20.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 5992

Bleona seksi në të brendshme (Foto)

0

Bleona Qereti vijon të postojë në Instagram foto nga seti i saj i fundit fotografik për revistën “Grazzia”.

Por në secilën foto që Qereti poston ka diçka për të thënë për veten e saj.

Këtë herë ajo ka shkruar: “Mos e ngatërro personalitetin tim me sjelljen time. Personaliteti është ajo që jam. Sjellja ime varet nga cili je ti!”, përfundon Qereti.

Bleona ne te brendshme

Morena Taraku ka gati këngën e re

0

Morena Taraku ka përfunduar këngën e saj të re.

“Ajo duket tejet e stresuar për projektin sepse pak ndjen se është vonuar. Megjithatë, beson se do t’ia dalë në kohë për lancim. Projekti është bashkëpunim me reperin Xhero”, u shpreh një burim pranë këngëtares.

Morena së fundmi u spekulua për një lidhje me një person misterioz, buqetat me lule të të cilit i ka publikuar në Instagram.

Rita rrëfen momentet e tmerrit

0

Rita Ora ka treguar dje në gjykatë momentet e frikës që kaloi vetëm pak kohë më parë.

Ajo tregoi se shtëpia e saj u grabit vitin e kaluar nga disa hajdutë teksa ajo ndodhej e mbyllur në dhomën e saj.

“Mos guxoni të vini këtu lart”, mësohet të ketë thirrur këngëtarja me fame botërore.

Hajdutet vodhën sende me vlerë deri në 200 mijë paund, si stoli, çanta të shtrenjta, telefona dhe tableta, por Rita dukej më e shqetësuar për veten dhe motrën e saj Elenën të cilat ishin vetëm në shtëpi.

Mësohet se menjëherë Rita kishte telefonuar numrin e urgjencës 911 duke u kërkuar që të shkonin menjëherë në shtëpi pasi një grup grabitësish kishin hyrë në rezidencën e saj. Edhe motra e këngëtares së famshme, ka dëshmuar sot në gjykatë për frikën që ka ndjerë kur ka parë se në dhomën e motrës janë vjedhur sende të vlefshme.

Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin e fundit të shtëpisë kur dy njerëz kanë thyer derën. Charaf Elmoudden 26-vjeçar është njëri prej autorëve.

Elena ka dëshmuar se është zgjuar në ora 5:50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.

Shoqëria civile, konferencë para Qeverisë për tragjedinë në Prizren

0

Një grup i mbi 40 organizatave të shoqërisë civile do të mbajnë konferencë për media në lidhje me tragjedinë e 6 qershorit në Prizren, ku humbi jetën një fëmijë i moshës tre vjeçare.

Konferenca do të mbahet sot më 23 qershor 2016, në orën 14.00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Sheshin Ibrahim Rugova.

Gjatë kësaj konference do të publikohen kërkesat e këtij grupi të organizatave në lidhje me gjendjen e krijuar në Prizren pas një numri të konsuderueshëm shkeljesh me të cilat karakterizohet qeverisja e Ramadan Mujës atje.

Ndryshe, javën e kaluar përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar në Prizren, ku kërkuan dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare./PrizrenPress.com/

Kim Jong: Kemi kapacitet të sulmojmë SHBA-në

0

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se provat e fundit raketore të Phenjanit tregojnë se ky vend “ka kapacitete të sigurta për të sulmuar interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Koreja e Veriut ka testuar të mërkurën dy raketa të njohura ndërkombëtarisht si Musudan.

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë thënë se testi i parë ka dështuar, ndërsa raketa e dytë ka udhëtuar rreth 400 kilometra dhe ka arritur lartësinë prej 1,000 kilometrash.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se provat “janë shkelje e qëllimshme dhe shumë e rëndë e obligimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut”.

Rezolutat ekzistuese të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të përdorë teknologji të raketave balistike

David Philips: Kujdes nga turqit

0

Amerikani David Philips nga Universiteti Columbia, si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për “miqtë e rrejshëm” të Kosovës. Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.

Përkrahja institucionale ndërkombëtare është faktor i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit, por Kosova duhet të ketë kujdes të madh në raport me Turqinë dhe ndihmat që vijnë nga atje.

Këtë deklaratë e ka bërë të martën, amerikani David Philips nga Universiteti Columbia.

Si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për “miqtë e rrejshëm” të Kosovës.

Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë Kosovën, Turqia ka një profil të shquar këtu në vendin tuaj, por sipas mendimit tim Turqia është një mik i rremë, pasi nuk po punon në emër të interesave të Kosovës, apo të ndihmojë sinqerisht kosovarët, por është duke përdorur investimet e saj përmes TIKA-s për të përhapur agjendën islamike”, ka thënë Philips në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas tij, Turqia është në kërkim të interesave të saj nacionale, mandej pas interesave të saj nacionale radhitet Kosova.

Organizata TIKA të cilën Philips e përmendi për shtrirjen e agjendave në Kosovë, është e pranishme me investimet e shumë xhamive nëpër komuna dhe objekteve të tjera fetare.

TIKA operon me agjendë islamike

Ai muaj më parë ka shkruar një shkrim autorial në “Huffington Post”, për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës.

Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

Ai ka përmendur sesi presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. /Zëri/

Frika e pushtetarëve zvarrit funksionimin e Speciales

0

Përkundër deklarimeve të herë pas hershme publike, nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, nga kryeministria dhe MPJ-ja, se Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta sa i takon fillimit operacional të veprimit të Gjykatës Speciale, deri më tani ekzekutivi kosovar nuk ka bërë publik as edhe një akt të vetëm nënligjor, që ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese të aprovuara vitin e kaluar, dhe Ligjin për Dhomat e specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovës. Analistët politikë dhe njohësit e fushës së legjislacionit këtë mungesë të komunikimit transparent të Qeverisë me opinionin publik sa i takon kryerjes së obligimeve ligjore për Gjykatën Speciale, e shohin si një përpjekje për zvarritje të qëllimshme, për shkak se Gjykata Speciale pritet të jetë një goditje e fortë, në radhë të parë ndaj disa pushtetarëve të rangut më të lartë. Gjithashtu edhe vazhdimi i njëtrajtshëm i bllokadës në Kuvendin e Kosovës shihet si një skenar i qëllimshëm, në funksion të zvarritjes sa më shumë të kësaj Gjykate, edhe pse janë paraparë që nga mesi i vjeshtës të ngrihen aktakuzat e para.

Proceset të ecin më shpejt Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, nuk e fsheh fare dyshimin se ky terr informativ, që ka kapluar fazën pas votimit me plot probleme në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, mund të jetë e penguar qëllimisht nga politika për funksionimin e saj në terren, ngase vetë deputetët nuk janë të informuar fare për rrjedhat procedurale të miratimit të akteve të tjera nënligjore, që ndërlidhen me këtë institucion të drejtësisë.

“Në si deputetë të organit më të lartë vendimmarrës nuk jemi të informuar se deri ku ka arritur procesi i kompletimit të Gjykatës Speciale me kuadro dhe infrastrukturë ligjore. Ndoshta dikush mund të tentojë t’i zvarrisë çështjet, por nuk do t’ia dalë, sepse është qëndrim i BE-së dhe SHBA-së. Është interes i Kosovës që proceset të ecin më shpejt, në mënyrë që kjo Gjykatë ta kryejë mandatin brenda pesë vjetësh, e jo t’i rivazhdohet mandati”, thotë deputeti Salihaj për “Kosova Sot”.

Analisti Adlum Ramadani thotë se zvarritja e qëllimshme nga pushteti aktual i akteve nënligjore, të cilat do ta jetësonin Gjykatën Speciale, është thjesht një lojë sa për të fituar kohë.

“Zvarritja e qëllimshme nga pushteti aktual i akteve nënligjore, të cilat do ta jetësonin Gjykatën Speciale, është thjesht një lojë sa për të fituar kohë. Goditja, që do ta përjetojë rangu politik, pa dyshim se do ta hapë derën e mundësive për frymë të re demokratike në Kosovë. Përkundër bllokadave institucionale, kjo Gjykatë herët apo vonë do t’i vendosë para drejtësisë ata, të cilët u fshehën prapa pafajësisë”, u shpreh analisti Adlum Ramadani, shkruan gazeta Kosova Sot.

Brexit kërcënon kulturën

0

A do të varfërohen shkëmbimet kulturore mes BE-së dhe Britanisë së Madhe në rast të daljes së saj nga BE-ja? A do të ndërpriten fondet e BE për teatrin, filmin apo projektet artistike? A do të shkëputet madje vendi prej kontinentit në rast të Brexit-it?

Këto dhe pyetje të tjera të ngjashme i bënë 300 artistë britanikë të përpilonin një letër të hapur që u botua në faqen e parë të gazetës së përditshme londineze The Guardian ku ata kërkojnë që Britania e Madhe të qëndrojë në BE.

Ndër nënshkruesit e letrës janë regjisori Steve McQueen, shkrimtarët John le Carré dhe Ian McEwan, arkitekti David Chipperfield, dizajnerja Viviane Westwood apo artisit Anish Kappor.

Bëhet fjalë për shumë para

Sipas shoqatës “Creative Industries Federation” krijimtaria artistike i sjell rreth 84,1 miliardë paund ekonomisë britanike dhe tregu më i madh i eksporteve britanike në fushën e kulturës është BE-ja. Në këtë fushë bëjnë pjesë edhe tregtia e objekteve artistike dhe tregu televiziv.

Brukseli po i financon projektet kulturore dhe filmike mes vendeve të BE-së për periudhën 2014-2020 me rreth 1,46 miliardë euro, thotë Katharina Weinert, këshilltare pranë “Creative Europe Desk Kultur” në Bonn.

Po ashtu BE-ja ofron edhe ndihma strukturore p.sh. për teatrot rinore dhe projektet teatrale si “Platform Shift Plus” u marin pjesë të rinj britanikë, gjermanë, norvegjezë, italianë dhe nga disa vende të tjera. Dalja nga BE-ja nuk do t’i pezullonte menjëherë projekte të tilla, por në rast të një Brexit-i Komisioni i BE-së duhet të diskutojë për raste të tilla.

Nicholas Kenyon, drejtor i qendrës kulturore Barbican në Londër tha për gazetën “Neuen Zürcher Zeitung” se Brexit-i do të ketë pasoja dhe në fushën e kulturës, sepse p.sh. shumë filma të njohur si “The King’s Speech”, “The Iron Lady” dhe “Slumdog Millionaire” nuk do të mund të realizoheshin pa fondet e BE-së.

Probleme me shkëmbimet kulturore

Presidenti i Lidhjes së Muzeumeve gjermane Eckart Köhne tërheq vëmendjen në bisedë me DW-në se në rast të Brexit-it do të ashpërsohen ligjet për doganat dhe do të ketë kufizime për huazimin e veprave të artit nga një muzeum tek tjetri.

Martin Roth që drejton Victoria & Albert Museum në Londër e konsideron si një përfytyrim të tmerrshëm Brexit-in. Ai thotë se edhe pse Britania e Madhe do të mbetet pjesë e kulturës dhe identitetit evropian, politika do t’i vështirësojë këto marrëdhënie. Pasojat e Brexit-it do të ishin dogana, taksa dhe viza për artistët britanikë që do të duan të punojnë në vendet e BE-së.

Prizren, hapet konkursi për portretin më të mirë

0

Shoqata e strip artistëve kosovar “Xhennet comics” hap konkursin për edicionin e 13 ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës me temën “Diaspora në kornizë të portreteve”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ky edicion do të mbahet në Prizren nga data 28 deri më 31 korrik.

“Në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova dhe bota. Në këtë edicion për portretin e vizatuar më të mirë do të ketë edhe shpërblim me plaketën “Ura e gurit”dhe diplomën”, thuhet në njoftim.

Ky edicion i dedikohet bashkëatdheratëve dhe vizitorëve të qytetit pitoresk Prizrenin , ku pos ekspozitës do të demonstrohet edhe vizatimi i portreteve nga artistët botërorë.

Në njoftim thuhet se ky edicion rrjedhë si frutë i suksesit të festivalit të vitit të kaluar ku për 4 ditë janë vizatuar 260 portrete.

“Synimi i dytë i këtij edicioni është të krijojë dhe zhvillojë këtë lojë të artit përmes bashkëpunimit me organizata tjera botërore. Për këtë shoqata “Xhennet comics” ësh të në bashkëpunim të thellë me organizatën botërore të karikaturës “Don chicoute”Gjermani,”Partia Dobrego Humoru”,me seli në Poloni dhe me degët e saj si në Bullgari,Turqi dhe Kosovë dhe me shoqatën e Karikaturistëve të Turqisë”, thuhet në fund të njoftimit

Paralajmërojnë shkencëtarët: Do të shpërthejë ‘Dera e Xhehnemit’

0

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vullkani Hekla i cili ndryshe njihet edhe si “Dera e Xhehnemit”, i cili ndodhet në Islandë, mund të shpërthejë në çdo moment

Sipas informacioneve të fundit, aktiviteti i llavës në brendësi të vullkanit i cili ndodhet në jug të vendit është rritur shumë pas dy shpërthimeve të fundit, shkruan DailyMail.

Profesor i gjeofizikës në Universitetin e Islandës, Pall Einarsson, në një deklaratë për web-faqen Visir në Islandë, ka theksuar për nevojën e anulimit të organizimeve turistike në afërsi të vullkanit për shkak të rrezikut që ai paraqet.

Ai gjithashtu ka thënë se Hekla është një prej vullkaneve më të rrezikshme në botë. /GazetaExpress/