Home Blog Page 5994

Plagoset një person në Prizren

0

Të shtunën në Prizren, është raportuar se një person i gjinisë mashkullore (shqiptar) është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga një i dyshuar boshnjak.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

David Beckham ‘rrah’ të birin (Video)

0

Ish-futbollisti Davd Beckham është shfaqur një një video duke boksuar me birin e tij 12 vjeçar, Cruz.

Ai e ndau këtë video me 36 milionë ndjekësit e tij në Instagram dhe i vuri mbishkrimin “Bok në mëngjesin e hershëm me vogëlushin tim….e kapa me goditjen e djathë…kohë zbavitjeje”.

Ylli i dikurshëm i Manchester United dhe Real Madrid, shhet duke e inkurajuar të birin në ring, ndërsa Cruz me plot energji i qaset sfidës për ta nokautuar babanë e tij.

Rahovec: Sulmohet nga një person i panjohur

0

Të shtunën në Rahovec, është raportuar se një person i gjinisë mashkullore gjatë daljes nga stadiumi është sulmuar nga një i dyshuar i panjohur, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Policia është duke e hetuar rastin”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Kompany i kërkon falje yllit të United

0

Lojtari i Manchester United, Timothy Fosu-Mensah u fut në lojë në minutën e 86-të në derbi lokal mes Manchester Cityt dhe United, por 19 vjeçari u lënduar në një përplasje me Vicent Kompany.

Fosu-Mensah publikoi një fotografi në Instagram Stories dje duke zbuluar që Kompany i ka kërkuar falje për incidentin.

Ylli i Manchester Cityt i dërgoi kundërshtarit një fanellë me mesazhin “paç një rikuperim të shpejtë Timothy”.

Mbrojtësi i Manchesterit e ka pranuar kërkimfaljen me plot mirësi.

Morena Taraku ekspozon të pasmet në pasqyrë (Foto)

0

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, është njëra nga femrat që e shfaq vazhdimisht jetën e saj nëpër rrjete sociale.

Këtë vikend Taraku e ka ekspozuar trupin nga prapa, për më shumë shikojeni fotografinë.

Mësimi i Leximit

0

Donald Trump, Kim Jong-un, kërcënimet bërthamore, Bashar al Assadi, gazrat toksike, Vladimir Putini, Shteti Islamik, terroristët që lëshojnë kamionët kundër njerëzve të pafajshëm. Sado që lajmet e rreme mund të kallin frikë, ato nuk janë asgjë, në krahasim me ato reale. Në Google, kërkimi për “luftën e tretë botërore”, ka arritur një rekord të lartë në ditët e fundit, bashkë me kërkimin për “luftë bërthamore”. Nëse keni ndërmend të ndryshoni zanat, nuk ka patur ndonjëherë kohë më të mirë, për të qenë konsulentë antistres.

Por, para se të rendni në rrugë duke ulëritur, do të doja t’ju ofroja disa reflektime qetësuese. Marrim rrezikun, në dukje, që Trumpi dhe Koreja e Veriut ndezin një luftë bërthamore. Them në dukje, për shkak se mund t’ia vlejë të konsiderojmë hipotezën që, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të dyja të angazhuara për të vënë nën presion Kim Jong-un, e dinë se çfarë po bëjnë. Arsyeja e agresivitetit të Trumpit dhe kërcënimeve ekonomike të Kinës ndaj Phenianit, mund të jetë se, shërbimet sekrete të të dy vendeve, u kanë sugjeruar qeverive të tyre, që këto presione mund të shpien në një grusht shteti ushtarak kundër Kimit.

E them këtë jo sepse kam qasje në informacione të rezervuara, por sepse rregulli im i parë kur lexoj për dy shtete që shkëmbejnë kërcënime është: ajo që na duket se shohim, nuk është realiteti. Shpesh herë ka arsye të tjera më të thella, për të cilat askush nuk flet. Nëse gabohem, shpejt të gjithë do të katandisemi në pluhur radioaktiv, por të paktën nuk do t’i keni kaluar ditët e fundit të jetës, duke kërkuar në mënyrë obsesive fjalën “apokalips” në Google.

Nëse nuk jeni të abonuar në një faqe për ekspertët e politikës së jashtme, nuk do t’i dëgjoni këto gjëra të thuhen në media. Sot, të bësh gazetari, do të thotë të rrëfesh se çfarë ndodh në sipërfaqe, jo çfarë ka nën të. Profesionistët e informacionit nuk mendojnë se detyra e tyre është që të qetësojnë, por të shkundin dhe nxisin publikun. Dhe sot lajmet vijnë papushim nga gazeta, revista dhe të gjitha pajisjet e teknologjisë që zotërojmë. na e përlasin në fytyrë, sa herë që hapim një prej tyre. Prandaj, edhe në qoftë se në botë ka dhjetëra-mijëra kurse që mësojnë gazetarinë, ajo që me të vërtetë na nevojitet, është dikush që të mësojë lexuesit dhe shikuesit, se si të konsumojnë lajmet dhe të mbeten të shëndoshë mendërisht.

Sa i përket mjeteve tradicionale të informimit, kur publiku gjendet përballë një lajmi, ai ka nevojë për pak skepticizëm instiktiv të gazetarëve ekspertë. Cili është burimi? Përse na e thonë tani? Është vërtet një fakt i ri, apo vetëm propagandë e ndonjë qeverie, politikani, kompania apo grupi presioni?

Duhet të dimë se, kur një gazetar përdor fjalë të tilla si “krizë”, “katastrofë”, apo “dramë” për të përcaktuar një ngjarje, zakonisht nuk është asgjë e tillë, por vetëm një prej ulje-ngritjeve të shumta të jetës, dhe kur flitet për “indinjatë popullore”, shpesh herë u referohet disa dhjetëra personave që e kanë shprehur në Tuiter. Duhet të dimë se, lajmet e bazuara në atë që ka thënë dikush zakonisht mund të injorohen, për sa kohë që nuk ndodh me të vërtetë diçka. Duhet të dimë se, nevoja për të mbushur me përmbajtje kanalet që transmetojnë 24 orë në 24, çdo ditë, detyron që të rrëfehen deri në hollësitë më të vogla, gjëra krejt normale. Por mbi të gjitha, konsumatorët e lajmeve duhet të mbajnë parasysh dy ligjet e para që rregullojnë interpretimin e tyre: i pari është që situata nuk është asnjëherë aq e rëndë sa thonë aktivistët dhe zëdhënësi, i dyti është që një lajm është i përpunuar, nuk është një pasqyrë e jetës reale.

Të gjithë këto natyrisht që gjejnë zbatim në lajmet e prodhuara prej profesionistëve, që megjithatë sot janë më pak se gjysma e atyre në qarkullim. Është edhe iluzioni i lajmeve të prodhuara minutë pas minute nga njerëz të caktuar apo nga grupe, ose të botuara nga kontaktet tona në rrjetet sociale, të përziera me një dozë të mirë thashethemesh, teorish komploti, përpjekjesh për të ndezur antipati apo simpati, që jo gjithmonë shfaqen për atë që janë. Dhe vëllimi i këtij trafiku mund të jetë shumë i madh. Marshall McLuhan kishte të drejtë kur fliste për fshatin global, ajo që nuk kishte parashikuar, ishte se të gjithë do të përpiqeshin të flisnin njëkohësisht.

Duke qenë se, sipas të gjithë studimeve, janë personat më pak të lumtur që kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale, përdorimi dhe interpretimi i mesazheve të tyre duhet të mësohet në shkollë, shtu sikurse dhe si të lexohen dhe interpretohen lajmet e mjeteve tradicionale të informimit.

Jetojmë të gjithë në një fazë të hiperaktivitetit të informacionit, të paprecedentë. Është koha që shkollat dhe universitetet t’u mësojnë nxënësve dhe studentëve jo vetëm si të shmangin rreziqet në Internet, por edhe si të lexojnë, kuptojnë dhe t’u japin kuptim lajmeve që marrin përmes pajisjeve të tyre elektronike, në çdo orë të ditës.

David Randall ka qenë Kryeredaktor i të përjavshmes Independent on Sunday. Këtë artikull e ka shkruajtur për “Internazionale”. Libri i tij i fundit është: “Trembëdhjetë gazetarë pothuaj të përsosur”

Barra Speciale

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk ka qenë i lehtë.

Ai ka pohuar se kjo është barrë e rëndë për një shtet të ri, por se është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën.

Presidenti i vendit këto komente i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe tani i takon kësaj Gjykate ta bëjë punën e vet, pa ndikime politike, dhe të zbardhë të gjitha dyshimet e ngritura”, ka deklaruar Thaçi.

Anthony Joshua si Muhammad Ali (Foto)

0

Anthony Joshua është kampion i botës i peshave të rënda në boks në versionet WBA, IBF, dhe IBO.

Britaniku e mposhti ukrainasin, Wladimir Klitschko, me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, për t’i rrëmbyer tre breza, raporton Gazeta Express.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një foto e Joshuas e ngjashme me atë të Muhammad Ali, pasi nokautoi kundërshtarin.

Image

Java e ardhshme, vendimtare për zgjedhjet

0

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë për “Bota sot”, se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

Opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë, se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

“Duke qenë se jemi në vit zgjedhor edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ ka ndërmarrë disa aktivitete që ndërlidhen me planifikimin dhe organizimin për zgjedhjet lokale, megjithëkëtë është e vetëdijshme që së shpejti mund të përballemi edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e të cilat po duken të pashmangshme po aq sa të nevojshme”, thotë Rrustemi.

Opozita e gatshme për zgjedhje

Përderisa partitë që bashkëqeverisin, PDK dhe LDK nuk kanë dashur të flasin nëse Kosova duhet të shkoj në zgjedhje dhe a janë ato të gatshme për këtë hap, partitë opozitare tregohen shumë të gatshme. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të partive opozitare. Kështu, deputetja Shqipe Pantina ka thënë që opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti.

Andaj sipas saj, në këtë mënyrë shtë bllokuar Qeveria dhe Kuvendi dhe vendi duhet patjetër të shkoj në zgjedhje. “Po ne jemi duke punuar vazhdimisht në terren dhe sondazhet e fundit e tregojnë se tashmë jemi forca kryesore politike në vend”, thekson deputetja Pantina. Po ashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lah Brahimaj ka thënë, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

“Por jemi të gatshëm edhe për të marrë përgjegjësinë e ndryshimit dhe besojmë se këtë do ta mbështesin edhe qytetarët e Kosovës, mbështetje kjo që është në rritje të vazhdueshme për boshtin opozitarë AAK-Nisma për të qenë nesër në krye të detyrës për të shpëtuar çdo gjë që është rrezikuar nga koalicion i sotëm dhe për të zhvilluar e forcuar Kosovën në të gjitha aspektet”, thekson Brahimaj për “Bota sot”.

Edhe njohësit e kësaj fushe kanë mendime kontradiktore rreth zgjedhjeve. Derisa njëri nga ta thotë, se vendi duhet shkuar në zgjedhje sa më parë, tjeteri thotë se Kosova ka çështje tjera më të rëndësishme se sa vetë zgjedhjet. Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pa reformë zgjedhore, pa zgjidhje të problemeve të rëndësishme si demarkacionit, asociacionit, FAK. “Këto mund të prolongohem shumë dhe prapë duhet të merret kjo klasë politike edhe me këtë temë herët e vonë Gjykata Speciale edhe ashtu do të veprojë”, thotë analisti Burjani. Sipas tij, nuk ka asgjë prej zgjedhjeve, qytetarët më së paku kanë interes për këto zgjedhje. “Me këto zgjedhje kërkojnë riciklim të njerëzve të njëjtë në pushtet.

Po të ketë koalicion të ndryshëm nga ky, prapë se prapë nuk do të ketë zgjidhje për këto problem”, thekson ai. A është e gatshme Kosova dhe a duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, flet edhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Sipas tij, zgjedhjet janë të domosdoshme. “Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ishin të nevojshme edhe më parë e tanimë janë imediate. Qeveria dhe qeverisja e vendit ka dështuar keq pothuaj në të gjitha sferat e jetës shoqërore ,socio-ekonomike, arsimore e shëndetësore”, vlerëson analisti Smaka.

Sipas tij, zgjedhjet duhet patjetër të mbahen në një kohë kur korrupsioni nuk po ka të ndaluar.

“Tregu është nën monopole të oligarkëve me pasuri të fituar në forma të dyshimta kryesisht ilegale. Sa më parë që do të ristrukturohej kualitativisht pushteti legjislativ e ekzekutiv do të ishte më mirë për vendin”, thotë analisti Smaka.

Borë e madhe në Serbi (Foto)

0

Bora e cila ka mbuluar disa nga vendet e Evropës, raportohet se këto të reshura kanë arritur deri në Serbi.

Bora e cila ka nisur të bie të shtunën në mbrëmje ka zbardhur shumë vende në Serbi, raportojnë mediat vendase.

Nuk dihet nëse këto të reshura do të përfshijnë edhe Kosovën.