Home Blog Page 5997

“Arnautët, pinjollë të serbëve nga mesjeta”

0

Branislav Nushiqi në përshkrimin e Liqenit të Ohrit, me të cilin e hap udhëpërshkrimin e vet, ka zhvilluar një alegori më të gjetur, në të cilën liqeni i trazuar bëhet metaforë e kombit serb: “Por sa madhështor dhe i mnershëm duket ky liqen i butë në çastin e stuhisë!

Si një div i mbërthyer, ai me përpjekje të çmendura godet muret e ftohta të burgut, i hedh prangat, reziston dhe me ulërimën e vet ua fut mnerën rojave të veta, shkruan Sërgjan Atanasovski, në pjesën e dytë të serisë “Në hapa të udhëtarëve, pas gjurmëve të folklorit”, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Qielli mbi të shtanget dhe i zbret retë poshtë, ndërsa liqeni lëviz nga thellësia dhe i ngre valët e tij të hatashme që përshëndeten me ulërimën trimërore e dhe merren ngrykë me përqafimin burrëror.

Vallë, mos qielli e ngre te vetja robin dhe e ledhaton me ngushëllim, ose robi thyhet dhe lufton t’i shkëpusë prangat dhe të shqitet qiellit, lirisë së përjetshme?!” (Nushiq, 1984).

Udhëpërshkruesit nga Serbia e Vjetër dëshirojnë posaçërisht të tregojnë sheshit për pakuptimësinë e kufirit ndërshtetëror që i ndan Mbretërinë e Serbisë dhe Perandorinë Osmane dhe këtë e bëjnë, nga njëra anë, duke theksuar “padukshmërinë” e vetë kufirit, e nga ana tjetër, duke i krahasuar gjuhën, zakonet dhe rrethanat nga Serbia e Vjetër dhe Mbretëria e Serbisë, si dhe duke pohuar homogjenitetin e tyre thelbësor, me gjithë dallimet e dukshme.

Ndërkohë që kjo e fundit presupozonte reflektim shkencor, para së gjithash, në fushën e filologjisë dhe etnologjisë, mënyra e parë zbatohej me përdorimin e figurave poetike dhe përshkrimeve, prandaj kryesisht mbështetej te frymëzimi dhe dhuntia letrare e rrëfimtarit.

Djali i ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit kapet me 100 kg drogë

0

Familjarë të ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Islam Gashi, kanë rënë në pranga të Policisë në aksionin e fundit të antidrogës, ku u kapën mbi 300 kilogram[ drogë.

KALLXO.com mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë.

Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.

“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.

Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

KALLXO.com raportoi edhe para dy dite për këtë aksion të Policisë.

4 ekipe në garë për Hysaj

0

Tabloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.
Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.abloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.
Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.

Arrestohen një ish-polic dhe një ushtar, shpërndanin narkotik

0

Një ish-punonjës policie dhe një komandant skuadre në repartin ushtarak të Pezë Helmësit janë arrestuar nga policia për posedimin e 301 gram kokainë.

Në saje të operacionit të koduar “Last Service” u vunë në pranga Drilon Shqau, 31 vjeç, komandant skuadre në repartin ushtarak dhe ish-polici Vehbi Teqja, 48 vjeç.

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”. Atyre iu sekuestrua sasia e drogës, një mjet tip Benz dhe 4 aparate celularë./TCh/

Rahovec: Largohet nga puna zyrtari i dënuar për keqpërdorim të pozitës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka marrë vendim mbi përfundimin e marrëdhënies së punës të zyrtarit komunal H.H., për shkak se ky i fundit është dënuar nga gjyqësori me 8 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dënimi ndaj zyrtarit në fjalë fillimisht ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndërkohë që ka marrë formën e prerë pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfundimeve të gjyqësorit, H.H. me mjetet e buxhetit të Komunës së Rahovecit kishte paguar faturat e rrymës së dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij, ndërkohë që tjetrën e ka pasur në shfrytëzim.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të konfirmuar edhe nga Apeli, kryetari Vehapi ka nxjerrë vendimin për largimin nga puna të zyrtarit të dënuar.

Bie numri i përdoruesve të heroinës

0

Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Sipas studiuesve në Universitetin Kolumbia të SHBA-së, numri i amerikanëve që përdorë heroinë është pesëfishuar në dekadën e fundit dhe mosha e përdoruesve është ndërmjet 18 deri në 44 vjeç.

Por, në Kosovë në tre vjetët e fundit nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës, ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.

Megjithatë, thotë ai, substancat e tjera narkotike kanë shënuar rritje në përdorim dhe marihuana tashmë përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare.

“Sa i përket drogës së llojit heroinë, në Kosovë ka rënë dukshëm trendi i përdorimit. Sipas të dhënave tona, tre vjetët e fundit nuk e kemi asnjë rast të përdoruesve të heroinës. Janë shkëputur gjeneratat e vjetra, që kanë përdorur heroinë, nga këto të rejat. Kjo është interesante te ne, pasi heroina është trend në rritje në botë, derisa te ne ka shënuar rënie. Mirëpo duhet pasur kujdes në programe parandaluese që të mos na rikthehet”, thotë Blakaj.

Sipas tij, rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës.

“Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marshuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla. Derisa kalojnë me droga tjera në moshën 21 vjeçare”, shton Blakaj.

Autoritetet e rendit thonë se për dukurinë e luftimit të trafikimit me narkotikë kanë zhvilluar plane strategjike, të cilat siç thonë janë treguar të suksesshme.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se policia ka shtuar aktivitetet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.

“Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë ku bën pjesë edhe heroina. Policia ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të vitit 2017 të realizojë një sërë planesh konkrete, ku nga janari deri në prill të konfiskojë mbi 28 kilogramë heroinë. Kjo tregon se rezultatet janë të larta, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër dhe sasinë e konfiskuar”, shpjegon Kelani.

Kosova ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe për shkak të pozitës gjeostrategjike, sipas ekspertëve të fushës, bën pjesë në rrugën ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.

Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike. (REL)Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Sipas studiuesve në Universitetin Kolumbia të SHBA-së, numri i amerikanëve që përdorë heroinë është pesëfishuar në dekadën e fundit dhe mosha e përdoruesve është ndërmjet 18 deri në 44 vjeç.

Por, në Kosovë në tre vjetët e fundit nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës, ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.

Megjithatë, thotë ai, substancat e tjera narkotike kanë shënuar rritje në përdorim dhe marihuana tashmë përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare.

“Sa i përket drogës së llojit heroinë, në Kosovë ka rënë dukshëm trendi i përdorimit. Sipas të dhënave tona, tre vjetët e fundit nuk e kemi asnjë rast të përdoruesve të heroinës. Janë shkëputur gjeneratat e vjetra, që kanë përdorur heroinë, nga këto të rejat. Kjo është interesante te ne, pasi heroina është trend në rritje në botë, derisa te ne ka shënuar rënie. Mirëpo duhet pasur kujdes në programe parandaluese që të mos na rikthehet”, thotë Blakaj.

Sipas tij, rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës.

“Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marshuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla. Derisa kalojnë me droga tjera në moshën 21 vjeçare”, shton Blakaj.

Autoritetet e rendit thonë se për dukurinë e luftimit të trafikimit me narkotikë kanë zhvilluar plane strategjike, të cilat siç thonë janë treguar të suksesshme.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se policia ka shtuar aktivitetet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.

“Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë ku bën pjesë edhe heroina. Policia ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të vitit 2017 të realizojë një sërë planesh konkrete, ku nga janari deri në prill të konfiskojë mbi 28 kilogramë heroinë. Kjo tregon se rezultatet janë të larta, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër dhe sasinë e konfiskuar”, shpjegon Kelani.

Kosova ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe për shkak të pozitës gjeostrategjike, sipas ekspertëve të fushës, bën pjesë në rrugën ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.

Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike. (REL)

Conte kërkon sulmues

0

Chelsea ka vendosur të harxhojë deri në 70 milionë funte për një sulmues, por ende nuk ka zgjedhur mes Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata.

Antonio Conte favorizon spanjollin që ka shënuar 13 gola në të gjitha garant këtë edicion, megjithëse nuk është titullar tek Real Madrid.

Drejtori teknik, Michael Emenaldo, në anën tjetër, e sheh Lukaku si mundësi më të mirë, pasi belgu ka shënuar 22 gola në 30 ndeshje për Everton këtë sezon.

Noli: Qeveritarët në “Kategorinë e Pykave”

0

Duke lexuar Nolin dhe duke pasur hera-herës vëmendjen tek lajmet, se ankthi i të gjithë shqiptarëve nuk ishe çështja e raundit të katërt nëse do të fitonte Meta, pasi kjo dihej, por a do të nënvizonte fjalët që tashmë i dimë të gjithë përmendësh?  Sigurisht, nuk mungoi premtimi se stabilitetin e vendit do e sjellë. Kështu thotë, të paktën! Por, meqënëse jemi tek Noli, i cili thotë: “Vepra, jo fjalë”, le të mbetemi tek ai.

Makiaveli i ndau qeveritarët e tij në tri kategori: Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me squatësinë e tyre, këta janë më të mirët; Qeveritarët që s’kanë ment vetë, por përfitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre dhe këta janë të mesmit; Qeveritarët të cilët s’janë të zotët as vetë, as dine të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre dhe këta janë ata më të humburit.

Sipas Nolit, qeveritarët shqiptarë, në kuptimin e plotë të fjalës, hyjnë në kategorinë e tretë. KABINETI I PYKAVE.

Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrën e pykave, vazhdon ai, të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë.

Po ne, si të mendojmë? Në cilën kategori janë qeveritarët tanë? / Konica.al

Ja pse prizrenasit e duan për kryeqytet të Kosovës, qytetin e tyre (Video)

0

Në rubrikën ‘Vox Pop’, të emisionit Express Rozë, këtë javë janë përgjigjur qytetarët e Prizrenit, duke na treguar se pse e dëshirojnë qytetin e tyre kryeqytet të Kosovës.

Për t’i dëgjuar përgjigjet interesante të tyre, klikoni në videon e mëposhtme.

De Gea arrin marrëveshje me Realin

0

Portieri spanjoll pritet të largohet nga Manchester United në verë.

David De Gea ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për t’u transferuar në Spanjë gjatë verës shkruajnë mediat e këtij vendi.Sipas së përditshmes Marca, vetë De Gea u ka kërkuar drejtuesve të United që ta lejojnë të largohet për t’iu bashkuar Realit.

Në raportimin e kësaj gazete citohet se edhe Jose Mourinho është pajtuar me kërkesën e portierit, pasi që trajneri portugez kërkon t’i transferojë nga Reali, dyshen Alvaro Morata dhe James Rodriguez dhe me shitjen e De Geas do ta kishte më të lehtë rrugën për të arritur te këta dy futbollistë. Reali është i gatshëm t’i paguajë Unitedit 75 milionë euro për De Gean, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ e shohin Joe Hartin si zëvendësues të spanjollit.