13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6004

Neymar publikon foto provokuese kundër PSG-së (Foto)

0

Pas fitores historike 6-1 përballë PSG-së, sulmuesi i Barcelonës Neymar ka vendosur të publikojë në rrjetet sociale një foto të kundërshtarëve të tyre.

Braziliani ka zgjedhur një foto të futbollistëve të PSG-së, Rabiot dhe Kurzaëa të cilët tregojnë me shenjë numrin 6 po aq gola sa bëri edhe skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, transmeton Gazeta Metro.

Kjo është fotografia e tij e publikuar në Instagram.

auto_19_11489047880

A do të largohet Wenger?

0

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann thotë së menaxheri Arsene Wenger duhet të qëndrojnë.

‘Topçinjtë’ pësuan ndëshkimi të rëndë 10-2 me rezultat të përgjithshme kundër Bayern Munich, megjithatë, Lahmann mendon se tekniku francez duhet të mbetet në ‘Emiratës’.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë, ai ka bërë aq shumë për klubin”, tha Lehmann.

“Njerëzit janë duke folur në lidhje me moshën e tij dhe ata duan një menaxher të ri për të sjellë gjera të reja, por është shumë e vështirë për të zëvendësuar atë”.“Ai ende mund të punojë dhe për atë që ai ka bërë e meriton të mos dalë më një rezultat të tillë të keqe”, ka theksuar Lehman

 

Formimi i ushtrisë, interes edhe i NATO-s

0

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës nuk do të kthehen mbrapa në rrugën e tyre drejt transformimit të FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse.
Ai ka treguar se një gjë e tillë është edhe në interesin e NATO-s.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, NATO-ja mund ta zvogëlojë rolin e saj në Kosovë.

“Unë e shoh që NATO-ja dhe ShBA-ja dhe të gjithë partnerët tanë kanë vetëm dobi prej shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake, sepse misioni i NATO-s këtu është misioni më i gjatë në histori të kësaj organizate. Shtetet anëtare të kësaj aleance që janë në Kosovë kanë harxhuar mjete të shumta financiare duke qëndruar këtu. Ndërsa nëse Kosova ngre kapacitetet ushtarake, për të cilën duhet një kohë e gjatë, atëherë NATO-ja natyrisht se nuk ka nevojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka vlerësuar se me ngritjen e kapaciteteve, Ushtria e Kosovës mund ta japë kontributin e saj në operacionet e ndryshme të NATO-s.

“Së dyti, Kosova mund ta japë kontributin e vet duke u bërë eksportuese e sigurisë. Pra, të japë kontribut në operacionet e ndryshme të NATO-s, në luftimin e terrorizmit dhe në të gjitha problemet e sigurisë që po ndodhin rreth nesh”, është shprehur ai. Sipas Kastratit, shqetësimi i ndërkombëtarëve, se nisma e avancimit të FSK-së është e njëanshme, nuk qëndron. “Shqetësimi kryesor te këta partnerë ka të bëjë me atë se në këtë proces duhet të pajtohen të gjitha palët, të gjitha subjektet politike këtu, duke përfshirë edhe pakicën serbe. Por, të gjithë janë dëshmitarë se prej vitit 2014 kur kanë përfunduar rekomandimet për rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë, ne kemi diskutuar me serbët dhe u kemi kërkuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese që transformimi të bëhet ashtu siç ishte paraparë”, është shprehur Kastrati.

Ish-komandanti i FSK-së është shprehur i bindur se ky mospajtim nuk do të sjellë ndonjë ftohje të raporteve në mes të FSK-së dhe partnerëve të saj, ShBA-së dhe NATO-s.
“Në asnjë mënyrë nuk ka ftohje të raporteve. Përkundrazi, pres mbështetje prej partnerëve që Kosova t’i ngrehë kapacitet mbrojtëse sepse, siç thashë, është interes, në radhë të parë, i Kosovës, rajonit, por interes edhe në aspektin global. Edhe Kosova mund të japë kontribut në luftimin e terrorizmit, i cili është një fenomen global shumë i keq”, ka thënë Kastrati.

Haskuka: Kosova do të duhej ta kishte Ushtrinë me Kushtetutë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri ka disa gabime dhe i shkruar në mënyrë të përshpejtuar.

Megjithatë, Haskuka shpreson se ata të cilët e kanë iniciuar këtë proces e kanë vërtet sinqerisht që të bëhet Ushtria dhe jo të bëhet lojë politike.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se është interes edhe i partnerëve ndërkombëtar që Kosova të bëhet me ushtri.

Haskuka thotë se Vetëvendosje e përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri. “Kosova do të duhej ta kishte Ushtrinë me Kushtetutë, tani është ngutë me ligj”, ka thënë Haskuka.

Shala për Ushtrinë: Pavarësisht reagimeve, nuk ka kthim prapa

0

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se partia e tij e mbështetë Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Si Ligj e kemi marrë dje, secili deputet i Parlamentit, e kemi shqyrtuar ndonëse jo në detaje, por ne si Nisma i kemi dhënë mbështetje të fuqishme këtij Ligji, edhe pse është vonuar shumë”.

“Gjithçka që shkon në të mirë të vendit pavarësisht kush e merr iniciativën, ne si Nismë i përkrahim andaj edhe i kemi dhënë mbështetje të fuqishme”.

Ai megjithatë është shprehur se formimi i Ushtrisë është vonuar.

“Edhe koalicioni që është formuar para 3 vjetësh, ka qenë i informuar se Lista Serbe nuk do ta votojë asnjëherë këtë Ligj. Jemi vonuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Shala si i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht reagimeve të ashpra që kanë ardhur nga SHBA-të dhe NATO, ky Ligj duhet të vazhdohet para.

“Presidenti është dashur të konsultohet me institucionet ndërkombëtare ose nga partnerët që e kanë sjellë FSK-në ku është këtu sot”.
“Reagimet e sotme nga SHBA-të dhe NATO kane qenë të ashpra, por kjo punë nuk duhet të kthehet më prapa. Nuk besoj se do të jetë interes i NATO-s ose SHBA-së që të ftohen raportet me Kosovën”. /KlanKosova/

MASHT-i kërkon respektimin standardeve akademike gjatë avancimit të stafit të UP-së

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, i është drejtuar të mërkurën me një letër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, rreth dyshimeve të ngritura për avancimet e stafit akademik.

Nëpërmjet kësaj letre, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Bajrami ka theksuar se MASHT-i ka pranuar ankesa të shumta rreth avancimeve në Universitetin e Prishtinës.

Në letrën e ministrit thuhet se Universiteti i Prishtinës duhet të sigurojë zbatimin e parimeve dhe standardeve më të larta akademike, transparencës, përgjegjësisë dhe udhëheqjes në ushtrimin e veprimtarisë.

Kërcënime, fyerje, gurë dhe grushte, Liria e përjetoi ‘ferrin’ në Gjilan (FOTO)

0

Liria e ka përjetuar “ferrin” në Gjilan sot. Prizrenasit ankohen se në ndeshjen me Gjilanin ka pasur gjithçka pos futbollit, shkruan Zëri.

Fyerje, kërcënime, përjashtime nga loja dhe një lojtar i përfunduar në spital. Bardhezinjtë thonë se nuk kanë provuar e as parë kurrë skena të tilla.

“Na kanë ‘mbytur’ në Gjilan, lojtarët kanë luajtur ashpër, ka pasur fyerje, kërcënime, lojë e tensionuar dhe dhunë. Pjesa e parë është vazhduar 7 minuta, kjo nuk ndodh askund”, e tregon fillimisht tmerrin e përjetuar një burim i “Zërit” brenda klubit prizrenas.

“Futbollisti Gzim Rusi e ka goditur me grusht lojtarin tonë, Albin Memaj (20 vjeç), i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit, ku po qëndron ende në ORL të këtij qytetit”, shton ky burim.

Image

Albin Memaj, në spitalin e Gjilanit pasi u grushtua nga Gzim Rusi

“Më pas, për t’i balancuar gjërat, na përjashtuan ne nga loja, ndihmës-trajnerin Bakaj dhe lojtarin Ramadanaj, të dy në bankinë”, nënvizoi ky burim, i cili nuk ndalet me kaq, përcjellë Zëri.

“Lojtarëve iu kanë hyrë edhe me shufra hekuri në zhveshtore, kjo është çnjerëzore. Gjithashtu, na kanë sulmuar autobusin dhe policia për fat na ka mbrojtur. Një polic ka mbetur i lënduar kur kanë vendosur ta mbrojnë autobusin nga hedhje e gurëve dhe gjësendeve tjera. Më e keqja është se gjithçka ka parë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Bekim Rexhepi, që ishte në stadium dhe nuk reagonte fare”, tregon ngjarjen burimi i gazetës.

Ndeshja Gjilani – Liria përfundoi baras, 0:0. /Zëri/

Apeli ende pa datën e seancës për Ramadan Mujën

0

Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, raporton KTV.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.

Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.

http://dai.ly/x5e9hm2

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për grabitje të “Al Petrol”-it në Prizren

0

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për grabitje, Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, nuk është mbajtur sepse ka munguar ky i fundit.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka thënë se do të kërkojë nga Stacioni Policor në Prizren, që të gjendet vendndodhja e të akuzuarit Gashi, dhe pastaj do të caktojë seancën e radhës.

Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, se me 22 gusht 2010, rreth orës 2 pas mesnatës, së bashku edhe me Liridon Berishën dhe Labinot Qollopekun, kanë grabitur me armë zjarri, njërën ndër pikat e karburantit të kompanisë “Al Petrol” në Prizren.

Sipas aktakuzës, Fadili së bashku me Liridonin kanë bërë roje, ndërsa Besniki me Labinotin, të maskuar dhe me armë zjarri, kanë hyrë në pikën karburantit, kanë kërcënuar punëtorët dhe nga arka kanë marrë shumën e parave prej 2 mijë eurosh.

Sipas të akuzuarve në fjalë, Labinoti dhe Liridoni, disa ditë pas grabitjes, janë larguar nga Kosova, përmes Hungarisë.

Me këtë rast, ata akuzohen për grabitje dhe armëmbajtje pa leje dhe rrezikojnë të dënohen prej 3 deri në 12 vjet burgim./betimiperdrejtesi.com/

Nëndega e LDK-së “2 Korriku” në Prizren “, nderon veteranët e arsimit

0

Nëndega e LDK-së në Prizren “ 2 Korriku”, ka organizuar një mbrëmje të përbashkët me veteran të arsimit dhe pronarë të shtëpive shkolla me rastin e festës së 7 Marsit.

Kryetarja e Nëndegës, Afërdita Morina- Biffar, vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve veteranë dhe pronarëve që hapen dyert e shtëpive të tyre për edukimin dhe arsimimin e rinisë sonë , duke iu kundërvënë armikut të pashembullt në një kohë të okupimit të egër.

Edhe kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Haxhi Avdyli, vlerësoi kontributin e veteranëve të arsimit dhe pronarëve të shtëpive shkolla, ndërsa veçoi përkushtimin e shpërndarësve të dijes edhe në emancipimin e femrës prizrenase.

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, tha se është vështirë të gjenden fjalë për kontributin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka nga vetja për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në kohët më të vështira për Kosovën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Për veteranët e arsimit dhe pronarët e shtëpive shkolla në këtë takim janë shpërndarë mirënjohje nga organizatorët e këtij aktiviteti/TV Prizreni/