14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 599

Kampusi i Universitetit të Prizrenit pasurohet me tabela informuese për drunjtë dhe streha për insekte

0

 

Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Kaltrinë Kolukaj nga “EC Ma Ndryshe” ka treguar se ideja për realizimin e këtij aktiviteti ka lindur gjatë takimeve të rregullta me profesorët dhe studentët dhe se për synim ka promovimin e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.

“Insekt hotelet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së tokës, rritjen e pllenimit, pasurimin e biodiversitetit dhe reduktimin natyral të insekteve të dëmshme”, ka thënë Kolukaj, raporton Telegrafi.

Sipas saj, edhe tabelat emërtuese për drunjtë ndihmojnë publikun që të mësojë për llojet e tyre në këtë zonë. “Njëherësh shërbejnë për rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit”, ka deklaruar Kolukaj.

Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Albana Plakiqi-Milaimi, ka pohuar se ky aktivitet ka dobi mjedisore dhe edukative.

“Të gjithë drunjtë e kampusit tonë janë markuar, me emërtimet në gjuhën latine, shqipe dhe angleze. Tutje synojmë që ato të pajisen edhe me QR code që  studentët tanë dhe vizitorët tjerë të marrin informacione për to. EC Ma Ndryshe na ka ndihmuar edhe me vendosjen e dy insekt hoteleve, të cilat shërbejnë si vende për strehim të insekteve, në mënyrë që të mbrohet druri i gjallë”, ka thënë ajo.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë” (EECSOK), mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe zbatuar nga Community Development Fund (CDF).

gradë.

 

Dhjetë vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

0

Data 13 ishte me fat për basketbollin e Kosovës. Më 13 mars 2015 erdhi lajmi historik për pranimin e Kosovës në FIBA.

Vendimi erdhi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Mbledhja ishte mbajtur në shtëpinë e basketbollit, në Gjenevë të Zvicrës.

Pranimi erdhi pas shumë përpjekjeve për ndërkombëtarizim dhe një pune të madhe të bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ky lajm ishte një realizim i një ëndrre për të gjithë gjeneratat që kanë kontribuuar në basketbollin e Kosovës me dekada të tëra.

Më pas, basketbollistët/et e Kosovës u pranuan në arenën ndërkombëtare, duke qenë të barabartë.

Përfaqësueset e Kosovës marrin pjesë rregullt në garat evropiane, ashtu si edhe skuadrat kosovare.

Qytetarët e presin me brohoritje, Hashim Thaçi i përshëndet me dorë qytetarët në oborrin e QKUK-së

0
Ish-presidentin Hashim Thaçi ka arritur në QKUK për të takuar babin e tij të sëmurë.
Porsa ka dal nga xhipi i policisë, qytetarwt të shumtë e kanë duartrokitur, duke e thirru emrin e tij.

Derisa Thaçi hynë në klinikë, ai i ka përshëndetur ata me dorë.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje të arritjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në QKUK, për ta vizituar babin e tij të sëmurë.

Thaçi është duke u përcjell me forca të mëdha policore.

Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

0

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gazeta Nacionale ka mësuar se Thaçi e ka vizituar babanë në klinikën Interne në QKUK.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.

Z. Thaçi thekson se gjendja shëndetësore e babait të tij “tash është përkeqësuar më tej, [REDAKTUAR]. z. Thaçi thekson se ai është diagnostikuar me [REDAKTUAR] dhe se mjeku i tij trajtues ka konstatuar se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.

Z. Thaçi pohon se ai [REDAKTUAR] dhe për ngushëllim [REDAKTUAR]. 9 Z. Thaçi kërkon që vizita të bëhet në prani të [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.

Thaçi ka shprehur gatishmëri për t’i respektuar të gjitha masat e Gjykatës Speciale, vetëm që ta realizojë vizitën.

Z. Thaçi pohon se nuk ka kundërshtim që t’i nënshtrohet masave të njëjta logjistike dhe kushteve të sigurisë që i ishin vendosur kur ai më parë ishte liruar përkohësisht në bazë të vendimeve të nxjerra nga Trupi Gjykues II (‘Trupi’), 11 dhe thekson se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokument.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për veprën penale të fajdesë

0

 

E. K dyshohet se ka kryer vepren penale të fajdesë.
28-vjeçari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100 mijë eurosh.

“Gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, është arrestuar i dyshuari si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga Sektorin Rajonal i Hetimeve -Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një person merret me forcë dhe dërgohet në një pyll në Prizren, tre të arrestuar

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se kishin marrë me forcë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll. Viktima është dërguar për tretman mjekësor . Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

60 vjet nga ndarja nga jeta e Fan Nolit

0

 

Fan Noli u lind në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet”.

Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks.

Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”.

Në qershor 1924, Fan Noli u bë kryeministër. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat Omar Khajamit, romanin Don Kishoti të Servantesit etj. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA.

 

TikTok mbyllet në Shqipëri sot

0

TikTok do të mbyllet në Shqipëri sot, ndërsa sipas shifrave, përdoruesit shqiptarë në këtë aplikacion, llogariten në 1.5 milion.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, i kanë kërkuar kompanive të internetit, të marrin  masa për bllokimin e aksesit në TikTok në territorin shqiptar. Konkretisht, kompanitë e internetit duhet të bllokojnë IP e TikTok në Shqipëri.

Vendimi për mbylljen e TikTok u mor pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku u caktua mbyllja e aplikacionit për një afat 1-vjeçar, me argumentin se nxit dhunë tek të miturit. Ndërkohë ky vendim është kundërshtuar nga Opozita e cila ka thirrur një protestë më 15 Mars për të kundërshtuar mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri.

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik, njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, vende-vende parashihen kushte për riga shiu, transmeton Klankosova.tv

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 e deri në 6 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 15 e deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.

.

 

Bashkimi fiton për prestigj – Vëllaznimi, Besëlidhja, Prishtina dhe Ylli në garë për titull

0

Sonte është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, ku tashmë janë përcaktuar skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.

Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë kualifikuar nga Grupi A, derisa Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli nga Grupi B.

Final 4 do të zhvillohet në Kosovë më 26/27 mars.

Në Grupin A, Besëlidhja dhe Vëllaznimi u përballën në Gjakovë për vendin e parë, ku kuqezinjtë fituan 75:85 (17:23, 22:24, 20:14, 16:24).

Philbert Weekes ishte më i miri te Besëlidhja me 12 fitore e 19 kërcime, kurse te Vëllaznimi, Trey Anderson dhe Jericole Hellems shënuan nga 21 pikë.

Vëllaznimi përfundoi grupin me pesë fitore e një humbje, ndërsa Besëlidhja katër fitore e dy humbje.

Në takimin tjetër të Grupit A, Bashkimi shënoi fitore për prestigj ndaj Teutës, dy skuadra që nuk arritën të sigurojnë Final 4 dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Prizrenasit fituan 96:88 (21:26, 21:18, 31:21, 23:23).

Mack Smith e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, kurse Bryan Powell me 22 pikë e pesë kërcime.

Bashkimi ka dy fitore e tri humbje, kurse Teuta mbeti pa fitore pas pesë ndeshjeve.

Në Grupin B, Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Vllaznisë 81:70 (18:17, 16:21, 27:16, 20:16).

Therandasit bën dallimin në pjesën e dytë, për të siguruar fitoren dhe kalimin në mesin e katër skuadrave më të mirë në këtë ligë.

Lis Shoshi kishte 20 pikë e tetë kërcime për vendasit, derisa Walton Talbert 17 pikë e 13 kërcime te mysafirët.

Ylli përfundoi garat me katër fitore e dy humbje, derisa Vllaznia me dy fitore e katër humbje.

Me katër fitore e dy humbje i përfundoi garat edhe Sigal Prishtina, që po ashtu u kualifikua në Final 4, pas fitores ndaj Tiranës në Prishtinë me shifrat 63:77 (17:18, 15:23, 5:23, 26:13).

Richard Lilaj kishte dhjetë pikë e nëntë kërcime te Tirana, derisa te Sigal Prishtina, Dion Sheqiri, Adrian Ibishi dhe Muhamedali Janjeva shënuan nga 12 pikë.