20.9 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6005

Rrahje mes kushërinjve në Gjykatën e Suharekës

0

Refki Musaj, në prani të gjykatësit dhe prokurorit, ka goditur me grushte kushëririn e tij, Elezin gjatë një seance në të cilën këta dy janë palë të kundërta në proces.

Refkiu kishte ardhur të mërkurën në cilësinë e të akuzuarit për t’u paraqitur para gjykatësit së bashku me Elez Musaj, për një përleshje që kishin pasur në mes vete në gusht të vitit 2014.

Por mosmarrëveshja u përsërit edhe në seancë.

Sipas dëshmitarëve në seancë, deri te rrahja ka ardhur pasi që i pandehuri Refki Musaj, ka kërkuar sqarim nga i pandehurit tjetër Elez Musaj që të tregojë se kush kë e ka goditur në ditën kritike.

Kur Elez Musaj ka thënë se ai kishte qenë viktimë e sulmit, Refki Musaj ka reaguar menjëherë duke e ka goditur me grushte dhe duke i shkaktuat lëndime trupore.

Gjykatësi ka lajmëruar policinë, të cilët e kanë arrestuar në seancë të akuzuarin Refki Musaj, ndërsa emergjenca ia ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit në gjykatë, ndërsa trajtimin mjekësor e ka vazhduar në emergjencën e Suharekës.

Gjykatësi Qemajl Suka, tha për KALLXO.com se të akuzuarit ishin ftuar në seancë për një rrahje që kishte ndodhur në vitin 2014, por në një moment ka eskaluar situata edhe në seancë.

Sipas tij, krejt ngjarja ka ndodhur në përfundim të seancës fillestare.

Komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Milazim Lumi, tha për KALLXO.com, se një person është arrestuar, për sulm ndaj një personi tjetër, në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Suharekë, ndërsa me urdhër të prokurorit është ndaluar.

“Një person është arrestuar, për sulm ndaj një personi tjetër, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar”, ka thënë komandanti i stacionit policor në Suharekë

Kështu e kallën atmosferën në fejesën e Kallashit (Video)

0

Mbrëmë në lokalin “Cobra City” kishte shumë atmosferë. Njëra arsye ishte edhe “fejesa e Kallashit”.

Në videon që e ka siguruar Gazeta Express shihet valltarja së bashku me një burrë dhe dy këngëtarë të cilët këndojnë për bashkimin e atyre dyve.

Kallashi shihet duke buzëqeshur me të madhe ndërsa këngëtari në dorë mban një shumë të madhe të hollave.

Në një moment burri në krahë të Kallashit ia fut disa të holla asaj në gjoksin e madh

http://dai.ly/x4h051l

Kadri Veseli:Landovica dhe familja Krasniqi, dhanë shumë për Kosovën

0

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar familjen Krasniqi në Landovicë.

Ai tha se kjo familje dhe Landovica, gjatë luftës ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës.

“Landovica ka dhënë shumë”, tha Veseli.

Vëllezërit, Xhelal e Hajdar Krasniqi nga Landovica, kanë qenë ish- veteranë të luftës së UÇK-së . Ata, ditë më parë kanë ndërruar jetë brenda një jave.

“Dy veteranët dhe bashkëluftëtarët, ishin pjesë e kontributi të luftës. Ne do të mundohemi t’i kujtojmë me pietet”, tha Veseli.

Ai ka premtuar përkrahje për familjen Krasniqi.

Ish -komandant “Çuni”, Osman Qerreti, ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli,për vizitën që ia ka bërë familjes Krasnqi.

“Familja Krasniqi njihet si një familje patriotike sepse edhe vetë Miftari ishte i dënuar portikë”, tha ai./PrizrenPress.com/

Diskutohet mundësia e dërgimit të mjekëve të Spitalit të Prizrenit në Amerikë

0

Drejtori i spitalit të përgjithshëm, dr. sci, Afrim Avdaj, me anëtarë të Këshillit Drejtues, të premten ka pritur në takim një delegacion të mjekëve specialistë të fushave të ndryshme mjekësore dhe infermierë amerikanë. Gjatë qëndrimit disa orësh në spitalin e përgjithshëm” Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, delegacioni amerikan i udhëhequr nga z. Mike Sorrells dhe në shoqërim të drejtorit të organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, kanë vizituar disa reparte dhe kanë mbajtur ligjërata për mjekë dhe infermierë të spitalit.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar ekipin amerikanë për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm: “Është nder dhe privilegj vizita e delegacionit të mjekëve dhe infermierëve nga shteti më i veçant që ka bota dhe shteti më mik i Kosovës, pra SHBA. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, sepse po vendosim bashkëpunimin e dy anshëm në shëndetësi. Nga kjo vizitë do të shohim mundësitë që mjekët e spitalit të Prizrenit, por edhe më gjërë të shkojnë për trainime dhe specializime në Amerikë, si dhe mundësitë e trajtimit të disa rasteve delikate që nuk mund të kryhen këtu te ne’, – tha drejtori Avdaj.

Në takimin e delegacionit amerikanë me Këshillin Drejtues të spitalit ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndëtësisë, Mevludin Krasniqi. “Kjo vizitë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-të. Nga kjo vizitë delegacioni do të bën identifikimin e nevojave dhe prioriteteve për të ardhmen”, – pohoi zëvendësministri Krasniqi.

Në emër të delegacionit amerikan ka folur Mike Sorrells, drejtues i skuadrës së mjekëve amerikanë: “Në emër të skuadrës ju falënderoj për mikëpritjen shumë të ngrohtë që po na bëhet këtu në Kosovë. Për këtë kemi ndjesi dhe është privilegj që jemi këtu. Është hapi i parë i vendosjes së bashkëpunimit në këtë fushë. Do të jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, sepse e duam këtë vend”, – theksoi Sorrells.

Kjo vizitë është mundësuar në kuadër të aktiviteteve të organizatës “Kosovo Hope”. “Me këtë vizitë ne po mundohemi që të ndihmojmë në shëndetësi, sidomos në fushën e edukimit. Synimi ynë është që mjekëve nga Kosova t’u mundësojmë që të shkojnë për trainime dhe marrje të përvoja në SHBA”, – theksoi drejtori i kësaj organizatë për Kosovë, Begaj Gegaj.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Prizrenit, delegacioni amerikanë në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, dhe drejtorit të infermierisë, Shyqri Hasani, ka vizituar disa reparte ku nga afër janë njoftuar me punën, ekzaminimet dhe mjekimin e pacientëve, ndërsa për personelin e spitalit kanë mbajtur ligjërata në disa lëmi shëndetësore./PrizrenPress.com/

Motivuesi Tolstoi

0

25 thënie tejet motivuese nga Leon Tolstoi

-Ne humbëm, sepse i thamë vetes që humbëm.

-Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

-Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.

-E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

-Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

-Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

-Unë mendoj se, nëse është e vërtetë që ka po aq mendje sa ka edhe koka, atëherë ka po aq lloje dashurie, sa ka edhe zemra.

-Pa e ditur se cfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

-Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

-Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

-Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

-Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

-Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

-A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

-Të gjithë familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, secila familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet.

-Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

-Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

-Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.

-Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

-Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

-Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

-E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

-Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

-E gjithë dhuna konsiston në disa njerëz që detyrojnë të tjerët, nën kërcënimin e vuajtjes apo vdekjes, për të bërë atë që ata nuk duan ta bëjnë.

-Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

Thëniet janë përgatitur në shqip nga www.bota.al.

“Rrno për me tregue”

0

Një shfaqje bazuar në librin “Rrno për me tregue” të priftit të famshëm françeskan At Zef Pllumbi, u shfaq në Shkodër, aty ku Pllumbi punoi dhe shkroi veprën e tij.

Shfaqja u përshtat si monodramë dhe u prezantua për herë të parë në Teatrin”Ilirikum” të Shkodrës.

Vepra “Rrno për me tregue” është dëshmi e terrorit dhe krimeve të periudhës komuniste.

Jeta e spiunit rus

0

Historia e një dorëshkrimi që për më shumë se 50 vjet qëndroi i fshehur në bibliotekën e Shefki Njumës/ Me porosi të ish-shefit të degës së brendshme Halim Xhelos, libri u përkthye në burg në vitin 1945

Historia e Yevno Azef, gazetarit dhe revolucionarit rus i njohur për angazhimet e tij në fillim të viteve 1900, vazhdon të jetë një nga historitë më të lexuara në historinë e spiunazhit. Azef, i njohur si një agjent i dyfishtë dhe provokator, do të tërhiqte vëmendjen e shumë shkrimtarëve të kohës. G.Pevsner do të hulumtonte jetën e tij për ta sjellë në një libër “Jeta e dyfishtë e Yevno Azef”, i cili është përkthyer herët në shumë gjuhë. Vitet e fundit të jetës Azef i kaloi në Gjermani, ku investoi paratë e fituara si agjent, dhe jetoi dashurinë e fundit me një këngëtare gjermane Nedin. Në vitet 1915-1917 gjatë Luftës së Parë Botërore, ai u internua nga Gjermania si një armik i huaj, duke vuajtur dënimin në burg. Pas dënimit ai jetoi në Berlin, deri sa mbylli sytë më 1918-n nga sëmundja e veshkave. Varri i tij ndodhet në varrezat e Wilmersdordit pa asnjë shënim. Por, jeta e Azef, një njeri të cilit Rusia i besoi angazhime të mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore dhe para saj, është një mënyrë për të depërtuar në kohën dhe politikën e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe për të parë raportet me vendet ku ajo kishte interesa. Libri i G.Pevsner për jetën e Azef në italisht ka qarkulluar në Shqipërinë e fillimit të komunizmit. Një dorëshkrim, me një kapak vishnje, që i ka mbijetuar lehtë kohës, na sjell një histori tjetër të këtij libri në gjuhën shqipe. Dorëshkrimi për më shumë se gjysmë shekulli (57 vjet) ka qenë i fshehur me kujdes në bibliotekën e Shefki Njumës, një i pasionuar pas librave, që e ruajti me kujdesin e një njeriu që e njeh gjuhën e librit. Dorëshkrimi ka si përkthyes Ndoc Naraçin, një personazh të njohur të kohës, sidomos për kontributet e tij gjatë mbretërisë, duke mbajtur një sërë postesh, që ashtu si Azef kishte studiuar inxhinieri. Naraçi ka qenë në vitet 1933-1944 (me dy ndërprerje të vogla) drejtor i Postë Telegrafëve. Ka qenë ministër i Punëve Botore, në vitet 1935-1936, dhe 1943 (një muaj). Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri, ai do të dënohej me gjyqin special të vitit 1945 me 30 vjet burg, por do të dilte nga burgu në vitin 1958-n. Pas këtij viti, ai do të jetonte në qytetin e Shkodrës, në kushte tejet të vështira. Përkthimin e librit të Yevno Azef, ai duhet ta ketë realizuar gjatë kohës që ishte në burg. Është i njohur shfrytëzimi që sistemi u bënte intelektualëve për përkthimin e një sërë veprave nga letërsia e huaj, por edhe veprave apo dorëshkrimeve që mund t’i duheshin sistemit. Një prej tyre duhet të ketë qenë dhe libri mbi jetën e Azef, i cili për shkak të raporteve gjithnjë të trazuara mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik nuk kishte asnjë mundësi të botohej në atë periudhë. Tregimi që Shefki Njuma bën mbi mënyrën sesi e gjeti këtë dorëshkrim tregon se ky përkthim duhet të ketë qenë një porosi për t’u lexuar nga personazhe të lartë të sigurisë në vend, të cilët duhet të kishin më shumë njohuri për Rusinë. Njuma ka qenë vetëm 17 vjeç diku në vitet 1959-1960, kur duke luajtur në oborrin e shtëpisë së Halim Xhelos, ish-shef i degës së brendshme, me të birin e tij Vladimirin, do të pikaste një dorëshkrim, i cili rrinte prej disa ditësh diku në një cep të oborrit. Djaloshi i dhënë herët pas leximit do ta ndiente menjëherë se kishte të bënte me një libër jo të zakonshëm nga moria e librave që botohej në atë periudhë. “E shfletova dorëshkrimin dhe m’u duk një libër i rrallë për kohën, dhe e mora ta ruaja në shtëpi”, thotë Njuma. Në faqen e parë të dorëshkrimit ishte shkruar “porosi për kolonel Halim Xhelon”, çka tregon se përkthimi është realizuar gjatë kohës kur Naçaj ka qenë në burg. Deri në vitet ’90, ky dorëshkrim ka qenë i fshehur me kujdes diku në bibliotekën e familjes Njuma, për t’u shfletuar herë pas here nga Shefkiu, i cili do të udhëtonte shpesh në jetën e një prej personazheve më të njohur të spiunazhit rus. Por përtej jetës së Azefit, libri është dhe një leksion mbi revolucionin dhe shumë personazhe të kohës. Për ta pasur me të sigurt dorëshkrimin, ai do të griste faqen e parë ku ishte shkruar emri i Xhelos. “E grisa faqen e parë, pasi pasja e këtij dorëshkrimi duke pasur parasysh kohën të bënte të kishe frikë. Por nuk ia kam dhënë njeriu për ta lexuar”, thotë ai. Pas viteve ’90 dorëshkrimin ia ka dhënë për lexim miqve, me të cilët ndan shpesh biseda librash. Libri duhet të jetë përkthyer diku në vitin 1945 pasi deri në vitin 1944 Naraçi nuk ishte i njohur për përkthyes, por si një nga inxhinierët e mirë të kohës. Por kultura e formimit të tij, bën që përkthimi të ketë një gjuhë dhe një shqipe të pastër. Libri nis me lëvizjen revolucionare ruse nga viti 1825 deri më 1894. “Shkrimtarët që janë marrë direkt ose indirekt me këtë argument nuk kanë nguruar të nënvizojnë karakterin e veçantë dhe të jashtëzakonshëm të terrorizmit rus. Të gjitha ose gati të gjitha lëvizjet revolucionare, në çfarëdo vendi qoftë, përfundojnë fatalisht në shfaqje terroriste, veçanërisht në çastet e tensionit të madh”, shkruan G.Pevsner. Por sipas tij, në të shumtën e rasteve, kemi të bëjmë me episode sporadike të shkaktuara nga iniciativa personale të njerëzve ose grupeve autonome fanatike të dhunës, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me organizatat revolucionare të angazhuara në luftë dhe shpeshherë as që njihen mirë. “Por në Rusi për më se një të katërtën të shekullit ne mund të shohim fenomenin e tmerrshëm të terrorit të përdorur në shkallë të gjerë si mjet më i thjeshtë dhe më direkt i luftës politike dhe të aplikuar me këmbëngulje sipas një logjike të ftohtë dhe brutale. Për afro 30 vjet në periudha pak a shumë të gjatë, policisë cariste iu desh të matej për shkathtësi dhe guxim me grupe terroriste të organizuara mbi baza të shëndosha, të pajisura gjerësisht me mjetet e duhura të drejtuara nga njerëz metodikë dhe të vendosur të cilët paraqesin figurën e revolucionarit siç e ka përcaktuar njëri prej tyre, Naçajevi të cilin Dostojevski e pikturoi me mjeshtëri në romancën e tij “Demonët” nën emrin e Pjetër Verkovenskit”, shkruan G.Pevsner. Për të mbërritur në rrëfimin e jetës së Yevno Azef, ai kërkon të shpjegojë lëvizjen revolucionare, duke filozofuar se çfarë është në thelb një revolucionar. “Revolucionari është një njeri i dënuar paraprakisht. Ai nuk duhet të ketë as lidhje personale, as gjëra, as njerëz të dashur, dhe duhet të heqë dorë dhe nga emri i vetë. Ai duhet të përqendrohet krejtësisht në një pasion të vetëm, në revolucionin. Studimet e tij duhet t’u kushtohen vetëm atyre shkencave që mund t’i shërbejnë për veprën e tij, por mbi të gjitha ai duhet të mësojë të njohë njerëzit për t’i sunduar, për të shfrytëzuar në dobinë e revolucionit, dobësitë dhe sekretet e tyre, pa skrupull dhe pa mëshirë”, shkruan Pevsner. Në fakt, kjo ishte skaleta ku do të shtrihej jeta e Azef. Ai duhet të kishte vetëm një qëllim, revolucionin, e të bënte jetën e një revolucionari të zhveshur nga ndjesitë dhe varësitë e një njeriu të zakonshëm. Teksa flet për revolucionarët e periudhës 1870-1880, ai thotë se ata nuk mund të pranonin pa neveritje idetë e Neçajevit. Ai merr rastin e vrasjes së studentit Ivanov, duke thënë se ishte më tepër një hakmarrje personale sesa ndëshkimi i një tradhtari (thuhej në mes të tjerave se Ivanov ishte eliminuar për shkak se kishte shfaqur ndonjë dyshim mbi ekzistencën e të famshmit Komitet Qendror, dhe hodhi një hije dyshimi mbi figurën morale të Neçajevit. Duke iu referuar historianëve ai thotë se ata kanë rënë dakord që të konsiderojnë konspiracion romantik dhe aristokratik të dekabristave (1816-1825) si fillimin e kësaj lëvizjeje. Kur përdor emrin “romantik”, ai u referohet më tepër nxitjeve të jashtme me të cilat konspiratorët u bindeshin në mënyrë inkoshiente disa qëndrimeve të tyre dhe mbi të gjitha paaftësisë së treguar nga ana e tyre në çastin e veprimit sesa ideve politike të tyre. Këto ishin ndër më radikalet, duke u nisur nga dëshira për të suprimuar absolutizmin carist ose për ta zbutur duke imponuar një regjim parlamentar të tipit anglez, dekabristat në saj të veprës së njërit prej tyre të kolonelit Pestel, njeriu më inteligjent i epokës së tij, sipas Pushkinit, për të cilin kundërshtarët thoshin se ishte e kotë të diskutohej me të, sepse ai kishte gjithnjë të drejtë…Interesante në libër është periudha që Azev kaloi në Gjermani. Nisja e luftës mes Gjermanisë dhe Rusisë do t’i sillte një të papritur të papëlqyeshme edhe Azevit. Ai kishte investuar gjithë kapitalin e tij në titujt rusë. Shpallja e luftës shënoi dhe kapitullimin e tij financiar. Por Azevi nuk ishte një njeri që dorëzohej lehtë. Me paratë që mundi të shpëtonte dhe nga shitja që i bëri disa stolive që ia kishte falur mikeshës së tij, ai hapi një atelier për korsetë, të cilit iu kushtua me të gjithë durimin dhe shpirtin e tij të iniciativës që jeta aventurore dhe e komplikuar e kishte frymëzuar. Në fillim, dyqani i shkoi shumë mirë. Goditja më e rëndë do t’i vinte më 12 qershor 1915. Në mbrëmjen e ditës së mëparshme në një kafe të Fridrihshtrasen, kishte hasur një funksionar të policisë kriminale, i cili e njihte emrin e tij të vërtetë dhe e kishte parë. Azevi ishte kthyer në shtëpi tepër i tronditur dhe plot parandjenja të errëta rreth pasojave që mund të kishte nga kjo rastësi. “Ai më ka njohur, çështja do të përfundojë keq”, i kishte thënë mikeshës së tij kur hyri në shtëpi. Natën e kishte kaluar duke rregulluar shkresat dhe zhdukur letra dhe dokumente të panumërta. Ishte kohë lufte, gjermanët nuk talleshin dhe këtë ai e dinte. Frika e tij u vërtetua menjëherë. Të nesërmen në mëngjes, ndërsa po dilte nga stacioni i hekurudhës nëntokësore një i panjohur iu afrua dhe iu paraqit si agjent i policisë kriminale. Pasi shkëmbyen disa fjalë Azevit iu desh të shkonte me të. Pasi u mor në pyetje për herë të parë dhe shkurtimisht në polici, ai u dërgua në burgun e Moabitit dhe u mbyll në një birucë të izoluar, të lagur dhe të errët. Përse e kishin arrestuar? Ai nuk arrinte ta shpjegonte dhe askush nuk ia thoshte. E vetmja gjë që kuptoi ishte se ai nuk do të lirohej. Pas një sërë peripecish në burg, shqetësimi i vetëm në këtë pjesë të jetës së tij ishte Nedi, e dashura e tij gjermane. Pas burgosjes së tij ajo detyrohet të shesë të gjitha stolitë, pasi lufta për mbijetesë ishte e ashpër. Dhjetëra letra ai i shkroi asaj duke dashur t’i lehtësonte me fjalë mungesën. “Unë kam pasur fatkeqësinë më të madhe që mund t’i vijnë një njeriu të pafajshëm”, i shkruante ai në një letër. “Fatkeqësia ime nuk gjen krahasim veçse me atë të kapitenit Draifus. Dhe në një tjetër letër ai i shkruan: “Ti je nga të gjithë njerëzit, personi i vetëm që qëndron afër meje, aq afër, sa që nuk ndjenjë asnjë ndarje mes nesh. Aty ku je ti jam edhe unë e këtu nuk janë fjalë boshe”. “Ti je e dashura ime”, i thotë në një tjetër letër, “je i vetmi person që interesohet për mua, rreth e përqark meje është shkretëtirë. Ti mund ta përfytyrosh se sa më dhimbset. Zoti duhet të më japë forcën që mund të ndihmoj”. Sipas G.Pevsner Azev nuk ka besuar kurrë në Zotin, por tani që fatkeqësia e ka goditur ai lutet për vete dhe mikeshën e tij. “Lotët e tu më shkyejnë zemrën”, shkruan ai në një çast të trishtuar. “Nuk mund t’i shoh lotët e tu. Mos u trishto për mua. Me ndihmën e Zotit do të durojë gjithçka. Mjaft që ti të jesh mirë. Unë lus Zotin vetëm për ty. Më brengos fakti që ti vuan aq shumë për mua, që nga ky shkak nervat e tua janë të shkatërruara. O e dashura ime ti nuk duhesh të bëhesh merak për mua. Zoti do më japë forcën për t’u qëndruar të gjitha fatkeqësive. Mjaft që ti të jesh e qetë dhe e shëndoshë”. Janë tepër të ndjera ngjarjet vitet e fundit të jetës së tij. Sesi një njeri që i kishte prirë revolucionit tashmë shqetësohet për zemrën e brishtë të një gruaje. “Pas lutjes sime, thotë ai në një tjetër letër “shpirti im është gjithmonë i kënaqur dhe i fortë. Nga ndonjëherë bile edhe vuajtjet e bëjnë më të fortë. Por edhe në vuajtjet njeriu gjen lumturinë, kontaktin me Zotin”. Janë interesante këshillat që ai i jep asaj …”Fol vetëm për çfarë është e nevojshme. Mos harro se të tjerët bazohen mbi ty, por ti mos u bazo kurrë mbi të tjerët. Kurseji të hollat, as më tepër as më pak sesa meritojnë; këto janë një shërbëtor i mirë, por një zotëri i keq. Mos i përbuz njerëzit, mos i urre. Mejtoje vdekjen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje…”.

Ai do të lirohej nga burgu natën e Krishtlindjeve më 1917-n. Në vazhdim të revolucionit dhe të paqes së Brest Litovskit duhej të bëhej shkëmbimi i robëve rusë dhe atyre gjermanë, për këtë arsye ai u lirua. Rusia e vjetër ishte shembur. Qeveria jetëshkurtër e Kerenskut, në të cilën disa socialrevolucionarë kishin pasur pozita të rëndësishme kishte kaluar për së shpejti. Revolucioni rus zhvillohej me shpejtësi të madhe. Para portës së burgut e priste Nedi. Por burgu i gjatë ia kishte rrënuar shëndetin dhe ashpërsuar karakterin e tij. Në shtëpinë e mikeshës ai nisi të hakmerrej kundër gjermanëve që e kishin mbajtur në burg padrejtësisht për një kohë të gjatë. Nga frika se mund të dërgohej në Rusi, ai mendonte se do të ishte më e arsyeshme ta linte Gjermaninë dhe të vendosej në Zvicër. Por Gjermania ishte akoma në luftë me fuqitë e Antamntës dhe kalimi në tokën zvicerane nuk ishte i lejuar. Atij iu desh t’i nënshtrohej fatit dhe të qëndronte në Berlin ku lufta për jetesën bëhej gjithnjë më e ashpër. Por sëmundja nuk do ta linte të shpresonte gjatë pasi më 24 prill 1918 ai do të mbyllte sytë në moshën 49-vjeçare. Mikesha e tij, Nedi, do t’i bënte një funeral madhështor duke e shoqëruar e vetme për në banesën e fundit. Mbi varrin e tij nuk pati asnjë gur, asnjë mbishkrim, por vetëm lulet që Nedi linte për të.

Historia e këtij personazhi është historia e të gjithë atyre njerëzve që besojnë në një ideal, dhe vendosin jetën në qëllim të një kauze. Një libër frymëzues shkruar me stilin e një biografi që ka ditur të gjejë të gjitha faktet dhe detajet që do ta bënin të plotë jetën e Azev. Një libër që u përkthye në burgjet e komunizmit, nga një njeri që ashtu si Azev kaloi një pjesë të jetës në burg, e më pas vdiq në internim. Ka shumë histori që shoqërojnë jetën e një libri, i cili duket se nuk përfundon asnjëherë me faqen e fundit, por çdo faqe e re lind pas takimeve që libri ka me lexues, apo përkthyes, që i japin një tjetër dimension atij. Ashtu si dorëshkrimi vishnjë, që Shefi Njuma e deshi më shumë mes qindra librave që kishte në bibliotekë. Sipas autorit të librit, fati i “disa personazheve të përmendura në këtë histori është i çuditshëm dhe plot aventura shpesh herë tragjike”. “Boris Davinkovi përpara luftës qëndroi për disa kohë në Itali, pastaj u transferua në jugun e Francës , ku u mor me punime letrare të tija dhe qëndroi gjatë gjithë kohës së luftës. Pas shembjes së regjimit carist u kthye në Rusi. Mori pjesë në qeverinë e përkohshme, e formuar nga Kerenski, si guvernator i Petërsburgut, komisar i luftës, nënsekretar shteti dhe ministër. Pas ardhjes në fuqi të bolshevikëve, iku nga Petërburgu dhe hyri në radhët e ushtrisë antibolshevike. Në vitin 1918 u dërgua në Paris si shef i misionit ushtarak i qeverisë së re të formuar në Omsk, e cila u zëvendësua menjëherë nga ajo e admiralit Kolçak, dhe bëri pjesë në misionin e ambasadorëve, në të njëjtën kohë hapi në Paris një zyrë propagande antibolshevike. Në vitin 1921 vajti në Poloni ku organizoi reparte të reja antibolshevike, por tentativa për të kaluar kufirin së bashku me këto reparte dështoi”…Por në thelb të revolucionit është Azevi, një personazh që teksa e sheh përmes fjalësh në dorëshkrimin e zverdhur nga koha, të sjell aromën e një kohe të cilën ende se kemi lexuar siç duhet në librat e historisë. /Gazeta Shqip/

Shkelet një biçiklist në Prizren

0

Një biçiklist është goditur me veturë në Prizren. Viktima ka pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull k-shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes, nga pakujdesia ka goditur një biçikletë të cilën e drejtonte, viktima mashkull k-shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

I heqin titullin Miss Britania, ajo i sfidon nudo

0

Fituesja e çmimit Miss Britania e Madhe, Zara Holland, nuk e mbajti gjatë këtë titull.

Pasi u fut në spektaklin “Love Island”, ajo bëri seks me një prej konkurrentëve.

Kaq u desh dhe asaj iu hoq kurora.

Por 20-vjeçarja i sfidoi duke publikuar një set me foto nudo.

Jennifer Aniston shtatzënë?

0

Ishin disa foto të publikuara ditën e djeshme ato që pushtuan mediat rozë me lajmin se Jennifer Aniston ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por duket se asgjë nuk është e vërtetë.

Zëdhënësi i Jennifer ka bërë një deklaratë të menjëhershme për “Entertainment Tonight” duke hedhur poshtë këto thashetheme.

“Ajo nuk është shtatzënë. Ajo që vihet re është se Aniston sapo kishte shijuar një drekë të këndshme dhe po çlodhej në pronën e saj private”.

Ishte revista “In Touch” ajo që i dedikoi një shkrim aktores hollivudiane ku shkruhej se sipas burimeve të afërtat ë aktores, Jennifer ishte tepër e emocionuar që më në fund po bëhej nënë.