20.1 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 6013

Idealet e mbetura në vepra arti

0

Një përzgjedhje veprash nga koleksioni i Muzeut Ludwig në Budapest, do të ekspozohen më 24 qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, nën titullin “Ideja dhe vepra arti”. Përzgjedhja, që përfshin disa nga artistët më të njohur bashkëkohorë hungarezë të tillë si László Fehér, László Lakner, Dóra Maurer, Sándor Pinczehelyi e të tjerë, e pasqyron të kaluarën e afërt dhe artin bashkëkohor të Hungarisë përmes veprash kryesisht në fotografi dhe multimedia, e që shpesh përfshijnë figurën e artistit.

Sipas kuratores së ekspozitës, Krisztina Szip?cs, pika kryesore e ekspozitës është të zbulojë “idetë dhe mendimet pas çdo vepre, të tilla si ideologjitë, qëllimet dhe idealet – mes tyre komunizmi, shoqëria e konsumit, nacionalizmi, idealet mbi të bukurën, mendimi fetar, liria – të cilat kanë ndryshuar shumë këto 40 vjetët e fundit. Veprat e ekspozuara janë dokumente të një epoke, gjurmë të idealeve dhe vlerave që përshkojnë jetën e përditshme dhe artin.” Veprat mbartin mënyrën sesi arti ka përcjellë një nga periudhat më të errëta të Hungarisë, siç ishte komunizmi, dhe në këtë kontekst ardhja e tyre në një vend me histori të ngjashme, sjell një anë tjetër të një historie që ne e kemi jetuar.

Ekspozita vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vazhdueshëm prej më se 2 vjetësh mes Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Ludwig – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Hungari. /Shqip/

Shkëlqimi i Ermonela Jahos në Francë

0

Kanali televiziv France 3 transmetoi mbrëmjen e djeshme Festivalin e Muzikës Klasike, ku interpretoi edhe sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

“Muzika madhështore na frymëzon gjithmonë të gjithëve. Faleminderit publiku i C.D’Orange për atmosferën dhe mbështetjen”, shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, sopranoja Ermonela Jaho. Sopranoja Jaho interpretoi “Maria Stuarda”, nga opera e Gaetano Donizetti, që është një apel për paqen.

Televizioni francez i bëri një promovim të dukshëm, jo vetëm sopranos shqipjahoitare me famë botërore Ermonela Jaho, por edhe artit dhe kulturës shqiptare, ku theksohen arritjet e pazakonta në interpretimin e muzikës klasike të këngëtarëve shqiptarë dhe veçantitë në interpretimin e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Festivali synon të pasqyrojë standardet dhe arritjet e larta artistike të vitit në Operën e Toulon, Avignon, Marseille etj. Hapja u bë me operën “Carmen” që është cilësuar si një urë lidhëse mes cilësive të një spektakli festiv dhe kulturës popullore.

Në festival, përveç sopranos Ermonela Jaho interpretuan edhe artistë të tjerë të shquar si Bryan Hymel, Béatrice Uria Monzon , Lambert Wilson, Vannina Santoni,etj.

Edicioni i parë i festivalit “Muzika në Festë” është zhvilluar në vitin 2011 në teatrin e bukur antik “Orange”. Ai është zgjedhur si festivali i preferuar për francezët në 2014 dhe sot është quajtur takimi i referencës i muzikës klasike. Sopranoja, Ermonela Jaho, ka interpretuar dhe vazhdon të shënojë në kalendarin e saj artistik skenat më të njohura operistike si Opera Mbretërore e Londrës, Teatri i Scala-s të Milanos, Opera Metropolitan e Nju Jork-ut, Teatri i Champs-Elysees.

Në maj të këtij viti sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbaj në teatrin “Savoy” të Londrës. Sopranoja me famë botërore triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar./KultPlus.com

Dy të arrestuar në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një mashkull shqiptar dhe një boshnjak në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykatës Themelore në Prizren dhe Ferizaj.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Prizren: Aktakuzë për katër zyrtarë për keqpërdorim të pozitës dhe uzurpim të pronës

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve B.K., B.B., I.S. dhe F.H., për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragraf 1 të KP si dhe për veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 1 të KP.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe B.B., në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie nga personi tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Me këto veprime të pandehurit B.K. dhe B.B., kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragraf 1 të KP.

Ndërkaq, I.S., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dhe shfrytëzuar pronën e paluajtshme në sipërfaqen prej 7 (shtatë) ari, nga data e pavërtetuar deri në fillim të vitit 2015, të personit tjetër, pronë kjo e evidentuar si pronë publike. I pandehuri I.S., pronën në fjalë ia ka shitur të pandehurit F.H., për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro pa pasur fletë poseduese nga kadastri.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri tjetër F.H., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që në fillim të vitit 2015, pa kontratë të vërtetuar me shkrim dhe pa dokumentacion përkatës, ka blerë pronën në sipërfaqe prej 7 (shtatë) ari, për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro, nga i pandehuri I.S.

Me këto veprime dy të pandehurit I.S dhe F.H., kanë kryer veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 1 të KP. /PrizrenPress.com/

Mbjellë bimë narkotike në Zhur të Prizrenit, i bastiset banesa

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka bastisur banesën e një personi në fshatin Zhur të Prizrenit. Ai dyshohet për kultivimin e nëntë bimëve të dyshuara narkotike.

Policia njofton se bimët janë konfiskuar.

“Është bastisur banesa e të dyshuarit mashkull k-shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur të mbjella nëntë bimë të dyshuara narkotike. Bimët janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Era Istrefi këndon në New York

0

Këngëtarja nga Kosova e cila gjithherë e më shpesh është prezente në skenën ndërkombëtare, është ftuar që të këndojë në New York, në një ngjarje të organizuar për të kujtuar 49 viktimat e komunitetit LGBT të vrarë javë më parë në Orlando, raporton Insajderi.

Lajmin për pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Facebook. Në Amerikë ajo do të këndoje këngën Bon Bon e cila ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Në muajt e fundit, Era Istrefi ka performuar edhe në Gjermani e Francë.

Gjykimet e reja do të kryhen nga autoritetet e Kosovës

0

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, përmes një komunikate për media, ka sqaruar kompetencat që i takojnë me mandatin e ri.

Sipas komunikatës, bëhet me dije se, në parim, të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës, por, gjithnjë sipas njoftimit për media, “vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it”.

Më tej ju sjellim të plotë njoftimin e EULEX-it për kompetencat që i takojnë me mandatin e ri:

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

Pas vendimit të Këshillit për ta vazhduar mandatin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë deri më 14 qershor 2018, dhe pas shkëmbimit të letrave ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, Misioni EULEX në partneritet me autoritetet kosovare do të vazhdojë me transferimin gradual të aktiviteteve të tij tek institucionet vendase dhe aktorët tjerë të BE-së.

EULEX Kosova do ta ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira.

Ky Mision, në bashkëpunim të plotë me Programet e Asistencës të Bashkimit Evropian do ta zbatojë mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, ndërsa i ruan disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive. Në mënyrë që të mundësohet progresi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm nga ana e autoriteteve vendase, duke i përfshirë autoritetet gjyqësore dhe shërbimet policore, ky Mision do të ofrojë monitorim, mentorim dhe këshillim në nivelet e shtabeve dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve përkatëse të Sundimit të Ligjit për ta përforcuar rrethin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimit të lëndëve të ndjeshme.

Përmes funksionit ekzekutiv të tij ky Mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale. Në të njëjtën kohë, lëndët e EULEX-it do të vlerësohen vazhdimisht me qëllim që këto lëndë të ri-kualifikohen si lëndë të përbashkëta, duke i angazhuar më tej autoritetet kosovare të drejtësisë, prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha.

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në përputhje me ligjet kosovare.

Misioni gjithashtu, në bashkëpunim të ngushtë me PSBE në Kosovë do të ofrojë mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë për të ndihmuar me zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit.

EULEX Kosova, i krijuar në vitin 2008, i ndihmon dhe mbështetë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht ato që lidhen me policinë, gjyqësinë dhe doganën.

Linda Halimi në pritje të fëmijës së parë

0

Këngëtarja Linda Halimi është shtatzënë.

Këtë lajm këngëtarja,e cila aktualisht ndodhet në Amerikë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tregon me foto ky teste shtatzënie të cilat rezultojnë pozitive.

Halimi ëshë shprehur se diçka e tillë ishte e papritur për të dhe partnerin e saj, por që e lumturonte pa masë.

“Ndjenja të ngatërruara, por të lumtura”, thotë Halimi.

Turqia arreston tre aktivistë të lirisë së shtypit

0

Autoritetet në Turqi kanë arrestuarar tre persona nën akuzat se kanë bërë “propagandë terroriste”.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për përfaqësuesin e Reporterëve pa Kufij, Erol Onderoglu, gazetarin Ahmet Nesin dhe akademikun Sebnem Korur Fincanci.

Arrestimet vijnë pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian mbi Ankaranë për të ndaluar persekutimin e akademikëve dhe të gazetarëve.

Tre të arrestuarit raportohet se kanë marrë pjesë në një fushatë solidariteti, në mbështetje të gazetës pro-kurde Ozgur Gundem.

Gazeta është e njohur për mbulimin e çështjeve kurde dhe të konfliktit midis ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit kërkon autonominë e kurdëve, por Qeveria turke e konsideron atë si një organizatë terroriste.

Reporterët pa Kufij kanë thënë se “ka rënie të pabesueshme të lirisë së shypit në Turqi”./rel

I riu britanik tentoi ta vrasë Donald Trumpin

0

Një i ri britanik ka tentuar t’i marrë armën një oficeri policie për të qëlluar ndaj Donald Trump gjatë një takimi të këtij të fundit me mbështetësit në Las Vegas.

20-vjeçari Michael Steven Sandford ka pranuar se kishte në plan që të qëllonte ndaj Donald Trump prej një vit, e kishte vendosur që të vepronte pasi kishte vetëbesim.

Nga sa raportohet 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks.

Sipas Associated Press Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.