogla’ e si u ndërprenë ato. Sado të thjeshta qofshin, ato dëshmojnë vërtetësi. Përgjatë këtij rrugëtimi kupton se disa e kanë harruar këtë ditë. Dita kur diktatori vdes duhet të shkruhet me germa të mëdha, që brezat të mos e harrojnë kurrë. Ndoshta disa besojnë ri mishërimin e zotit në trupin e liderit të tyre. Besojnë se është i pavdekshëm. Atyre që u ngelet të besojnë në zota të vdekshëm, do t’u duhet të gjejnë një zot tjetër .Ekspozita e radhës vjen si një përgjigje ndaj asaj pararendëse. Ajo vendos marrëdhënien midis figurës së diktatorit të projektuar si zot nëpërmjet ideologjive totalitare, që synuan transformimin e përhershëm të mendjes së individit, duke u ofruar si model edukimi mbi njeriun. /Konica.al

Universiteti i Prizrenit organizon konferencë për Ditën e Evropës

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përkatësisht Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës organizon konferencë me temë “Sa i sigurt është Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”. Kjo konferencë organizohet për nderë të Ditës së Evropës “9 Majit”, shkruan PrizrenPress.

Konferenca do të mbahet të hënën (08.05.2017) nga ora 10:00, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë./PrizrenPress.com/

Kadri Veseli nga Prizeni kërkon që demarkacioni të votohet para mocionit

0

Kadri Veseli ka deklaruar të dielën në Prizren se është pritje të kryeministrit Isa Mustafa që ta procedojë demarkacionin për miratim në Kuvend.

Veseli tha se që demarkacioni të procedohet dhe të kalojë, partnerin tij i koalicionit duhet ta procesojë atë bashkë me nënshkrimet e 33 deputetëve të LDK-së në mbështetje të demarkacionit, me ç’rast Veseli tha se edhe PDK do t’i sigurojë votat e deputetëve të saj dhe seanca për demarkacionin do të mbahet para se të zhvillohet seanca e mocionit të votëbesimit për Qeverinë.

“Unë shpresoj se LDK-ja do t’i sjell 33 nënshkrime të grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë, PDK-ja, e them si zotim tani, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të jetë para të mërkurës. Për arsye se të mërkurën është caktuar me rregullore mocioni i mosbesimit. Tani më në bazë të procedura të Kuvendit kemi një materie e cila është në rend dite”, tha Veseli.

Lideri i PDK ka sqaruar edhe bisedën e fundit telefonike me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit në SHBA, Hoyt Brian Yee.

“Pardje kam marrë një telefonatë nga zv/ndihmësekretari i shtetit, në të cilën më është thënë që partneri im i koalicionit, përkatësisht kryeministri i Republikës së Kosovës e ka njoftuar atë se LDK-ja tashmë është e gatshme ta votojë demarkacionin. Ky është një lajm i mirë megjithatë për Kosovën. Demarkacioni ka interes strategjik për Kosovën liberalizimin e vizave. Të presim, por njoftim nuk kemi. Aq sa kam pasur njoftim nga opozita për mocionin e mosbesimit, aq edhe nga partneri i koalicionit. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, ne jemi në koalicion për vendimmarrje dhe ajo çka është më e rëndësishme të jemi në shërbim të interesave të qytetarëve”, ka thënë Veseli.

Këto komente Veseli i bëri gjatë një vizite në Prizren që PDK e konsideron si Jerusalem të sajin.

Duke folur për mocionin e proceduar nga opozita për votëbesimin e Qeverisë, kryetari Veseli tha se seanca për të do të mbahet të mërkurën, derisa sqaroi se para kësaj seance PDK do të mbledh organin më lartë partiak – Këshillin Drejtues ku do të diskutohet për këtë çështje.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”(Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Vetura nga shpejtësia ka përfunduar jashtë rrugës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar./PrizrenPress.com/

Telat e rrymës mbysin disa krerë dhi në Malishevë (Foto)

0

Rreth 5 krerë dhi i kanë ndodhur një fermeri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Kjo si pasojë e këputjes së një teli nga shtyllat elektrike.

Ndonëse kishte kohë që banorët e këtij fshati e kishin lajmëruar KEDS’in për gjendjen e shtyllave elektrike, këta të fundit nuk i kanë dal në ndihmë. Banorët po ankohen për mosefikasitetin nga ana e KEDS’it për t’i riparuar këto shtylla elektrike, shkruan Gazeta Express.

“.. në vend të këtyre ka mundur të jetë një jetë njeriu. Me këtë ne kuptojmë se KEDS’i sikurse edhe politika luftojnë dhe punojnë për interesat dhe bizneset e tyre por jo edhe për interes të popullit dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e qytetarëve.

Policia ia ndalon rahovecianit bashkëjetesën me të miturën

0

Policia në Rahovec, dje është informuar për një rast të bashkëjetesës me femër të mitur, nën 16 vjet.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka vendosur të jetojë me viktimën –të miturën femër K-Shqiptare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar në prezencë të punëtorit social”, njofton PK.

Viktima, sipas Policisë, është kthyer tek familjaret ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

’Të drejtët’ e Albert Kamy vjen premierë në Teatrin e Prizrenit

0

Në Teatrin e Prizrenit do të vijë premierë shfaqja “Të Drejtët” nga Albert Kamy. Kjo shfaqje do të jetësohet në skenë nga regjisori Mahir Musliu.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Rifat Smani, Fetah Paçarizi, Xhevdet Doda, Edona Sopaj, Alban Morina, Zanë Duraku, Alban Krasniqi, Alban Çelaj dhe Ernest Malazogu.

Skenografia është realizuar nga Qamil Morina, ndërsa kostumografe është Semka Ferri.

Drama “Të drejtët” e autorit Albert Kamy është himn i sakrificës për liri. Në këtë dramë bëhet fjalë për problemin e ndërgjegjes individuale në realizimin e detyrave revolucionare.

Shfaqja do të vijë premierë më datë 10 maj në ora 20:00 në Teatrin e Prizrenit. Ndërsa repriza e parë vjen më datë 12 maj në ora 20:00. /KultPlus