Nëndega e LDK-së “2 Korriku” në Prizren “, nderon veteranët e arsimit

Nëndega e LDK-së në Prizren “ 2 Korriku”, ka organizuar një mbrëmje të përbashkët me veteran të arsimit dhe pronarë të shtëpive shkolla me rastin e festës së 7 Marsit.

Kryetarja e Nëndegës, Afërdita Morina- Biffar, vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve veteranë dhe pronarëve që hapen dyert e shtëpive të tyre për edukimin dhe arsimimin e rinisë sonë , duke iu kundërvënë armikut të pashembullt në një kohë të okupimit të egër.

Edhe kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Haxhi Avdyli, vlerësoi kontributin e veteranëve të arsimit dhe pronarëve të shtëpive shkolla, ndërsa veçoi përkushtimin e shpërndarësve të dijes edhe në emancipimin e femrës prizrenase.

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, tha se është vështirë të gjenden fjalë për kontributin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka nga vetja për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në kohët më të vështira për Kosovën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Për veteranët e arsimit dhe pronarët e shtëpive shkolla në këtë takim janë shpërndarë mirënjohje nga organizatorët e këtij aktiviteti/TV Prizreni/

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit