14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 602

Ndeshjet e fundit për Final 4

0

Të martën (sot) zhvillohen ndeshjet e fundit apo të xhiros së dhjetë në Ligën Unike të Femrave, ku do të përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse në Final 4, që do të luftojnë për titullin e kampionit.

Flamurtari dhe Peja 03 përballen në Vlorë, në një sfidë interesante dhe emocionuese, pasi të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e katër humbje.

Dueli tjetër është ndërmjet skuadrave kryeqytetase shqiptare Partizani dhe Tirana, që kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Bashkimi-Junior 06 Moni Bau është regjistruar me rezultat 88:65, nga Superliga Femrat Kosovë.

Bashkimi, kampion i Kosovës është kualifikuar nga vendi i parë me nëntë fitore dhe një humbje, derisa Junior 06, edicionin e parë në Ligën Unike Femrat e përfundoi me një fitore e nëntë humbje.

Final 4 i Femrat do të zhvillohet në Shqipëri më 18-20 mars.

Liga Unike Femrat-Java 10

E martë

18:00 Flamurtari-Peja 03

17:30 Partizani-Tirana

Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka mohon akuzat, pretendimet për sulm e kanosje i quan fushatë shpifëse

0

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ministri i MZHR-së, Fikrim Damka përmes një deklarate publike ka mohuar kryerjen e ndonjë vepre penale në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025. Madje tërë situatën e krijuar, që kishte rezultuar me ndalimin e tij dhe më pas me masën e arrestit shtëpiak, me pretendimet për sulm dhe kanosje, e ka quajtur një kurth të bazuar në fushatë shpifëse.

“Më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, ndaj meje dhe nipit tim është organizuar një kurth dhe është iniciuar një fushatë shpifëse përmes akuzave të pabazuara, duke u përpjekur të ndikojnë gabimisht në sistemin e drejtësisë. Për shkak të disa deklaratave që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, pavarësisht se nuk është kryer asnjë vepër penale, unë dhe nipi im u ndaluan nga Prokuroria për 42 orë dhe më pas, me vendim gjykate, u vumë në arrest shtëpiak për një muaj”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Damka ka shtuar se ashtu siç është deklaruar në Prokurori dhe në Gjykatë, në ngjarjen e pretenduar më 9 shkurt, as ai dhe as nipi i tij nuk kanë kryer asnjë sulm fizik apo kërcënim.

“Pamjet nga kamerat dhe dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje gjithashtu e konfirmojnë këtë të vërtetë”, është shprehur Damka.

Ai ka shfaqur besimin se drejtësia do të vihet në vend dhe se gjykatat do ta zbardhin të vërtetën për këtë rast.

Ngjashëm si ai, edhe KDTP-ja përmes një deklarate, ka theksuar se kjo fushatë shpifëse nuk është vetëm një sulm ndaj Damkës dhe familjes së tij, por gjithashtu një sulm edhe ndaj komunitetit turk të Kosovës dhe vullnetit të tij, raporton Telegrafi.

Për më shumë është shprehur qëndrimi se ngrehja e akuzave të pabazuara ndaj një lideri politik nuk përkon me asnjë normë të moralit politik apo njerëzor.

Ndërkaq Damka ka pohuar se fushata të tilla nuk janë hasur në skenën politike të Kosovës.

“Skena politike e Kosovës nuk ka qenë dëshmitare e një fushate të tillë shpifëse deri më sot. Rivaliteti ka ekzistuar gjithmonë, por kurrë nuk janë shkelur kaq hapur normat e etikës dhe sjelljes politike. Për vite të tëra, kemi bashkëjetuar në skenën politike me individë me mendime dhe qëllime të ndryshme, por pika jonë e përbashkët ka qenë gjithmonë mbrojtja dhe përparimi i identitetit turk.

Fatkeqësisht, ky kurth përfaqëson një nga goditjet më të rënda ndaj kësaj kauze të shenjtë dhe ndaj Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Ajo që e bën situatën edhe më të dhimbshme është se kjo përpjekje është organizuar nga disa turq”, ka thënë kryetari i KDTP-së, raporton Telegrafi.

Tutje si ai edhe KDTP-ja kanë theksuar se nga fillimi i kësaj çështjeje, “kemi parë se disa media kanë shfrytëzuar këtë situatë për të përçarë komunitetin turk dhe për të krijuar tensione mes nesh” dhe se ky skenar nuk ka pasur sukses, pasi komuniteti turk, nuk ka rënë pre e kësaj fushate shpifëse, dhe përkundrazi, është bashkuar edhe më shumë, duke forcuar unitetin dhe solidaritetin e tij.

Në të njëjtën kohë është shprehur mirënjohja edhe për mesazhet e mbështetjes të marra nga Turqia, nga vendet e Ballkanit dhe nga të gjitha anët e Kosovës.

“Na gëzon fakti që ky proces nuk na ka dobësuar, por përkundrazi, na ka forcuar edhe më shumë. Identiteti institucional i partisë sonë është ruajtur dhe aktivitetet tona nuk janë ndërprerë. Edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të njëjtë dhe i njoftojmë publikisht të gjithë për këtë”, thuhet në deklaratën e KDTP-së, duke shtuar se kjo parti me besimin se drejtësia do të triumfojë, do të vazhdojë punën me unitet dhe solidaritet.

Gjykata Themelore e Prizrenit, muajin e shkuar pat caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale sulm dhe kanosje. Por kjo Gjykatë javën e shkuar e ka liruar Damkën dhe nipin e tij nga kjo masë./Telegrafi/

Dua Lipa dhe Jennie publikojnë videoklipin e ‘Handlebars’

0

Është publikuar videoklipi i këngës ‘Handlebars’, që është bashkëpunim i Dua Lipes me këngëtaren koreano-jugore, Jennie.

Kënga është pjesë e albumit të Jenniet, me titull ‘Ruby’. Si këngë ajo u publikua pak ditë më parë, ndërsa tani erdhi me videoklip.

Projekti menjëherë ka marrë vëmendjen e mediave kryesore botërore. Për të kanë shkruar mediumet e mëdha në botën e showbizit si ‘Billboard’ e ‘Rolling Stone’.

Faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe zhvillohet në shkollat e Dragashit

0

Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, sot u zhvillua faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta, si pjesë e Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Për të përcjellë mbarëvajtjen e këtij procesi, në terren doli drejtori i DKA-së, Zeni Krasniqi, së bashku me stafin e tij.

Të gjitha përgatitjet për këtë fazë të testit janë bërë me kohë, dhe i gjithë procesi është zhvilluar në rregull, duke respektuar të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga organizatorët e Olimpiadës./PrizrenPress.com/

Në 2024-tën bankat komerciale në Kosovë shënuan rekord të të hyrave

0

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komcerciale në Kosovë, kanë shënuar rekord në vitin 2024.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë më i larti, përkatësisht 182.1 milionë euro.

Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat në kredi, si dhe nga shërbimet bankare.

Gjatë vitit 2024, norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

Në vendin tonë operojnë 11 banka komerciale.

Nga ato tetë kanë kapital të huaj, derisa tri janë vendore.

Sistemi bankar i Kosovës i ka reth 4 mijë 150 të punësuar/ Klankosova.tv

Rënia e tupanit për Ramazan, në qytetin e Prizrenit ruhet tradita

0

Nëse në shumë zona që njohim, ka humbur tradita e rënies së tupanit për të lajmëruar syfyrin dhe iftarin në muajin e begatë të Ramazanit, në qytetin e Prizrenit kjo traditë vazhdon të ruhet.

Për të lajmëruar dy vaktet e Ramazanit ka forma të shumta, nga thirrja e ezanit, kalendari, përmes medies dhe kjo formë, tupani.

“Kur ndihet tupani është tjetër lezet,” thotë daullexhiu Gëzim Qavollari.

Ai është 70 vjeç. Tupanin e ka trashëgim nga babai i tij, ndërsa vetë Gëzimi e ka nisur këtë punë që në moshën 12-vjeçare për të mos e ndërprerë asnjëherë.

Teksa zgjohet në syfyr për t’i rënë tupanit për t’u dëgjuar në të gjithë Prizrenin, nis edhe agjërimin. Prej së paku 40 vitesh ka agjëruar rregullisht.

Patjetër që përveçse pasion, Gëzimi siguron edhe të ardhura përmes rënies së tupanit, si në muajin e Ramazanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq ai duket se ka mbetur i vetëm në këtë traditë me kaq shumë përkushtim./rtsh.al/

Mbahet takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e QKMF-së në Rahovec

0

Në Rahovec, u mbajt takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për investimet që po ndodhin, mbarëvajtjen dhe cilësinë e shërbimeve, si dhe për zgjerimin e mundësive për vitin 2025.

“QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ ka shënuar përparime të dukshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Grante për fermerët e Suharekës – Hapet thirrja për aplikime

0

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë” (IADK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Suharekës, ka shpallur thirrjen për aplikim për grante në sektorin e hortikulturës.

“Organizata ‘Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë’ (IADK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për grante për fermerët e sektorit të hortikulturës (perimeve dhe pemëve)”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, viktima dërgohet në strehimore

0

Në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një burrë kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë, viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është dërguar në strehimore. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa të vijojnë procedurat hetimore./PrizrenPress.com/

Superliga rikthehet me superderbin Drita-Ballkani

0

Elita e futbollit tonë rikthehet sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të.

Edhe kjo xhiro parashikohet të sjellë disa duele mjaft interesante.

Java e 24-të nis sot pasdite, ku do të përballen Drita-Ballkani, që është kryesfida e sezonit pasi ballafaqohen dy rivalët kryesor në garën për titull të kampionit, derisa Ferizaj sfidon Llapin.

Ndërkaq të mërkurën pasdite do të luhen edhe tri ndeshjet e kësaj xhiro, ku takohen Malisheva-Gjilani, Prishtina-Dukagjini dhe Suhareka-Feronikeli ’74.

Superliga-Java e 24-të

Sot takohen:

Drita-Ballkan

Ferizaj-Llapi

Të mërkurën takohen:

Malisheva-Gjilani

Prishtina-Dukagjini

Suhareka-Feronikeli ‘74

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00 përveç duelit Prishtina-Dukagjini që nis në orën 12:30 dhe luhet në Kampin Nacional në Hajvali.

sekond.