24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 5986

Egoizmi krijon populizmim te diktaturës

0

Ali Hertica

Së pari, paradoks i lirisë, liria është e mundur vetëm brenda kufijve, për lirinë e pakufishme ngre veten lart. Së dyti, paradoks i tolerances, toleranca e pakufishme që është edhe tolerant për ata intolerant siq esht qevria e kosoves , rreziku do të thotë se anëtarët intolerant e shoqërisë për të shfuqizuar tolerancën. Së treti, paradoksi i demokracisë, në qoftë se shumica e njerëzve të zgjedhin një demokraci te re parlamentare ku është e gjatë.

Filozofet thonin se , me gjithatë, se harruan një paradoks të katërt, i antidogmatismit , kur antidogmatismi eshte zbatuar në mënyrë konsistente ndaj shoqersi,kjo është një dogmë dhe dogmë është një kërcënim për lirin e tepruar te , tolerancës dhe demokracisë moderne parlamentare te nj shoqerie siq eshte Kosova. Dogma e antidogmatisme, të cilat përfshijnë përkthehet në relativizmit etik është ndoshta një kërcënim të demokracisë moderne, por për fat të keq pa u vënë re. Një liberté sans cesse renouvelée, për të përdorur fjalët e mendimtareve filozifik, e cila çon të gjithë, nëse janë apo jo të penguar nga ndonjë njohuri, shohin mendimet si masë të gjërave demokratike dhe parlamentare ten j demokracie te re ne shoqerin modern..

Ky është fundi i një bashkë-ekzistencës të përbashkët te paradokseve demokratike et shoqeris. Nëse të gjitha vlerat janë të ri-imagjinuar pa idetë tradicionale, të gjitha standardet e pajtuar pa prekoncept përsëri, është e mundur , po pothuajse e sigurtë se shoqëria ka vlerat për të cilat ata luftuan për të hequr veten. Egoizmi krijon populizmit, shenjë paralajmëruese e diktaturës. Populizmi i jep njerëzit gjithmonë i barabartë, duke i lejuar të gjitha problemet për shkak të një armiku. Që do të jetë në vartësi të lirisë dhe demokracisë. Njerëzit pas lidhjeve shoqërore janë shpesh të shqetësuar dhe frika është baza për populizëm. Ankthi është zakonisht në para e të tjera.

Tjetri është armik. Kjo çon në një të pestën, dhe e dyta nuk varen në dukje, paradoksin e liris se nj demokracie te re parlamentare, pa qëllim mund të nifet si një kuadër totalitare të konsensusit politik për gjykimin tonë etike dhe morale te shtetit demokratik. Sepse nuk ka asnjë vlerë te mund qe ekzistojnë, nuk është vetëm lojë e lirë e konkurrencës politike. E vërteta është se shumica. se dhimbjes ,,politique ment minoritaires” Megjithatë, është për të dini me rëndësi të madhe që i jep një vlerë të kulturës, dhe që ju të mund të mësoni vetëm duke pyetur , ku nuk kemi ardhur nga (çfarë janë rrënjët tona) dhe ku ne duam të shkoim (i cili është projekti ynë). Për fat të keq, “kujtesa tani duket të jetë e bazuar në duke mos harruar çdo gjë me përjashtim të kriminelitdhe krinit et organizuar ten j shoqerie demokratiek siq eshte shteti i Kosoves dhe sovrani i saj.

Paulo Coelho, me roman të ri mbi jetën e spiunes Mata Hari

0

Libri do të dalë me 22 nëntor të këtij viti, e do të përfshijë jetën e Mata Harit, arrestimin e saj në Francë, si dhe dëshirën e fundit për të shkruar letra. Romani do të mbajë emrin “Spiunia”.

Shkrimtari i “Alkimistit”, mes tjerash, Paulo Coelho do të botojë në fund të këtij viti një libër bazuar në jetën e kurtizanes dhe spiunes Mata Hari.

“Ajo ishte ndër feministet e para, që zgjodhi një jetë ndryshe prej pritjeve të asaj kohe. Mund të nxjerrim mësime nga jeta e saj, ku shpesh duhet të bindemi zërave më të mëdhenj se ne” ka thënë autori.

Libri do të dalë me 22 nëntor të këtij viti, e do të përfshijë jetën e Mata Harit, arrestimin e saj në Francë, si dhe dëshirën e fundit për të shkruar letra. Romani do të mbajë emrin “Spiunia”.

Coelho është autor brazilian. “Alkimisti” është përkthyer në rreth 80-të gjuhë të botës. /Insajderi.com

I duam për interes!

0

Diaspora kosovare, e cila për vite me radhë ka blerë “paqen sociale”, po vazhdon të konsiderohet e huaj nga institucionet vendore. Pa përfaqësim në vendimmarrje dhe pa lehtësira kufitare, bashkatdhetarët po shihen vetëm si remitencë. Opozita dhe analistët politikë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të bëjë më shumë për mërgimtarët, ndërsa heqjen e “plaçkës kufitare” e konsiderojnë imediate

Bashkatdhetarët që jetojnë nëpër shtetet e ndryshme të botës, e përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës, ndërsa për vite me radhë ata anashkalohen nga institucionet e vendlindjes. Për institucionet, diaspora shihet më shumë si “remitencë” për të stabilizuar paqen sociale, ndërsa për opozitën si “viktimë” e Qeverisë, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të krijojë më shumë lehtësira për investitorët nga diaspora. Ata gjithashtu kanë potencuar nevojën që mërgata të mos mbetet e përjashtuar nga vendimmarrja politike, ndërsa taksat kufitare që aplikohet në kufij, për opozitën, janë “plaçkë institucionale”.

Vdes Elie Wiesel, nobelist dhe i shpëtuar i Holokaustit

0

Autori fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1986, ndërsa vitin 2012-të e refuzoi një çmim letrar hungarez për shkak se nuk pajtohej me atë që u kishte ndodhur njerëzve të pafajshëm në Holokaust në shtetin hungarez.

Në moshën 87 vjeçare, sonte ka ndërruar jetë shkrimtari fitues i Çmimit Nobel si dhe i shpëtuari i Holokaustit, Elie Wiesel, raporton Kultplus, transmeton Insajderi.

Një prej autorëve më të njohur në vitet 90-të, autori ka ndërruar jetë në Rumani, ndërsa ka lënë pas rreth 57 punë letrare të zhanreve të ndryshme. Libri i tij “Night” tregon tmerrin që ai ka përjetuar gjatë internimit në Auschwitz, Buna dhe Bunchenwald– kampe përqendrimi gjatë Holokaustit.

Autori fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1986, ndërsa vitin 2012-të e refuzoi një çmim letrar hungarez për shkak se nuk pajtohej me atë që u kishte ndodhur njerëzve të pafajshëm në Holokaust në shtetin hungarez.

Ai u angazhua edhe për aktivizëm, ndërsa foli haptazi edhe për padrejtësitë dhe për mizorinë që ndodhi në Luftën e Bosnjës dhe shpartallimin e Jugosllavisë në përgjithësi, njëjtë edhe për aparteidin në Afrikë dhe për politikën argjentinase për të ‘zhdukur njerëzit’ në Luftën e Fëlliqur. Ishte publikisht kundër Netanjahut në vitin 2010-të.

Befason Low: Lojtarët zgjodhën vetë kush do gjuante penalltitë

0

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Low, ka treguar se kishte qenë gjithmonë i qetë dhe se e priste fitoren ndaj Italisë, pavarësisht gjuajtjeve të penalltive.

“Ishte ndeshje me shumë emocione, si ajo me Argjentinën në vitin 2006, por ishte një sfidë taktike. Ne ishim superiorë në fushë, Italia luante mirë në mesfushë, por nuk i lejuam shumë hapësira. Penalltia e pësuar ishe mungesë fati, nuk mendoja se Italia do të na shënonte gol me aksion”, tha ai në konferencë për shtyp.”

“Unë nuk i imponova asgjë gjuajtësve të penalltive. Lojtarët zgjodhën vetë. Mesut tha menjëherë që do të gjuante. Pesë të parët ishin relativisht të qartë, Kimish dhe Hektor qëndruan mjaft të qetë edhe pse për ta ishte hera e parë.”

Trajneri i Gjermanisë tha se futbollistët e tij duhet të riaftësohen fizikisht për ndeshjen e radhës në gjysmëfinale, pasi janë lodhur në duelin me italianët.

Gjermania në gjysmëfinale pret njërën nga Franca apo Islanda.

Shteti rus tani me studime edhe mbi Rusofobinë

0

Njëjtë, shumë komentatorë nga Rusia mendojnë se mediet evropiane kanë një lloj antipatie ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

Ministria Ruse e Kulturës ka bërë të ditur se do të nisin studime dhe kërkime edhe mbi “Rusofobinë dhe de-Rusifikimin”, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

Sipas Moscow Times, Ministria do të shpenzojë 29 mijë dollarë për vitin e parë, që do të merret me ndalimin e diskursit kundër Rusisë – rusofob, brenda dhe jashtë Rusisë, si metodë për të përmirësuar imazhin e Rusisë si dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen e shtetit.

Sipas Ministrisë drejtimi do të ndihmojë në shumë fusha të shtetndërtimit, si siguria nacionale apo interesi nacional. Shembull, filmi “Leviathan” që u nominua edhe për Oscars, me regjisor Andrey Zvyaginstev, është ndaluar në Rusi dhe konsiderohet “anti-rus”.

Njëjtë, shumë komentatorë nga Rusia mendojnë se mediet evropiane kanë një lloj antipatie ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

A janë të martuar Aida e Armendi?

0

Nuk janë fare aktiv në tregun muzikor, janë tërhequr prej vitesh nga jeta publike, por sërish përbëjnë lajm, shkruan “Kosovarja”.

Aida e Armendi bashkëjetojnë prej 25 vitesh dhe asnjëherë nuk janë ndarë nga njëri tjetri.

A janë të kurorëzuar? Burime pranë çiftit pretendojnë se ata kurrë nuk kanë menduar për procedura të tilla, shkruan “Kosovarja”.

Aida nuk e gëzon as mbiemrin e Armendit, njeriut me të cilin jeton prej kaq shumë vitesh./Kosovarja/

Gjermania eliminon Italinë me penallti

0

Në një ndeshje dramatike, Gjermania ka triumfuar kundër Italisë vetëm falë 11-metërshave me rezultatin 6-5, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1-1.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Lowit kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të presë sot çiftin Francë-Islandë për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Heroi i gjermanëve ka qenë portieri Manuel Noyer, i cili priti dy penallti të “axurrëve”, duke kuptuar kahun. Ndërsa golin vendimtar përballë Buffonit e realizoi Hector.

Ndeshja ka qenë emocionuese sidomos në pjesën e dytë dhe Ozil zhbllokoi lojën në minutën e 65-të, duke shfrytëzuar një kundërsulm të gjermanëve. Por italianët kanë barazuar me 11-metërsh në minutën e 77-të me Bonuccin, pas një faulli në zonë të Boatengut, i cili prek topin me dorë.

Në minutat e mbetura të dyja skuadrat kishin disa raste për gol, por pas 90 minutave menduan fetëm për “lotarinë” e 11-metërshave.

Aurela Gaçe në pritje të fëmijës së dytë

0

Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe, ka njoftuar në faqen e saj në Instagram një lajm të mirë.

Artistja ka ndarë më miqtë dhe me fansat, faktin se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

“Për miqtë e gjithë ndjekësit e mi. Besoj se tani erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk peëshkruhet me fjalë, por vetëm përjetohet. Unë e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javëshe( 3 muaj e 3 javë) dhe nuk me dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delicate, perpara se të kalonin ato muaj që mund te quhen edhe të rrezikshëm për një shtatëzëni.
I uroj vetes vetëm të jemi mirë bebi e unë deri në fund. E me këtë Rast, i uroj me shpirt të gjitha ato familje që presin të bëhen prindër, të kenë shëndet e jetë. Paçi bekime.
I falenderoj miqte e mi gazetarë që kanë respektuar një lajm kaq delikat për një nënë. Sigurisht nuk di ç’të them për ata që kanë abuzuar me diçka të tillë, deri duke nxjerrë lajme se jam në muajt e fundit e deri duke nxjerrë edhe diten e lindjes duke mos e respektuar aspak as shëndetin tim, as të fëmijës. Megjithatë në fund të fundit ajo që ka rëndësi është vetëm shëndeti. Paçim shendët e jetë. Kaq! Falenderoj Zotin për këtë bekim e dhuratë pa çmim. Ja u uroj me shpirt të gjithë atyre që mezi e presin t’u vijë në jetën e tyre ky bekim”, shkruan këngëtarja vlonjate, e cila është nënë e një vajzë që quhet Grace.

Lartësitë e Luka Mjedës

0

Ka rigjetur vendlindjen e prindërve. Fotografi kroat me prejardhje nga Prizreni është kthyer për herë të dytë në Kosovë. Kujton aparatin e vjetër dhe zanatin e ‘vjedhur’ nga miqtë fotografë. Luka Mjeda flet për KALLXO.com.

Përderisa ka studiuar për inxhinieri mekanike artisti kroat që krenohet me prejardhjen tij shqiptare, Luka Mjeda, nuk duket ta ketë çuar ndonjëherë në mend se do të bëhet fotograf.

Një aparat Kodak Retina 3C ishte i pari që i kishte rënë në dorë Lukas.

Prindërve të tij që janë rritur në Prizren thotë t’u ketë kushtuar shumë ky mjet fotografik, që ishte i rrallë për atë kohë.

Shumë dekada më vonë, teksa kujton fotoaparatin e tij të parë me të cilin nuk ka realizuar shumë fotografi, Luka kujton çmimin e lartë që ka paguar babai i tij për të.

“Ai (babai) ka qenë argjendar dhe ka paguar për të 20 kilogramë argjend që ka qenë shumë para për atë kohë”, tha ai.

Fotografinë e ka mësuar në mënyrë autodidakte dhe mësues ka pasur të gjithë ata fotografë që ka arritur t’i bëjë miq nëpër punëtori të ndryshme dhe të cilët kanë ndarë fshehtësitë e këtij profesioni më të.

Gjithë kjo kishte filluar në një seminar në Zagreb në vitin 1975 ku pas punës me disa fotografë amerikanë, ai zhvilloi një interes të fortë në fotografi.

Magjia e shkrepjes së aparatit për t’i përjetësuar kujtimet në celuloid e shtyri pastaj që të bëhet anëtar i kubit të fotografisë në Zagrebit për të filluar më pas edhe bashkëpunimin me Jozo Cetkovic.

„Në 1975 kam qenë me disa fotografë amerikanë ,shumë njerëz të mirë. Në fotografi dhe më ka pëlqyer shumë dhe e kam pasur një vullnet me mësu më shumë për fotografinë”, tha ai.

Puna në këto punëtori të ndryshme i mundësoi që ai të kursente të holla për të blerë një Kanon F1, aparatin e tij të ri fotografik.

Ky është aparati me të cilin realizoi edhe ciklin Crystal Sky i prezantuar edhe në Kosovë në Galerinë Kombëtare të Kosovës, muret e të cilës për një muaj do të jenë të veshura me fotografitë që janë pasqyrë e të kaluarës së Luka Mjedës.

Bardh e Zi

Fotografitë e artistit janë të thjeshta por bartin në vete një bukuri tërheqëse. Shprehja në gjuhën angleze “Less is more” thotë se i përgjigjet më së miri punës së tij.

Por këtë shprehje e ka të vështirë ta bëjë në shqip, gjuhë të cilën e flet ngadalë dhe mundohet të bëjë sa më pak gabime.

Shumicën e rasteve edhe ia arrin.

Fotografitë e tij të ndërtesave tregojnë se bota po bëhet njësoj dhe kjo, sipas tij, ka anët e saj pozitive por edhe negative.

