11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 603

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat deri në 20 gradë

0

 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga 0 gradë Celsius deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë nga 15 deri në 20 gradë Celsius.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Qyteti me temperaturën më të ulët gjatë ditës do të jetë Dragashi me 0 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës parashihet të mbajë në Prizren, Gjakovë, Istog e Junik me 20 gradë.

Duda Balje thotë se ka kushte për ta votuar qeverinë e re

0

Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus” deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje me prioritet e cilido, kryeministër që ua plotëson, do e marr votat e tyre.

Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por edhe krijimi i komunave boshnjake.

“Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët.Ka çasje që 20 vite sjanë realizuar, disa prej tyre janë reforma në arsim e krijimi i komunave boshnjake”, tha Balje.

 

‘Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës’

0

Nazmie Hoxha është këngëtare e njohur shqiptare e muzikës popullore. Ajo lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.

Fillet e para të karrierës së saj si këngëtare, i pati përgjatë viteve derisa studionte shkollën e mesme, ku pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar.

Në ato vite ajo bëhet pjesë e Shoqërisë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”.

Si dukat i vogel jeOj zogo, Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës janë disa prej interpretimeve të saj ndër vite, të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Ju sjellim interpretimin e saj Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës:

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” përfundoi me katër persona të lënduar

0

Gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në drejtimin Suharekë-Duhël, duke lënë katër persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

I njëjti bën apel për kujdes të shtuar në trafik.

Konfirmimi i tij i plotë:

Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve:

1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes në Duhël

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël.

Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin.

Fillojnë punimet për pistonat automatik në Urën e Arastës, bllokohet hyrja-dalja në “Shatërvan”

0

Nesër, më 11 mars 2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do të bllokohet hyra/dalja në këtë zonë të Sheshit Shatërvan në Prizren.

Komuna e Prizrenit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe banorëve të kësaj ane deri në realizimin e këtij projekti dhe i fton ata të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje në këtë zonë.

Vendosja e numrave identifikues të shtëpive në Malishevë pritet të përfundojë brenda 15 ditëve

0

Procesi i vendosjes së numrave identifikues për shtëpi dhe objekte në territorin e Komunës së Malishevës ka vazhduar sot dhe pritet të përfundojë brenda 15 ditëve të punës. Aktiviteti është parë nga afër edhe nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori i Urbanizmit, Avdi Morina.

“Vendosja e numrave identifikues është një hap i rëndësishëm për identifikimin dhe orientimin e saktë, përmirëson shërbimet publike, ndihmon në planifikimin e politikave urbane dhe zhvillimore, dhe krijon më shumë siguri për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati, duke përcjellë nga afër realizimin e këtij procersi.

Po ashtu, drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se më herët janë vendosur një pjesë e numra identifikues, ndërsa tani vazhdon realizimi i plotë dhe vendosja e të gjitha numrave për shtëpitë dhe objektet në të gjithë territorin e Komunës së Malishevës. Sipas tij, projekti përfshin edhe 699 rrugë dhe 11,317 numra për shtëpi dhe objekte.

Ky projekt financohet nga Banka Botërore dhe po realizohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Bero Kingdom triumfon në Prizren

0

Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës, ku është mbajtur turneu i Alley Oop në 3×3.

Në turneun e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë gjashtë ekipe. Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, më pas janë zhvilluar gjysmëfinale dhe finalja, ku janë përballur Bero Kingdom dhe Djemt e Prizrenit.

Pas një loje interesante, Bero Kingdom shënoi fitore, duke triumfuar në Prizren, për të siguruar biletën për finalen e madhe në Prishtinë. Skuadra fituese mori shpërblimin prej 300 Euro.

Ky ishte turneu i tretë i Alley Oop, pas Prishtinës dhe Gjakovës, derisa do të vazhdojë edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Therandë. Skuadrat finaliste do të ndeshen në Prishtinë për fituesin e parë të edicionit të parë.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën./PrizrenPress.com/

Godbold e Bashkimit, MVP e xhiros së 16-të

0

Adrienne Godbold ka shkëlqyer në xhiron e 16-të të Superligës së Femrave, duke e ndihmuar ekipin e saj, Bashkimin, të arrinte një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultatin 60-84.

Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Godbold arriti të shënojë 26 pikë, të grumbullojë 13 kërcime dhe të regjistrojë 8 asistime, duke merituar plotësisht titullin e MVP të kësaj xhire, përcjell PrizrenPress.

Top 5 basketbollistet më të dalluara:

Adrienne Godbold (KBF Bashkimi) 26 pikë, 13 kërcime, tetë asistime
Aulona Muhadri (KBF Bashkimi) tetë pikë, 14 kërcime, katër asistime
Jeta Zeka (KFB Penza) 21 pikë, nëntë kërcime, dhjetë asistime
Nicole Terry (KBF Penza) 20 pikë, 19 kërcime, 15 asistime
Calveion Landrum (KBF Peja 03) 26 pikë, 11 kërcime, dhjetë asistime

Vodhi telefonin nga banaku i lokalit, kërkohet hajni në Prizren

0
Policia e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari për vjedhje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 maj të vitit të kaluar në një restorant në lagjen Arbana ku është vjedhur një telefon në vlerë të 450 eurove.

“Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet.Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.