25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 6003

Koalicioni kundër presidentit

0

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në dhjetë ditët e ardhshme, është hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Sipas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çështje nuk mund të bëhet gjatës javës së ardhshme, pasi sipas tyre, ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim, shkruan ‘Zeri’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë ditë më parë për mediet vendore se është mirë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë brenda 10 ditëve të ardhshme këtë marrëveshje, pasi, sipas tij, Kosova mund të vonohet në procese të rëndësishme, duke aluduar kështu për procesin e liberalizimit të vizave që nga ana e Komisioni Evropian është kushtëzuar me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. /Zeri/

Kallashi bën skena të nxehta, puthet për ditëlindje (Foto)

0

Disa ditë më parë ajo ka shkrur në rrjete sociale që nuk do ta festoj ditëlindjen për shkak të muajit të Shenjtë të Ramazanit, mirëpo nuk doli ashtu siç tha pasiqë ajo u pa duke e festuar ditëlindjen në lokalin ku performon çdo natë.

“Të premtën më 24 qershor nuk do ta festojë ditëlindjen për shkak të fesë dhe jemi në Ramazan”, ka shkruar Kallashi disa ditë më parë.

Vallatarja seksi jo vetëm qe ka festuar, por ajo është parë nuk u puthur me një mashkull.

Ky person ka qenë prezent edhe javën e kaluar në lokalin ku vallzon Kallashi.

Kallashii

Duhet të kemi respekt për votën e lirë!

0

Nga Jakup Krasniqi

Pa dashur që të hyjë në kalkulime politike se është bërë mirë apo keq pse qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar votuan për daljen nga Bashkimi Evropian, se atë më mirë se ne do ta vlerësojnë politikanët, ekspertët, intelektualet e qytetarët e Britanisë së Madhe.

Pse po e them ketë?

Po e them ketë se pat komente nga “ekspertë” të gjithçkaje që u munduan të bëhen më “katolik se Papa” ose më “inglez së anglezët”, duke i akuzuar votuesit e Mbretërisë së Bashkuar si “pleq”, mbi 17 milion qytetarë të Britanisë së Madhe e madje si “nacionalistë”, është guxim i madh. Është guxim goxha i madh, i cilitdo nga ne t’ua qajmë hallin mbi 17 milion “pleqve” të Britanisë së Madhe?! Kjo është si ajo thinja jonë e njohur popullore: “Këmbësori po ia qan hallin kalorësit pse këmbët po i rrinë varur”.

Po ua qajmë hallin britanikëve, atyre që kanë kulturë qindra vjeçare të votimit demokratik. Atje ku votimi vërtetë është i lirë! Aty ku vota as nuk blihet e as nuk shitet, aty ku vota as guxon të vidhet e as të ndryshohet, aty ku nuk ka as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve! A e dëgjoj kush ndonjë ankesë për vjedhje votash? Sikur liderët e partive politike në MB të ishin sundimtarë e jo qeveritarë që e dinë peshën e përgjegjësisë publike, do t’ju epnin urdhër komisionarëve që ta ndryshonin vullnetin e qytetarëve, si bëjnë sundimtarët tek ne. Po, ata janë “nacionalist” në kuptimin pozitiv të fjalës, prandaj për shekuj ishin sundimtarë të Botës.

Nuk e di sa e si ne shqiptarët e Kosovës mund t’ju mbajmë leksione britanikëve, sesi ata do të duhej të votonin?! Sigurisht që ata, britaniket nuk e kanë masë kutin tonë mjeran! Ne, vërtetë na duhet BE-ja për 1001 arsyeje, por BM e ka Komunvelltin dhe përtej ti, prandaj ata, kanë logjikë e të menduar tjetër! Ata kanë mendim të lirë! Respekt për atë shkallë të lirisë të atyre njerëzve me integritet!

Prandaj ne, duhet të merremi me hallet tona, brenda oborrit tonë! Kaq është kaçiku ynë nëse mund ta ruajmë!

Fatmir Limaj ‘godet’ fortë Isën e Kadrinë

0

Deklarata se mbas 10 dite ka me u ratifikue n’ Kuvend demarkacioni jane deklarata taktike, demarkacioni nuk vjen mbas 10 dite dhe as s’ka me kalue

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma per Kosoven n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ka fole gjere e gjate per subjektin e tij, Nisma per Kosoven dhe konsolidimin e saj ne prag te Kuvendit te saj te Pergjithshem dhe aktualitetin politik sikur jane Demarkacioni, Asociacioni dhe shkuemja e vendit ne zgjedhje.