“Të gjitha këto fotografitë mos me e ditë njeriu, mos me ardhë me e pa çka kam nënshkruar dhe ku janë, nuk dinë se ku i kam bërë” , shpreha ai.

Fotografia e tij e parë e ndërtesave është realizuar në Venecia kurse pas katër viteve artisti është vendosur në Francë ku fillon edhe ciklin e tij Crystal Sky, për të vazhduar në Amerikë, Gjermani dhe Kroaci.

Sipas tij, ndërtesat tregojnë që njeriu ka nevojë të ngjitet çdo herë lartë e më lartë kurse vetë cikli i fotografive paraqet filozofinë e jetës së tij në të cilën ngjyrat nuk kanë rendësi.

“Kur i largon ngjyrat, kur i largon gjërat që pengojnë dhe bën diçka që është vetëm elementare e ke arritë esencën ku gjithçka është e qartë”, thotë ai.

Në moshën në të cilën gjendet, tash Luka mund t’ia lejojë vetes t’i kujtojë ngjarjet që kanë lënë gjurmë në të kaluarën e tij.

Por në procesin e të kujtuarit, thotë se e ka harruar edhe tonalitetin e ngjyrave prandaj “vetëm ngjyra e bardhë dhe e zezë kanë rendësi”.

Sipas tij, fotografitë bardh e zi jo vetëm të ndërtesave por edhe të njerëzve, të prindërve të tij, të gjyshit, gjyshes madje edhe ato para 200 vjetëve mbesin çdo herë të bukura.

“Bardh e zi i këqyrin edhe janë të mira, unë bëj shumë fotografi edhe me ngjyra po se di që kam me i shiku për 30 vjet pasi që kam me i largu edhe me vendos diçka tjetër por këtë fotografi mundem me e këqyr edhe një 15 vjet”, tha ai.

Kosova dhe fotografia

Artisti për herë të parë kishte ardhur në Kosovë me ftesën e Agim Spahiut për të punuar me studentët që studionin për film dhe fotografi.

Ai në Kosovë ka gjetur njerëz që janë të dhënë shumë pas fotografive mirëpo, sipas tij, fotografia nuk vlerësohet vetëm duke thënë së është e bukur.

Njerëzit e vlerësojnë punën e fotografit duke i blerë fotografitë mirëpo kjo nuk po ndodh askund pasi që “fotografitë nuk po blihen dhe ato askush nuk po i vendos më në mure”.

Sipas tij, fotografia sot është universale dhe të gjithë që kanë një fotoaparat apo kompjuter mund të bëjnë fotografi prandaj për të qenë fotografë duhet realizuar një cikël me fotografi të mira dhe jo vetëm një.

“Sot të gjithë po thonë se janë fotografë, dizajnerë, futbollistë, politikanë… të gjithë janë krejt mirëpo kur fillon me punu diçka, sa më shumë punon mundesh me e pa që nuk është lehtë me e ba shumë mirë”, tha ai.

Zhvillimi i teknologjisë që po mundëson që çdo njëri të realizojë fotografi të ndryshme, sipas tij, do të bëjë ndarjen e fotografive në fine art dhe të tjera.

Fotografin Luka Mjeda e tërheqin edhe portretet.

Ai para 20 viteve pati realizuar 80 portrete të artistëve kroatë të cilat i kishte blerë Ministria e Kulturës në Kroaci.

Fotografia e tij më të re është portreti i kosovarit Llazrok Lumezi i cili jeton në Kroaci ku punon si argjendar, një zanat i mishëruar me shqiptarët që kanë emigruar në këtë shtet.

Artisti i cili në dy ciklet e tij me fotografi ka portrete të artistëve të ndryshëm tregon se do të kishte dashur që edhe Kosovës t’i dhuronte një cikël me portrete të artistëve.

“Dy cikle i kam portet, më pëlqen me punu me njerëz dhe kisha dëshiru me e fillu një cikël portret me artistë të Kosovës dhe ndoshta e filloj vitin tjetër apo ketë vit por për këtë duhet me ardh me nejt ma shumë se disa ditë. Dy tri javë, një muaj pastaj tri katër muaj”, thotë ai. /Kallxo.com