Home Blog Page 6004

Veseli bënë homazhe te shtatorja e veprimtarit Fadil Vatan në Suharekë

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë nderime pranë shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Vata, në Suharekë.

Në 27- vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të Lëvizjes kombëtare, kryeparlamentari Veseli vendosi një tufë lulesh për kujtim dhe respekt të veprës së tij heroike, përcjell AktivPress.

Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave./AktivPress

Mobilizim i gjerë për Prizrenin e qasshëm për të gjithë

0

EC Ma Ndryshe në partneritet me Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare në Kosovë, të martën kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me institucionet dhe ndërmarrjet publike lokale dhe qendrore në Prizren për mënjanimin e pengesave të qasjes fizike për Personat me Aftësi të Kufizuara, që ka për synim një qytet të qasshëm për të gjithë.

EC dhe institucionet e ndërmarrjet publike lokale dhe qendrore janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë të strukturuar në kuadër të nismës për mënjanimin e pengesave të qasjes për PAK në ndërtesat e institucioneve përkatëse dhe hapësirën publike të qytetit të Prizrenit, me synimin për t’i adresuar sfidat në qasjen fizike të PAK-ve në Prizren. Palët janë dakorduar që angazhimin e tyre ta strukturojnë në formën e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon ndërtimin e një qyteti pa pengesa dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Në veçanti, kjo nismë është në harmoni të plotë dhe ndihmon në përmbushjen e objektivave të Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2013-2023 dhe Strategjisë Komunale të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2016-2018

Nisma për mënjanimin e pengesave të qasjes do të realizohet përgjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, duke filluar nga Maji 2017.

Nisma në fjalë ka dalë si rezultat i projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”, të cilin EC dhe OPDMK e kanë realizuar gjatë vitit të kaluar, ku qëllimi i përgjithshëm ka qenë përfshirja dhe ngritja e pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të rinjve në projektimin e Prizrenit pa pengesa.

Institucionet e ndërmarrjet publike nënshkruese të memorandumit janë: Komuna e Prizrenit, Drejtoria për Shërbime Publike, Komuna e Prizrenit, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor , Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Teatri Profesionist/Shtëpia e Kulturës Prizren, Posta e Kosovës Prizren, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës / Gjykata Themelore Prizren, Këshilli Prokurorial i Kosovës / Prokuroria Themelore Prizren, Policia e Kosovës / Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës Prizren, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale / Qendra për Punësim dhe Aftësim Profesional Prizren

Prizren: Mungon e akuzuara për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje, shtyhet shqyrtimi i dytë

0

Mungesa e të akuzuarës për lëndim të lehtë trupor dhe kansoje, E. Gj. , bëri që shqyrtimi i dytë i paraprë të mbahej të hënën, të shtyhet për muajin tjetër.

Prezent në këtë shqyrtim ishte prokurori Faton Ajvazi.

Ndërkaq, në mungesë të të akuzuarës, gjykatësi Refki Piraj e caktoi seancën e radhës për 12 maj 2017, në ora 10:30.

Sipas aktakuzës, E. Gj. me 20 nëntor 2016, rreth orës 11:30, në lokalin “Ardijani” në Prizren, fillon të përleshet me pronaren e lokalit në fjalë, tani të dëmtuarën J. V. . E njëjta fillimisht përleshet me fjalë, e më pas e kap për fyti, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me dëmtim të përkoshëm të shëndetit.

Poashtu në ditën dhe vendin kritik, e akuzuara kishte kanosur të dëmtuarën me fjalët “ kur të dilni natën do t’ju vrasë, e do ta shihni se kush jam unë”, ku të dëmtuares i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.

E. Gj.  akuzohet për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor ” nga neni 188, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit, si dhe për veprën penale “ kanosje ” nga neni 185, paragrafi 2, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Të dua më fort se natyrën

0

Poezi e shkruar nga Yevgeny Yevtushenko.

Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.

Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s’e ka prekur,
Dashuria ime e prek.

Ty të dua, të dal’ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.

Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.

Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s’ësht’ajo,por ti je.

Je fatkeqe? S’pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.

Yevgeny Yevtushenko.

Fatos Kongoli merr titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Vlorës

0

Ky titull shkrimtarit Kongoli, iu dorëzua nga rektori i këtij Universiteti Rolan Zisi, shkruan KultPlus.

Shkrimtari Fatos Kongoli është nderuar sot me titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, shkruan KultPlus. Ky titull shkrimtarit Kongoli, iu dorëzua nga rektori i këtij Universiteti Rolan Zisi./KultPlus.com

SHBA-ja akuzon Rusinë se po furnizon me armë talibanët

0

SHBA-ja ka sugjeruar gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis në Afganistan, se Rusia është duke furnizuar me armatim militantët talibanë.

Gjenerali John Nicholson, komandat i forcave amerikane në Afganistan, gjatë një konference të përbashkët me Mattis në Kabul më 24 prill, ka thënë se ai nuk do të hedhë poshtë përfshirjen e Rusisë në luftën afgane, përfshirë edhe furnizimin me armë të Moskës për talibënet.

Ai nuk dha detaje të tjera për këto pretendime. Por më herët më 24 prill, një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA-së, u tha gazetarëve në Kabul, se Rusia po i furnizon me armë automatike militantët talibanë.

Rusia mohon se u ofron mbështetje të tillë talibanëve. Moska thotë se ka kontaktet me talibanët janë të kufizuara.

Sekretari Mattis, kur u pyet për aktivitetin e Rusisë në Afganistan tha se Uashingtoni është i shqetësuar me raportimet për furnizmin me armë të talibanëve.

Ai tha se Uashingtoni “do të angazhohet me Moskën në mënyrë diplomatike”, kudo që mundet.

Por Mattis tha po ashtu se SHBA do të “përballer me Rusinë, kur Moska do të bëjë shkelje të ligjeve ndërkombëtare apo të mohojë sovranitetin e vendeve të tjera”/SYRI.net/

Shtetasi i Shqipërisë sulmon një turk në Prizren

0

Policia Kosovës ka njoftuar se në rrugën “De Rada” në Prizren, ka ndodhur një sulm fizik ndaj një turku.
Sulmuesi është shtetas i Shqipërisë.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti për arsye të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën e nacionalitetit turk”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Shkelet një fëmijë në Vlashnje të Prizrenit

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Vozitësi ende i pa identifikuar nga policia, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi./PrizrenPress.com/

Ndahet një tjetër çift i famshëm

0

Jesse Williams dhe gruaja e tij Aryn Drake-Lee i kanë dhënë fund martesës së tyre 5 vjeçare.

35-vjeçari dhe gruaja e tij kanë paraqitur edhe letrat për të filluar procesin për divorc, javën e kaluar, megjithëse është e paqartë se kush i parashtroi i pari dokumentet.

Jesse dhe Aryn kanë dy fëmijë së bashku, birin Maceo dhe vajzën Sadie. Ata u martuan më 1 shtator të vitit 2012.

Futet në Facebookun e të dashurës, por zbulon atë që s’e mendonte kurrë

0

Një djalë nga Tirana ka dërguar në redaksinë tonë mesazhet që i ka gjetur të dashurës në Facebook-un e saj me një djalë tjetër.Djali shkruan se do fejohej me të, por pas gjithë këtyre mesazheve që i gjeti, e quan të dashurën si një vajzë pa moral

Përshendetje JOQ, ju lutem a mund t’i postoni këto mesazhe që ia kam gjetur të dashurës në telefon, duke më tradhtuar me dikë tjetër. Kjo ka qenë e dashura ime dhe ishim në prag fejese, ajo vazhdon t’u flasë të tjerëve për gjëra që s’mund t’i bëj një femër. Për moralin që ka…”, shkruan ai në mesazhin e tij.