Kreu i Nismas ka thane se tashma Nisma asht orientue kah socialdemokracia ku zemra e saj solidariteti dhe trajtimi i barabarte per krejt qytetaret e vendit.

Ai ka thane se votat qe i ka Nisma ne krejt Kosoven asht vote e zemres dhe vetem nji premtim e ka pase i cili ka qene ‘Ne e mbajm fjalen’.

Simbas tij, Nisma ka mbajt kuvendet zgjedhore ne krejt komunat e Kosoves, tue shtue se po shkon drejt nji Kuvendi te Pergjithshem Zgjedhor ku vetem prej diaspore jane 16 delegate prej 69 delegateve te Kuvendit te Pergjithshem.

Limaj ka thane se vendi mbas shpalljes se pamvaresise ka marre goditje ne vend te rritjes, tue shtue se jemi ne nji faze te çoroditjes.

Ai ka thane se vendi nuk ka qene kurre ma keq se sa asht sot.

Ai ka shtrue pyetjen se sa ka me zgjate kjo, tue shtue se ajo mvaret krejt prej qytetareve, klases politike, botes intelektuale,

Lideri i Nismas ka shtue se kjo klase klienteliste ja shperlane trunin pothuej çdo dite qytetareve te vendit.

Simbas Limajt, sot nuk dihet kush asht Kryeminister e kush asht Presidenti, dhe e vetmja zgjidhje jane zgjedhjet, tue shtue se Demarkacioni ka me çue vendin ne zgjedhje.

Ai ka thane se ata jane te gatshem me i ba dy veprime sa i perket demarkacionit asht me ba nji komision te ri shtetnor, tue shtue se nese nuk jane ne gjendje me ba kete gja kane me shkue ne zgjedhje dhe nuk duhet me perpi kete turp.

Limaj ka thane se jane te vendosun mos me lane qe edhe njihere ketij vendi mos me i lane telashe si ne te kaluemen./Rrokum/

Prizren: Polici shpallet i pafajshëm për keqpërdorim seksual

0

Polici Shefki Spahiu nga Suhareka të premten është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.

Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Spahiun, aktakuza e ngarkonte për keqpërdorim seksual të dy të miturave.

“Në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, duke shfrytëzuar situatën a pambrojtur dhe moshën e të dëmtuarave, pas kryerjes së aktit seksual me njërën të mitur, kryen aktin seksual edhe me një të dëmtuar tjetër,” thuhej në aktakuzën e prokurorisë.

Të premten Gjykata Themelore në Prizren, vërtetoi se pretendimet e prokurorisë për kryerje të këtyre veprave penale nga polici Shefki Spahiu, ishin të paqëndrueshme dhe si rezultat i kësaj mori aktgjykim lirues.

“Prej fillimit kam qenë i bindur se klienti im është i pafajshëm, pafajësinë e tij e vërtetoi sot edhe gjykata. Është për keqardhje dhe e pariparueshme njollosja dhe prishja e imazhit që i është bërë klientit tim dhe komplet stacionit policor në Suharekë”, tha për KALLXO.com Emrush Kastrati, avokati i Shefki Spahiut. /Kallxo.com/

A është ‘Brexit’ fundi i BE-së?

0

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nuk i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje në një konferencë për shtyp në Parlamentin Europian.

“A është fillimi i fundit për Europën, pas fitores së “Brexit”?”, ka pyetur reporterja.

Juncker ka reaguar duke falenderuar të pranishmit dhe duke braktisur sallën. Megjithatë, nga një lëvizje e buzëve të tij është interpretuar një përgjigje si “jo”.

Një ditë përpara referendumit, Juncker u dha mesazhin e tij britanikëve.

“Kush voton jashtë është jashtë. U them votuesve britanikë se nuk do të ketë asnjë negociatë tjetër veç asaj që u mbyll në shkurt, kur kryeministri David Cameron mori maksimumin e asaj që mund të merrte dhe ne i dhamë maksimumin që mund t’i jepej”, tha Juncker.

Ai theksoi se, që nga fillimi i fushatës elektorale për referendumin kishte mbrojtur këndvështrimin se ishte e nevojshme një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë me Britaninë e Madhe.

“Dhe është pikërisht ajo që kemi bërë në samitin e shkurtit. KE nuk luan asnjë rol në votimin e nesërm, por është diçka pozitive nëse Britania qëndron në BE. Gjithësesi, le të presim rezultatin”, tha Juncker.

Mbyllet “Kolegji Internacional i Prizrenit”

0

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) nuk ua ka vazhduar akreditimin gjashtë institucioneve të arsimit të lartë.

Kolegji “Victory”, “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, “EADA” School, Kolegji “VPA”, Kolegji “Humanistika” dhe “Kolegji Internacional i Prizrenit”, janë institucionet që do të mbyllen.

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Blerim Rexha, ka treguar se këto universitete të lartpërmendura nuk do të pranojnë më student të rinj .

“ Kolegji “Victory”, tani më vetëm e ka njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe neve se nuk do të vazhdojnë pranimin e studentëve të rinj, është “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, është “EADA School”, është kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe është “ Kolegji Internacional i Prizrenit”, të cilëve iu skadon akreditimi institucional më 30 shtator 2016 dhe po ashtu të gjitha programet e studimit në këto kolegje nuk kanë kaluar fazën e plotësimit të kushteve të tyre formale. Në termat tonë praktik, i bie që këto institucione nuk kanë të dejtë të pranojnë studentë të ri në vitin e ri akademik”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e lartpërmendura kanë pasur akreditim në të kaluarën, mirëpo, ato nuk i kanë plotësuar kriteret në bazë të UA për akreditim. Ndërsa, disa të tjera nuk kanë pas interesim që ta vazhdojnë biznesin e tyre.

“Shumica prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet e stafit akademik, programet e studimit të kenë stafin e tyre dhe kjo është kushti i parë dhe elementar dhe pastaj vijnë edhe kushtet tjera të infrastrukturës, stafit administrativ, studentëve, e kështu me radhë siç kërkohet me UA 2/2013 dhe konform këtij udhëzimi ne e kemi refuzuar akreditimin e tyre”, ka deklaruar Rexha.

Agjencia Kosovare e Akreditimit është në proces të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të cilave u skadon akreditimi institucional apo i programeve të studimit. /Insajderi.com

Shkarkohet Mensur Bytyçi

0

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Mensur Bytyçi nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai është shkarkuar nga ky post, pasi një mosmarrëveshjeje që ka pasur me partinë e tij-AAK-në.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyçi do të zëvendësohet javën e ardhshme.

“Edhe sot ka shkuar në punë. Prej nesër ai nuk do të shkojë më në punë”, tregon burimi për “PrizrenPress” .

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, vitin e kaluar është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Bytyçi është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste
Partitët opozitare, ndërkaq patën kërkuar shkarkimin e tij. Edhe përkundër kësaj kërkese kryetari Ramadan Muja nuk e pat shkarkuar./PrizrenPress.com/

Anëtarë të AAK-së i bashkohen Vetëvendosjes në Prizren

0

Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, sot iu bashkuan kryetari i fshatit Lubizhdë e Prizrenit, Islam Xhaferi, Fatmir Neziri sekretari i fshatit Lubizhdë dhe anëtarë i këshillit dhe kryesisë së forumit rinor të degës së AAK-së në Prizren, si dhe Agron Vehapi, Armend Jashari, Ajriz Bajra, Ednor Ramadani, Zenel Vehapi, Mejdi Neziri dhe Lulzim Ramadani anëtarë të nëndegës së AAK-së në Lubizhdë të Prizrenit.

“Duke u parë si alternative e vetme për ndryshime politike, përkrahja dhe mbështetja ndaj organizatës tonë po reflektohet në fuqizimin tonë në terren. Lëvizja Vetëvendosje! mbetet e hapur për të gjithë qytetarët që duan ndryshimin e gjendjes aktuale politike dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit. Lëvizja po rritet!”, thuhet në njoftimin e VV-së. /PrizrenPress.com/

Marnie del pa mbathje dhe tregon ‘zogun’

0

Çmenduria e vajzave të ‘Geordie Shore’ vazhdoi në Korfuz.

Vajzat e serialit të MTV festuan si të çmendura.

Madje 24-vjeçarja Marnie Simpson ekspozoi ‘zogun’, pasi kishte dalë pa mbathje.