Home Blog Page 5991

Policia kap hajdutin që vodhi një shtëpi para dy muajsh në Prizren

0

Policia e Kosovës ka kapur hajdutin që më 1 shkurt të këtij viti kishte vjedhur një shtëpi në rrugën “Zekiria Rexha” të Prizrenit.

Më 1 shkurt rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit, siç raporton PK-ja, hajduti kishte hyrë me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënim me thikë ndaj një gruaje, së cilës ia kishte mbyllur gojën kishte grabitur para kesh dhe stoli të arta në vlerë të konsiderueshme.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit.

Nesër fillon festivali “Hasi Jehon”

0

Një ditë para fillimit të festivalit Hasi jehon kryetari i ShKA “Malësori”, (organizatore e festivalit) Haziz Hodaj ka bërë bublik programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.

“Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, që fillonte me 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten” njoftoi Hodaj.

Sipas Hodajt pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara. Marrin pjesë Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare.

“Festivali Hasi jehon është një ngjarje tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit” tha Hodaj i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova.

Gjithashtu si edhe në vitet tjera programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale. Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryesiu, Sami Piraj dhe Hysen Dida

Programi i natës së parë:

1. ShKA “Malësori”, Gjonaj (Hapja solemne)

2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)

3. ShSh “Dardania” – Boras (Suedi)

4. ShKA “Kqira” – Pukë

5. ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe

6. ShKA “Bresana” – Bresanë

7. ShKA “Shote Galica” – Drenas

Nata e dytë:

1. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë

2. Qendra Kulturore “Besa” – Kavajë”

3. ShKA “Rexho Mulliqi” – Preshevë

4. ShKA Salih e Feriz Krasniqi – Malishëve

5. ShKA “Jonuz Ramadani” – Smirë (Viti)

6. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë

Nata e tretë:

1.ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuzë)

2.ShKA “Katarina Josipi” – Zym

3. Ansambli “Prishtina” -. Prishtinë

4. AF “Mati” – Burrel (Mat)

5. Ansambli “Rugova” – Pejë

6. ShKA “Malësori” – Gjonaj (Mbyllja e Festivalit)

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhje të pyllit

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për vjedhje pylli, B. L. .

Mirëpo mungesa e këtij të fundit, bëri që seanca në fjalë të shtyhej deri në deri në sigurimin e adresës së saktë të të akuzuarit.

Gjykatësi Refki Piraj konstatoi se prezent në këtë shqyrtim ishte prokurori Musli Gashi.

B.  L. akuzohet se më 3 tetor 2013, rreth orës 12:30, në hyrje-dalje për në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, nga ana e Policisë së Kosovës ishte hasur duke i bartur me kamionin të markës “MAN”, dru të llojit ahu, me vëllim të përgjithshëm gjashtë metra kube.

Sipas aktakuzës, kjo bartje ishte bërë pa leje paraprake të organit përkatës, të cilat dru dyshohen të jenë vjedhur. Të njëjtat më pas edhe janë konfiskuar nga ana e policisë.

Ai  ngarkohet me veprën penale “vjedhje pylli” nga neni 358, paragrafi 2 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tre vite./betimiperdrejtesi/

Rrokulliset kamioni në mes të rrugës në Prizren

0

Një kamion është rrokullisur në rrugën “Tranzit” në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, në orën 8:00.

Policia ka dalë në vendngjarje.

Përveç vozitësit, mësohet se nuk ka të lënduar të tjerë./PrizrenPress.com/

Me aktakuza në lista zgjedhore!

0

Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike nuk e përkrahin ish-bashkëpartiakët e tij. Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, thotë se nisma e presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kjo e fundit, siç thotë ai, nuk ia ndalon të rikandidojë për deputet, pavarësisht se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij

Garës për kryetarë të komunave, por edhe për deputetë, nëse vendi sivjet do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pritet t’i hyjnë edhe politikanë ndaj të cilëve rëndojnë aktakuzat e ngritura nga Prokuroria.

Iniciativën për dekriminalizimin e skenës politike në vend e ka nisur presidenti Hashim Thaçi, të cilën e ka përkrahur edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie. Ky i fundit pati deklaruar se do ta mbështesë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar. Ai madje ka deklaruar se nuk dëshiron t’i shohë politikanët në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza.
Por një iniciativë e tillë kundërshtohet nga ish-bashkëpartiaku i Thaçit.

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për marrje e dhënie ryshfeti si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, thotë për “Zërin” se asnjë ligj i Kosovës nuk ia ndalon rikandidimin për deputet.

“Është kushtetuta e Kosovës e cila duhet të respektohet dhe janë ligjet në fuqi, askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Buja.

Buja: Siç thotë Thaçi, nuk thotë Kushtetuta

Sipas Bujës nisma e presidentit bie në kundërshtim me përmbajtjen e Kushtetutës.

“Kushtetuta nuk thotë siç thotë presidenti Thaçi. Në kushtetutë Neni 3 ose 1, pika 5, tregon qartë se çka thotë Kushtetua për këtë çështje, ceken të drejtat e njeriut, çfarë thotë ligji”, ka deklaruar Buja.

Ai thekson se ligji zgjedhor i paraparë në Kushtetutë i jep një përgjigje çdo individi që synon postin e deputetit.

“Përderisa Kushtetua në fuqi dhe ligjet në fuqi, Neni 81 i Kushtetutës na pret ligji zgjedhor. Është përgjigje që i jepet secilit individ, i cili dëshiron për të parën herë ta marrë kompetencën e individit”, ka përfunduar Buja.

Përpos Bujës janë edhe disa deputetë të tjerë, por edhe kryetarë të komunave të Kosovës që vazhdojnë funksionin, ndonëse ndaj tyre rëndojnë aktakuzat për korrupsion.

Miftaraj: S’ka vullnet për pastrim të listave

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë për gazetën “Zëri” se bartësve kryesorë të institucioneve i mungon vullneti për t’i pastruar listat nga individë mbi të cilët rëndojnë aktakuzat.

“Fatkeqësisht praktika e deritanishme ka dëshmuar se mungon vullneti politik i bartësve kryesorë të institucioneve shtetërore dhe i shumicës së kryetarëve të partive politike për ta pastruar skenën politike në Kosovë nga individë që udhëheqin komuna apo janë funksione tjera qeveritare dhe publike me aktakuza apo edhe në raste të caktuara me aktgjykime dënuese për vepra penale të korrupsionit”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij, në institucionet e vendit ende ka numër të madh të funksionarëve që janë të akuzuar.

“Sot në Kosovë ka numër të madh të kryetarëve të komunave apo funksionarë të lartë shtetërorë që janë të akuzuar, ku një pjesë e ditës iu kalon nëpër salla të Gjykatës duke u gjykuar për korrupsion, kurse pjesën tjetër të ditës e kalojnë duke qeverisur me komunën ku ata janë të zgjedhur apo në pozitat ku janë emëruar”, ka shtuar Miftaraj.

Ai beson se pastrimi i listave nga personat e akuzuar mund të bëhet vetëm nga krerët e partive politike.

“Dekriminalizimi i skenës politike në Kosovë do të mund të konkretizohej nëse vetë partitë e politike nuk do të lejonin që personat të cilët janë nën hetime të jenë pjesë e listave zgjedhore apo personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, apo janë dënuar për vepra penale të korrupsionit, të ushtronin funksione publike apo shtetërore”, ka thënë Miftaraj.

Haxhiu: Nisma e presidentit, hipokrizi

Në anën tjetër deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, thotë se deklaratat e presidentit Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike janë hipokrizi.

“Është goxha hipokrizi kur të korruptuarit flasin për dekriminalizim. Shumica e këtyre që po flasin kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme. Llogari do të duhej të kërkohej nga ata”, ka potencuar ajo.

Haxhiu pranon se disa bashkëpartiakë të saj kanë aktakuza nga Prokuroria por, siç thotë ajo, ato janë për shkak të veprimeve politike.

“Sa na përket neve ju e dini që shumica e deputetëve dhe aktivistëve kanë të ngritura aktakuza për veprimet politike dhe natyrisht qe këta do të jenë të përfshirë në lista, sepse janë përfaqësimi më i denjë i interesave të qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shprehen të bindur se do t’i mbyllin dyert për personat me aktakuza.

“Aleanca ka deklaruar qe shumë kohë se nuk pranon të ketë as në listë e as në Qeverinë e saj të ardhshme njerëz me precedentë penalë. Por nuk do të pranojmë të na mbajnë moral politik për qeverisje me duar të pastra ata që janë thellë vetë të zhytur”, ka thënë Time Kadriaj, deputete në këtë subjekt.

Kurse politologu Ramush Tahiri mendon se pastrimi i listave nga personat me aktakuzë është çështje morale.

“Është çështje morale sepse me ligj qytetari është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Qytetari edhe mund të akuzohet, por më vonë të dalë i pafajshëm”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se duhet mirëkuptim dhe marrëveshje paraprake ose rezolutë e Kuvendit për ta arritur një qëllim të tillë. /ZERI/

Kryesisë i kthehet mbrapsht kërkesa e Hasanit për ndryshim të Ligjit për Specialen

0

Kërkesa e Kryesisë së Kuvendit që Komisioni për Legjislacion të shqyrtojë dhe të vendosë për kërkesën e deputetit të PDK-së, Nait Hasani, për të organizuar një “debat parlamentar për plotësim-ndryshimin e Ligjit për dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar” është kthyer mbrapsht, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, në mbledhjen e mbajtur të martën, kanë marrë vendim që kjo kërkesë të kthehet në Kryesi të Kuvendit.

Ata kanë vlerësuar se në bazë të Rregullores së Kuvendit Kryesia ka të drejtë ta procedojë në seancë kërkesën e gjashtë deputetëve për debat parlamentar lidhur me çfarëdo teme.

Dhurohet arkivi personal i Lasgush Poradecit

0

Kanë qenë dy vajzat e poetit Marie dhe Kostandina Gusho, të cilat në prani dhe të Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro i kanë dorëzuar arkivin personal të babait të tyre, drejtorit të Arkivave Ardit Bido.

19.308 fletë dorëshkrime, 8.562 fletë shtypshkrime dhe 3.662 fletë gazetash nga arkivi personal i poetit Lasgush Poradeci i janë dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ceremonia e dorëzimit të kësaj pjese të vyer nga trashëgimia e lënë pas nga poeti, u realizua dje në ambientet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Kanë qenë dy vajzat e poetit Marie dhe Kostandina Gusho, të cilat në prani dhe të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro i kanë dorëzuar arkivin personale të babait të tyre, drejtorit të Arkivave Ardit Bido.

Në arkivin personal të Lasgushit, ndodhen dhe 26 revista, 1.606 copë fotografi dhe kartolina 1.606 copë,315 fletë ftesa dhe telegrame, 296 fletë partitura, 14 fletë harta, 11 dekorata, 7 certifikata, 12 pulla postare dhe 8 copë kartëmonedha të grisura./Gazeta Shqip

Rahovecianët që i frikësohen një tragjedie

0

Ka disa ditë që ky mural i kësaj ndërtese në qendër të Rahovecit ka marrë këtë pamje, por pamje krejt ndryshe ka në anën tjetër të kësaj ndërtese, raporton KTV.

Dhjetëra familje që jetojnë në këtë ndërtesë, i frikësohen ndonjë tragjedie të mundshme, pasi kulmi i ndërtesës është i shkatërruar.
Në mënyrë të organizuar, ata që disa vite janë ankuar në organet komunale së fundi, kanë dorëzuar edhe një peticion me nënshkrimet e banorëve, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Drejtori i Urbanizmit në Rahovec, Fehmi Hoxha, ka thënë se do t’u bëhet zgjidhje banorëve, por për këtë gjendje ai e ka bërë fajtor qeverisjen e kaluar.

Ndërkaq, projekti i kalaveshit të rrushit, që është simbol i qytetit të Rahovecit, i ka kushtuar mbi 8 mijë euro komunës.

Berisha: Demarkacionin do ta kundërshtojmë vetëm me mjete demokratike

0

Asnjë presje nuk kanë ndryshuar deputetët e NISMA-s nga rezistenca kundër demarkacionit me Malin e Zi ka thënë deputeti i këtij subjekti politik Zafir Berisha.

Ai ka thënë se kundërshtimi do të vazhdojë edhe në seancën e ardhshme, nëse mbahet këtë të enjte dhe vendos qeveria ta procedojë.

“Ne e kemi kundërshtuar shumë arsyeshëm dhe asnjë presje nuk e kemi hequr nga rezistenca jonë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit i cili është vu në pikëpyetje me marrëveshjen e dëmshme të demarkacionit”, ka thënë Berisha për lajmi.net të martën pasdite.

Berisha mendon se kjo qeveri është krijuar për interesin e dy personave dhe i ka zgjat mandati më shumë se sa do të duhej.

“Bile shumë e ka zgjat, prej kur është krijuar kjo qeveri ka qenë për interesat e dy personave, Hashim Thaçi të bëhet president dhe Isa Mustafa kryeministër, normal edhe pakurrizorët përrreth tyre”.

Deputeti i NISMA-s ka thënë se janë të bindur që demarkacioni ka vetëdijesuar pjesën më të madhe të deputetëve dhe për këtë arsye nuk do të përdorin metoda jo demokratike për ta kundërshtuar në Kuvend.

“Me mjete demokratike, sepse jemi shumë të bindur se ka vetëdijesim shumë të lartë dhe të deputetëve të mazhorancës, kështu që metodat jo parlamentare nuk do të ketë nevojë të përdorën”.

Berisha shpreson se një pjesë e deputetëve të pozitës do të votojnë kundër, e edhe ata që votojnë pro, sipas tij, janë të shantazhuar.

“Jam i bindur se kundër do të votojnë edhe një pjesë e deputetëve të pozitës, sepse e kanë thënë me vetëdije, e edhe ata që mund ta votojnë këtë version të gabuar janë nën presionin e shantazhin e shefave të tyre, përndryshe edhe ata janë të vetëdijshëm që nuk bën ky version i demarkacionit të votohet”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Deri më tani qeveria nuk ka dhënë ndonjë sinjal se kur do të mund të procedohet demarkacioni me Malin e Zi në Kuvend./Lajmi.net/

Sabahajdin Cena publikon pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi”

0

 

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka filluar të publikojë pjesë nga ditari “ Kronikë nëpër stuhi”.
Ai, në rrjetin social “Facebook”, ka postuar emrat e dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së.

“Duke i përshëndetur të gjitha familjet e dëshmorëve, dëshirojmë të informojmë se prej 1 majit të këtij viti, do t i publikojmë pjesët nga ditari ynë “Kronikë nëpër stuhi”, prandaj i mirëpresim korrigjimet eventuale të datave të rubrikës sonë “Ndodhi në ditën e sotme…”, shkruan Cena në “Facebook”,transmeton PrizrenPress.

Postimi në “Facebook”

Me 1 maj, të vitit 1998, në Vojnik të Skenderajt, përjetësohet dëshmori Asllan Sylë Gashi, ndërsa me 1999 gjatë luftimeve në Budakovë, përjetësohen dëshmorët: Jemin Murat Musliu e Alush Faik Mustsfa.

Po në këtë ditë, në Bjeshkët e Belegut, përjetësohet Fehmi Nazif Demiqi, në luftimet afër Kamenicës së Vranocit edhe Fetah Adem Selca, në Ratish të Deçanit përjetësohet dëshmori Agim Ali Selmanaj, në Gurishtë të Therandës, Emrush Bislim Buzhala, në Mullapolc të Shtimes, Abdylsalem Ahmeti, Agron Qerim Veliqi, ndërsa në këtë ditë të vitit 2000 në shtëpi të vet ndërroi jetë luftetari i lirisë Hajdar Syle Agaj, i plagosur rëndë gjatë bombardimeve mbi Gramacelin e Rekës me 23 maj të vitit 1998.

Me 2 maj, të vitit 1999, përjetësohen dëshmorët:

Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, Besim Rexhepi, Bekim Kadolli, Hasan Hasni, Adnan Bunjaku,Agim Sadiku, Basri Hyseni, Beqir Hyseni, Mehdi Musliu, Ali Zeneli, Elmaz Peci, Xhevdet Ahmeti, Nysret Musa, Faruk Beqiri, Bajram Musa dhe Halil Gashi.

Të gjithë ranë në altarin e lirisë gjatë luftimeve të përgjakshme në Shirokë, Koshare, Kolovice, Martiras të Vushtrrisë, Vidishiq, Skrome, Dumnicë, Mazhik, Rahovec, Vesikofc, Ceceli dhe Bajgore.

Lavdi të gjithë dëshmorëve!