27 C
Prizren
E premte, 6 Qershor, 2025
Home Blog Page 5993

Në Vërmicë kapen mbi 10 kg marihuanë (Foto)

0

Njësitet e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontrollë në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Sasia e lëndës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram)”, citon PrizrenPress, komunikatën e Doganës së Kosovës.

“Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime”.

“Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës”.

“Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti”. /PrizrenPress.com/

Vermice-droge1 Vermice-droge2

Aksident në Rrugën e Kombit, dy kosovarë të lënduar

0

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur në autostradën Kukës-Rrëshen, në Gëziq. Policia e Shtetit ka njoftuar se të lënduar kanë mbetur dy kosovarë, F.B. 32-vjeç dhe bashkëshortja e tij H.M., 33-vjeçe.

“Më datë 20 qershor, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin F.B, vjeç 32, banues në Kosovë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Benz”, furgon, në autostradën Kukës-Rrëshen, në Gëziq, ka humbur kontrollin duke u përplasur me parmakët mbrojtës të rrugës, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja, shtetasja H.M, vjeç 33, banuese në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëv.

Presidenti, i dobët karshi të fortëve të PDK-së

0

Shtatë kryetarë aktualë dhe pesë kryetarë të mëhershëm të komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës janë përballur me procese të ndryshme gjyqësore. Ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, tani në cilësinë e presidentit, thotë se do të angazhohet për dekriminalizim të institucioneve. Deklaratat e Thaçit opozita dhe analistët i quajnë hipokrizi

“Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për dorëheqjen e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani. Presidenti ka thënë se Agani duhet të jetë shembull për zyrtarët tjerë që janë me aktakuza.

Megjithatë, kjo deklaratë e presidentit cilësohet si hipokrizi nga subjektet opozitare dhe nga analistët politikë për faktin se Thaçi sa ishte kryetar i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës ka lejuar që personat, të cilët kanë pasur probleme me ligjin, të jenë në listat zgjedhore, madje edhe kryetarë komunash e deputetë me shumë ndikim. /Zëri/

Nexhat Çoçaj: Ende nuk e kam menduar dorëheqjen

0

Nexhat Çoçaj, drejtori i Arsimit në Prizren me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ende nuk e ka menduar dorëheqjen nga posti.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë në akuzat për keqpërdorim.

Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj, ndërsa, i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Ata akuzoheshin për keqpërdorim të parave të dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Remzi Ademi.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të dalë me një vendim nëse do të japë dorëheqje apo jo nga posti i Drejtorit të Arsimit në Prizren.

“Unë këto ditë, meqë dje ka ndodhur kjo, jam duke menduar për këtë çështje. Nesër apo pasnesër do të marrë vendim sepse jam ithtar i ligjeve. Unë do ta nderoj edhe Remzi Ademin dhe zotohem se do të zbatoj ligjet”, ka thënë Çoçaj.

“Deri më tani nuk kam folur me asnjë zyrtar partiak. Sot kam pasur angazhime të caktuara më herët. Dhe nuk kam komunikuar me ta. Nesër do të komunikoj, por duhet të zbatoj ligjet e Kosovës”.

I dënuari me tre vjet burgim, ka folur edhe për tërheqjen e parave në Shqipëri për pagesën e 60 busteve për shkollat në Prizren.

“Në vitin 2011 ka qenë dhjetëvjetori i manifestimit dhe ne kemi porositur disa buste nga një skulptor i Tiranës dhe normalisht është dashur me bë tërheqjen e parave. Ka pasur 60 buste për secilën shkollë. Nuk më kujtohet saktësisht, por janë diku 3 mijë euro, aq sa kemi nxjerrë aq ia kemi dhanë skulptorit”, ka thënë ai.

“Në shtëpinë botuese në Durrës unë kam qenë duke e përgatitur një libër dhe kisha bashkëpunim jo vetëm ato ditë, por edhe sot kam bashkëpunim si redaktor i botimeve profesionale. Unë kam qëlluar aty. Janë në pyetje 3000 mijë euro. Skulptori atëherë ka qenë në Durrës”, ka thënë veç të tjerash Çoçaj.

“Guva e Mrizit” në Vërri, dëshmon civilizimin e hershëm ilir

0

Kjo verë në Prizren, në mesin e shumë pikave turistike, ofron edhe monumentin e Ilirisë së lashtë, siç njihet si Guva e Murademit në Vërri.

Historiani Samir Hoxha mendon se ajo pikë turistike është tejet e rëndësishme për ata që vijnë në këtë qytet, për të treguar lashtësinë e këtij qyteti, duke shtuar se vend më të mirë në këtë rajon nuk gjendet. Tanimë Guva e Murademit, apo “Guva e Mrizit”,siç i quajnë anasit e Vërrinit vendin më të bukur të kësaj ane, banorët e fshatit Kobaj mendojnë se i përket Kobajt. Në Muradem janë evidentuar vendbanime të hershme, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shkodran Kryeziu, koordinator i Drejtorisë së Turizmit në Prizren, shprehet për “Kosova Sot” se është e qartë se “Guvat e Mrizit” të Murademit janë një monument i lashtë Ilir.

“Aty ishte edhe faltorja që nga Iliria, andaj ne do të ndërtojnë rrugën deri atje. Kurse “Mrizin” do të mbrojmë me rrethoja si monument të mbrojtur historik”, u shpreh Kryeziu.

Ai vend i bukur dhe i lashtë është ruajtur me një fanatizëm si “Mrizi i Moçëm”, tregojnë edhe banorët vendës. Fshati Muradem, pos bukurive të rralla natyrore, u bë i njohur edhe për pikturat shkëmbore te “Guva e Mrizit”.

“Akademi” për vizatime

Kryeziu shprehet se ato mbishkrime dhe piktura janë zbuluar para një dekadë dhe e vetmja gjë që është bërë për të mbrojtur ato është se janë vënë nën mbrojtjen e shtetit, por fatkeqësia është se ato tashmë janë dëmtuar nga një dorë ose e paditur ose e porositur. Dihet fakti se të rralla ishin fshatrat, sidomos të Dukagjinit, që nuk kishin mrizet e tyre ku aty mrizonin bagëtitë që mos të dërgonin gjatë pikës së vapës në shtëpi, por mrizet ishin kryesisht vende me hije dhe ujë të shumtë për bagëtitë.

“Drejtoria e Turizmit tashmë e ka marrë vendimin që t’i mbrojë këto piktura shkëmbore të parahistorisë, e tashmë ne do të ndërtojmë për atë vend edhe rrugën ku janë ndarë 20 mijë euro. Këtë për faktin që atë pjesë të bëjmë të kapshme dhe të vizituar për shumë vizitorë që duan të shohin ato bukuri dhe atë lashtësi”, tregon Shkodran Kryeziu.

“Guva e Mrizit” mbetet aset në kuadër të listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme të Ministrisë së Kulturës dhe domosdo se ato tashmë kanë edhe vlerë të veçantë. Dikur pleqtë thoshin se këtu ishte një shkollë për vizatime si punë akademie. Nga të gjitha trojet shqiptare këtu u shkolloheshin njerëzit që të vizatojnë. Kështu kam dëgjuar nga pleqtë e këtij fshati.

“Guva e Mrizit” kthen banorët në civilizim të hershëm

Kryetari i fshatit, Muradem Refki Ademaj, tregon se ky fshat gjenezën e këtij emri e ka marrë nga i pari i këtij fshati, Murati, dhe vëllai tjetër, Ademi, dhe nga këta dy vëllezër ka ardhur toponimi i këtij fshati Muradem. Ai flet me admirim për “Guvën e Mrizit”.

“Atje jemi rritur, por nuk e kemi dituar gjithë faktin e lashtësisë. Tash kjo po na rikthen herët në civilizim. Kemi pasur kaq shumë histori këtu dhe nuk e kemi ditur”, shprehet Ademaj.

Fshati ka një bukuri të rrallë dhe gjatë pranverës, të gjitha shtëpitë e këtij fshati në të ardhmen mund të bëhen strehë apo bujtina për turistë. Janë bukuritë magjike të Murademit, i cili qëndron mbi ujërat e Bushtricës mbi burimet e Drinit të Bardhë, që burojnë nga bjeshkët.

Ademaj thotë se këto bukuri dhe këto objekte të lashtësisë i japin një status të veçantë këtij fshati. Arat me lule erëmira, oborret e bukura dhe ujërat që përshkojnë fshatin përmes, e që kalojnë edhe poshtë shtëpive, kopshtet me mollë dhe fruta të tjera, i japin fshatit turistik një pamje të rrallë dhe shpeshherë të duket sikur je në përrallat e bukura. Por, Murademi i bukur ka edhe hallet e tij.

Refki Ademaj thotë se punësimi në këtë fshat është i pashpresë.

“Kemi vetëm një të punësuar në punë shteti, kurse janë jo më pak se 30 për qind e burrave të këtij fshati që punojnë jashtë Kosovës. Po të mos ishte kurbeti mos pyet hallin”.

Mungesë e shkollës është një shqetësim për të gjithë. Fshati aktualisht ka 70 shtëpi dhe banorët duan sa më parë ndërtimin e shkollës. Ata shpresojnë se ndoshta “Guva e Mrizit” do të sjellë rrugën, por edhe shkollën. Profesori Sylejman Randobrava thotë se kur kanë pasur mysafirë në fshat i kanë dërguar te “Guvat e Mrizit”.

“Hajde dalim kah mrizi i moçëm se është vend i mirë për të parë”, ka pohuar ai të kenë thënë banorët e këtij vendi.

“Nëse Komuna atje ndërton një rrugë, unë mendoj se do të mbetet si pikë turistike për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë fshat”, thotë Randobrava.

Profesori i historisë, Mejdi Rrahmanaj, shprehet se ‘Guva e Mrizit” është ditur nga shumë studiues se është monument i lashtësisë, por ka qenë interes i ish-pushtetit që këtë ta fshehë e të krijojë mjegull mbi këtë fakt. /Kosova Sot/

Haxhi Avdyli, Nexhat Çoçajt: Mos gabo me dhënë dorëheqje!

0

Kryetari i LDK-së, në Prizren Haxhi Avdyli ka reaguar pas dënimit të Nexhat Çoçajt nga ana e Gjykatës Themelore në Prizren, për shkak të keqpërdorimit të fondeve për ditët e dëshmorëve.

Në një shënim në Facebook, Avdyli ka ironizuar me Çoçajn duke kërkuar nga ai që të mos jap dorëheqje në asnjë mënyrë, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Derisa Ferit Agani , vetëm me fillimin e hetimit për shpërdorim detyre, jep dorëheqje, në Prizren duhet të që drejtorët të dërgohen në burg, për tu larguar nga pozita. E thënë me ironi sarkastike : Mos gaboni me dhënë dorëheqje . Sepse ju jeni patriota , dhe nese vidhni , për Prizrenin Evropian po e bëni .

Pse të mos punoni edhe nga burgu , të udhëheqni me arsimin Prizrenas. Këtë model të Pdk-së të udhëheqjes nga burgu e kemi në Skenderaj. Sami Lushtaku kur mundet të gjitha punët e komunës ti kryej nga burgu, çka ka Nexhati që smundet. Ka vite që edhe komuna e Prizrenit udhëheqet nga kryetari i dënuar me vendim gjykate.

Gjykatat ua kanë marrë inati qe spo ju lënë me vjedh , sepse votat i keni marrë të beni çka të doni me paratë e taksapaguesve. Ndoshta do vij edhe momenti kur edhe mbledhjet e qeverisë komunale , do duhet ti mbani në ndonjë ambient burgu.
Çdo gjë pres nga ju , vetëm dorèheqje spres.

E pyes veten pse duhet kaq shumë këta njerëz i frigohen aktit moral të dorëheqjes, dhe pèrgjigja është që ata që do kishin frikë e moral edhe nuk do kishin fytyrë që në emër të dëshmorëve të përvetësonin paranë publike. Uji edhe në shkretirë gjendet ndonjëherë por jo edhe morali te disa njer?z që mjelin popullin në emër të votës së tyre.

Vetëvendosje zotohet për luftimin e krimit në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, nuk do të ndalet në denoncimin e krimit dhe korrupsionit. Ky premtim i këtij subjekti politik, ka ardhur pas dënimit me burg të drejtorit të Arsimit, Nexhat Cocaj.

“Lufta jonë ndaj krimit në Prizren nuk do të ndalet”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Deponimi i kallëzimit penal nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren me 8 gusht të vitit 2012 ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit për keqpërdorim të mjeteve financiare kushtuar ‘Javës së Remzi Ademajt’, tashmë ka marr formën e dënimit me burg efektiv për zyrtarët e përfshirë në rast”.

“Gjithashtu, lajmi i fundit për ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Inspektoratit pas denoncimit të asamblesitëve tanë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për uzurpimin të paligjshëm të pronës publike dhe keqpërdorimin e detyrës dhe autoritetin zyrtar paraqet lajm të mirë dhe veprim të duhur të organeve të drejtësisë me qëllim të konsolidimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të pushtetarëve brenda institucioneve të vendit”.

“Pas rasteve të fundit konsiderojmë se qeverisja e PDK-se në Prizren nuk ka legjitimitet të vazhdojë mandatit qoftë edhe për një ditë”.

“Dorëheqja e Kryetarit të Komunës dhe estabilishmentit të tij janë e vetmja rrugë për ta nxjerr Komunën e Prizrenit nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet”.

“Kurse ne si Lëvizje Vetëvendosje! zotohemi se edhe në të ardhmen do të jemi të pakompromistë përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe keqqeverisjes në të gjitha nivelet e pushtetit dhe se përpjekjet tona për drejtësi dhe zhvillim nuk do të ndalen asnjëherë deri në bërjen e plotë të shtetit! “/PrizrenPress.com/

A ishte Michael Jackson pedofil?

0

Pak ditë nga përvjetori i shtatë i vdekjes së Michael Jaclson, rikthehen akuzat ndaj tij për abuzim me fëmijët.

Amerikania “Radar” shkruan se posedon disa dokumente, të cilat tregojnë se në vitin 2013, gjatë një kontrolli në shtëpinë e këngëtarit në Neverland Ranch, është gjetur material pedopornografik.

Dokumentet e reja

Revista e cilëson si “shtëpia e horrorit” banesën ku ka jetuar Jackson. Ajo shkruan se dokumentet ka arritur t’i sigurojë përmes Departamentit të Sherifit të Santa Barbara’s. Flitet për dokumente të papublikuara më parë dhe që tregojnë perversitetin e këngëtarit.

Sipas këtyre dokumenteve, në shtëpinë e Jackson janë gjetur foto dhe video, ku shfaqeshin burra, gra dhe fëmijë në pozicione të papërshtatshme dhe ilaçe që përdoren për trajtimin e varësisë nga seksi.

“Dokumentet tregojnë anën e errët të këngëtarit”, i ka thënë revistës një hetues.

Akuzat ndaj Michael Jackson për abuzim me fëmijët nuk janë të reja. Ato e kanë shoqëruar disa herë gjatë karrierës së tij. Por, pavarësisht denoncimeve të bëra, shumë vite më parë gjykata e shpalli të pafajshëm. Por, zhurma mediatike lidhur me këto akuza e shoqëroi sa ishte gjallë.

Zbulohet një ditar i Havelit

0

Një ditar i panjohur i ish-presidentit çek, Vaclav Havel, i cili përshkruan qëndrimin e tij pesëmuajsh në burg në vitin 1977, është gjetur në Republikën Çeke, bën të ditur gazeta Lidove Noviny.

Ditari është gjetur nga nipi i shkrimtarit Zdenek Urbanek, mik i Havelit.

“Fillimisht kam menduar se është ditari i gjyshit tim, sepse ata kishin dorëshkrim të ngjashëm”, ka thënë David Dusek, i cili ka gjetur ditarin derisa ka pastruar banesën.

Ditari i Havelit përmban reflektime mbi kohën sa ka qenë në burg dhe ide për drama.

Ditari do të publikohet si libër në muajin tetor, për të përkuar me ditëlindjen e 80-të Havelit.

Havel, dramaturg dhe aktivist politik, ka vdekur në vitin 2011.

Ai është burgosur nga regjimi socialist, pasi ka bashkëhartuar dhe nënshkruar Kartën 77, një peticion që i bënte thirrje Çekosllovakisë së atëhershme të liberalizonte dhe të respektonte të drejtat civile.

Pas rënies së komunizmit në Evropën qendrore dhe lindore në vitin 1989, Havel është zgjedhur presidenti i parë i Çekosllovakisë

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit dhe plani i Kadri Veselit!

0

Faik KRASNIQI

Kufiri i Kosovës me Malin e Zi, gjithmonë ka qenë tek Çakorri ose tek Kulla e Zhlepit. Kështu ka qenë gjithmonë. Konsideroj që shumica e deputetëve të koalicionit qeverisës e kanë ditur që me këtë marrëveshje Kosova humb territor, por kanë qenë të ndikuar nga partitë e tyre, prandaj edhe kanë heshtur deri më tash. Madje, disa prej deputetëve kanë dalë me ose pavetëdije haptas në mbështetje të kësaj vije kufitare të punuar nga Komisioni shtetëror për shënimin e vijës kufitare, të udhëhequr nga Murat Meha, në vend se të kërkonin llogari nga ai, kur ekspertët tanë alarmonin që Kosova me këtë marrëveshje do të humbasë territore. Prandaj, kjo vijë kufitare nuk guxon të ratifikohet në Kuvend kështu siç është punuar nga ky komision, por të krijohet një Komision i ri dhe ky gabim që kishte për tendencë ta tkurrë Kosovën prej mbi 8 mijë hektarë tokë, të përmirësohet e pastaj të dërgohet për ratifikim në Kuvend. Në të kundërtën, çështja e Demarkacionit të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Por, kjo nuk guxon të ngelet me kaq. Liderët e këtij koalicioni dhe përgjegjësit e Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare, si dhe Komisioni i Kuvendit, duhet të japin llogari për këtë idiotësi dhe tradhti kombëtare që kanë bërë. Dikush duhet të futet në burg për këtë gjë, sepse përveçqë është vepër penale, mbi të gjitha është tradhti e lartë kombëtare.

Plani i Kadri Veselit!

Kadri Veseli ka ambicie të mëdha në politikë. Jorastësisht nuk erdhi fillimisht drejt e në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së, post ky që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në asnjë parti, pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe jo më shumë se një muaj zyrtarisht edhe kryetar i PDK-së, edhe pse ai ka qenë gjithmonë kryetar nën hije i saj. Tash ai ka në dorë dy armë shumë të fuqishme, për ta prishur koalicionin me LDK-në dhe Kosovën ta dërgojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Demarkacionin me Malin e Zi, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Që pa dyshim se humbësja më e madhe do të jetë LDK-ja kurdo që të mbahen zgjedhjet, sepse elektorati i saj kurrë nuk do t’ia falë tradhtinë që ua bëri, kur për hir të interesave të ngushta të Isa Mustafës dhe klanit të tij, shkuan në prehrin e PDK-së dhe SHIK-ut. Besoj që do të jetë mësim i mirë ky për LDK-në, po jo vetëm për të, por për të gjitha partitë që lakmojnë pushtetin dhe bëjnë koalicion edhe me ata që deri dje i kritikuan për çdo të keqe që i ka ndodhur Kosovës, që nga krimet ekonomike e deri tek vrasjet me motive politike. S’mund të thuash që je i mirë, derisa qeveris me të këqijtë, që do të thotë se s’ke asnjë dallim me ta.