4.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6002

Sedat Kuçi emërohet drejtor i Inspektoratit në Suharekë

0

Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, sot ka emëruar për drejtor në Drejtorinë Komunale të Inspektoratit, Sedat Kuçin.

Kuçi ka marrë këtë post pasi ish- drejtori i deritashëm Rraif Fetiu u pensionua.

Sedat Kuçi ka të kryer Fakultetin e Bujqësisë, ndërsa deri tash ka ushtruar funksione të ndryshme.

Ka qenë drejtor në ish- ndërmarrjen NBI “ Suhareka”, pastaj drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi në mandatin e kaluar që udhëhiqte Sali Asllanaj. /PrizrenPress.com/

Besnik Hasi flet për gjasat e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikimet për ‘Rusia 2018’

0

Besnik Hasi, trajneri i Legia Warsaws, ka folur për gjasat e Kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në eliminatoret për botërorin ‘Rusia 2018’
Kombëtarja shqiptare fushatën e eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’ e ka nisur me fitore. Kuqezinjtë e kanë mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1.

Kurse, Kosova ka arritur që në debutimin historik në garat ndërkombëtare të nxjerr një rezultat pozitiv kundër Finlandës, me të cilën luajti baras 1:1.

Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare, në një intervistë për Panorama Sport, ka parashikuar ecurinë e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë fushat të eliminatoreve.

“Shqipëria ka një grup të vështirë dhe zor se mund të përsërisë suksesin në Europian. Por, nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë dhe nuk ka asgjë për të humbur. Kjo të ndihmon”, ka deklaruar ai.

“Ndërsa Kosova është një skuadër e re, por me “shkujdesjen” e saj dhe me faktin që dikush mund ta nënvlerësojë, mund të bëjë gjëra të mira dhe të jetë një surprizë e bukur”, ka shtuar Hasi.

Arrestohet një femër në Vërmicë

0

Në pikë kalimin kufitar Vërmicë, dje rreth orës 21:00, është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, për mospërfillje të urdhrit të gjykatës, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, e njëjta është hasur duke punuar në një objekt hotelier në Ferizaj edhe pse ndaj saj nga ana e gjykatës ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Kosovë për 2 vjet.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Dragash, kapet hajni

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kukajan të Dragashit më 10 shtator, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.

Pas një pune hetimore, hetues policorë të Dragashit kanë arritur që të zbardhin rrethanat e vjedhjes së rëndë në ambientet e një shtëpie të një kurbetçiu të komunitetit goran.

Në shtëpinë e të dyshuarit, po ashtu goran janë gjetur disa gjësende të vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit e për disa të tjera që i dyshuari i ka shitur tanimë janë në fazën e kthimit të tyre sepse është identifikuar blerësi i cili ka thënë se është i gatshëm t’i kthej.

Për rezultatet e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor për 48 orë ndërkaq policia ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori. /PrizrenPress.com/

Kjo është gjendja e “Varrosit” që u plagos dje

0

Ai që e pësoi më së shumti në përleshjen mes Noizyt dhe Cozmanit ishte Denis Hajri që ndryshe njihet si Varrosi.

Reperi ndodhet në QKUK në repartin e kardiologjisë abdominale.

Telegrafi ka mësuar se gjendja e tij është e qet dhe se të mërkurën pritet të kryhet operimi. Reperi ka marrë dy plagë afër belit në anën e majtë.

Vlen të theksohet se Varrosi është duke u ruajtur vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

Adem Grabovci në Prokurori – fillon intervistimi për aferën “Pronto”

0

Ish-Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit.

Për të qenë më i saktë, ai u pa tek futej në objekt 10 minuta para kohe, raporton Express.

Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani si të dyshuar në aferën “Pronto”.

Buffon shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve

0

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon shpreson që këtë sezon ta ngrejë lartë trofeun e Ligë së Kampionëve, të cilën e ka ëndërr.

Ai e kishte këtë mundësi në sezonin 2014/2015, por u mposhtën në finale nga Barcelona me rezultat 3:1.

“Ëndrra për ta fituar Ligën e Kampionëve nuk është vetëm e imja te Juventusi. Këtë e dëshirojnë të gjithë në Juventus. Dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë realitet”, ka deklaruar Buffon para ndeshjes me Sevillan.

“Ajo që ne kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ne duhet të mbetemi ambicioz. Ne jemi përmirësuar nga viti në vit”, ka theksuar italiani.

Allegri: Juve s’është favorit në Champions

0

Juventusi është përforcuar gjatë kësaj vere me shumë yje, derisa është vlerësuar si favorit i mundshëm për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Por, trajneri i kampionit të Italisë, Massimiliano Allegri nuk mendon kështu.

“Futja në mesin e favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve është pak e tepruar. Qëllimi ynë kryesor për këtë sezon është Scudetto – titulli i gjashtë do të na mundësojë për të hyrë histori”, ka deklaruar Allegri

Juventusi donte do të ndeshjet me Sevilla në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve.

“Sevilla kanë ndryshuar stilin e lojës dhe tani janë më të fortë në sulm. Ky takim do të jetë i vështir”, ka theksuar strategu italian.

Morgan: Leicesteri mund ta fitojë Championsin

0

Mbrojtësi i ekipit anglez, Wes Morgan nuk e përjashton mundësin që Leicester City ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Pse jo? . Askush nuk ka menduar se ne mund ta filtrojmë Premierligën.”, ka deklaruar Morgan, pasi është pyetur nëse Leicester mund të shkoj deri në fund të garës në Champions.

Morgan e konsideron një nga momentet më të mëdha të karrierës debutimin në Premierligë, përcjell Express.

“Ky është një nga momentet me madhështore të karrierës sime. Normalisht këtë garë e kam shikuar në TV. Muzika e Ligës së Kampionëve do të më rrëqethë trupin”, ka theksuar ai.

Leicester City, kampioni i Premierligës, sonte do të debutoj në Ligën e Kampionëve. Ekipi nga Premierliga do të jetë mysafirë i klubit belg Club Brugge, në kuadër të Grupit G.

Bayern thyen rekord në Ligën e Kampionëve

0

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Ekipi bavarez e ka mposhtur Rostovin me rezultat të thellë 5:0.

Kjo ishte fitorja e 13 radhazi në Allianz Arena për gjigantin nga Bundesliga. Kështu, Bayerni është ekipi i vetëm që ka 13 fitore të njëpasnjëshme në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Bayern ka thyer rekordin Manchester Unitedit, e cila kishte 12 fitore radhazi në Old Traffrod, shkruan Goal.com.

Humbjen e fundit Bayerni e ka pësuar në sezonin 2013-2014 kur ishte mposhtur në Allianz Arena nga Real Madridi me rezultat 0:4.