Apeli ende pa datën e seancës për Ramadan Mujën

Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, raporton KTV.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.

Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.

http://dai.ly/x5e9hm2

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit