Home Blog Page 5995

Mbreti dorëzon kurorën, Joshua nokauton Klitschkon

0

Britaniku me këtë rast ka fituar tre tituj IBO, IBF dhe WBA të vlefshme për kategorinë e rëndë.

Vlen të theksohet se në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura botërore, ndërsa më poshtë keni rrjedhën e kësaj sfide rund pas rundi:

Rundi 1: Joshua e filloi me më shumë vrull, por Klitschko u tregua i kujdesshëm. Britaniku bëri më shumë, mjaftueshëm për të treguar se është këtu vetë për fitore.
Rundi 2: Kemi parë disa goditje në të dy boksierët, Joshua është një hap para, ndërsa Klitschko preferon kundërsulmet, por shumica pa sukses.

Rundi 3: Joshua tregohet agresiv, ashtu siç të gjithë duan ta shikojnë dhe Klitchko tashmë çdo gjë është ndezur.

Rundi 4: Ky ishte rundi më i mirë i Klitschkos, Joshua nuk e kishte të lehtë këtë herë.

Rundi 5: Joshua e filloi me goditje të forta dhe pas pak sekondash Klitschkos është rrëzuar. Por, ukrainasi tregoi vlerat e tij, vazhdoi me përvojën u hodh me gjithë forcat në sulm duke e lodhur Joshuan, i cili mezi qëndronte në këmbë.

Rundi 6: Të dy e filluan të lodhur takimin nga goditjet e rundit paraprak, por Klitschko me një të djathtë e rrëzoi Joshuan në tokë, por britaniku qohet. Në vazhdim ukrainasit gjuante vazhdimisht, ndërsa britaniku vetëm kërkonte cepet e ringut për të pushuar.

Rundi 7: Joshua vazhdon të jetë i lodhur, vazhdimisht kërkon të lidhet me Klitschkon, i cili vazhdimisht godet britanikun.

Rundi 8: Joshua e filloi më mirë, vazhdoi mirë dhe kështu publikut vendas iu ngallë shpresa se 27-vjeçari mund të dal kokë lartë nga ky meç. Ky rund ishte rundi i gjuajtjeve të drejtpërdrejta.

Rundi 9: Këtë rund Klitschko tregohet i kujdesshëm, nuk e lejon Joshuan të bën luftën e tij. Ukrainasi lëviz, kërkon lidhjen me kundërshtarin që të pushojë disa sekonda, por në minutën e fundit Joshua bëri diferencën dhe bëri që ky rund t’i takon atij.

Rundi 10: Të dy gjuajtën vazhdimisht, por ishte boks në distancë dhe përgjithësisht të lehta. Boksierët në këtë rund lexuar mirë luftën e njëri-tjetrit.

Rundi 11: Joshua e filloi në mënyrë energjike dhe japi disa goditje të forta të një pas njëshme dhe kështu Klitschko nokautohet dy herë dhe gjyqtari e ndal meçin. /Telegrafi/

Zafir Berisha: PDK-ja i ka 101 arsye që të prishet me LDK-në

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se PDK-ja i ka 101 arsye që ta prishë koalicionin me LDK-në. Sipas tij, ky koalicion, ka qenë i panatyrshëm

PDK ka 1001 arsye me prishë kualicionin e panatyrshëm me LDK, i cili politikishtë është duke i kushtuar”, shkruan Berisha në Facebokk,transmeton PrizrenPress.

Ai, vlerëson se kërkesa e PDK-së, që “me çdo kusht, javën e ardhshme me ardhur në Kuvend çështja e demarkacionit, ka të bëj për me e prishë koalicionin e panatyrshëm me LDK-në, duke qen të bindur se ai nuk kalon!”

“Mirëpo, Isa Mustafa po sillet me logjikën “zgjate Zot edhe ndonjë ditë”, duke shprehur dilema në sjelljen e ligjit për demarkacion në Kuvend shkaku i votave…”

“Kështu që me gjasë siç po shihet vjen apo nuk vjen demarkacioni, javën e ardhshme në Kuvend, kjo qeveri i ka ditët e numëruar./PrizrenPress.com/

A pritet të largohet nga LDK, deputeti Anton Quni! (VIDEO)

0

Këtë edicion në emisionit LEMzA me Kiki Rrahmani në Tribuna Channel i ftuar ishte deputeti i njohur Anton Quni.

Ai gjatë emisionit flet edhe për raportet brenda Lidhjes Demokratike si dhe a pritet të largohet nga kjo parti./GazetaTribuna/

A e keni ditur se aktorja e njohur është gruaja e Klitschkos?

0

A e keni ditur se gruaja e Wladimit Klitschkos është aktorja e njohur amerikane, Hayden Panettiere

Klitschkos dhe Panettiere janë së bashku që nga viti 2009, dhe prej tri vitesh kanë dhe një vajzë të vogël. Lidhja e tyre nuk është se ka qenë gjithmonë e shëndetshme, pasi janë divorcuar për dy vite për t’u rilidhur sërish në vitin 2013.

Aktorja e njohur pritet të jetë sonte në Wembly së bashku me 90 mijë tifozë të tjerë në një nga ndeshjet më të bukura të boksit që kemi parë në vitet e fundi.

Gatimet, identiteti i fshehur i Prizrenit

0

Për çdo ditë konsumohen, por shumë pak promovohen e dokumentohen, edhe pse janë trashëguar nga brezat e hershëm deri në ditët e sotme. Për këtë shkak konsiderohen edhe si identiteti i fshehur i Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Fakti që gatimet e Prizrenit kanë qenë të pavlerësuara sa duhet në kuptimin e trashëgimisë ka shtyrë dashamirin e kulturës vendore, Jeton Jagxhiu, që ta hulumtojë këtë aspekt të kulturës së qytetit të vjetër.

“Gatimet mbesin forma më autentike dhe e pandryshuar e kujtesës kolektive të një vendi dhe mënyra më e saktë për zbulimin e kulturës së një qyteti”, ka thënë Jagxhiu.

Para publikut prizrenas ai ka prezantuar hulumtimin e tij mbi gatimet e Prizrenit dhe ndërlidhjen e tyre me identitetin e qytetit.

Shënohet përvjetori i 27-të i LDK-së në Dragash

0

Dega e LDK-së në Dragash, ka shënuar 27- vjetorin e themelimit të saj.

Pjesë e shënimit të këtij përvjetori ishin drejtuesit më të lartë të LDK-së, në krye me numrin një të saj, Isa Mustafa.

Kryetari i Degës në Dragash, Selim Kryeziu, falënderoi të gjithë anëtarët , që në kohëra të ndryshme kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në këtë subjekt politik.

Ai tha se dega e LDK-së në këtë komunë po përgatitet që të dal fituese në zgjedhjet e sivjetme, dhe të rimarr pushtetin, sepse sipas tij, Dragashi ka nevojë për LDK-në, duke e pasur si model të qeverisjes drejtimin e ekzekutivit vendor nga Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati fjalë miradie për anagzhimet e Degës së partisë së tij në Dragash, dhe tha se “LDK ka ide se si ta zhvillojë Kosovën, dhe duke i’a shtuar edhe trashëgiminë e pastër të liderit të saj historik, Ibrahim Rugova, mund të ndërtojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendin tonë”.

Në këtë manifestim, është organizuar edhe ceremonia e aderimit të dhjetëra të rinjve të kësaj komune në këtë subjekt politik/TV Prizreni/

Nait Hasani: Do përkrah çdo marrëveshje për prishje të koalicionit PDK-LDK

0

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë po gjen mbështetje dhe nga disa deputetë të partive në pushtet përfshirë partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Të martën, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja deklaroi për lajmi.net, se koalicioni qeverisës duhet të prishet në mënyrë që tu hapet rruga zgjedhjeve dhe proceseve të domosdoshme për Kosovën.

Sipas tij, demarkacioni do të përdoret vetëm si shkas për të shkuar në zgjedhje, pasi ka shumë arsye tjera.

“Realisht demarkacioni do të jetë një nga shkaqet që do ta çojë vendin në zgjedhje, pasi zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për shumë arsye tjera. Por kjo do të përdoret si shkas”, ka thënë deputeti Buja.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, në një prononcim për lajmi.net, tha se ai do ta përkrah çdo marrëveshje që vije në Kuvend për prishje të koalicionit.

“Kush do që e bie ndonjë marrëveshje për prishje të koalicionit do e mbështes për të prishë koalicionin”, ka thënë Hasani. /Lajmi.net/

Më në fund dikush nga udhëheqja e PDK’së takon të dënuarin Ramadan Muja (FOTO)

0

Ramadan Muja, vazhdimisht, është injoruar prej udhëheqjes së PDK’së, pasi është përballur me akuza se ka keqpërdorur pozitën sa është në pozitën e Kryetarit të Prizrenit.

Por, Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, megjithatë, ka vendosur të takohet me Kryetarin e dënuar të Prizrenit.

Takimi, sipas fotos, shihet se është bërë diku në ndonjë prej restauranteve të Prizrenit./Gazeta Express/

Autobusi përplaset me një veturë në Prizren (Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në dalje të Arbanës së Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një autobusi.

Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vend të ngjarjes./PrizrenPress.com/

Espanyol tallet me Messin

0

Espanyol ka shfrytëzuar rastin për t’u tallur me asin e Barcelona, Lionel Messi, para përballjes së të shtunës.

Fqinjët nga Katalonia do të ndeshen në RCDE Stadium, me Barcelona që rrugëton drejt një tjetër titulli të La Liga.

Messi shënoi golin e fitores në përballjen me Real Madrid, në minutat e fundit të ndeshjes, të cilin e festoi me shfaqjen e fanellës para tifozëve.

Dhe rivalët nuk kanë humbur mundësinë për t’u tallur me këtë festim, duke shpërndarë në Tëitter një fotografi, ku në qendër është fanella e Espanyol – për të theksuar shpirtin e ekipit.

Demà, recordin allò que importa. ???

Mañana, recuerden lo importante.

Tomorrow, remember what is important.