16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Komisioni s’e miraton kërkesën për xhami në Kalanë e Prizrenit

Kërkesa për rikonstruktimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit do të refuzohet. Kësisoj ka vendosur Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Gjatë kësaj jave pritet që vendimi t’i dërgohet edhe Iniciativës Qytetare të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kala. Këtë e kanë konfirmuar tri burime të ndryshme të gazetës.

Qysh në mbledhjen e 24 shkurtit të këtij viti shumica e anëtarëve të këtij Komisioni, të themeluar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ishin deklaruar pro refuzimit të kërkesës. Pika e 4-të e rendit të ditës të asaj mbledhjeje të Komisionit ka qenë “Kërkesë për shqyrtimin e lëndës së Bashkësisë Islame – Xhamia në Kalanë e Prizrenit”.

Sipas burimeve të gazetës dhjetë anëtarë të Komisionit kanë qenë kundër dhënies së pëlqimit për rikonstruktimin e xhamisë, përderisa, Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka votuar pro. Në këtë mbledhje ka munguar anëtari i Komisionit, Skender Boshtrakaj, drejtor i Muzeut të Kosovës,shkruan Koha Ditore.

“Komisioni ka vlerësuar se kërkesa nuk i plotëson kushtet për t’iu dhënë pëlqimi. Është rast pothuajse i njëjtë me kërkesën e Kishës Ortodokse Serbe për ndërhyrje në kompleksin e Manastirit të Kryeengjëjve në Prizren”, ka thënë njëri burim. Gazeta ka marrë vesh se përgjigjja zyrtare parashtruesve të kërkesës do t’u dërgohet brenda kësaj javë.

Më Shumë

Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë. Mesfushori i Lecces u përball me një problem shumë të...

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit