12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6022

Hoxha-Babuna: Qeveria e Ramadan Mujës, po i fsheh pronat publike

0

Kuvendarja e Nismës në Prizren,Ganimete Hoxha-Babuna, akuzon qeverinë “Muja”, për fshehje të pronave publike. Sipas saj, këto prona po shfrytëzohen nga “klientela e tij”.

“Kjo u dëshmua në raportin e punës që u paraqit për t’u diskutuar në Kuvendin e Prizrenit, në mbledhjen e fundit”, tha Hoxha-Babuna.

Ajo tha se dokumenti që është paraqitur në Kuvedn, nuk meriton të quhet dokument i punës.

“Dokumenti është me shumë të meta, si në aspektin përmbajtjesor, kuptimor dhe semantik”.

“Vërtet është mëkat që në Kuvend vjen një dokument i tillë. Kjo tregon nivelin më minimal të përformancës te Ekzekutivi dhe seriozitetin e tij karshi Kuvendit. Me të tilla shkrime, Kuvendi po bëhet gjithnjë e më i zbehtë”.

Hoxha-Babuna tha se raporti i punës, nuk paraqet asnjë lloj informacioni.

“E vetmja gjë pozitive, që është prezantuar në këtë letër është specifikacioni i raportit financiar të shfrytëzuesve të pronës komunale.

Aty shihet se ka shfrytëzues të pronës, të cilët për një kohë shumë të gjatë nuk ju janë përgjigjur obligimeve ndaj Komunës”.

“Pastaj ne dyshojmë se kjo nuk është lista e plotë e pronave komunale të cilat shfrytëzohen nga personat fizike apo juridik. Ne, pretendojmë se ka më shumë prona komunale se sa janë paraqitur”/PrizrenPress.com/

Nënkryetari i AAK-së, kërkon prishjen e koalicionit me PDK-në në Prizren

0

Nënkryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Naim Çelaj, kërkon që të prishet koalicioni me PDK-në në Prizren.

Ai thotë se AAK-së nuk i duhet PDK-ja.

Çelaj, për herë të parë ka treguar se prishjen e koalicionit m PDK-në, ka kërkuar që dy vite.

“Ka më shumë se dy vite që kam ngritur zërin tim në kundërshtim të koalicionit mes AAK-së dhe PDK-së në Komunën e Prizrenit”, tregon ai, shkruan PrizrenPress.

“PDK-ja në Prizren nuk është e aftë të qeveris Prizrenin. Ka mungesë të njerëzve dhe vizionit që qëllim ka zhvillimin e kësaj komune dhe qeverisjen e mirë”.

“Kjo vërtetohet edhe me faktin se shumica dërmuese e drejtorëve komunal të kësaj partie, janë të inkriminuar, e nën akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“PDK-ja në Prizren , pushtetin e shfrytëzon vetëm për përfitime të grupeve të ngushta të interesit, në një keqqeverisje pa vizion dhe pa të ardhme.Prandaj, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Prizren nuk i duhet PDK-ja dhe nuk duhet të vazhdoj koalicionin me të paaftët dhe të inkriminuarit as edhe një ditë…!!!!”/PrizrenPress.com/

Prizren: Akuzohet për keqpërdorim përmbaruesi Mehdi Reshani

0

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren,  ndaj përmbaruesit privat Mehdi Reshani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë paraqitur prova te reja, të cilat nuk i kishte në posedim gjykata.

Gjatë leximit të provave materiale nga shkresat e lëndës, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka konstatuar se në aktakuzë përmendet një parashtresë me prova të mbrojtjes, por ato prova nuk i posedonte gjykata.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha se nuk e dinte si ka ndodhur që ato prova, nuk gjenden në lëndë, pasi që, siç tha jo, i kishte dërguar të gjitha. Gashi, një kopje të tyre ia dorëzoi gjykatës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Reshani, avokati Bashkim Nevzati, tha se bëhet fjalë për një parashtresë me rreth 20 prova, të cilat ai ia kishte dërguar prokurorisë në fazën hetuese. Nevzati kërkoi që të njëjtat prova, të administrohen nga gjykata.

Përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, kërkoi që të administrohet si provë, marrëveshja e zotimit të nënshkruar në mes dy aksionarëve të ndërmarrjes “Agrokosova Holding”. Sipas saj, me këtë dëshmohet se përmbaruesi privat Mehdi Reshani, ia kishte pamundësuar administrimin e ndërmarrjes njërit prej pronarëve legjitim.

Trupi gjykues, do të vendos në seancën e radhës, rreth administrimit apo jo të këtyre provave të prezantuara nga palët, pasi të bëjë analizimin e tyre.

Seanca e radhës u caktua më 7 prill, në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, e akuzon përmbaruesin privat Mehdi Reshanin, se kishte tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht i kishte shkaktuar dëm personave tjerë. Sipas aktakuzës, Reshani, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”, ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai kishte marrë sërish veprime ekzekutive, pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding”, të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Zafir Berisha: Kadri Veseli filloi fushatën në Prizren, me rrenat e Hashim Thaçit

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, (s)është habitur kur ka dëgjuar siç i quan ai “rrenat e Hashim Thaçit ”, për Prizrenin, nga goja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai, tha se Veselit, i kanë ikur pa përmendur edhe disa “rrena të tjera”, që ish- lideri i PDK-së Hashim Thaçi, kishte bërë në Prizren, në vitin 2009.

“Veseli e ka filluar fushatën në Prizren, me rrenat që Hashim Thaçi, i ka bërë që në vitin 2009”, tha Berisha, shkruan PrizrenPress.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse e fiton besimin e qytetarëve të Kosovës, dy ministri të Qeverisë së Kosovës, do t’i bartë në Prizren. Ai, ka premtuar se Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, do të transferohen nga Prishtina në Prizren.

Ndërkaq, Zafir Berisha, i cili e drejton Nismën në Prizren, tha se këto dy premtime kanë qenë të Hashim Thaçit.

“Thaçi ka pas premtuar se do të vendosë Shkollën Diplomatike në Prizren, Stadium Evropian…, por i paska harruar Veseli me i përmend”, tha Berisha.
Ai, tha se me mashtrimeve të tilla nuk do t’i besojnë qytetarët e Prizrenit.

“Jam shumë i bindur se qytetarët e Prizrenit nuk munden me i besuar më mashtrimeve të këtij lloji”.

Berisha tha se Veseli këto premtime i ka bërë duke i pasur në krah dy njerëz të dënuar për krime të organizuara dhe korrupsion
“Prizreni nëse është mashtruar njëherë në besim nuk do të thotë se mundesh, gjithnjë ta mashtrosh sa herë vinë zgjedhjet”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Arbër Rexhaj: Kadri Veseli po tenton t’i mashtrojë qytetarët e Prizrenit

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj tha se premtimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se dy ministri në të ardhmën do të bartën në Prizren, nuk është asgjë tjetër, përvq përpjekje për t’i mashtruar qytetarët. Sipas tij, partia e Veselit, ka rrënuar cdo gjë në Prizren.
“Kryetari i PDK-se Kadri Veseli paska zgjedhur Prizrenin për të filluar parafushatën zgjedhore parlamentare, madje edhe lokale ne Prizren. Ai paska premtuar që në qeverisjen e ardhshme Ministria e Turzimit ta ketë selinë në Prizren. Sigurisht që vendosja e kësaj ministrie në Prizren, si qyteti i dytë me i madh në Kosovë, do të ishte e mirëseardhur,  por, Kadri Veseli me parafushata të tilla po rren qytetaret”, tha Rexhaj.

“Këto ministri jo që nuk do të vendosen në Prizren por ai, si kryetar, qeverisja e tij, në Prizren duhet të japin llogari para drejtesisë për gjithë shkaterrimin e trashegimisë kulturore në Prizren, gjë që VETEVENDOSJE! në Prizren iu ka bërë thirrje publike prokurorerëve të Prokurorisë në Prizren”

“ Rasti i fundit, si pasojë e papergjegjesisë së ministrit dhe aktereve qeverisës në Prizren ka humbur jetën një femijë!”

“Ne Prizren e gjithë trashegimia kulturore, qëllimshëm është duke u shkaterruar, është duke u djegur, dhe degraduar skajshëm, pavarësisht reagimeve qe ia ka bërë VV-ja në Prizren, dhe pavarësisht reagimeve që i ka bërë Këshilli për Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Nese shkon kështu, Prizreni do të mbetet pa kurrëfarë trashegime kulturore, dhe pastaj edhe vendosja e selisë së kësaj ministrie nuk ka cfare i duhet kur këtu, në Prizren nuk do të keteë asgjë për turistë”./PrizenPress.com/

Politika e uritur për pushtet shkel mbi interesin kombëtar

0

Derisa vendi gjendet në udhëkryq serioz, pozita dhe opozita nuk po gjejnë në asnjë mënyrë rrugë dhe mundësi që të ulen dhe të bisedojnë për një kauzë të përbashkët të interesit nacional. Nga njerëz të politikës dhe analistë, njohës të rrethanave aktuale, është krijuar bindja se çarja është aq e madhe në skenën politike, saqë për inate politike, opozita po e përdor bllokimin e Kuvendit lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi për kauzë politike për ta paraqitur mazhorancën si e paaftë për të qeverisur dhe për të siguruar numrat, pa dashur të bisedojë me pozitën. Edhe në këtë situate të ndjeshme, kur kriza rrezikon të thellohet, pozita dhe opozita nuk ulen njëherë e mirë për të biseduar për interesa shtetërore, kur dihet se janë një mori kauzash të tjera politike për të marrë vota, dekriminalizimi i politikës, reforma në drejtësi, etj.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se është opozita ajo që me këtë kauzë që ka zgjedhur nuk po pranon dialog dhe ulje në tryezë për zgjidhjen e problemeve të karakterit nacional. “Opozita nuk është e interesuar për dialog, por për një funksionim të dobët të Kuvendit dhe të Qeverisë, me qellim që të gjenden pretekste për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Duhet pranuar se kampet politike janë barrikaduar aq keq, saqë nuk e kanë as vullnetin më të vogël për të bashkëpunuar për çështjet me rëndësi vitale për Kosovën”, tha Salihaj për “Kosova Sot”

Bllokada me pasoja

Analisti politik Fadil Lepaja fajëson si pozitën edhe opozitën për bllokimin e qëllimshëm të jetës institucionale në vend nëpërmes këtyre agjendave politike që lidhen edhe me Demarkacionin, por edhe me Asociacionin, e duke lënë të anashkaluara shumë tema të tjera të interesit të përgjithshëm për jetën e qytetarit, por edhe për forcimin e shtetit ligjor. “Kjo krizë është e krijuar me qëllim nga vetë koalicioni, me mospërfshirjen e opozitës që nga fillimi në biseda të rëndësisë nacionale si dhe me ofrimin e një marrëveshjeje dëmtuese. Kjo ka ardhur si rezultat i ndikimeve anti- NATO dhe anti- BE. Pas përfundimit të një marrëveshjeje të dëmshme, koalicioni e ka sjellë Kosovën në situatë kur interesi i saj i ngushtë e pengon procesin e rëndë- sishëm të përfshirjes së Malit të Zi në NATO dhe kjo e dëmton interesin afatgjatë të vendit”, u shpreh ai.

“Vetë presidenti arsyetohet se i ka besuar komisionit dhe ka nënshkruar pak a shumë pa vetëdije. Kur e dimë se si i akuzonte opozitën për interesa personale dhe bëri gjithçka për satanizimin e saj kjo deklaratë duket krejtë- sisht e pasinqertë. Sido që të jetë dhe kushdo që të jetë prapa kësaj bllokade, ajo e ka dëmtuar imazhin e vendit dhe procesin e zgjerimit të NATO-s në Ballkan”, vijoi më tej Lepaja. “Natyrisht, edhe opozita ka fajin e saj në krejt këtë lojë, sepse ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe jo pjesëmarrjes në proces. Krejt kjo bllokadë me ashpërsim situate e ka bllokuar edhe procesin e dekriminalizimit, i cili për Kosovën është më i rëndësishëm se vizat”, tha Lepaja për “Kosova Sot”.

Prizren: Mungojnë të akuzuarit-shtyhet gjykimi për fajde

0

Dy të akuzuar munguan në gjykimin për fajde në Prizren.

Në gjykimin e 14 të akuzuarve për krim të organizuar, fajde e vepra të tjera të rënda penale, munguan dy të akuzuarit Ekrem Lecaj e Zef Oroshi.

Mbrojtësi i Ekrem Lecajt, avokati Azim Loshi, i tha trupit gjykues se i akuzuari Lecaj e ka prindin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa i akuzuari Zef Oroshi, sipas fletë-kthesës së policisë ka shkuar për shërim jashtë vendit.

Avokati Hazër Susuri për shkak të këtyre mungesave propozoi që Oroshit e Lecajt t’u veçohet procedura.

“Konsideroj se janë plotësuar kushtet ligjore për veçimin e lëndës ndaj dy të akuzuarve të cilët mungojnë sot në shqyrtimin kryesor, ngase kjo lëndë është duke u zhagitur dhe nëse sot nuk veçohet kjo lëndë, atëherë gjykata nuk po vepron në drejtim të ekonomicitetit dhe parimit nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kodit të procedurës, që çdo çështje penale duhet të kryhet në një kohë sa më të shkurtër të mundur”, tha Susuri.

Propozimin e avokatit Susuri e përkrahën edhe avokatët tjerë. Avokati Skender Musa kërkoi që të akuzuarit Tunë qira t’i ndërpritet paraburgimi.

“Duke pasë parasysh gjendjen e tij shëndetësore dhe kohën e qëndrimit në paraburgim si dhe zvarritjen e procesit gjyqësor, ju kisha lutë juve si trup gjykues, por edhe Prokurorinë Speciale që ta shqyrtoni seriozisht çështjen e zëvendësimit të masës së paraburgimit me ndonjë masë më të lehtë, apo me masën e arrestit shtëpiak”, tha Musa.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Merita Binaj- Rugova kundërshtoi propozimet për veçim procedure dhe lirim të Tunë Kqirës nga paraburgimi.

Prokurorja tha se në këtë fazë të procedurës Kqira nëse lirohet nga paraburgimi mund të ndikojë në dëshmitarët që ende nuk e kanë dhënë dëshminë në këtë gjykim.

Pasi u tërhoq për këshillim, trupi gjykues vendosi të mos e veçojë procedurën ndaj të akuzuarve që munguan dhe shtyu seancën e sotme gjyqësore.

Gjykata paralajmëroi që për të akuzuarit që mungojnë pa arsye do të kërkojë sjelljen me dhunë.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast janë: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seancat e kaluara të këtij procesi. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Drejtimi strategjik i Turqisë shihet në Siri

0

Shkruan: David Gardner

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vetë është sundimtar i tillë

E goditur nga sulmet terroriste, me një ngadalësim të rrezikshëm të ekonomisë dhe me ushtrinë e saj që zhvillon luftime në Siri, Turqia përkundër kësaj është e konsumuar nga kampanja për ta ndryshuar kushtetutën dhe për t’ia ofruar presidentit Recep Tayyip Erdogan një presidencë ala-presidenca Vladimir Putin. Jo të gjithë, bile edhe nga vetë baza e Erdoganit, janë të sigurt se ai do ta fitojë referendumin, i cili pritet që të mbahet në prill, përkundër faktit se ai kontrollon mediat dhe e ka pushtetin në duart e veta. Për këtë shkak, qeveria neoislamiste është duke bërë një varg mashtrimesh që ta mbajë ekonominë çaluese të Turqisë në këmbë për qëllime politike. Megjithatë, prapa kësaj drame të brishtë, gjendet pyetja e madhe rreth të së ardhmes së Turqisë, një aleati të NATO-s dhe vendi kandidat për BE, i cili ka kohë që ka pushuar së qeni strumbullar i stabilitetit në Lindjen e Mesme, apo një partner te i cili fuqitë perëndimore mund të mbështeten. Në lojë është vetë drejtimi strategjik i Turqisë.

Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trumpin

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vet është sundimtar i tillë. Raportet me BE-në, e cila nuk ka plane reale për ta pranuar Turqinë, janë transaksionale. Brukseli është duke tentuar që ta pengojë Turqinë nga animi i saj kah Lindja, p.sh., duke thelluar unionin e përbashkët doganor, të vjetër dy dekada. Toni lutës i liderëve evropianë, që së fundmi e kanë vizituar Turqinë, mund ta kenë bërë Erdogan-in që të ndihet më mirë. Ai, pa dyshim, do të vazhdojë me retorikën e tij armiqë- sore. Janë të shumtë ata që thonë se, këto leksione, të cilat kanë përfshirë dilemat publike rreth asaj se a do ta kishte Turqia më mirë brenda Unionit ekonomik euraziatik, një projekt i Putin-it, apo në Organizatën e bashkëpunimit të Shangait, sesa në BE dhe NATO, një taktikë kjo, që ka për qëllim që të tregojë se Erdogan ka mundësi zgjedhjeje.

Kjo nuk është e qartë. Merreni shembullin e Rusisë. Erdogan, pas përmirësimit të raporteve me Putinin pas puçit të dështuar të korrikut, dëshiron të jetë i afërt me Kremlinin. Vetëm pas dritës jeshile ruse, turqit arritën t’i ndalnin forcat kurde, që i kishin bashkuar territoret e tyre në një entitet vetëqeverisës, e që kishin lidhje me kryengritjen kurde brenda Turqisë. Por edhe pikëpamjet e Putin-it rreth Turqisë mund të jenë po ashtu transaksionale: e dobishme për formimin e një trekëndëshi me Rusinë dhe Iranin në Siri dhe një shtyllë potenciale në boshtin euraziatik. Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trump-in, fitoren e të cilit ai dhe mediet që ai kontrollon, e përshëndetën me ovacione.

Por, pritjet e tyre nuk duken reale. ai dëshiron që SHBA-ja t’ia ekstradojë z. Gulen. Por, Erdogan mund të ketë parë se gjykatat amerikane nuk janë aq të bindura, sa sistemi juridik i Turqisë. Nëse Shtëpia e bardhë e Trump-it ndalon Vëllazërinë myslimane, të cilën e ka lavdëruar dhe mbështetur Erdogan, atëherë kjo do të ishte një kafshatë tepër e madhe që të mund të kapërdihej. Rëndësi ka nëse Uashingtoni do të vazhdojë me mbështetjen ndaj luftë- tarëve kurdë të Sirisë, në kuadër të kampanjës për ta çliruar Rakan nga ISIS-i. Me gjasë Turqia do të duhet ta dërgojë ushtrinë e saj në Raka, nëse dëshiron që Trump të ndërrojë anën. Por, forcat turke ende janë të angazhuara në perëndim. Sikur që thotë një student i strategjisë, në Stamboll: “Nëse Turqia nuk angazhohet rreth Rakës, atëherë si mundet ajo ta kritikojë bindshëm SHBA-në për mbështetjen ndaj kurdëve të Sirisë”?

Kadri Veseli nga Prizreni fillon përpilimin e Platformës së PDK-së

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zgjedhur Prizrenin, për të filluar përpilimin e Platformës së re politike të PDK-së. Ai, ka kërkuar ndihmë nga strukturat e partisë në këtë qytet.

“Jam para jush për t’ ju dëgjuar nga afër, për të gjitha shqetësimet eventuale, që mund të keni. Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, do merren për bazë në ndërtimin e Platformës tonë të përbashkët”, tha Veseli, shkruan PrizrenPress.

Strukturat drejtuese të Degës së PDK-së në Prizren,ndërkaq, para kryetarit Veseli paraqitën të gjitha shqetësimet , duke ofruar edhe alternativa konkrete për ndërtimin e Platformës së re qeverisëse./PrizrenPress.com/

Thirrja e Duda Baljes për banorët e Zhupës po habit deputeten tjetër Emilia Rexhepi

0

Përfaqësuesit e fshatrave të Luginës së Lumbardhit (Zhupës), po refuzojnë që sistemet lokale të ujësjellësve të integrohen në atë të Kompanisë Rajonale të Hidrorajonit. Thirrje për ta kundërshtuar hapjen e zyrës së Hidrorajonit dhe faturimin e ujit, ka bërë edhe deputetja nga koalicioni “Vakat”, Duda Balje, veprim ky i pabesueshëm për deputeten Emilia Rexhepi.

Duda Balje iu patë drejtuar banorëve të asaj pjese se janë ata pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat e tyre.

“Ju lus që të mos merrni pjesë në asnjë takim lidhur me këtë çështje, sepse çfarëdo zyre e re e ‘Hidrorajonit’ është futje direkte në arkëtimin e ujit. Ju jeni pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat tuaja dhe një vend pune nuk vlen sa kjo pronësi. Le të jetë ashtu siç ka qenë deri tash, askush nuk ka të drejtë që t’iu imponojë atë që nuk dëshironi”, thuhet në postimin e deputetes Balje.

Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, lidhur me këtë thirrje të deputetes Balje ka thënë së është e pabesueshme si një postim i tillë vjen nga një deputete dhe një person që ka qenë anëtar i bordit në Hidroregjion.

“Thjeshtë është e pabesueshme se si një postim i tillë vjen nga një deputete, para së gjithash një kryetare e Komisionit për bujqësi, planifikim hapësinor dhe ambient, dhe pikërisht nga personi i cili për shumë vite në Hidro-regjion ka qenë anëtar i bordit, dhe nëse në atë kohë ai institucion ka funksionuar mirë, kur i është paguar një shumë e caktuar parash, pse tani ky institucion nuk është i mirë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se kemi deputetë të cilët tjetër gjë punojnë dhe ndryshe deklarohen. Sipas saj, të gjithë duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Kosovapress.

“Keni deputetë të ndryshëm, deklarata të ndryshme në facebook, një gjë punojmë, ndryshe themi, dhe krejt tjetër çka shkruajmë, kështu që duhet të jemi të sinqertë dhe korrektë ndaj institucioneve tona, duhet të respektojmë ligjin e Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti ne deputetët dhe disa ministra siç është Rasim Demiri, i cili thekson nevojën tek populli për demonstrata dhe mos të paguaj, ndërsa në të njëjtën kohë është ministër në një Qeveri, kështu që unë nuk e di me çfarë deklarata ata ndikojnë tek popullata, por, ajo që është me rëndësi, boshnjakët nuk janë të izoluar, ata nuk jetojnë në geto, respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e tash si do ta gjejmë mekanizmin më të mirë të mundshëm që këtë çështje me hidro regjionin ta zgjidhim dhe kur, këtë do ta shohim, sepse megjithatë kërkon kohë, zbatim dhe kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve në transparencë”, tha deputetja Rexhepi.

Deputetja Emilia Rexhpi tha se nga vjen ajo, ana e Zhupës, janë rreth 14 fshatra me banorë të komunitetit boshnjak dhe më shumë se 13 mijë boshnjakë dhe komunitete të tjera, të cilët nuk janë në sistemin e hidroregjionit të Prizrenit. Ajo tha se kanë bërë përpjekje që të bëjmë hidro mekanizmin më të mirë, pasi që nuk e dinë se çfarë uji janë duke pirë qytetarët e asaj ane dhe se ata gjatë verës përballen me vështirësi, pasi që nuk kanë ujë.

“Ajo që është konkretisht e qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është se kjo zonë e madhe gjeografike dhe të gjitha ato fshatra boshnjake, vetë kanë paguar rrjetin e ujit dhe ujësjellësin”, tha ajo.

Sipas saj, kyçja në sistem kërkon kohë, mekanizma përkatëse, ndihmë nga ana e institucioneve dhe transparencë për qytetarët e asaj pjese.