12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

“Nostalgji për kohërat e rrezikshme” libri më i ri i Agim Vincës

Në librin më të ri të Agim Vincës janë përfshirë 65 poezitë formave dhe motiveve të ndryshme, shkruan KultPlus.

Ka dalë nga shtypi libri im më i ri me poezi i Agim Vincës “Nostalgji për kohërat e rrezikshme”, i cili përfshinë 65 poezi të formave dhe motiveve të ndryshme, ku pjesa dërrmuese e të cilave botohen për herë të parë, shkruan KultPlus. Libri më i ri me poezi i poetit Agim Vinca përmban poezi me motive dhe struktura të ndryshme, që i lidh një ind i përbashkët: nota e protestës dhe shprehja ironike.

 Në kuadër të këtij libri vërehen dy prirje kryesore: ajo e lirikës së pastër tradicionale me varg të rregullt e të rimuar dhe tipi i poezisë postmoderne, të hapur, kritike e ironike, që shumë herë e zhduk kufirin mes poezisë dhe prozës. Mu për këtë arsye në nëntitull të librit gjejmë shënimin: Poezi dhe antipoezi. Ashtu si dhe në librat e tjerë të tij, edhe te ky libër ky poet tregon se është mjeshtër i vargut dhe se shkruan një poezi që lexohet më ëndje dhe që të ngel në kujtesë me fjalën e bukur dhe ligjërimin shqip.

Libri mbyllet me vlerësimet për poezinë e Agim Vincës dhënë nga personalitete të shquara të kulturës shqiptare dhe botërore.
Mbi poezinë e Agim Vincës, Gertruda Ejntrej, albanologe ruse shkruan: Agim Vinca është një poet i prirur drejt vargut të lirë dhe rimave të fuqishme… Duke e ndjerë veten qytetar i botës dhe duke i përjetuar thellë problemet e saj, ai është njëkohësisht shumë kombëtar, krenar për rrënjët e lashta të kombit të vet dhe historisë së tij.

Kurse Robert Elsie, albanolog kanadez ka shkruar: Agim Vinca – kritik i shquar i poezisë, vargu i të cilit është ankoruar fuqimisht në tokën e vendlindjes dhe në fëmijërinë e tij». Ndërkaq Rexhep Qosja ka vlerësuar se poezia e Agim Vincës është dukshëm e dallueshme në poezinë tonë në përgjithësi. Libri gjendet në shitje në librarinë “Artini” në Prishtinë, në Librarinë e Çarshisë në Shkup dhe në librarinë “Tomorri” në Gjakovë, kurse kopertina e librit është punuar nga Zeni Ballazhi./KultPlus.com

Më Shumë

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit