SHBA-ja akuzon Rusinë se po furnizon me armë talibanët

SHBA-ja ka sugjeruar gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis në Afganistan, se Rusia është duke furnizuar me armatim militantët talibanë.

Gjenerali John Nicholson, komandat i forcave amerikane në Afganistan, gjatë një konference të përbashkët me Mattis në Kabul më 24 prill, ka thënë se ai nuk do të hedhë poshtë përfshirjen e Rusisë në luftën afgane, përfshirë edhe furnizimin me armë të Moskës për talibënet.

Ai nuk dha detaje të tjera për këto pretendime. Por më herët më 24 prill, një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA-së, u tha gazetarëve në Kabul, se Rusia po i furnizon me armë automatike militantët talibanë.

Rusia mohon se u ofron mbështetje të tillë talibanëve. Moska thotë se ka kontaktet me talibanët janë të kufizuara.

Sekretari Mattis, kur u pyet për aktivitetin e Rusisë në Afganistan tha se Uashingtoni është i shqetësuar me raportimet për furnizmin me armë të talibanëve.

Ai tha se Uashingtoni “do të angazhohet me Moskën në mënyrë diplomatike”, kudo që mundet.

Por Mattis tha po ashtu se SHBA do të “përballer me Rusinë, kur Moska do të bëjë shkelje të ligjeve ndërkombëtare apo të mohojë sovranitetin e vendeve të tjera”/SYRI.net/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit