2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Bashkimi fiton për prestigj – Vëllaznimi, Besëlidhja, Prishtina dhe Ylli në garë për titull

Sonte është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, ku tashmë janë përcaktuar skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.

Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë kualifikuar nga Grupi A, derisa Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli nga Grupi B.

Final 4 do të zhvillohet në Kosovë më 26/27 mars.

Në Grupin A, Besëlidhja dhe Vëllaznimi u përballën në Gjakovë për vendin e parë, ku kuqezinjtë fituan 75:85 (17:23, 22:24, 20:14, 16:24).

Philbert Weekes ishte më i miri te Besëlidhja me 12 fitore e 19 kërcime, kurse te Vëllaznimi, Trey Anderson dhe Jericole Hellems shënuan nga 21 pikë.

Vëllaznimi përfundoi grupin me pesë fitore e një humbje, ndërsa Besëlidhja katër fitore e dy humbje.

Në takimin tjetër të Grupit A, Bashkimi shënoi fitore për prestigj ndaj Teutës, dy skuadra që nuk arritën të sigurojnë Final 4 dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Prizrenasit fituan 96:88 (21:26, 21:18, 31:21, 23:23).

Mack Smith e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, kurse Bryan Powell me 22 pikë e pesë kërcime.

Bashkimi ka dy fitore e tri humbje, kurse Teuta mbeti pa fitore pas pesë ndeshjeve.

Në Grupin B, Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Vllaznisë 81:70 (18:17, 16:21, 27:16, 20:16).

Therandasit bën dallimin në pjesën e dytë, për të siguruar fitoren dhe kalimin në mesin e katër skuadrave më të mirë në këtë ligë.

Lis Shoshi kishte 20 pikë e tetë kërcime për vendasit, derisa Walton Talbert 17 pikë e 13 kërcime te mysafirët.

Ylli përfundoi garat me katër fitore e dy humbje, derisa Vllaznia me dy fitore e katër humbje.

Me katër fitore e dy humbje i përfundoi garat edhe Sigal Prishtina, që po ashtu u kualifikua në Final 4, pas fitores ndaj Tiranës në Prishtinë me shifrat 63:77 (17:18, 15:23, 5:23, 26:13).

Richard Lilaj kishte dhjetë pikë e nëntë kërcime te Tirana, derisa te Sigal Prishtina, Dion Sheqiri, Adrian Ibishi dhe Muhamedali Janjeva shënuan nga 12 pikë.

Më Shumë

Trepça fiton në dramën ndaj Junior 06 në Prizren

Trepça shënoi fitoren e dytë këtë edicion. Mitrovicaset fituan ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 59:60 (17:21, 16:9, 14:19, 12:11). Takimi ishte i vlefshëm...

Tifozat Kuq e Zi mbesin pa bileta

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Tifozat Kuqe e Zi ishin ndër të parët që reaguan pasi UEFA e zyrtarizoi vendimin që...

Lajmet e Fundit